• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pret ambasadoren Walt: Mirëpresim rritjen e investimeve zvicerane në Shqipëri

    Kryeministri Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Transparencë e plotë për Sazanin dhe Nartë-Pishë Poron

    Tirana në krah të Berlinit: Hoxha dënon luftën hibride ruse në Evropë

    Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala jep dorëheqjen

    Presidenti Begaj pret ambasadoren e re të BE-së: “Besoj se Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së deri në fund të mandatit tuaj”

    Kryeministri Rama: “Sulmi në Leipzig është akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe sigurisë së Evropës”

    Pesë vite pas “non grata”-s, Sali Berisha rikthehet në SHBA

    Hoxha nga Forumi Strategjik i Bledit: Zgjerimi e bën BE-në më të fortë dhe më të bashkuar

    Ministri Hoxha: Mbi 17 mijë tekste për fëmijët në diasporë, shqipja në themel të trashëgimisë sonë

  • SOCIALE / KULTURË

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Grenell dhe ngërçi politik në Kosovë

    Gjashtë deputetë të LDK-së votojnë kundër Bekim Sejdiut për president

    Zyrtare/ Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për President të Kosovës

    Kurti: Mbi 1,500 të pagjetur, lufta për familjet e tyre ende nuk ka përfunduar

    A po bashkëpunon Shqipëria me Beogradin për destabilizimin e Malit të Zi?!

    Reagime ndaj nderimeve shtetërore për Mlladiqin në Serbi

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home SOCIALE / KULTURË

Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

3 Shtator, 2026
in SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

NGA FITIM ÇAUSHI

3 shtatori i këtij viti shënon jubileun e 70-të të lindjes së Arif VLADI, Mjeshtri  dhe interpretuesi  i madhërishëm i këngës epike historike shqiptare. Arifi lindi dhe u rrit në Lurë, në një mjedis ku muzika popullore dhe kënga epike ishin pjesë e përditshmërisë. Që në moshë fëmijërore tregoi prirje të veçantë për këngën, duke u ushqyer artistikisht nga folklori shqiptar, baladat dhe këngët që përcillnin histori trimërie, sakrificë dhe atdhedashuri.

Mes këtij universi tingujsh dhe motivesh muzikore, Arifi guxoi të këndoi në skenë për herë të parë kur ishte nxënës në klasën e gjashtë, në festivalet e zonës, e më vonë në të gjithë festivalet folklorike të rrethit. Kënga e parë që këndoi ishte “Fshati dhe qyteti”, interpretuar edhe në Festivalin Kombëtar të Fëmijëve në Tiranë. Këto prezantime artistike, Arifit i hapën dyert e Shkollës së Mesme të Kulturës për muzikë. Më pas punoi një vit mësues muzike në Lurë.

I spikatur si një talent në rritje, në vitin 1977 fitoi konkursin në Akademinë e Arteve në degën e  kantos. Arif Vladi, pas diplomimit në Akademinë e Arteve  në vitin 1980, do të punonte për dy vite radhazi në Ansamblin Shtetëror të këngëve dhe Valleve në Tiranë, më vonë autoritetet vendore të Dibrës,  e tërheqin djalin e tyre në Estradën Profesioniste të Peshkopisë, ku shdriti mes yjeve të muzikës dibrane të njohur në tërë Republikën, si  Muharrem Xhediku, Azis Ndreu, Qerim Sula, Liri Rasha  etj.

Arifi përvetësoi thellësisht traditën e artit shqiptar, që vinte si jehonë nga oda e burrave dhe logu i fshatit, e në këtë magji artistike, formoi vokalin e tij artistik, me shtrirje në tonalitete te larta, i ndikuar nga tradita e këngëve “maje krahut”. Piskama karakteristike dhe origjinale e Arif Vladit, si trashëgimi brezash, transmeton eposin epiko-heroik shqiptar, si jehonë malesh, frymëzim i përditshëm për secilin prej nesh.

Mjeshtri i Madh, Zhani Ciko ka shkruar: “Për portretizimin  e Mikut me Skedar Artistik të plotësuar në dritat skenike, themi se fuqishëm jehon “Kënga e Tij kreshnike”. Timbrika individualisht spikatëse, qartësia e shqiptimit të fjalëve edhe atyre më të fuqishme trimërore, ruan bukurinë e melosit baritor, duke i kënduar trimërive çlirimtare të heronjve. Ai është i fuqishëm, bindës, frymëzues po asnjëherë i egër. Shkollimi i rregullt, kultivimi i vokalit lirik, por dhe brenda traditës popullore që përvetësohet përveç traditës në institucionet më të rëndësishme edhe nga mjeshtëria e paraardhësve më të mëdhenj të kombit, e brumosën shpejt artistin për specifikën që ai ndoqi, sidomos me ato të tipit trimëror dhe të një gjuhe muzikore, ku melodia dhe ritmika burojnë nga struktura që me vetëdije mbeten afër modeleve të marra nga folklori, por shtjellohen mbi logjikën e krijimtarisë së kultivuar të këngëve tona sidomos atyre veriore. Artist i veçantë në llojin e këngës, Arif Vladi, mbetet një nga këngëtarët që këndon me fuqi shprehëse, i konfirmuar për vendin e rëndësishëm që mban në ballë të këngëve të bashkëkombësve.”

Pavarësisht kthimit në vendlindje, Arif Vladi mbeti i lidhur në vazhdimësi me të gjitha veprimtaritë muzikore të Ansamblit Shtetëror të Këngëve e Valleve, me të cilin morri pjesë në shumë turne ndërkombëtare, ku këngët e tij ishin stralli i repertorit, si në Francë (1980), Zvicër (1981), Gjermani Perëndimore (1983), Algjeri-Tunizi (1984), Itali-Austri (1985), Egjipt (1989), etj.

Kënga e parë që këndoi në publik ishte “Djemtë e Lumës, hiç s’kanë dert”. Repertori i tij u zgjerua aq shumë dhe emri i tij u përhap në trojet shqiptare nga fllade alpine, si petale e luleve të Lurës. Me shumë sukses ka kënduar këngët: “O prite Azem Galicën”, “Hajredin Pasha”, “Jakup Ferri me bajrak”, “ Sefë Kosharja, i pari i fisit”, “Jam Kosova e shqiptarisë”, “Marshi i UÇK-së”, etj. Me vokalin, shpirtin dhe zemrën e tij e ngriti më lart artin dhe shpirtin e epizmit shqiptar.

Arif Vladi u evidentua ndër emrat më të njohur në interpretimin mjeshtëror të këngës epiko-lirike shqiptare, me një veprimtari koncertale të gjatë e të suksesshme, duke qenë gjithmonë pranë publikut shqiptar me vokalin e tij sa të bukur aq edhe shpërthyes, si jehona e maleve dhe pyjeve shqiptare, shoqëruar me mitikën e Zanave, Orëve e Shtojzavalleve.

Arif Vladi ka interpretuar shumë krijime si me Estradën Profesioniste të Peshkopisë ku spikasin këngë të kompozuara nga kompozitorët Perparim Tomçini, Edmond Zhulali, me Ansamblin e Këngëve e Valleve Popullore dhe në koncerte të ndryshme në diasporë, por, për kushtet historike në cilën kaloi Shqipëria dhe Kosova, Arifi do mbetet këngëtari që i këndoi aq shumë Kosovës e çështjes kombëtare, duke qenë gjithmonë i vlerësuar e i mirëpritur nga mbarë  publiku shqiptar kudo që ndodhet.

Kënga e tij e parë për Kosoven ishte “O prite Azem Galicën”, për të vijuar ndër vite e dekada në skenat madhështore të Prishtinës, Prizrenit e Gjakovës, Tiranës e ngado në hapësirën mbarë shqiptare e në botë, me interpretimin e veçantë të këngëve: “Sef Kosharja”, “⁠Shote Galica”, “⁠Jakup Ferri”dhe kurora e artë: “⁠Jam Kosova e Shqiptarisë”.

          Moj Kosovë o djep lirie

         Çdo kulm shpie një bajrak,

         UÇK të paska hije,

         Për atdhe po derdhet gjak…

Gjithkush që dëgjon zërin – instrument floriri të Arif Vladit – në këtë refren kushtrimor  të “Marshit të UÇK-së” e identifikon Arifin si artistin legjendë, si një shqiponjë në fluturim që elektrizon shpirtrat e hapësirave shqiptare, si lavdia shekullore e epikës historike, duke përjetësuar historinë e lavdishme dhe heroike të UÇK-së. Zëri i Arif Vladit, kur bëhet fjalë për këngët kushtuar atdheut, mbetet emblemë fisnikërie, kronikë historike, lapidar heroizmi. Si askush tjetër, veç Arif Vladit, nuk ka kënduar kaq shumë për sakrificën historike që identifikoi trimërinë dhe rezistencën shqiptare, të cilat garantuan mbijetesën në trojet historike të Arbërisë.

“Marshi i UÇK” mbetet një ndër këngët me të cilën Arif Vladi, takonte me krenari të ligjshme çdo shqiptar, sepse me artin e tij, ai ishte pjesë e luftës heroike për çlirimin e Kosovës. Në këngëtimin e tij, interpretimet artistike identifikohen me ndërgjegjen kombëtare në Shqipëri dhe Kosovë.

Me zërin e bukur me një timbër të pastër tenori, Arif Vladi i ka kënduar Epopesë së lavdishme të UÇK, brumosur nga një patriotizëm i thellë. Duke realizuar një interpretim artistik mjeshtëror, i ka bërë këngët më të dashura, flamur kushtrimi për të frymëzuar mbarë popullin e Kosovës dhe tërë Shqipërisë në luftën për liri. Interpretimi i tij artistik, kishte ndikim të jashtëzakonshëm në ditët e vështira për mbarë kombin shqiptar. Nuk përshkruhen me fjalë  emocionet që krijonte Arifi me zërin e tij në 80 koncerte humanitare në 16 shtete të Evropës. Ishin momente të pa përsëritshme, të jashtëzakonshme, ku artisti i madh Arif Vladi, vendoste në qendër të Artit dhe mjedisit koncertal, popullin dhe Kombin Shqiptar, historinë e tij epike. Ai ka lënë shpirtin e tij në këngë dhe sa më shumë që e depoziton këtë shpirt në tinguj, aq më shumë rritet ai në qenien e tij tërësisht shqiptare.

Arif Vladi shpalos vlerat vokale autentike në nivelin më të lartë artistik, duke përfaqësuar shpirtin e një kombi, krejtësisht të dallueshëm nga kombet e tjera. Sa herë dëgjojmë këngët e Arif Vladit përjetojmë emocione të veçanta të mbushura me krenari kombëtare. Arif Vladi ndër të rrallët këngëtar epik, e ka vënë artin e tij në themel të patriotizmit dhe atdhedashurisë.

Në repertorin e Arif Vladit harmonizohen një sërë këngësh, me stilet dhe dialektet përkatëse, të karakterit epiko-heroik dhe epiko-lirik, me rrënjë të lashta, si burimet e liqeneve të Lurës nga është vendlindja e tij. Teksa përcjell me zërin e tij kushtrimor jehonën e vargjeve:

Pa bashkim nuk ka fuqi

pa Kosovë nuk ka Shqipëri…,

kujtojmë mesazhin e madh që përcjell artisti në popull, si lapidar kujtimi, si domosdoshmëri historike për ekzistencë, si himn i mbijetesës së kombit.

Në këngët e Arif Vladit:

Shqipja ban valë

Në fushë të kuqe

dhe Kosova zbukuron si zambak mbi gur:

Moj Kosovë e trimërisë

çelur si zambak mbi gurë

ç’nur ka dit’ e Pavarsisë

e lir’ shqipja mbi flamur

Fuqia e mesazhit të tij, tonaliteti i spikatur epiko-lirik, ëmbëlsia dhe finesa e një zëri të dalë prej kreshta malesh, e bëjnë atë një këngëtar të preferuar në gjithë hapësirat etnike shqiptare.

Arif Vladi mbetet një këngëtar simbol lirie e bashkimi mes gjithë shqiptarëve, kudo ku punojnë e jetojnë, në trojet e tyre etnike, apo në dhe të huaj. Që kur doli për herë të parë në skenë e gjer më sot, Arifi ka kënduar mbi 130 këngë, por në këngët për bukuritë e Lurës dhe historinë e madhe të Dibrës e të gjithë shqiptarisë, ai ka derdhur jo vetëm zërin brilant, por edhe shpirtin e tij të pasur atdhetar e krenar.

Zëri natyror i Arif Vladit është i jashtëzakonshëm, mahnitës, ku me këngët më të mira, veçanërisht me ato të epikës dibrane, si Kënga e Hajredin Pashës etj.,  krijoi mitin e një zëri unik, duke hyrë në zemrën e çdo shqiptari. Nuk mungojnë në repertorin e tij edhe këngë për Liqenjtë e Lurës, si dhe këngë me idile dashurie më vajzën e Lurës, në të cilën me ato valzime zanore, ka derdhur gjithë shpirtin e tij djaloshar. 

Epika historike e Arifit është tjetër gjë, atje është gjithë solemniteti dhe madhështia e një kombi, elita shpirtërore e të cilit, shekuj të tërë jetese, i la artistëve një panteon të madhërishëm nëpërmjet pasardhësve të saj, të cilët përcillnin në përjetësi visaret e kombit. Nga këto visare të përvetësuara mirë, shpërthen gjithë forca shprehëse e shpirtit njerëzor të Arif Vladit, forcë e cila entuziazmon cilindo, sepse rrëzëllejnë si xhevaire të ndritshme, që s‘dihej nga ç’shekull vijnë.

Këngët e Arif Vladit krijojnë emocione të papërsëritshme, që e pasurojnë, e fisnikërojnë dhe e lartësojnë si rrallë herë jetën shpirtërore të njeriut, duke na bërë të jetojmë çaste të vërteta kënaqësie. Mes emocioneve të shumta në motivet e tij muzikore, mbizotëron më e ndritshmja, më e bukura: gëzimi, ngrohtësia njerëzore, ndjenjë që di ta rrezatojë vetëm Arti i Madh i vjelë prej Popullit. Jonet muzikore të këngëve të Arif Vladit tingëllojnë si brilantet nëpër hapësirë, ato mbushin gjithë jetën shqiptare, aq sa na krijohet ndjesia, se në tokën e Arbrit gjithçka këndon. Ata mbeten kështjella identiteti dhe qëndrese, duke u trashëguar brez pas brezi si një blerim i përjetshëm me  emocione të pafund.

Në takimet me Arif Vldin, cilido konstaton me kënaqësi thjeshtësinë njerëzore, vlerat e pastra shpirtërore dhe forcën e karakterit. “Nuk është merita ime për këngët – na thoshte Arifi gjatë një bisede buzë liqenit të Strugës – është meritë e Edmond Zhulalit dhe Përparim Tomçinit, që kanë kompozuar muzikën, unë vetëm këndova, por edhe gjeli këndon bre”!

Pas seriozitetit, shpërthen në një të qeshur të natyrshëm dhe na shpjegoi: “E uronin babën kur dëgjonin këngët dhe baba i pyeti: Pse çfarë ka ba Arifi? Këndon bukur! – i thoshin. Ene gjeli këndon bre, u përgjigjej baba”!

Ka një humor brilant, me të cilin na mbante me orë pranë liqenit të Strugës me  një çiltërsi të rrallë dhe bisedë të kulturuar.  Njeri dhe artist i madh, por që nuk flet kurrë për madhështinë e tij, por për artistët e tjerë, sidomos për idhullin e tij, Ilir Shaqirin  dhe të tjerë.     

Artistët e përmasave të Arif Vladit janë vlera kombëtare. Vendi, ku ata e kanë ngjitur kujtesën tonë historike, përjetësimi që ata i kanë bërë figurave historike heroike, përfaqësimi që ata i kanë bërë traditave dhe kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare, i ngre ata në monument, sepse arti i tyre është monumental. Mjeshtri i Madh Arif Vladi, me këngën e tij ka treguar, se arti, kënga, interpretimi mjeshtëror, është jo vetëm një emocion i fuqishëm, por edhe një arsye për të qenë krenar.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

SOCIALE / KULTURË

Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

28 Korrik, 2026
A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)
SHQIPËRI

Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

17 Qershor, 2026
SOCIALE / KULTURË

Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

23 Prill, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Sa po u kushton amerikanëve lufta me Iranin?

3 Shtator, 2026

Trajnimi për Holokaustin në Shqipëri: Edukim apo narrativë politike?

3 Shtator, 2026

Grenell dhe ngërçi politik në Kosovë

3 Shtator, 2026

Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

3 Shtator, 2026

Presidenti Begaj pret ambasadoren Walt: Mirëpresim rritjen e investimeve zvicerane në Shqipëri

3 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.