• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Highlights

Tur rajonal me fjalë por pa frymë europiane!

2 Gusht, 2022
in Highlights, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

 Dr. Jorgji KOTE

Siç do të shihet dhe më poshtë, i tillë, me fjalor por jo frymën europiane ishte turi 4 ditor ( 29 Korrik – 1 Gusht ) i Kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez në Beograd, Sarajevë, Podgoricë, Shkup dhe Tiranë.

Vërtet që tregoi më në fund interesin e një vendi të madh si Spanja, si reagim  pas agresionit në Ukrainë dhe  shqetësimeve  lidhur me rrezikun e ndërhyrjes ruse dhe kineze në rajon. Vetëm se ishte tejet i vonuar, sepse deri tani, asnjë kryeministër spanjoll nuk kishte vizituar rajonin tonë. Ndonëse pas vitit 1992, në kuadrin shumëpalësh Spanja ka qenë e pranishme në misione ndërkombëtare në rajon dhe me 46.000 ushtarë. Ishte i vonuar sepse mesazhet e Sanchez për antarësimin e rajonit në BE janë thënë e stërthënë,  së fundi në Samitin e BE-së në Bruksel më 23/24 Qershor dhe të NATO-s në Madrid më 29/30 Qershor. Në fakt, ky tur ishte dhe një “ndryshim klime“ për Sanchez, pas tri “shuplakave“ të forta  që i dha e djathta në  në zgjedhjet rajonale në Qershor, sidomos në  Madrid dhe në Andaluzi; në këtë të fundit, “kështjellë socialiste“  Sanchez humbi keq pas 37 viteve, 18 muaj përpara zgjedhjeve të reja parlamentare, ku gjasat sërish nuk flasin për Sanchez.

Ishte tur i cunguar, sepse Kryeministri spanjoll takoi vetëm  homologët dhe presidentët; askënd nga opozita, shoqëria civile, biznesi, etj. Nuk solli asnjë program, projekt apo paketë ndihmash, përjashto një marrëveshje në Tiranë për hetimin e krimit ulëritës  të organizuar shqiptar në Spanjë.  

Mbi të gjitha, Sanchez shmangu Prishtinën, jo për shkak axhende, por si mesazh se Spanja vazhdon “si mushka“ të mos e njohë Kosovën. Mirëpo, a mund të quhet tur rajonal, kur nuk shkon në Kosovë, kjo “nyje gordiane“ për mbarëvajtjen e gjithë rajonit? Ndaj ai nuk la gjurmë dhe pati jehonë minimale ndërkombëtare.

Tani, nuk kërkon njeri që Spanja ta njohë sot apo nesër Kosovën; fjala ishte të paktën për ndonjë mesazh afrimi dhe zbutje të JO-së së saj tradicionale. 

Kjo mbasi, dinamika e jashtëzakonshme  e ngjarjeve pas agresionit rus në Ukrainë, “revolucioni“ në politikën e jashtme në vende të mëdha si në Gjermani dhe gjetkë krijonin shpresë dhe motiv për një ndryshim, sado të lehtë të kursit tradicional spanjoll ndaj Kosovës, qoftë dhe me pohime “mes rreshtave“! Por, nuk ishte e thënë!  

Ky tur politik rezultoi jo vetëm i mangët dhe  cunguar, por dhe i kompromentuar nga mesazhet euforike dhe jashtë realitetit që Sanchez dha në Beograd, i pari kryeqytet që vizitoi, madje duke qëndruar 2 ditë. Atmosfera festive, me mbi 3.000 flamuj në rrugët e Beogradit deri te kënga spanjolle e Tomasevicit “Oro“ tingëllonin “muzikë në veshët“ e Sanchez; ai e “ngriti në qiell Serbinë, duke përmendur miqësinë e madhe dypalëshe, duke lënë në harresë të kaluarën e saj të afërt me krimet dhe genocidin në Kosovë dhe në Bosnie. Sanchez mbështeti sanksionet e BE-së  ndaj Rusisë, madje na  lavdëroi  dhe ne në Tiranë, por në Beograd  nuk ia zuri në gojë Vuçiçit as në Konferencën e Shtypit, si i vetmi vend që nuk është bashkuar me BE-në në sanksionet ndaj Rusisë; dhe as që  nuk e ka përcaktuar ende se në cilën “grazhd do të kullosë“, duke injoruar genocidin serb në Kosovë.   

E pafalshme kjo për të, mbasi në vitet 90, kur ishte 30 vjeç punoi Këshilltar i  Ministrit të Jashtëm Carlos  Vestendorp, i Dërguari i OKB-së dhe BE-së në Bosnie!

Këtë tiradë lëvdatash Sanchez e vazhdoi me thirje ultimative për BE-së, që të përshpejtojë antarësimin e Serbisë në BE, TANI, sikurse tha, jo më vonë! Ndonëse ai e di mirë se Serbia ka një “Mal“ me probleme për të zgjidhur, duke përfshirë dialogun me Kosovën, që ai pothuajse nuk e përmendi në Beograd, ndërsa në Tiranë  “sa për të larë gojën“.  

Në fakt, kjo serbofili alla spanjolle nuk të habit, kur njihesh me sfondin historik të miqësisë serbo-spanjolle që ka nisur 106 vite më parë. Spanja e ka adhuruar “Lëvizjen e të paangazhuarve“  ku Jugosllavia ishte aktive. Në vitin 1990 ajo ishte kundër Pavarësisë së Kroacisë/Slovenisë. Madje, në vitin 1991 Spanja kërkoi me një naivitet të admirueshëm politik antarësimin  e Ish Jugoslavisë në BE, me qëllim që të shmangej shpërbërja e saj! As dy vjet mbasi Milosevici u betua se do “t‘i bënte varrin“ Kosovës! Ndonëse mbështeti bombardimin nga NATO më 1999, shumë shpejt u tërhoq nga KFOR dhe EULEX, etj. Më tej, më 2009, Spanja i dha ultimatum Holandës që të hiqte veton ndaj çeljes së negociatave të BE-së me Serbinë; në këmbim, kjo e fundit e mbështeti Spanjën gjatë krizës kushtetuese në vitin 2017/2018. Në muajin Shkurt, Vuçiç ishte në Madrid me ftesë të  Mbretit Felipe VI. Sanchez iu përgjigj ftesës së tij për këtë vizitë dy ditore, e para e një kryeministri spanjoll në Beograd. Ndoshta, me këtë rast,  “rroftë sebepi“ e ktheu në “qokë“ rajonale, ku pothuajse gjithçka “foli serbisht“! 

Natyrisht që Spanja është në të drejtën e vet të zhvillojë me përparësi marrëdhëniet me Serbinë. Por, në ekuilibër dhe proporcionalitet me vendet e tjera, e sidomos Kosovën.  Prej saj kërkohet ajo që po bën BE-ja, NATO, SHBA-të dhe aleatët e tjerë të mëdhenj – afrimi, bashkëpunimi, zbutje në qëndrime, me qëllim që të shkohet shkallë shkallë te njohja e Kosovës. Mirëpo, turi i tanishëm dëshmoi se Sanchez nuk do t’ia dijë për këto realitete të reja gjeopolitike; as për faktin domethënës q,ë ndryshe nga Qipro e Veriut, Flandra dhe Katalonja, pavarësinë e të cilave nuk e mbështet askush, Kosovën e kanë njohur mbi 100 shtete, ndërmjet tyre SHBA-ja,  Britania e  Madhe dhe 22 vende antare të BE-së.

Lidhur me shqetësimin e tij për shkeljen e të drejtës ndërkombëtare, bëri mirë Presidenti Begaj që ia rikujtoi se atë shqetësim e ka zgjidhur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë më 2010.

Përkundrazi, ka qenë Serbia që e kishte Kosovën krahinë të saj deri më 1989,  por nuk diti ta mbajë, duke shkelur me të dyja këmbët çdo ligj vendas dhe ndërkombëtar me pasojat tashmë të njohura botërisht. Ndaj, do kishte bërë  mirë që Rama t’ia thoshte “sy më sy“ dhe troç mysafirit spanjoll se Kosova “iku nga Serbia nga halli dhe jo nga malli“, për shkak të genocidit të pashembullt, dhunës dhe diskriminimit të paparë serb. Ky është dallimi i madh i Kosovës me Katalonjën, Flandrën dhe zonat e tjera të ngjashme.

Për rrjedhojë, njohja e Kosovës nuk cënon aspak, përkundrazi, respekton të drejtën ndërkombëtare dhe integritetin territorial që Sanchez e ka aq merak. Kryeministri Rama që reagoi në mënyrë shumë të vakët, a thua se po i prishte humorin politik bashkëbiseduesit  mund t’i thoshte se SHBA-të dhe vende të tjera aleate e kanë dhe më shumë merak se Spanja këtë parim! Në vend të broçkullave për Ballkanin e H(k)apur, mund t’ia kujtonte  Sanchez – it se Kosova ka kohë që është pjesë aktive e nismave dhe proceseve rajonale të drejtuara nga SHBA-të dhe BE – ja –  sidomos e Procesit të Berlinit, Tregut të Përbashkët Rajonal, CEFTA dhe RCC-së. Dhe se Prishtina ka 11 vjet e angazhuar në dialog me Beogradin, nën hyqmin e Borrell, ish ministrit të Jashtëm të Sanchez!

E çuditshme gjithashtu që Madridi zyrtar nuk do ta kuptojë se Katalonja nuk ka kurfarë lidhje me Kosovën. Ajo ngjan në të gjitha aspektet me Rajonin autonom të Flandrës në veri të Belgjikës. Të dyja kanë parlamentin dhe qeverinë e tyre. Te dyja janë  rajonet më të pasura industriale, bujqësore, tregtare dhe kulturore.Vetëm se nacionalistët flamandë e kuptuan se pavarësia e saj e shpallur nuk do të ishte i realizueshëm brenda vendit dhe mbi të gjitha nuk do të njihej në arenën ndërkombëtare. Ata e kuptuan mesazhin e ish Presidentit të Komisionit Europian Jean Claude Juncker  që nëse rajonet e tjera të ngjashme në Evropë do të ndiqnin shembullin e Flandrës dhe Katalonjës, atëherë,  BE-ja do të duhej të kishte me 98 vende anëtare, krejt e pamundur për funksionimin e saj! Në këto kushte, alternativa më efikase dhe e pranueshme për Katalonjën është shtimi në maksimum i kompetencave të pushtetit lokal deri në nivel komune në të gjitha fushat, përfshi edhe atë të diplomacisë dhe politikës së jashtme, taksat dhe tatimet, si në Belgjikë; ku qeveritë rajonale kanë të drejtë të nënshkruajnë edhe marrëveshje ndërkombëtare, pa lejen e qeverisë federale.  Pastaj, Sanchez duhet ta ketë kuptuar se  zhvillimet e shumta, 14 vjet pas pavarësimit të Kosovës  nuk kanë ndikuar aspak në dinamikat separatiste në Barcelonë.  Ja pse, mosnjohja e Kosovës është më tepër “gjethe fiku“ se sa argument i bazuar spanjoll. Ndaj, në vend që të “fshihen si struci“ pas Kosovës dhe gjoja të drejtës ndërkombëtare, liderët spanjollë duke filluar nga Sanchez bëjnë mirë t’ua shpjegojnë separatistëve katalanë se Kosova është rast “sui generis“; ajo nuk krahasohet me asnjë vend tjetër, ca më pak me Katalonjën, e cila as që mund të imagjinojë përmasat e genocidit serb.  Ja ku e ka Izraelin që e njohu Kosovën, apo Greqinë, e cila vite më parë çeli Zyrën Ndërlidhëse në Athinë, më vonë atë tregtare, me mesazhe të tjera afrimi drejt kthesës dhe njohjes. Atëhere, përse Spanja vazhdon “me avazin e Mukës“ duke iu përmbajtur çuditërisht në çdo aspekt linjën serbe, ruse dhe kineze,  dhe jo asaj europiane të cilës i përket?

Së fundi, është momenti që diplomacia e Kosovës dhe e jona, në bashkëpunim me BE-në dhe vendet e mëdha aleate të  përshkallëzojnë demarshet dhe përpjekjet, me qëllim që dhe Spanja të fillojë të vihet “në brazdën europiane“ lidhur me njohjen e Kosovës, si realitet i prekshëm, e cila nuk mund të shmanget më me “gogolin“ e sovranitetit dhe Katalonjës. Me të gjitha format, me lëvizje diplomatike, vizitat e nivelit të lartë, diplomacinë publike, ekonomike, kulturore dhe qytetare, artin, kulturën, etj. Rol të veçantë kanë parlamentet, grupet e tyre të miqësisë deri në KiE, OSBE, NATO, BE dhe OKB. Shkurt, me Spanjën kërkohet “qilizëm politik dhe diplomatik“; vetëm kështu, njohja e  Kosovës nuk do të shtyhet në kalendat greke.

/Argumentum.al

© 2022 Argumentum

Related- Posts

Kryesore

Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

13 Tetor, 2026
FOKUS

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026
OP/ED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
German Foreign Minister Johann Wadephul speaks at the Warsaw Security Forum. Photo: Jörg Blank/dpa

Wadephul: Rusia duhet të bëjë “hapin e parë” për një armëpushim energjetik në Ukrainë.

13 Tetor, 2026

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

13 Tetor, 2026

Ambasada e SHBA-së në Tiranë apel qytetarëve amerikanë të shmangin protestat pas përshkallëzimit të dhunës

13 Tetor, 2026

Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

13 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.