Tomisllav Shoshtariç-Jutarnji List[i]
Kryeminisri belg Bart De Wever, nacionalist flamand, i cili më parë premtonte se atë rajon do t’a shkëpuste nga pjesa tjetër e Belgjikës, vazhdon të jetë i palëkundur në luftën për “çështjen blege” duke kundërshtuar partnerët europianë në idenë e marrjes së mjeteve nga prona e ngrirë ruse – e cila mbahet në institutin belg Euroclear – për t’ia dhënë me kredi Ukrainës.
Krerët e Basskimit Europian erdhën me 23 tetor në samitin e Brukselit që të prisnin presidentin ukrianas Volodimir Zelenski me një hua të madhe prej 140 miliardë euro të siguruar nga prona e ngrirë ruse, e cila është një shumë me të cilën vendi i tij do të mbijetonte në luftën kundër forcave agresore sëpaku dy vitet e ardhshme. Kryeministrat dhe presidentët ishin aq shumë të bindur në planin e tyre për kreditim saqë nisën të grindeshin mes tyre sesi duheshin shpenzuar këto para, dhe kur diskutimi u ndëpre për shkak të pauzës për drekë pa një marrëveshje mbi konfiskimin e mjeteve, erdhi goditja e realitetit – Belgjika bëri qartë me dije se nuk dëshiron të lejojë që e ashtuquajtura kredi e reparacionit të realizohet. Goditjen e dha 54-vjeçari De Wever duke thënë se rreziku i hakmarrjes nga ana e rusëve për shkak të shpronësimit të pronës së tyre sovrane është tejet i madh. Në rast se Moska do ta fitonte konfliktin juridik kundër Belgjikës ose Euroclear-it, depozituesi belg, vendi do të ishte i detyruar të kthente tërë shumën. “Kjo është plotësisht çmenduri”, tha ai.
Bllokada belge shkatërroi mbështetjen europiane për Ukrainën në një moment kritik. Sikur krerët europianë në samitin e tetorit të ishin marrë vesh për ta përshpejtuar planin e huasë, nënvizon Politico në analizën e tij, kjo do t’i dërgonte një sinjal të fuqishëm Vladimir Putinit për fuqinë afagjatë të Ukrainës dhe përkushtimin e Europës për t’u mbrojtur. Në vend të kësaj Zelenski dhe Europa u dobësuan për shkak të ndasive kur Donald Trumpi rriti pësrëri presionin për bisedime paqesore.
Ndërkohë Ukraina është gjithnjë e më afër humnerës financiare, Trumpi dëshiron që Zelenski të nënshkruajë një marrëveshje të njëanshme me Putinin, De Wever vazhdon të thotë – jo.
Von der Leyen argumenton, De Wever nuk impresionohet
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen të mërkurën paraqiti kuadrin për plotësimin e nevojave të ardhshme financiare të Ukrainës. Në tryezë ishin dy obsione, njëri prej tyre kredia e reparacioneve – BE-ja do të merrte fitimin nga prona e ngrisë ruse dhe do t’a drejtonte drejt Ukainëssi si hua. Kievi, sipas këtij propozimi, duhet t’i kthejë këto para vetëm nëse Rusia paguan reparacionet – në të kundërt prona ruse mbetet e ngrirë. Von der Leyen pohoi se BE-ja është përgjigjur me efektshmëri edhe ndaj shqetësimit të Belgjikës në lidhje me shfrytëzimin e pronës ruse – se obsionet marrin në shqyrtim dhe eleminojnë pothuajse të gjitha shqetësimet e Belgjikës rreth shfrytëzimit të kësaj prone dhe se propozimi ka masa të forta mbrojtëse dhe mekanizma për uljen e të gjithë rreziqeve juridike nga përdorimi i pronës.
Por reaksioni i De Weverit nuk premton. “Nuk jam ende i impresionuar, më lejoni të them kështu”, tha ai në një deklaratë televizive ndërsa BE-ja shpallte kuadrin e saj juridik. “Nuk do të hyjmë në rreziqe të cilat vënë mbi shpinën e belgëve qindra miliardë dollarë. As sot, as nesër, as kurrë”, deklaroi ai.
Më pas, në një intervistë për “la Libre” nënvizoi akoma më fort qëndrimin e tij duke thënë se Rusia nuk do të mposhtet në luftën kundër Ukrainës, duke i quajtur pohimet për mundjen e saj “përrallë dhe iluzion i plotë”. Për këtë, sikurse tha, prona e ngrirë ruse pas luftës do të kthehet në Moskë. “Kush është ai që beson me të vërtetë se Rusia do ta humbë luftën kundër Ukrainës? Rusia nuk do të humbë. Kjo është përrallë, shajni e plotë. Humbja e saj do të ishte plotësisht e padëshirueshme, destabiliteti do të mbërthente një vend i cili zotëron armë bërthamore… Kush beson se Putini do të pranonte me qetësi rrëmbimin e pronës ruse? Moska ka deklaruar qartë se, nëse kjo ndodh, Bvelgjika dhe unë personalisht, do t’i ndjejmë pasojat përherë. Kjo më duket periudhë pak a shumë e gjatë”, konkludoi ai.
“Rusët me siguri argëtohen”, komentoi një zyrtar i BE-së i njohur nga afër me ecurinë e bisedimeve. Krerët e BE-së vazhdojnë ende të mos merren vesh për planin përfundimtar i cili mund të parandalojë atë që Ukraina të mbetet pa para në takimin e Brukselit të datës 18 dhjetor, por meqënëse koha ecën, është në pikëpyetje nëse zyrtarët më të lartë mund ta bindin De Weverin për të ndryshuar mendim.
Ndërkohë, më shumë se 20 zyrtarë, politikanë dhe diplomatë, nga të cilët shumë kanë folur jozyrtarisht mbi çështje të ndjeshme, përshkruan për Politico se përpjekjet europiane për financimin e mbrojtjes së Ukrainës, janë mbërthyer në disfunksionimin politik dhe konfliktet e personaliteteve në nivelet më të larta. Pasoja potenciale për Europën – ndërsa Trumpi këmbëngul të detyrojë Ukrainën për një marëveshje të keqe paqesore – vështirë se mund të jetë më e rëndë. Sipas fjalëve të një burimi të afërt me diskutimet, propozimi i kredisë së reparacioneve ka filluar të ndeshë në probleme që nisën me tensionet mes DE Weverit dhe kancelarit të ri gjerman Friedrich Merz. De Weveri ka ardhur në pushtet shkurtin e kaluar mbas negociatave shumë mujore për koalicion, dhe tri javë më vonë kancelar në Gjermani u bë konservatori Merz, i cili menjëherë pas fitors i bëri thirrje Europës të punojë për “pavarësi” të plotë nga ShBA-të dhe paralajmëroi NATO-n se së shpejti mund të bëhet histori.
Në muajin shtator Merzi (i cili shtyu vizitën në Norvegji në mënyrë që enjten të udhëtonte për në Bruksel në darkë me De Weverin dhe Von der Leyenin me synim bindjen e kryeministrit belg për të mbështetur kredinë e reparacionit prej 165 miliardë euro për Ukrainën nëpërmjet përdorimit të pronës së ngrirë ruse. Shën. autorit), këmbënguli që Europa duhet t’i përdorë këto mjete nga prona e ngrirë ruse për ndihmë Ukrainës dhe me qëndrimin e tij të vendosur i frikësoi dukshëm belgët, të cilët atëherë ishin në biseda delikate me zyrtarët e BE-së që përpiqeshin të zbusnin shqetësimet e tyre. Shumë zyrtarë thanë se Merzi veproi joseriozisht, duke e shpallur këtë politikë fort dhe shumë heret – para se De Weveri të pranonte. Pesë ditë më vonë, von der Leyeni deklaroi se “nuk ka marrje të pronës ruse”, porse ajo vetëm do të përdorej si njëfarë kapari nga Moska për reparacionet e luftës të cilat i kishte borxh në mënyrë të paevitueshme. Paratë do t’i ktheheshin Rusisë vetëm në rastin, pak të mundshëm, nëse Kremlini pranonte të dëmshpërblente Kievin për shkatërrimet e luftës. Kjo iniciativë mori hov menjëherë, dhe shumë veta erdhën në samitin e Këshillit Europian e deklaroi shumë më përpara se krerët e BE-së të mblidheshin. Ambasadorët e 27 vendeve antare u mblodhën në mënyrë që të bisedonin mbi atë që do të arrinte samiti dhe të përpunonin formulimin e saktë të planeve në javët para takimit.
Në prag të samitit të tetorit, ambasadori belg në BE Peter Moors, u jepte sinjale kolgëve të tij se përparimi në planin për shfrytëzimin e pronës ruse ishte në rregull. Por, problemi, sipas fjalëve të katër zyrtarëve të mirëinformuar, ishte se në atë kohë Moorsi nuk kishte biseduar direkt me De Weverin, në një kohë që të gjitha vendimet për pronën ruse i merr kryeministri. Ndërsa të tjerët brenda qeverisë belge e dinin se kryeministri është i palëkundshmë në qëndrimin kundër marrjes së mjeteve financiare nga Euroclear-i, një nga institucionet më të vlefshme të vendit, ky diplomat që negocioi mbi marrëveshjen me sa duket nuk e dinte, gjë që do të thotë se askush në aparatin e BE-së nuk e kuptonte se sa serioz do të ishte kundërshtimi i De Weverit, derisa ai nuk erdhi i zemëruar në ditën e samitit.
Predispozicion gjithnjë e më i errët
Ndërkohë, në Belgjike po zhvillohet luftë e madhe politike në lidhje me buxhetin. “Negocioj me javë të tëra në mënyrë që të gjej 100 miliardë euro”, tha De Weveri në prag të samitit dhe shtoi se ky skenar sipas të cilit Belgjika do të detyrohej t’i kthente Rusisë një shumë dhjetë herë më të madhe është i pamundur. Samiti dështoi me një përgjigje të paqartë se krerët do të shqyrtojnë përësëri financimin e Ukrainës.
Çështja se çfarë duhej bërë me qindra miliardë dollarë vlerë të pronës ruse të ngrirë në llogaritë bankare perëndimore qëndronte para aleatëve të Ukrianës që në fillim të invazionit në vitin 2022, qëkur mjette financiare u ngrinë. Por tani, nuk janë vetëm europianët që i’a kanë vënë syrin kësaj prone. Amerikanët në heshtje, por me vendosmëri, i kanë bërë me dije Brukselit se kanë planet e tyre për këto mjete. Kur emisari i BE-së për sanksionet David O‘Sullivan udhëtoi këtë verë në Uashington, zyrtarët amerikanë i thanë hapur se duan që prona t’i kthehet Rusisë mbasi të arrihet marrëveshja paqesore, pohojnë dy burime të larta diplomatike. Trumpi është i padurueshëm që Kievi dhe Moska të pranojnë një marrëveshje të plotë paqeroe, ndërsa projekti i planit të tij prej 28 pikash përfshin edhe propozime për shkrirjen e pronës ruse dhe përdorimin e saj për përpjekje të përbashkëta në rindërtimin e Ukraniës, sipas së cilës ShBS-të marrin 50 përqind të fitimit, gjë që ka shkaktuar zemërim në kryeqytetet europiane. Dëshira e Trumpit për marrëveshje me Putinin – dhe planet e tij për pronën e ngrirë – kanë ndezur bisedimet e BE-së me De Weverin, por shumë qeveri të BE-së kanë mirëkputim për udhëheqësin belg sepse huamarrasit dhe politikanët e dinë mirë se sa e vështirë është për cilëndo qeveri të ndërmarrë një hap të këtillë, i cili teorikisht mund të të ballafaqojë me procedura të shtrenjta juridike. De Weveri është i shqetësuar se një veprim i tillë mund të groposë edhe vetë euron nëse goditja ndaj Euroclear-it do t’i detyronte investitorët të rishqyrtojnë mundësinë e vënies së pronës së tyre në bankat europiane.
Ditët e fundit, ndihmësi më i lartë i Ursula vod der Leyenit, Björn Seibert, ndër të tjera, ka investuar shumë kohë në përpjekje për të kuptuar objeksionet e Belgjikës dhe për të gjetur mënyra kreative për tejkalimin e tyre. Moorsi dhe ambasadorë të tjerë diskutojnë pa fund në lidhje me këto çështje gjatë takimeve të tyre reciproke dhe me Komisioni Europian. Por me kalimin e kohës, presidpozicioni është gjithnjë e më i errët. De Weveri javët e fundit ka marrë mesazhe me tone mjaft të zemëruara, madje edhe nga von der Leyeni, e cila në një moment edhe shtyu hapin vendimtar për deklarimin e projektit të kuadrit juridik i cili do të mundësonte përdorimin e pronës për kreditë e rinovimit.
“Kemi shpenzuar shumë kohë”, tha për Politico Björn Seibert, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e punëve të jashtme të Estonisë. “Fokusi jonë ishte ekskluzivisht presidentja e KE-së, duke kërkuar nga ajo që të paraqesë propizimin. Askush tjetër nuk mund të paraqesë një propozim”. “Të gjithë kemi përgjegjësi” që tani të përshpejtojmë, tha një diplomat tjetër, ndërsa një i tretë vërejti se madje edhe Belgjika javët e fundit e ka lutur KE-në të bëjë publike planet. Një zyrtar tjetër i BE-së tha se të gjithë duhet të qetësohemi dhe shtoi se De Weveri akoma më shumë duhet të zbresë nga pika e bardhë. Një diplomat tjetër tha se Belgjika “nuk mund të presë që dëshirat e saj do të mund të përmbushen plotësisht”. Kancelari Merz është veçanërisht i zemëruar – është i shqetësuar se taksapaguesit gjermanë mund të ndërhyjnë nëse huaja për pronën nuk do të miratohet. “mendoj se nevoja për këtë është gjithnjë e më urgjente”, deklaroi të premten e kaluar. “Ukrainës i nevojitet mbështetja jonë. Sulmet ruse po forcohen. Dimri po afron- ose më mirë të themi jami tashmë në dimër”.
De Weveri, sipas fjalëve të një diplomati, ende “lutet” që obsionet e tjera të mbeten në lojë. Në tryezë janë dy alternativa – sipas së parës qeveritë kombëtare të shteteve antare të BE-së duhet t’i dërgojnë ndihmë financiare Kievit nga buxhetet e tyre, gjë të cilën shumica e pjesmarrësve e konsideorn joreale duke patur parasysh gjendjen e vështirë të buxhetit në shumë prej vendeve europiane. Ideja tjetër është financimi i huasë për Kievin nëpërmjet huazimit të përbashkët të BE-së, gjë që vendeve kursimtare nuk u pëlqen sepse kjo do të grumbullonte borxhin të cilin do të duhet t’a paguajnë gjeneratat e ardhshme të taksapaguesve të vendeve të tyre. “Nuk jemi entuziastë me këtë… Parimi se Rusia duhet të paguajë dëmin është i drejtë”, thotë një diplomat.
“Çfarë bëhet me lëkurën e Ukrainës”?
Njëfarë kombinimi të këtyre zgjidhjeve alternative mund të ishte i paevitueshëm, veçanërisht nëse kredia e reparacionit nuk finalizohet në kohë në mënyrë që të përmbushë nevojat e Ukrainës. Në këtë rast, do të jetë i nevojshëm kredia urë si plani urgjent “B”. Në letrën drejtuar von der Leyenit, De Weveri thekson kundërshtimin e tij, duke e quajtur propozimin e kredisë së reparacionit si “fundamentalisht të gabuar”. “Jam plotësisht i vetëdijshëm për nevojën e gjetjes se një mënyre për vazhdimin e financimit të mbështetjes për Ukrainën”, shkruan De Weveri në letrën e tij drejtuar von der Leyenit. “mendimi im ka qënë se gjithmonë gjenden zgjidhje alternative për të përforcuar fjalët me vepra. Kur themi për atë se ‘është në diskutim lëkura e dikujt’, duhet të pranojmë se kjo është lëkura jonë”.
“Kush do t’a ketë këshilluar kryeministrin për një letër të tillë?”, tha me zemërim një diplomat, i zhgënjyer me pandjeshmërinë e dukshme të De Weverit. “Ai thotë se ‘është në diskutim lëkura e tij’. Po çfarë bëhet me Ukrainën?” pyet diplomati në fjalë.
Megjithëse i zhgënjen plotësisht aleatët, De Weveri vazhdon të ketë mbështetjen e plotë të qëverisë së tij për këtë qëndrim kokëfortë, i cili është përforcuar edhe nga Euroclear-i duke dërguar paralajmërimet e tij. Si shenjë se kjo temë është kritike për Belgjikën, shefat e Euroclear-it punojë direkt me zyrën e De Weverit.
Disa frikësohen me kërcënime për sigurinë e Belgjikës. Dronë misteriozë muajin e kaluar kanë turbulluar qarkullimin ajror në aeroportin e Brukselit dhe janë vënë re edhe mbi bazat ushtarake belge- dyshohet se spiunojnë avionët luftarakë dhe depot e municioneve. Eksiton shqetësim i madh se mos dronët mund të jenë pjesë e sulmit hibrid të Putinit mbi Europën dhe se Belgjika do të ndodhej në një rrezik të rritur, nëse De Weveri miraton përdorimin e pronës ruse.
Gjithsesi, detyra në fund të fundit mund të jetë e vështirë adje edhe për avokatët e mirëkualifikuar të KE-së, përmend Politico. Nuk është as afërsisht e sigurtë nëse ekziston ndopak ndonjë zgjidhje legjitime e cila do të mund të evitonte hakmarrjen e rusëve, por edhe veton hungraze, të kënaqte Belgjikën dhe të evitonte nevojën për të shpenzuar paraprakisht paratë e taksapaguesve europianë.
[i] https://www.jutarnji.hr/vijesti/svijet/de-wever-blokira-eu-pomoc-ukrajini-zamrznuta-ruska-imovina-15649493?cx_linkref=jl_home_g1
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA





























































