• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Nga ‘fushorja’ te “malorja » e negociatave 2027!

3 Dhjetor, 2025
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr. Jorgji KOTE| ARGUMENTUM

Me të drejtë u përshëndet nga të gjithë mbyllja me sukses dhe me ritëm të shpejtë e procesit të çeljes të të gjashtë Grup kapitujve të negociatave të anëtarësimit tonë në BE ose  33 kapitujve jetikë, të cilat përfshijnë të gjitha fushat e jetës së brendshme, marrëdhëniet me BE-në, me shtetet/organizatat ndërkombëtare.

Ja pse Takimi i Shtatë Ndërqeveritar me BE-në 17 Nëntor në Bruksel  ishte ngjarje me rëndësi të veçantë. Përgëzimet e rastit shkojnë për të gjithë shqiptarët dhe shoqërinë tonë; por natyrisht meritën kryesore e ka qeveria dhe ekipi negociator, si aktorët, faktorët dhe përgjegjësit  kryesorë të këtij procesi vërtet historik. 

Por, ndërkohë, 17 Nëntori  shënon edhe fundin e  “vitit të mjaltit” sepse çelja ishte relativisht një proces shumë më i lehtë, pë të cilin kemi plot pesë vite që përgatitemi pas vendimit të BE-së për çeljen e negociatave. Tani do të kemi 2 vite plot punë dhe sfida për mbylljen e negociatave. Ca më tepër që nëse deri tani  ishim në  “fushore” dy vitet e ardhëshme do të na duhet të ngjitim një “ malore” me plot kthesa të forta. Se kur na u deshën 13 muaj vit t’i çelnim, mendoni sa e vështirë është t’i mbyllim  brenda 25 muajve!

Këtë e them me bindje si ekspert, meqenëse e njoh mirë BE-në, mënyrën si ajo funksionon dhe procesin e negociatave; pas vitit 1997 jam marrë me këto dosje si diplomat  për 20 vite në Tiranë, Berlin dhe Bruksel ku vazhdoj si analist i pavarur.  

Mbi bazën e kësaj përvoje të gjatë në terren, në vijim të librit të botuar vitin e kaluar ” Negociatat, sfida e fundit e integrimit”, të dhjetra shkrimeve dhe analizave të tjera,  më poshtë po  bëj disa sqarime, saktësime dhe shpjegime praktike, bashkë me sugjerimet e rastit lidhur me mbylljen e mundshme të negociatave në vitin 2027.

Si fillim, le të përmendim pluset ose avantazhet e rëndësishme që kemi krijuar gjatë kësaj periudhe. Brenda vendit kemi mbështetjen më të madhe publike në rajon për anëtarësimin në BE; kemi goxha përvojë në këto 11 vitet pas fitimit të statusit kandidat; kemi një ekip negociatorësh me përvojë, të aftë dhe të kualifikuar, kemi një shërbim diplomatik në lartësinë e detyrës, sidomos Përfaqësinë tonë pranë BE-së në Bruksel dhe titullarin e saj, e cila është shquar në  15 vitet e fundit; shumë i rëndësishëm është kontributi i Kuvendit, i vlerësuar për punën e bërë për përafrimin  e legjislacionit tonë me të BE-së dhe mbikqyrjen e gjithë këtij procesi.

Jashtë vendit, veç faktorit të favorshëm gjeopolitik, gëzojmë një imazh më pozitiv  falë  disa hapave të vlerësuar në fushën diplomatike, samiteve europiane në Tiranë, etj. Po ashtu, në parim gëzojmë mbështetjen politike, ekonomike dhe financiare të gjitha vendeve anëtare të BE-së, të Komisionit dhe Parlamentit Europian. Në vijim, ndryshe nga më parë, metodologjia e re e Zgjerimit Europian na lejon të përfundojmë njëherësh disa apo dhe të gjithë grup kapitujt.

Ndërkaq, duke u mbështetur në këto pluse, kërkohet kujdes dhe vëmendje në trajtimin dhe eliminimin e disa minuseve, deficiteve dhe problematikave shqetësuese të natyrës politike, ekonomike dhe ligjore; të cilat, nëse nuk zgjidhen ose shmangen në kohë, mund të zvogëlojnë apo dhe zhvleftësojnë arritjet dhe avantazhet e lartpërmendura. Ato janë të shkruara ” e bardhë në të zezë” në të gjitha dokumentat e BE-së dhe kornizat negociuese; ndonëse me gjuhë diplomatike, ato i përmendi në prani të Kryeministrit Rama në Bruksel më 16 Shtator, si dhe më 4 dhe më 17 Nëntor edhe Komisionerja Marta Kos: reforma zgjedhore, sidomos pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit që janë përfshirë copy&paste në të gjitha raportet e organizatave ndërkombëtare, dialogu me opozitën, sjellja e pushtetit ndaj  medias nga qeveria dhe aktorë të tjerë, pavarësia e  gjyqësorit, parimi i ndarjes së pushteteve,  autonomia e pushtetit vendor, transparenca me fondet publike, etj.

Sa për negociatat, vlen të theksohet se ato vërtet zhvillohen me Komisionin Europian, veçse kjo në nivelin Teknik; por  vendimin politik për mbylljen e tyre do ta japin të  27 vendet anëtare të BE-së, kur krahas rivlerësimit të gjendjes gjeopolitike, ato të jenë të bindura se i kemi plotësuar të gjitha kushtet dhe standardet. Mirëpo përvoja e vendeve të tjera dhe e jona tregon se pikërisht me ndonjë prej tyre mund të « na ngecë sharra në gozhdë»   

Ca më tepër që miratimin tani e tutje nuk e japin vetëm MPJ-të e tyre, por parlamentet e secilit vend anëtar; ku, në shumicën dërmuese të tyre ka koalicione qeveritare, me mendime dhe interesa të ndryshme, madje dhe të kundërta, çka mund të jetë pengesë tjetër. Pa harruar  Parlamentin Europian, edhe pse aty gjërat duken më të thjeshta, por prapë nuk  i dihet.

Nisur nga sa sipër kërkohet kujdes që të mos fetishizojmë, siç ka ndodhur në jo pak raste Komisionin Europian dhe ekspertizën e tij; dhe as të amplifikojmë deklaratat bujare publike inkurajuese të zyrtarëve të lartë të Komisionit Europian, të cilat shpesh bien në kundërshtim me dokumentat zyrtare që ata vetë kanë nënëshkruar. Jo vetëm se pavarësisht rëndësisë së tyre, ato mbeten përherë këshillimore, por edhe sepse duke “shenjtëruar” Komisionin Europian dhe vlerësimet e tij, dashje pa dashje krijohen ndjenja kundërshtie, egoizmi dhe xhelozie të vendet anëtare. Nuk janë të pakta rastet kur këto të fundit kanë shfaqur mosdakordësira për vlerësimet e Komisionit dhe i kanë hedhur poshtë ato në shumë raste, përfshirë dhe rekomandimin për çeljen e negociatave me vendin tonë.   

Meqenëse jemi te kjo pikë,  përmenden shumë negociatat dhe negociatorët; mirëpo, ky është një zhargon ose eufemizëm europian që përdoret, siç thuhet në të tilla “për lehtësi përdorimi”. Në fakt, procesi dhe negociatat/negociatorët, më shumë se sa me negociimin Teknik të qindra mijra faqeve të korpusit ligjor të BE-së kanë të bëjnë me realizimin e  reformave komplekse madhore, me plotësimin e kushteve dhe kritereve tashmë të njohura, që mishërohen në të 6 grup kapitujt e negociatave.

Kjo do të thotë se sidomos fatin Politik të negociatave e kanë në dorë në radhë të parë qeveria dhe shumica parlamentare; POR, domosdoshmërisht në frymë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi të ndërsjellë me opozitën, shoqërinë civile, median, gjithë aktorët/faktorët e tjerë politikë, ekonomikë, socialë, etj. Mirëpo pikërisht këtu çalojmë shumë, sidomos tani kur po hapen “ defterët” e llogaridhënies.

Ja pse, tani kërkohen punë dhe përpjekje shumë më të mëdha, reforma dhe mbi të gjitha zbatimi i ligjeve, krijimi i frymës dhe klimës së duhur që të garantojë sloganin e drejtë se në BE do të hyjë gjithë Shqipëria. Por, siç “duken bathët” deri tani, jemi ende larg kësaj frymë vërtet europiane; madje, ka raste kur në praktikë më shumë duket se po largohemi se sa i afrohemi asaj. Mirëpo pa këtë frymë, ”gërmat”, sado të bukura e humbasin vlerën, edhe  sikur  ”namin të bëjnë” negociatorët tanë.

Kështu, të mos na gënjejë se do ta hedhim “lumin e negociatave“, duke mos e trajtuar sipas standardeve europiane apo dhe ca më keq duke përbuzur dhe injoruar opozitën. Shembujt negativë këtu janë të shumtë dhe të njohur. Mirëpo kjo, krahas opozitës, është përgjegjësi e shumicës qeverisëse, sepse sidomos me numrat në Kuvend, ajo ka “edhe gurin edhe arrën“

Por edhe opozita duhet të shohë gjynahet, kusuret, gabimet  dhe sjelljen e vet politike, duke shfaqur frymë europiane, si çdo opozitë e moderuar në Europë.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për sjelljen ndaj medias. Në këtë drejtim është përcaktuese  shmangia dhe mospërsëritja e  disa incidenteve të pakëndshme dhe të dëmshme që kanë ndodhur dhe tani së fundi si me News 24, kërcënimet ndaj gjyqtarëve, dorëheqjet e detyruara kolektive në bashkitë e vendit dhe riparimi në kohë i efekteve të tyre negative, të cilat përmenden edhe në raportin më të ri të Progresit të Komisionit Europian për vendin tonë.

Më tej, pavarësisht nga gjeopolitika e favorshme që kemi patur, kërkohet kujdes, se, sado e rëndësishme të jetë ajo, prapë, BE-ja nuk ka ndërmend  të sakrifikojë kriteret e Kopenhagenit, procedurat dhe faktin e saj duke injoruar meritën e secilit vend dhe sidomos bilancin e reformave europiane; jo me fjalë, jo në letër, jo më me batuta, slogane dhe fanfara, por me përmirësime në përditshmërinë e jetës – paga, pensione, ndihmat sociale, bujqësi e zhvilluar dhe mbështetur fuqimisht nga shteti, për një shoqëri civile pa krim dhe korrupsion, për një vend të gjelbër dhe mjedis të qëndrueshëm dhe për  frenimin e emigrimit të paligjshëm. Ndryshe, edhe vetë gjeopolitika do të humbiste vlerat e saj, pa përjashtuar faktin që edhe ajo në vitet e ardhëshme mund të mos jetë më dhe aq e favorshme.

Treguam më lart avantazhin që na jep metodologjia e re e zgjerimit e BE-së lidhur me mundësinë e mbylljes në të njëjtën kohë të disa ose të gjitha grup kapitujt. Mirëpo këtu ka dy pengesa: E para, Grup Kapitulli «  Themeloret »  me « pesha të rënda» demokratike, si gjyqësori, të drejtat e njeriut, e sidomos krimi dhe korrupsioni,   do të çelet sërish kur të jenë mbyllur të gjithë grup kapitujt e tjerë dhe kjo mund të na rihapë «  plagët e vjetra. Ca më keq akoma, metodologjia e re parashikon që në rast problemesh, negociatat mund dhe të pezullohen ose të kthehen nga fillimi, siç ka ndodhur me Malin e Zi dhe Serbinë për vite me radhë.

E fundit por akoma më e rëndësishmja është   kthesa e nevojshme në drejtim të  informimit publik lidhur me ecurinë e çdo kapitulli, hapat, problemet dhe pengesat. Sepse vetëm kështu bëhet ndërgjegjësimi i gjithë shoqërisë, duke krijuar besimin dhe bindjen se Shqipëria mund t’i përfundojë negociatat brenda vitit 2027. 

Mirëpo, për fat të keq, deri tani ky objektiv tejet i guximshëm duket sikur është bërë fakt i kryer ose spektakël, kur në fakt jemi ende shumë larg, sidomos kur u referohesh treguesve kryesorë. Ja bie fjala, ndonëse ka kaluar një vit qëkurse u çel grup kapitulli  « Themeloret » ose « Thembra e Akilit » e negociatave, nuk ka asnjë tregues dhe informacion se ku janë problematikat, pengesat dhe kur mund të mbyllet ky grup kapitull, që e theksojmë se do të rihapet sërish kur të jenë mbyllur gjithë të tjerët. Po kështu  dhe për grup kapitujt e tjerë që janë çelur disa muaj më parë. Ja pse ky informim publik  është i munguari i madh dhe me pasoja!  

Përfundimisht, nisur nga të gjitha këto pluse, minuse, procedura, dhe tematika, negociatat mund të mbyllen brenda vitit 2027 vetëm nëse gjithçka do të ecë “si thika në gjalpë“ pa asnjë problem dhe krizë, pa asnjë vonesë, pengesë dhe vonesë dhe mbi te gjitha suksesi i vërtetë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit; jo vetëm nga SPAKU, por nga qeveria dhe gjithë shoqëria jonë. Skandali më i fundit i tunelit të Llogarasë është kambanë e fuqishme alarmi!   

E megjithatë, kujdes, se sfida madhore e anëtarësimit në BE nuk merr fund  me mbylljen e negociatave. Sepse ratifikimi pas vitit 2027 i Traktatit të Anëtarësimit nga parlamentet e të 27 vendeve anëtare të BE-së  nuk është formal dhe procedurial. Sepse edhe pas vitit  2027, BE-ja  do të na kalojë ‘në vrimë të gjilpërës’ duke “shikuar në lupë” situatat, afera dhe kriza të reja të mundshme gjatë mbi 2 viteve që do të vazhdojë procesi i ratifikimit në të gjitha Vendet Anëtare të BE-së.  

Mbi të gjitha, për të qenë të saktë dhe të drejtë, ”Shqipëria në BE 2030” është vetëm objektivi ynë, natyrisht ai ka  mbështetjen në parim të Komisionit Europian, por BE-ja, dmth vendet e saj anëtare nuk e kanë shpallur këtë objektiv në asnjë dokument të tyre dhe nuk besohet ta bëjnë këtë për shumë shkaqe dhe arsye.

Në radhë të parë, mbasi  Këshilli i BE-së, dmth vendet anëtare nuk janë të qarta se çdo të bëhet me reformimin e brendshëm të BE-së, si kusht i tyre për realizimin e zgjerimit nga jashtë. Ka shumë ide dhe diskutime, por asnjë vendim. Madje, javët e  fundit, për shkak te pengesave të njohura   nga brenda BE-së, po hidhen ide dhe mendime që për t’i dalë të keqes  përpara, me qëllim që të mos ketë “ kuaj Troje”, sic e tha me 4 Nëntor në Bruksel Komisionerja Marta Kos me rastin e prezantimit të  Raport Progresit për vendet e Ballkanit Perendimor; përfshirë edhe  një periudhë ‘stazhi’ ose kalimtare për disa vite, anëtarësim pa të drejtë vote, etj.  

Sa për aspektin gjeopolitik si atuja   më e fortë e zgjerimit, BE-ja ka përvojë dhe shumë fantazi, duke sajuar lloj lloj mekanizmash dhe marifetesh të tjera, siç edhe ka bërë deri tani, që do të shërbejnë si gjethe fiku për të mbuluar vonesën apo dhe dështimin në këtë proces. Pa përjashtuar rastet  kur dhe vetë Komisioni Europian mund “ të verë gishtin mbi plagë” për të justifikuar çdo vonesë apo refuzim.

Ndaj do kuptuar nga të gjithë, por sidomos shumica qeverisëse se tani  është koha për punë, reforma dhe realizime konkrete nga brenda dhe jo nga jashtë nesh. Nuk na duhen rekordet në start, por reformat në finish; sepse realisht, edhe nëse ia arrijmë të  mbyllim negociatat dhe  anëtarësohemi në BE në vitin 2030, një mision mamuthian, sidomos  përballë realiteteve tona të brendshme, kjo prapë do të jetë  sa ngjarje  aq edhe rekord vonese; se do të  thonë hyrje në BE  21 vjet pas kërkesës,  kur ”simotrave” tona lindore iu deshën gjithsejt jo më shumë se 10 – 15 vjet! 

Ndaj, është më e drejtë të flasim, për atë që kemi ne më shumë në dorë, dmth përfundimin e mundshëm të negociatave brenda vitit 2027; ndërsa 2030 le tia lemë kohës dhe BE-së, se janë ato që e kanë plotësisht në dorë dhe që vendosin.    

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026
Kryesore

Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

10 Tetor, 2026
OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Shteti në rënie të lirë? Tirana në flakë, kryeministri Rama hesht

14 Tetor, 2026

SHBA-të “harrojnë” Europën”;  Trumpi dhe Putini “kërcejnë tango”

14 Tetor, 2026

Tirana në flakë, “triada bermudiane” në panik!

14 Tetor, 2026

Ambasada britanike: E drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës

14 Tetor, 2026

Dita e dytë e protestës studentore në Tiranë, bojkot në universitete, përplasje me policinë dhe zjarre

14 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.