• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Këmbim historik të burgosurish mes SHBA-së dhe Rusisë

1 Gusht, 2024
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Tre shtetas amerikanë dhe një person me leje qëndrimi në Shtetet e Bashkuara, janë në mesin e 16 të burgosurve politikë që u liruan nga burgjet ruse në një këmbim të madh të burgosurish që ndodhi të enjten ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Në mesin e të burgosurve të liruar janë gazetari i Wall Street Journal Evan Gershkovic, ish marinsi amerikan Paul Whelan, gazetarja e Radio Evropa e Lirë Alsu Kurmasheva dhe disidenti rus Vladimir Kara-Murza.

Ky këmbim po cilësohet si historik pasi është më i madhi i këtij lloji mes Uashingtonit dhe Moskës pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Këmbimi u mundësua përmes një marrëveshjeje mes një numri shtetesh të tjera dhe pas vitesh negociatash të fshehta, të zhvilluara prapa skenave megjithë marrëdhëniet e acaruara mes SHBA-së dhe Rusisë, për shkak të agresionit në Ukrainë.

Është hera e parë që një marrëveshje e tillë për këmbim të burgosurish përfshin edhe lëshime të mëdha nga shtetet e tjera, respektivisht nga shtatë shtete që ranë dakord të lirojnë 24 të burgosur.

Presidenti amerikan Joe Biden, i shoqëruar nga familjet e të burgosurve amerikanë në Shtëpinë e Bardhë, falenderoi aleatët që qëndruan pranë Shteteve të Bashkuara, siç tha ai, “gjatë negociatave të vështira dhe të ndërlikuara për të arritur këtë rezultat.” Zoti Biden veçoi Gjermaninë, Poloninë, Slloveninë, Norvegjinë dhe Turqinë.

“Ky është një shembull i fuqishëm se pse është jetike të kemi miq në këtë botë, të cilëve mund t’u besosh dhe tek të cilët mund të mbështetesh. Aleancat tona i bëjnë amerikanët më të sigurtë,” shtoi ai.

Ai tha se brenda disa orësh shtetasit amerikanë do të kthehen në Shtetet e Bashkuara.

Këmbimi i të burgosurve u bë në Turqi. Presidenti Biden dhe familjarët e të burgosurve amerikanëve biseduan me telefon me ta nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Krahas këtyre u liruan nga Rusia edhe12 të burgosur të tjerë, 5 gjermanë dhe 7 rusë. Ata u këmbyen me tetë individë që ishin duke vuajtur dënime me burg në Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Poloni, Norvegji dhe Slloveni, që u kthyen në Rusi.

Presidenti Biden tha se marrëveshja që siguroi lirimin e tyre “ishte rezultat i diplomacisë” dhe tha se në mesin e të liruarve “ka gra dhe burra që janë mbajtur padrejtësisht me vite.”

“Të gjithë kanë kaluar nëpër vuajtje të paimagjinueshme dhe pasiguri. Sot agonisë së tyre i erdhi fundi,” deklaroi Presidenti Biden.

Ai më tej tha se do të vazhdojë angazhimin “derisa çdo amerikan që është i arrestuar padrejtësisht, apo që mbahet peng në botë të ribashkohet me familjen e vet.”

Presidenti Biden tha se administrate e tij deri më tani ka siguruar kthimin e mbi 70 amerikanëve të tillë.

“Sot, po festojmë kthimin e Paulit, Evanit, Alsus dhe Vladimirit dhe po marrim pjesë në gëzimin e familjeve të tyre,” deklaroi ai. “I kujtojmë të gjithë ata që po mbahen padrejtësisht… dhe ua konfirmojmë familjeve të tyre zotimin tonë: Ju shohim. Jemi me ju dhe nuk do të ndalemi së punuari që t’i kthejmë të dashurit tuaj në shtëpi, aty ku e kanë vendin.”

Megjithëse lajmi u prit me bujë, ai do të nxisë edhe shqetësime. Ndërkohë që Rusia po liron gazetarët, disidentët dhe të tjerë të dënuar përmes sistemit të saj të politizuar të drejtësisë, individët që lirohen në këmbim të tyre konsiderohen nga Perëndimi si të dënuar me të drejtë.

Pala ruse mori në këmbim Vadim Krasikovin, i dënuar në Gjermani në vitin 2021 për vrasjen e një ish kryengritësi çeçen në një park në Berlin, në mes të ditës dhe vetëm disa minuta larg parlamentit gjerman dhe zyres së kancelares gjermane të atëhershme Angela Merkel, me gjasë me urdhërat e shërbimit rus të zbulimit.

Qeveria gjermane tha të enjten se lirimi i atentatorit Krasikov nuk ishte vendim i lehtë.

“Detyrimi ynë të mbrojmë shtetasit gjermanë dhe solidarizimi me SHBA-të ishi motive të rëndësishme,” deklaroi qeveria gjermane.

Në mesin e të liruarve rusë ishin edhe dy agjentë të dyshuar që u arrestuan në Slloveni si dhe tre të tjerë të dënuar nga autoritetet amerikane për aktivitete të jashtëligjshme.

Presidenti Biden e ka bërë përparësi të gjashtë muajve të fundit të mandatit të tij lirimin e shtetasëve amerikanë që mbahen padrejtësisht.

Këmbimit të së enjtes i parapriu spekulimeve të javëve të fundit, përfshirë rreth gjykimit dhe dënimit me procedurë të shpejtuar ndaj dy gazetarëve amerikanë. Po ashtu gjatë ditëve të fundit, disa figura të tjera të arrestuara në Rusi për shkak të kundërshtimit të tyre publik ndaj luftës në Ukrainë apo për shkak të bashkëpunimit me disidentin rus tashmë të vdekur Alexey Navalny u transferuan në vendndodhje të panjohura.

Related- Posts

Bota

SHBA-të “harrojnë” Europën”;  Trumpi dhe Putini “kërcejnë tango”

14 Tetor, 2026
German Foreign Minister Johann Wadephul speaks at the Warsaw Security Forum. Photo: Jörg Blank/dpa
Bota

Wadephul: Rusia duhet të bëjë “hapin e parë” për një armëpushim energjetik në Ukrainë.

13 Tetor, 2026
Bota

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Shteti në rënie të lirë? Tirana në flakë, kryeministri Rama hesht

14 Tetor, 2026

SHBA-të “harrojnë” Europën”;  Trumpi dhe Putini “kërcejnë tango”

14 Tetor, 2026

Tirana në flakë, “triada bermudiane” në panik!

14 Tetor, 2026

Ambasada britanike: E drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës

14 Tetor, 2026

Dita e dytë e protestës studentore në Tiranë, bojkot në universitete, përplasje me policinë dhe zjarre

14 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.