• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Iniciativa e Sigurisë Globale alternativë paqe e zhvillimi për njerëzimin në këto kohë të turbullta

24 Korrik, 2023
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Genc Mlloja

Këto ditë u shfaq ne një televizion në Shqipëri një dokumentar historik mbi Luftën e Dytë Botërore (Apokalips) dhe seria e fundit (e gjashta) mbyllej me pamjen reale të një vajze të vogël gjermane në Berlinin e kthyer në gërmadhë, që shkruante mbi një predhë të madhe ‘The end’ (Fundi) më 8 maj 1945. Por sot pas 78 vitesh nga ‘fundi’ i skalitur prej të miturës mbi predhën vdekjeprurëse si mund ta ndjejnë veten ata që e përjetuan luftën apokalipsiane botërore dhe shpresuan në fundin e vërtetë të barbarive mizore kundër njerëzimit – shpresë e shprehur nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar me thirrjen: ‘Kurrë më!’?

Fatkeqësisht 1945 jo vetëm nuk ishte ‘fundi’, por mjerisht sot na shpërfaqet bota jonë, streha e të gjithë njerëzimit, përballë rreziqeve dhe sfidave të shumta të shumëllojta djallëzore, që të kujtojnë të kaluarën drithëruese tragjike të 78 viteve më parë. E më shumë se çdo konflikt rajonal, që kanë qenë të shumtë në pjesë të ndryshme të botës disa prej të cilëve vazhdojnë në Lindje të Mesme, kontinentin afrikan, Ballkanin Perëndimore e rajone të tjera, lufta në Ukrainë tani në muajin e saj te 15-të po ashpërsohet akoma më tepër me humbje të mëdha në njerëz dhe shkatërrime masive njëlloj si ata të Luftës së Dytë Botërore. Por çfarë po e bën gjendjen më kërcënuese është se po shtohen rreziqet e paparashikuara për një përshkallëzim të saj në kontinentin europian, teatër tragjik armiqësish e luftërash barbare midis popujve ndër shekuj, dhe frika në popuj po rritet se vetë realiteti është realisht i frikshëm. Pandemia COVID-19, epidemia vdekjeprurëse, ju kujtoj popujve pak kohë më parë sa të pambrojtur janë përballë fatkeqësive natyrore, dhe në këto kohë turbulencash lufta në Ukrainë po u sjell në vëmendje se flakët e luftës janë në prag të shtëpive të tyre. Si Europa ashtu edhe mbarë bota janë sërish në një udhëkryq historik, dhe mbrojtja e paqes botërore, siguria dhe promovimi i zhvillimit dhe prosperitetit i njerëzimit bëhen më imperativë se kurrë në një përpjekje të përbashkët të të gjitha vendeve dhe popujve kundër të keqes.

Presidenti kinez Xi Jinping/Xinhua

Arritja e këtij objektivi human mbijetese për njerëzimin mund të bëhet e mundshme ndër të tjera nëpërmjet sigurisë globale dhe nisur nga një domosdoshmëri e tillë jetike Presidenti kinez Xi Jinping ka propozuar Iniciativën e Sigurisë Globale (GSI), duke u bërë thirrje vendeve që të përshtaten me peisazhin ndërkombëtar në ndryshim të thellë në frymën e solidaritetit dhe adresimit të sfidave komplekse dhe të ndërthurura të sigurisë me një mentalitet fitues. Iniciativa e Sigurisë Globale, e paraqitur në prill 2022 nga Presidenti Xi, synon të eliminojë shkaqet rrënjësore të konflikteve ndërkombëtare, të përmirësojë qeverisjen globale të sigurisë, të inkurajojë përpjekjet e përbashkëta ndërkombëtare për të vendosur më shumë stabilitet dhe siguri në këtë botë të trazuar, duke promovuar paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm në botë. Thelbi i këtij vizioni të ri të Sigurisë Globale është mbrojtja e sigurisë së përbashkët, përkushtimi ndaj respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha vendeve, duke pasur si busull qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së.

Siguria është një e drejtë për të gjitha vendet dhe nuk është prerogativë e disave, aq më pak nuk duhet të vendoset nga ndonjë vend individual, deklaroi Ministri i Jashtëm kinez Qin Gang në ceremoninë e hapjes së Forumit Lanting me temë “Inciativa e Sigurisë Globale: Propozimi i Kinës për Zgjidhjen e Sfidave të Sigurisë” më 21 shkurt 2023. “GSI synon t’u shërbejë interesave të të gjithëve dhe të mbrojë qetësinë për të gjithë. Përparimet e saj kanë nevojë për unitetin dhe bashkëpunimin e komunitetit ndërkombëtar”, theksoi shefi i diplomacisë kineze.

Në Ukrainë, Kina ka bërë përpjekje të mëdha për të nxitur bisedimet e paqes dhe parandalimin e një krize humanitare. Në një telefonatë me Presidentin Vladimir Putin në ditën e dytë të konfliktit, presidenti Xi Jinping shprehu dëshirën e Kinës që Rusia dhe Ukraina të zhvillojnë bisedime paqeje sa më shpejt të jetë e mundur. Kur u takua personalisht me krerët e Francës dhe Gjermanisë, Xi theksoi nevojën për të mbështetur bashkërisht bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës. Ndërkohë një plan prej 12 pikash i paraqitur në shkurt 2023 ka detajuar qëndrimin pa ekuivok të Kinës për dialog midis dy palëve ndërluftuese, kurse një mision ndërmjetësues i një emisari të lartë diplomatik kinez në vendet në konflikt si dhe disa vende kryesore të Europës (Franca e Gjermania), si dhe në selinë e BE-së në Bruksel, u përshëndet nga të gjitha palët. Madje analistë të ndryshëm të mirënjohur kanë shprehur mendimin se nuk ka vend më të përshtatshëm se Kina për të luajtur këtë rol ndërmjetësues në konfliktin ruso-ukrainas, por edhe në raste të tjera ndër të cilët dallon iniciativa e suksesshme diplomatike për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Arabisë Saudite e Iranit, dy vende në një armiqësi të vjetër e shumëplanëshe.  Marrëveshja përkatëse u nënshkrua në Pekin më 10 mars 2023.

Vetë objektivi i saj – Sigurimi Global, e bën iniciativën kineze të vlefshme për të kontribuar  në zgjidhjen politike të krizës në Ukrainë sepse Kina beson se shqetësimet legjitime të sigurisë të të gjitha vendeve duhet të merren seriozisht, të trajtohen siç duhet dhe nuk duhet të injorohen ose shkelen sistematikisht. Por mbi të gjitha duhet të respektohen sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve, si dhe parimet e Kartës së OKB-së.

CFP

Përfaqësuesi i Kinës në Ukrainë/CFP

Por i vetmi zë negativ ndaj çdo iniciative konstruktive paqeje të Kinës edhe kur është puna për fatet jetike të njerëzimit, sikurse është për shembull rasti i Ukrainës, buçet nga Uashingtoni, të cilit i bëjnë jehonë vetëm disa aleatë të bindur, të cilët për ironi të së vërtetës kur i shikojnë gjërat keq nga ana ekonomike lidhur me bashkëpunimin tregtar me Kinën heshtin…  (Në parantezë në këtë kontekst të aspektit ekonomik tërheq vëmendjen fakti se shumë vende europiane mbështeten tepër në investimet dhe tregtinë kineze. Sipas të dhënave të BE-së, Kina përbën pothuajse 10 përqind të eksporteve të Europës dhe rreth 20 përqind të importeve të saj. Komenti është i tepërt se në fund të fundit nuk ka ndodhur kurrë që politika dhe ekonomia të kenë kahje të kundërta).

Fryma anti-kineze e shprehur në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Vilnius të Lituanisë i ishte imponuar aleancës, të paktën formalisht, që në takimin e 2022 të Madridit, ku u shpall koncepti i ‘njohjes’ se Kinës për herë të parë si një sfidë sigurie. “Këtë vit në takimin e Vilniusit, në Lituani, ata (SHBA) do të duhet ta kthejnë këtë koncept në veprim”, shkruante VOA në një koment para takimit më 7 korrik.

Xinhua

Foto nga Ministria e Jashtme e Kinës

Duke i mbajtur ison padronëve në Shtëpinë e Bardhë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg kishte deklaruar në fillim të këtij viti në Tokio se lufta në Ukrainë dhe tensionet në ngushticën e Tajvanit janë gjeografikisht të largëta, por gjeopolitikisht të dyja janë të ndërlidhura.

Edhe njeriu më pak i angazhuar në çështje të tilla kupton se nuk ka asnjë lidhje midis problemit të Tajvanit dhe luftës në Ukrainë. Këto janë gjëra krejtësisht të ndryshme për faktin kryesor se Ukraina është një shtet sovran, anëtar në OKB, ndërsa Tajvani është pjesë e pandashme e territorit të Republikës Popullore të Kinës, që përfaqësohet në Kombet e Bashkuara prej Pekinit zyrtar dhe çështja e kësaj province është një çështje e brendshme kineze. “Ne u bëjmë thirrje vendeve të caktuara që të ndalojnë menjëherë ndezjen e zjarrit, të ndalojnë së hedhuri fajin mbi Kinën dhe të ndalojnë së reklamuari ‘Ukraina sot, Tajvani nesër’”, ka deklaruar Ministri i Jashtëm kinez Qin Gang.

Në përpjekje për të ‘materializuar’ konceptin e ‘njohjes’ së Kinës për herë të parë si një sfidë sigurie në komunikatën e Samitit të Vilniusit të NATO-s portretizohet ky vend si një sfidë e madhe për interesat dhe sigurinë e kësaj aleance ushtarake. Kështu sipas këtij dokumenti, Kina ka sfiduar interesat, sigurinë dhe vlerat e aleancës me ambiciet e deklaruara dhe politikat e saj shtrënguese.  “RPK përdor një gamë të gjerë mjetesh politike, ekonomike dhe ushtarake për të rritur shtrirjen e fuqinë saj globale, duke krijuar paqartësi në lidhje me strategjinë e saj, synimet dhe fuqizimin ushtarak”, shkruan komunikata prej 90 pikash e takimit veri-atllantikas. Por veprimi i mëtejshëm që ul më shumë seriozitetin e qëndrimeve të NATO-s është spekulimi se “partneriteti strategjik i thelluar midis Kinës dhe Rusisë, si dhe përpjekjet e tyre reciproke përforcuese për të nënvlerësuar rregullat e bazuara në rendin ndërkombëtar bien ndesh me vlerat dhe interesat tona (NATO-s)”. Më tej në deklaratë i kërkohej Kinës të luante një rol “konstruktiv” si një nga pesë anëtarët e përhershëm e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me të drejtë vetoje dhe të dënonte “luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.

Kjo retorikë armiqësore ndaj fuqisë së dytë më të madhe në botë në një takim që synonte ndalimin e luftës në Ukrainë dhe të cilës po në të njëjtin dokument i bëhej thirrje për të kontribuar në gjetjen e dialogut midis Rusisë dhe Ukrainës duket veprim sa i çuditshëm aq edhe pa kuptim. Po kështu edhe pretendimet lidhur me partneritetin strategjik, madje të thelluar, midis Kinës dhe Rusisë janë sa të pathemelta aq edhe amatoreske.

Duke sqaruar më shumë opinionin publik ndërkombëtar se sa autorët e komunikatës në fjalë shumë prej të cilëve nuk nguruan më pas të deklaronin ‘përkushtimin e tyre ndaj forcimit të marrëdhënieve me Kinën’, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin deklaroi në një konferencë të rregullt për shtyp në Pekin më 12 korrik 2023 se marrëdhënia Kinë-Rusi është ndërtuar mbi bazën e mos-aleancës, mos-konfrontimit dhe mos-shënjeshtrimit të ndonjë pale të tretë. Sipas tij, ajo qëndron mbi modelin e aleancës ushtarake dhe politike në epokën e Luftës së Ftohtë dhe ofron një model për marrëdhëniet me vendet kryesore. “Kjo marrëdhënie është thelbësisht e ndryshme nga grupimet ekskluzive dhe konfrontimi në bllok i praktikuar nga disa vende të NATO-s”, tha zëdhënësi, duke i bërë thirrje  NATO-s të ndalojë akuzat e pabaza dhe retorikën provokuese që synon Kinën, të heqë dorë nga mentaliteti i vjetëruar i Luftës së Ftohtë. “Ne kemi parë se çfarë i ka bërë NATO Evropës dhe NATO nuk duhet të kërkojë të mbjellë kaos këtu në Azi-Paqësor apo gjetkë në botë”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme.

Ndërkohë një dite më parë (11 korrik) në një deklaratë për shtyp Misioni kinez në Bashkimin Europian i dënoi pretendimet e NATO-s, duke e akuzuar atë për shtrembërim të qëndrimit të Kinës dhe përpjekje të qëllimshme për të diskredituar atë. Misioni hedh poshtë me forcë pretendimet e NATO-s, duke thënë se komunikata është e mbushur me retorikë të përsëritur që i bën jehonë një mentaliteti të Luftës së Ftohtë dhe njëanshmërisë ideologjike. Ajo shpërfill faktet themelore dhe qëllimisht shtrembëron qëndrimin dhe politikat e Kinës, duke dëmtuar imazhin e saj, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Misioni.

CFP

NATO/CFP

“Si produkt i Luftës së Ftohtë, NATO ka një histori të keqe. Në sfondin e përkeqësimit të peizazhit të sigurisë ndërkombëtare, në vend që të reflektojë mbi përgjegjësitë e veta, NATO, si një bllok ushtarak rajonal, ka bërë akuza të pabaza, duke u përzier në punët përtej kufijve të saj dhe duke krijuar konfrontime. Kjo ekspozon plotësisht hipokrizinë e NATO-s dhe ambicien e saj për të kërkuar zgjerim dhe hegjemoni”, theksoi Misioni kinez.

Nga ana e tij Cui Hongjian, drejtor i Departamentit të Studimeve Europiane në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare të Kinës, i tha Global Times më 12 korrik se krahasuar me samitin e Madridit në vitin 2022, i cili përmendi Kinën vetëm në një fjali të deklaratës së tij, komunikata e Vilniusit përmendte Kinën shumë më shpesh (15 herë). Ajo, sipas Hongjian, paraqet një imazh të Kinës që “kërcënon” tërësisht NATO-n në fushën e politikës, sigurisë, shkencës dhe teknologjisë, si dhe tregtisë dhe ekonomisë.

Nuk mendoj se është e tepërt në këtë rast një referencë se si e vlerësojnë vetë qytetarët amerikanë funksionimin e demokracisë në vendin e tyre, kur strategët në Shtëpinë e Bardhë nuk lënë akuzë pa bërë ndaj të tjerëve, dhe në këtë rast Kinës, duke mbajtur gjallë frymën e Luftës së Ftohtë. Kështu, një sondazh i ri i cituar nga Zëri i Amerikës (15 korrik 2023) arrin në përfundimin se vetëm rreth 1 në 10 amerikanë japin vlerësime të larta për mënyrën se si funksionon demokracia në Shtetet e Bashkuara ose sa mirë përfaqëson ajo interesat e shumicës së amerikanëve. “Shumica e të rriturve amerikanë thonë se ligjet dhe politikat për çështjet kyçe nuk përfaqësojnë atë që duan shumica e qytetarëve, për çështje që variojnë nga ekonomia dhe shpenzimet qeveritare te politika e armëve, imigracioni dhe aborti”, thekson njoftimi.

Duke e mbyllur këtë shënim po citoj një pasazh nga një artikull i të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri Wang Dexin botuar në Albanian Daily News më 17 korrik 2023 si më poshtë: “Iniciativa Globale e Sigurisë e propozuar nga Kina në prill 2022 kontribuon me mençurinë kineze në zgjidhjen politike të krizës në Ukrainë. Kina beson se shqetësimet legjitime të sigurisë të të gjitha vendeve duhet të merren seriozisht, të trajtohen siç duhet dhe nuk duhet të injorohen ose shkelen sistematikisht. Duhet të respektohen sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve, si dhe parimet e Kartës së OKB-së. Palët përkatëse duhet të bashkojnë forcat për të krijuar kushte të favorshme për një zgjidhje politike përmes dialogut dhe komunikimit”./cri

Related- Posts

Bota

SHBA-të “harrojnë” Europën”;  Trumpi dhe Putini “kërcejnë tango”

14 Tetor, 2026
German Foreign Minister Johann Wadephul speaks at the Warsaw Security Forum. Photo: Jörg Blank/dpa
Bota

Wadephul: Rusia duhet të bëjë “hapin e parë” për një armëpushim energjetik në Ukrainë.

13 Tetor, 2026
Bota

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Shteti në rënie të lirë? Tirana në flakë, kryeministri Rama hesht

14 Tetor, 2026

SHBA-të “harrojnë” Europën”;  Trumpi dhe Putini “kërcejnë tango”

14 Tetor, 2026

Tirana në flakë, “triada bermudiane” në panik!

14 Tetor, 2026

Ambasada britanike: E drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës

14 Tetor, 2026

Dita e dytë e protestës studentore në Tiranë, bojkot në universitete, përplasje me policinë dhe zjarre

14 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.