• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
18 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Mbi “diplomatizimin” e shoqërisë civile!

12 Shkurt, 2025
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga DR. Jorgji KOTE*

Dihet se tipari themelor i diplomacisë deri në përfundimin e Luftës së Ftohtë ishte fshehtësia, puna nëpër skuta, kulisa  dhe korridore pushteti; ndaj ishte pagëzuar si “ diplomacia e fshehtë”. Aq i kufizuar ishte mjedisi ku vepronte diplomacia e atëhershme, sa profesori, politikani dhe diplomati i njohur amerikan Adlain E. Stevenson, thoshte se “jeta e një diplomati përbëhet nga tre komponentë: protokolli, xhirokoli dhe alkoholi”

Ndërsa sot, siç e kam përmendur dhe te libri « Diplomacia për të gjithë »  krahas dimensionit parlamentar dhe ekonomik diplomacia është transformuar, pasuruar dhe përforcuar me dimensionin publik, kulturor, qytetar dixhital, social, etj.  

Shoqëria Civile është pjesë e pandarë dhe aktive e diplomacisë publike, me agjencitë, filialet dhe  forumet e saj  kudo; me një rol gjithnjë e më të madh në  këto fusha për vetë emrin, rolin, përbërjen, formatin dhe misionin e saj të shumëfishtë, si ndërlidhëse aktive midis shtetit dhe shtresave e grupeve të ndryshme shoqërore dhe me besueshmëri më të madhe.  Kjo veçanërisht në Ballkanin Perendimor, ku dhe Shoqëria Civile në 10 vitet e fundit është përfshirë në shumë veprimtari madhore diplomatike, samite, seminare, dhe programe gjeopolitike me emër, ku spikat Procesi i Berlinit, 20 nisma rajonale dhe procesi i anëtarësimit në BE.

Ja pse shoqëria jonë civile lipset të diplomatizohet më tej me qëllim që të shfaqë  sjellje, etikë dhe takt sa më të pëlqyeshëm, që të realizojë me mirë misionin e saj. 

Ky process fillon me etikën, etiketën dhe taktin diplomatik në mjedise multikulturore, duke nisdur me mënyrat si t’i drejtohesh dhe të përshëndetësh tjetrin, sidomos personalitete të larta në ngjarje, forume  dhe veprimtari të ndryshme përbën domosdoshmëri, sfidë dhe garanci suksesi. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me “kortezinë diplomatike” por shumë më gjerë për mbarëvajtjen e një procesi diplomatik, miratimin e një marrëveshjeje, ecurinë e një dialogu, nisme, programi dhe procesi dhe për një imazh sa më imazh sa më të pëlqyeshëm  të aktorëve publikë dhe shoqërisë civile që janë aktive në këtë fushë.

Tanimë, të gjithëve na bie rasti të themi dhe të dëgjojmë shpesh: “mos më fol si diplomat”, “kishte pamje diplomati”, “bëhu pak diplomat”, “ia tha me diplomaci”, “nuk ke pse të jesh diplomat që të kuptosh një gjë të tillë”, “foli me gjuhë/ton diplomatik”, “ta zgjidhim problemin me mjete dhe kanale diplomatike”, etj.

Por, çdo të thotë të sillesh si diplomat? Do të thotë të tregosh takt, edukatë, maniera dhe finesë, të flasësh një herë por të dëgjosh dy herë, të mos lëndosh dhe ofendosh, të mos krijosh ndjenja dhe ndjesi të këqia te tjetri. 

Këtu merr rëndësi të veçantë Takti, i cili sipas diplomatit francez me përmasa botërore Charles Maurice de Talleyrand nënkupton “kur ti do të thuash diçka që bashkëbiseduesi nuk do ta dëgjojë, por, falë taktit tënd, ai jo vetëm të dëgjon, por pas bisedës ai të falënderon për informacionin e dhënë”.

Për rrjedhojë, etika, etiketa dhe takti i duhur në biseda, takime, komunikime me shkrim, pritje, dreka dhe darka pune e bëjnë tjetrin të ndihet rehat, ndërkohë që dhe ti  “ lundron “ i qetë në ujrat e trazuara diplomatike. Ato i ngjajne tri ngjyrave të semaforit, falë të cilit automjetet dhe kalimtarët qarkullojnë lirshëm dhe pa aksidente. Ish ambasadori i shquar francez, Bernard Dorin thotë se “protokolli dhe etiketa mes shteteve është si mirësjellja ndërmjet individëve, ai shërben si lubrifikant për grasatimin e  friksioneve”

Gjithashtu, etika dhe takti kërkon të dëgjosh me vëmendje tjetrin, jo mezi duke pritur për t’iu kundërpërgjigjur, por me respekt dhe mirëkuptim, të mos e ndërpresësh, me gjuhë korrekte trupi, pa lëvizje të tepërta, të njohësh dhe respektosh identitetin e tij dhe traditat e vendit që ai përfaqëson, të flasësh sa më qartë, shkurt, pa batuta, të cilat nuk kuptohen ose mund të shkaktojnë dyshime të bashkëbiseduesi(t); mbi të gjitha kurrë mos harro të falenderosh, të kërkosh ndjesë, të lutesh për diçka, të buzëqeshësh; po ashtu gjatë një dreke apo darke, kujdes me mënyrën e të ngrënit, qëndrimin në tryezë pa i vendosur brylat mbi tryezë dhe kodin e veshjes korrekte.

Një shembull konkret i etikës dhe qetësisë “olimpike” që karakterizon një diplomat  është ai i ish-ambasadorit të mirënjohur e më vonë ministër i Jashtëm i Austrisë, Princi Metternich. Një ditë, Perandori Bonapart, në prani të disa ambasadorëve por në një humor jo të mirë, e pyeti Meternichun me zë të lartë dhe zemërim:

“E çfarë dreqin kërkon Perandori austriak prej meje?!” Metternich-i i përgjigjet thjeshtë e me qetësinë karakteristike diplomatike, duke e “çarmatosur” si rrallëherë bashkëbiseduesin e tij perandorak:

“Ai kërkon nga Ju thjesht të silleni mirë, Madhëri”!

Kërkesat e lartpërmendura zbatohen qysh në momentin kur i drejtohemi dhe përshëndesim njeri tjetrin e sidomos kur flasim në një forum, konferencë apo samit diplomatik. Do theksuar se kujdesi këtu fillon me shqiptimin e saktë të emrit dhe funksionit të të adresuarit. Më kujtohet dekada më parë kur bëja dhe punën e përkthimit, mikpritësit tanë në Gjermani, Itali dhe gjetkë, përpara një darke apo fjalimi më pyetnin me shumë merak, duke më kërkuar shqiptimin e saktë të emrit dhe mbiemrit të ministrit tonë. Qetësoheshin vetëm kur ua bëja me shenjë se gjithçka ishte OK.  Ndërsa tanët nuk denjonin t’ia mësonin dhe permendnin emrin e bashkëbiseduesve të tyre, por flisnin sikur të ishin në një mbledhje partie apo qeverie, me gjuhë të drunjtë duke filluar me vrazhdësi “ dua të them dy fjalë”!!.  

I njëjti kujdes kërkohet në shkrimin dhe shqiptimin e saktë të titujve të nderit sidomos atyre mbretërorë në mesazhet e shumta që bëhen, me shkrim ose me gojë. Protokollet shtetërore dhe mbretërore i kanë përcaktuar qartë dhe janë shumë të përpiktë me këta tituj dhe emrat e vendeve përkatës; kështu, thuhet: “Shenjtëria e Tij” ose “ Ati i Shenjtë” për Papën, “Hirësia apo Fortlumturia e Tij” për liderët e lartë fetarë, “Madhëria” për mbretin, “Lartësia Mbretërore” për Princin, dhe Dukën, Shkëlqesi për Ambasadorin, Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm, etj. Fatkeqësisht, thjesht për pakujdesi, bëhen gabime elementare në përdorimin dhe përkthimin e tyre.     

Po këtu, shumë e rëndësishme është që personaliteteve të ndryshme apo kryesuesve të një forumi t’u drejtohemi me emërtimin apo pozitën zyrtare dhe jo me  mbiemrin. Psh “zoti Ministër,  zoti Drejtor, zoti President” dhe jo zoti X… Disa vite më parë, gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë, një gazetar i drejtohej vazhdimisht “Zoti Bush” Presidentit amerikan, i cili natyrisht nuk reagonte. Mbas këmbënguljes së gazetarit, i cili sërish vijonte “ Zoti Bush” ky i fundit i tha: “ Kujt po i drejtoheni? “Atëhere gazetari e kuptoi gabimin, ndaj i tha “Zoti President” dhe vetëm atëhere Presidenti me të drejtë u përgjigj.

Më tej, në hyrje të prezantimit tuaj, shprehet me entusiazëm kënaqësia për praninë në atë  event, falenderimi për ftesën, mikpritjen e ofruar, vlerësimin e organizimit të eventit dhe ndonjë tipar specifik të vendit, bukurive dhe traditave të tij.  Këtu ndikon pozitivisht dhe përdorimi i ndonjë fjale apo fraze në gjuhën e vendit apo kur  bashkëbiseduesit  i drejtohesh me emrin e tij të parë “ I dashur….” Aq e vërtetë është kjo sa ish Kryeministri britanik Beniamin Disraeli thoshte se “Diplomati është një person që të tregon se si të shkosh në ferr në një mënyrë të tillë që ti mezi e pret këtë ‘udhëtim” ndërsa gazetari i famshëm amerikan Isaac Goldberg thoshte se “ Diplomacia bën dhe thotë gjërat më të bezdisshme në mënyrën më të këndshme”.

Etika, takti dhe etiketa përfshijnë dhe gjuhën që përdoret, me finesë dhe elegancë, si tipare që e dallojnë një diplomat nga një profesion tjetër dhe që duhen ta bëjnë të vetën dhe pjestarët e shoqërisë civile si diplomatë publikë. Kjo si në fjalimet dhe kumtesat e rastit, bisedat personale zyrtaredhe jo formale dhe gjatë përpilimit të njoftimeve apo komunikatave të ndryshme të shtypit pas procesit të bisedimeve.                                                                                                                             Bismarku këshillonte “ Jini të sjellshëm: shkruani në mënyrë diplomatike, sepse dhe në një deklaratë lufte kërkohet mirësjellje”.

Gjithashtu kërkohet kujdes që teksti i njoftimit apo komunikatës të jetë i lexueshëm, i shkurtër dhe i saktë. Në mjediset diplomatike thuhet se “këto tekste nuk duhet të jenë as hartime, por as raporte policie!”

Për këtë qëllim, përdoret gjerësisht trajta pasive ose pavetore, pa përmendur emra dhe kryefjalë. P.sh., në vend që të thuhet “ti, ai, ajo, filan ministër tha…”, shkruhet: “Kemi dëgjuar, flitet, shkruhet, na kanë njoftuar” etj. Po ashtu, kur bisedimet nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme, formulimi do të jetë diçka si: “Ne treguam mirëkuptim për pikëpamjet tona përkatëse”.

Po aq e rëndësishme është që dhe kur nuk je dakord me bashkëbiseduesin, atij/asaj  të mos i thuhet “e ke gabim”, sepse do të jetë e vështirë t’i japësh përgjigje pyetjes “pse”; ndaj, në vend të kundërshtimit të hapur është shumë më diplomatike të thuhet: “Mendimi im/yni është se…”, “kemi dëgjuar për këtë mendim, është interesant, por vështirë për t’u zbatuar” etj. 

Dhe gjatë një fjalimi, nuk i referoheni me emra artikuluesve të një ideje dhe propozimi të papranueshem, por kundërshtimin tuaj e shprehni me gjuhë affirmative dhe me elegancë,  duke ofruar idetë tuaja me argumentin përkatës dhe duke shmangur çdo lloj fërkimi. Paolo Coelho thotë se “eleganca nuk qëndron te mënyra si e mbani armën, por te aftësia për të shmangur një dyluftim” 

Gjithsesi, parimi dhe veçoria më e spikatur e kësaj sjelljeje, është “JO-ja” e ngadalshme diplomatike; çka do të thotë se diplomati, me përjashtime shumë të rralla e në kontekste të caktuara, nuk thotë  “jo”, e ca më pak të prerë për një gjë, propozim apo ide. Madje, këshillohet dhe është bërë praktikë e zakonshme dhe në bisedime të ndryshme që kundërshtimi ndaj ideve apo propozimeve të të tjerëve, të bëhet jo duke thënë “jo”, por duke afirmuar pozicionet tuaja, qoftë dhe të ndryshme ose të kundërta. Këtu lind me të drejtë pyetja: “Po atëhere, si do t’i bëhet halli kur përmbajtja e një fjale, deklarimi apo vendimi nga një diplomat ose dhe diplomacia e një vendi është ose duhet të jetë “jo”?  Natyrisht, ka raste përcaktuese, kur do të thuhet dhe “jo”. E megjithatë, kjo duhet të jetë një “jo” diplomatike, jo “tulle/copë“  por e veshur me “gëzof”, jo e  pakëndshme dhe ofenduese për bashkëfolësin.

 Lidhur me këtë,Talleyrandi thotë: “‘Po’-ja dhe ‘Jo’-ja janë dy fjalët më të shkurtra dhe më të lehta për t’u shqiptuar, por janë dhe fjalët që kërkojnë të shqyrtohen me shumë kujdes ”.

Një ilustrim i këndshëm i kësaj “Jo”-je të gjetur diplomatike është sërish përgjigja e Metternich-it 33-vjeçar kur paraqiti Letër Kredencialet si ambasador i Austrisë në Francë në vitin 1806. Frazës ironike të Bonapartit se “ti je shumë i ri për të mbajtur në shpatullat e tua të njoma një perandori të vjetër”, diplomati legjendar austriak i tha një “JO“ por me pozitivizëm dhe elegancën e tij mondane: “Jam po aq i ri, Zotëri, sa ishte Madhëria Juaj në Betejën e Austerlicit!”( të cilën Bonaparti e fitoi bujshëm më 2  Dhjetor 1805)

Gjithashtu, përvoja tregon se ka rëndësi që dhe kur jemi të dertyruar të themi “ Jo” ajo të shoqërohet  me ndjenjë solidariteti, madje dhe me keqardhje, dhe duke e kompensuar me sa të jetë e mundur dhe me ndonjë “Po” në fusha të tjera, se dhe diplomacia është “jep e merr“!

Duke iu referuar kësaj cilësie të veçantë, në mjediset diplomatike thuhet shpesh se se “kur një diplomat thotë ‘po’, ai nënkupton ‘ndoshta’, kur thotë ‘ndoshta’, nënkupton ‘jo’, ndërsa po tha ‘jo’, ai nuk është më diplomat”.

*Referat i mbajtur në seminarin e mbajtur në Shkup më 22 Janar 2025 dhe në Golem më 7 Shkurt me drejtues dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile të Rajonit, organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve të Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Fondin e BE-së për Ballkanin Perendimor.

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

President Donald Trump walks on the South Lawn upon arrival at the White House in Washington, Saturday, Jan. 19, 2019, after attending the casualty return at Dover Air Force Base, Del., for the four Americans killed in a suicide bomb attack in Syria. (AP Photo/Manuel Balce Ceneta)
FOKUS

Ballkani pa Amerikën

16 Qershor, 2025
FOKUS

Paradoks: Ndërsa politika godet Moskën me sanksione shkatërruese, kompanitë perëndimore vazhdojnë të jenë të gjithëpranishme në Rusi

14 Qershor, 2025
FOKUS

Paradoksi i Politikës së Jashtme të Ramës

11 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trump: SHBA-ja nuk do ta vrasë Khamenein tani për tani

17 Qershor, 2025

Draftraporti i KE për Shqipërinë: SPAK, rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit

17 Qershor, 2025
Chinese flag in beijing tiananmen square

Kina rreth konfliktit Izrael-Iran: Trump “po i hedh benzinë ​​zjarrit”

17 Qershor, 2025

Bisedimet Kinë-SHBA shënojnë një hap konstruktiv drejt stabilizimit ekonomik

17 Qershor, 2025

“Tetë Pikat” që ndryshuan qeverisjen në Kinë/ PKK fillon fushatë për forcimin e disiplinës në radhët e saj

17 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.