Zv/Kryeministri i Kinës He Lifeng do të kryesojë delegacionin për në Shtetet e Bashkuara për konsultimet ekonomike dhe tregtare me palën amerikane, në datat 19 – 23 shtator, njoftoi të shtunën Ministria e Tregtisë e Kinës.
Palët do të zhvillojnë konsultime mbi çështje ekonomike dhe tregtare me interes të ndërsjellë, të udhëhequra nga konsensusi i rëndësishëm i arritur nga krerët e dy shteteve.-cgtn





















































