• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
29 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Kina, një fuqi globale në rendin e ri botëror

9 Prill, 2025
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Marjana DODA

Po jetojmë një moment historik: një zhvillim që do të ripërcaktojë marrëdhëniet transatlantike dhe do të ketë ndikim të thellë në rendin global të së ardhmes.

Sot, bota po përballet me një realitet të ri. Globalizimi ka sjellë polarizim të thellë, dhe roli i SHBA-ve si promovuese të paqes dhe demokracisë duket se është në rënie. Në vend të kësaj, ato janë angazhuar në një betejë për të ruajtur dhe zgjeruar fuqinë e tyre ekonomike dhe politike. Por, në këtë lojë të re globale, një aktor tjetër është ngritur me shpejtësi: Kina.

Rritja e Kinës si një fuqi globale jo vetëm ekonomike, por edhe diplomatike, ka qenë e dukshme sidomos në vitet e fundit. Prania e saj si faktor paqedashës në konflikte të ndryshme globale, si në Europën Lindore dhe Lindjen e Mesme, tregon ndikimin e saj të madh. Përveç faktit që Kina është tashmë një fuqi ekonomike globale, ajo luan një rol thelbësor për shumë vende në zhvillim, veçanërisht për ato të Jugut Global. Kina ka një histori të gjatë të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, që daton që nga Rruga e Mëndafshit në lashtësi dhe ka vazhduar të zhvillohet, sidomos gjatë dekadës së fundit. Kjo marrëdhënie kaq e natyrshme e pozicionon Kinën në vendin e saj të merituar në skenën globale.

Tashmë është një fakt i pamohueshëm që po jetojmë në një periudhë të ndryshimeve të mëdha gjeopolitike, dhe të gjithë sytë janë drejtuar nga Kina. Sa do të angazhohet ajo për të marrë përgjegjësinë globale, që bota të ndiejë siguri përballë këtyre rreziqeve të mëdha gjeopolitike dhe gjeoekonomike?

Ndryshimi në marrëdhëniet SHBA-Evropë

Evropa padyshim po qëndron në një udhëkryq historik. Një rrugë të çon në autonomi strategjike, duke forcuar aftësitë e veta ushtarake dhe unitetin politik për të arritur pavarësinë e vërtetë. Tjetra përfshin pranimin e varësisë së thellë nga SHBA, duke u mbështetur tek ajo më shumë për çështjet ekonomike dhe të sigurisë. Kjo zgjedhje do të përcaktojë rolin dhe pozicionin e Evropës në peizazhin e ardhshëm global.

Tërheqja e SHBA-së nga përgjegjësitë globale, siç e kemi parë me ardhjen e Trump-it në Shtëpinë e Bardhë me sloganin “Amerika e Para”, ka çuar në një qasje më të izoluar. Ky kurs ka bërë që SHBA të hedhë disa hapa pas, duke përqendruar vëmendjen kryesisht te interesat e saj ekonomike dhe politike, shpesh në dëm të angazhimeve globale.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih në shkurt të këtij viti, fjalimi i Zëvendës Presidentit të SHBA JD Vance bëri të qarte se marrëdhëniet SHBA-Evropë do të përballen me një transformim të thellë. Fjalimi 20-minutësh jo vetëm që habiti politikanët evropianë të pranishëm, por ekspozoi gjithashtu sfidat aktuale të paprecedentë me të cilat përballet aleanca transatlantike.

Fillimisht, evropianët prisnin që Vance të trajtonte temat që ata shqetësonin më shumë: shpenzimet evropiane të mbrojtjes dhe zgjidhja e çështjes së Ukrainës. Sidoqoftë, këto tema thjesht u fshinë nga Vance. Në vend të kësaj, ai kaloi shumicën e kohës duke kritikuar ashpër qeverisjen e brendshme të Evropës. Ai theksoi se “kërcënimi më i madh për Evropën nuk është Rusia, as Kina, as ndonjë forcë tjetër e jashtme, por një kërcënim i brendshëm”, sic ishim mesuar të shohim në vijimësi nga SHBA-të. Ai akuzoi Evropën për “largim nga vlerat themelore”, duke kritikuar kërcënimet e BE-së për mbylljen e platformave të mediave sociale që përmbajnë përmbajtje “urrejtjeje” dhe veprimet e Gjermanisë kundër gjuhës së urrejtjes në internet.

Fjalimi i Vance nuk ishte një incident i izoluar. Para kësaj, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth e bëri të qartë në selinë e NATO-s në Bruksel se Evropa nuk duhet të mbështetet më tek lidershipi dhe mbrojtja amerikane, duke deklaruar se SHBA nuk do të toleronte më një marrëdhënie të çekuilibruar që inkurajon varësinë, duke sinjalizuar se shpenzimet e mëdha për të ruajtur paqen në Evropë nuk janë më prioritet për SHBA-në. Trump shkoi edhe më tej, duke anashkaluar Evropën për të zhvilluar një bisedë 90-minutëshe drejtpërdrejt me Putinin për çështjen e Ukrainës. Veçanërisht, Trump dhe Hegseth dukej se po pajtoheshin me të gjitha kërkesat e Putinit në lidhje me Ukrainën: Ukraina nuk do të anëtarësohej në NATO, nuk do të vendoseshin trupa amerikane atje dhe Rusia do të lejohej të mbante të gjitha territoret ukrainase që ka pushtuar deri më tani.

Kjo jo vetëm që shkatërroi qëndrimin e unifikuar të aleancës perëndimore për çështjen e Ukrainës, por gjithashtu përfaqësonte një tradhti ndaj Evropës dhe Ukrainës. Prandaj, ndërsa Evropa kishte shpresa se SHBA do të avanconte një zgjidhje për çështjen e Ukrainës në konferencën e Mynihut, rezultati ishte krejtësisht i kundërt.

Kjo seri ngjarjesh shënon një ndryshim të thellë në marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Europës. Ky lloj i ri marrëdhënieje është në plotësisht në kundërshtim me partneritetin tradicional transatlantik. SHBA-ja nuk vepron më si një “mbrojtës”, por ka kaluar në një rol “transaksional”. Kur SHBA-ja e trajton Europën si një koloni, aleanca ekzistuese ka kaluar në një marrëdhënie të re dominuese-vartës. Ky ndryshim jo vetëm që prek politikat konkrete, por gjithashtu sfidon tërësisht rendin ndërkombëtar të pasluftës.

Kjo tërheqje e SHBA-së nga angazhimet globale kërkon një zëvendësim, pasi askush nuk mund të qëndrojë jashtë këtij dinamizmi botëror, veçanërisht kur bëhet fjalë për interesa gjeostrategjike, gjeopolitike dhe gjeoekonomike. Të gjitha këto aspekte i përmbush në mënyrën më të mirë Kina, e cila ka një marrëdhënie solide tregtare dhe diplomatike me Europën.

Ndaj për të përballuar sfidat e këtij shekulli, Kina dhe Europa duhet të bashkëpunojnë ngushtësisht, duke forcuar lidhjet ekonomike dhe duke promovuar një rend të ri global.

Ndikimi i Kinës në formësimin e rendit të ri global

Kina nuk është e panjohur për botën, dhe, sigurisht, nuk është një rrezik, siç shpesh paraqitet me skepticizëm çdo iniciativë ekonomike që vjen nga Pekini. Siç e përmenda më parë, Kina ka një rrugëtim të gjatë në Kontinentin Europian.

Kina ka vepruar me mençuri dhe durim. Duke forcuar ekonominë e saj dhe duke shtrirë dorën për bashkëpunim kudo në botë, ajo ka arritur të bëhet një nga shtetet më të respektuara në arenën ndërkombëtare. Ajo nuk ka përdorur forcën për të arritur qëllimet e saj dhe nuk është përpjekur të imponojë agjenda sociale, aq më pak dogma e ideologji. Kina kërkon bashkëpunim ekonomik, kulturor dhe social. Parimi që Kina thekson gjithmonë në marrëdhëniet ndërkombëtare është “fitim i ndërsjellë” (win-win), një qasje e drejtë në çdo marrëdhënie, qofshin ato ekonomike, politike apo dhe në marrëdhëniet personale.

President i Kinës Xi Jinping shpesh ka theksuar rolin e Kinës në një sistem ndërkombëtar më të balancuar, dhe ku shtetet mund të bashkëpunojnë në mënyrë të barabartë.

Por jo vetëm duke theksuar angazhimin e Presidentit kinez, fakti që Kina është një faktor i padiskutueshëm në politikën globale është një e vërtetë e njohur dhe e pranuar nga liderë të njohur ndërkombëtarë.

Henry Kissinger, ish-Sekretar i Shtetit të SHBA ka theksuar se Kina është tashmë një realitet i pranuar në politikën ndërkombëtare dhe se ndikimi i saj është i pakundërshtueshëm.

 “Një botë shumëpolare do të kërkojë një ndërveprim të kujdesshëm dhe të ekuilibruar mes aktorëve të ndryshëm globalë, dhe Kina, si një fuqi në rritje, do të ketë një rol vendimtar në formësimin e këtij rendi të ri. Zgjedhja që paraqet Kina është të integrohet në sistemin ndërkombëtar, duke respektuar rregullat dhe duke kontribuar në stabilitetin global.”

Gjithashtu Zbigniew Brzezinski, ish-Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i SHBA thekson që Kina është një aktor që nuk mund të injorohet më, dhe se ndikimi i saj në skenën globale është tashmë një realitet i pamohueshëm.

“Kina po shkon me hapa të shpejtë, por të sigurt, për të ndërtuar një ndikim të madh në botën e re. Ajo është një aktore që nuk mund të injorohet, dhe kjo do të ketë ndikim të rëndësishëm në të ardhmen e politikës globale, duke sfiduar rendin ekzistues dhe duke formuar një rend të ri shumëpolar.”

Kjo rritje e qëndrueshme dhe e dukshme ka ndodhur nën vëmendjen e vazhdueshme të liderëve globalë, dhe sot Kina është një realitet de facto, me ndikim të madh në zhvillimet globale.

Siç e kemi parë vitet e fundit, përballë konflikteve të ndryshme globale, nga Evropa deri në Lindjen e Mesme, Kina ka vepruar me maturi dhe ka bërë thirrje për paqe dhe dialog. Ajo është angazhuar gjithashtu diplomatikisht për ndërmjetësim dhe përpjekje për paqe. Roli i saj në botë ka rëndësi si një fuqi ekonomike globale, por gjithashtu si një kontribuues i madh për vendet me ekonomi në zhvillim. Kina, edhe në raport me Bashkimin Evropian, ndonëse kjo e fundit ka qenë herë pas here e ashpër dhe skeptike ndaj saj, vazhdon të mbështesë bashkëpunimin dhe partneritetin, si dy kontinente të vjetra, por gjithashtu si vende që kanë përgjegjësi globale.

Evropa dhe Kina në epokën e globalizmit

Kina ka pasur marrëdhënie të natyrshme tregtare me Evropën që nga lashtësia, dhe këto lidhje janë zhvilluar nëpërmjet rrugëve dhe nismave të ndryshme. Historia tregtare midis Kinës dhe Evropës ka një evolucion të gjatë që mund të gjurmohet që nga Rruga e Mëndafshit deri në Iniciativën e “Brez dhe Rrugë”  të shekullit të 21-të.

Ky rikthim i Kinës në skenën globale nuk është aspak i ri; ajo ka qenë gjithmonë e pranishme, por Evropa ka qenë e kufizuar për shkak të marrëdhënieve të saj me SHBA-në. Megjithatë, sot, SHBA kanë hapur kutinë e Pandorës, ku çdo aktor po mbron interesat e tij ekonomike, dhe Europa, pa dyshim, do të krijojë një aleancë më të madhe tregtare me Kinën, duke e parë tashmë Kinën me një tjetër sy, atë të një fuqie ekonomike, për të cilën të dy kontinentet kanë nevojë. Nuk bëhet fjalë për zëvendësime, por për një ridimensionim të marrëdhënieve në epokën e globalizmit. Kështu, do të shohim një partneritet më të thelluar ekonomik mes Kinës dhe vendeve evropiane.

Në ditët e sotme, në një botë gjithnjë e më të globalizuar, shtetet evropiane, përkundër raporteve historike dhe tensioneve të mundshme politike me Kinën, janë gjithnjë e më shumë të ndërgjegjshme për rëndësinë e krijimit të një partneriteti të thelluar ekonomik me Kinën. Ky partneritet është i domosdoshëm për të dyja palët. Kina ka nevojë për Evropën për të diversifikuar tregjet e saj dhe për të pasur qasje më të madhe në burimet dhe teknologjinë e zhvilluar evropiane. Nga ana tjetër, Evropa ka nevojë për investimet dhe burimet e energjisë që Kina mund të ofrojë, përfshirë në teknologjinë, prodhimin industrial dhe mundësitë e tregtisë.

Ndaj për të përballuar sfidat e këtij shekulli, Kina dhe Europa duhet të bashkëpunojnë ngushtësisht, duke forcuar lidhjet ekonomike dhe duke promovuar një rend të ri global.

Ndryshimi i perceptimit të Kinës nga Evropa

Në këtë kontekst, Kina po shihet tani nga Evropa si një partner i mundshëm për të ndihmuar në fuqizimin e industrisë dhe për të rritur mundësitë ekonomike për të dyja palët. Ky është një ndryshim i madh krahasuar me periudhat e mëparshme, ku lidhjet mes dy kontinentëve ishin shpesh të ndikuara nga frika dhe konkurrenca.

Kjo nuk është diçka që shohim vetëm sot, me politikat e reja që po ndjek presidenca e re amerikane, por gjatë dy viteve të fundit, Presidenti Emmanuel Macron ka shprehur disa herë shqetësime lidhur me politikën e jashtme të SHBA-së dhe ndikimin e saj mbi Evropën, sidomos në lidhje me qëndrimin ndaj Kinës. Macron ka theksuar rëndësinë e pavarësisë strategjike të Evropës, duke apeluar për shmangien e varësisë së tepërt nga SHBA, veçanërisht kur bëhet fjalë për qasjen ndaj Kinës dhe çështje të tjera globale.

Një nga komentet më të njohura të tij në këtë drejtim ishte në mars 2023, kur ai tha se Evropa duhet të shmangë “të bëhet një vasal i SHBA-së” dhe që, në vend të kësaj, të zhvillojë një politikë të jashtme të pavarur, më të balancuar, veçanërisht në lidhje me rivalitetin në rritje mes SHBA-së dhe Kinës. Macron theksoi se një politike evropiane më e pavarur mund të kontribuonte në një rend global më të balancuar dhe më të qëndrueshëm, duke e kthyer Evropën në një aktor më të fuqishëm në arenën ndërkombëtare.

Një nga aspekte kyçe të qëndrimit të Macron është se Evropa shpesh është ndjerë e detyruar të ndjekë politikën e SHBA-së, veçanërisht kur bëhet fjalë për politikën ndaj Kinës. Në këtë kuadër, vendet e BE-së kanë ndjekur një linjë të ashpër ndaj Kinës, siç është mbështetja për sanksionet e SHBA-së dhe politikat që synojnë të kufizojnë ndikimin dhe rritjen e Kinës. Macron ka theksuar se ky “dikatat” i politikës amerikane shpesh është në dëm të interesave të Evropës, veçanërisht përsa i përket ekonomisë dhe bashkëpunimit të mundshëm me Kinën, një partner ekonomik shumë i rëndësishëm për shumë shtete evropiane.

Evropa tashmë është duke u riorientuar dhe duke kërkuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe partneriteti me Kinën, duke u fokusuar më shumë në mundësitë ekonomike dhe teknologjike, dhe duke zhvilluar një marrëdhënie strategjike, që mund të sjellë përfitime të dyanshme. Ky ridimensionim i marrëdhënieve midis Kinës dhe Evropës është një pasqyrë e ndryshimeve të mëdha që po ndodhin në ekonomi dhe politikë në një botë gjithnjë e më të ndërvarur dhe të globalizuar.

Në epokën e re globale, fuqitë ekonomike si Kina dhe Europa kanë mundësi për të krijuar një partneritet të thelluar, ku zhvillimi i përbashkët dhe bashkëpunimi do të jenë çelësi i një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të begatë. Kina, si një motor i fuqishëm ekonomik, ka një rol të padiskutueshëm në formësimin e rendit botëror të ardhshëm, duke kontribuar në një botë të lidhur, ku paqja dhe prosperiteti mund të arrihen përmes dialogut dhe bashkëpunimit.

Shkruar për Koha Jone

/Argumentum.al

Tags: evroparendi i ri boteror

Related- Posts

enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026
OP/ED

A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

7 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Eric Wendt në Tiranë: Një mandat amerikan në një pikë kthese për Shqipërinë dhe Ballkanin

28 Shtator, 2026

Çmimi i psikozës së luftës

28 Shtator, 2026

Monologu në OKB: pse Kosova nuk mund t’u përgjigjet akuzave të Serbisë

28 Shtator, 2026

Kina përkujton 2577 vjetorin e lindjes së Konfucit

28 Shtator, 2026

Xi Jinping thekson nxitjen e nismës së Kinës së Sigurt për garantimin e modernizimit kinez

28 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.