Zoran Meter-geopolitika.news[i]
- Moska dëshiron sa më parë t’u përkushtohet temave “civile“, të lëpijë plagët e dhimbshme të luftës dhe t’i kthehet zhvillimit ekonomik të vendit dhe integrimit në rrymat ekonomike dhe tregtare ndërkombëtare. Por është e gatshme edhe për vazhdimin e luftës ku ka përparësi.
- Raportet mes Perëndimit dhe Rusisë janë turbulluar thellësisht dhe helmuar rrezikshëm. Trumpi e “don” aq shumë Rusinë saqë me shumë dëshirë do të donte që ajo të zhdukej dhe të mos ishte kurrë më problem amerikan, por është bukur mirë i vetëdijshëm për realitetin, e ai është tejet serioz.
- Mbasi të mbarojë faza e “nxehtë” e konfliktit mes Perëndimit dhe Rusisë në truallin ukrainas, pritet një “luftë e ftohtë” e re sipas formatit tashmë të shijuar të pas Luftës së Dytë Botërore. Do të vazhdojë para së gjithash në sferën ekonomike por do t’a karakterizojë edhe gara e armatimeve. Intensiteti i saj do të varet gjithsesi nga rezultatet e marrëveshjes për sigurinë mes Rusisë dhe Europës ose me mirë të themi mes Rusisë aleancës së NATO-s.
Dy janë ngjarjet me pasoja afatgjatë të javës së kaluar që ndodhën nëpër botë.
E para dhe më e rëndësishmja është plani paqesor për Ukrainën i presidentit amerikan Donald Trump, i cili, nëse kësaj here del me sukses (për këtë shanset janë shumë më të mëdha në raport me formulën e tij të parë paqesore në fillim të verës të cilën Moska e refuzoi) – do të ketë pasoja afatgjata për Europën por edhe parë globalisht (për këtë më shumë në konkluzionin në fund të kësaj analize).
Ngjarja tjetër ishte goditja me armë në Uashington, në afërsi të Shtëpisë së Bardhë, kur terroristi islamik me prejardhje afganiztanase qëlloi për vdekje dy pjestarë të Gardës kombëtare amerikane. Kjo do të ketë pasoja afatgjatë në radhë të parë për Shtetet e Bashkuara, megjithëse deri dikur do të ndikojnë edhe në kushtet në hapësirën e Azisë së Mesme.
Po e nisim nga kjo e dyta.
Sulmi në Uashington si një ndezës për politikë akoma më të ashpër antimigratore.
Kur u identifikua sulmuesi, ose më mirë të themi vrasësi, i dy pjestarëve të Gardën kombëtare amerikane, si refugjati 29-vjeçar afganistanas Rahmanullah Lakanwal, Shtëpia e Bardhë reagoi menjëherë, me deklarimin e Trumpit.
“Ky sulm thekson kërcënimin themelor ndaj sigurisë kombëtare. Administrata paraardhëse lejoi 20 milionë të huaj të pakontrolluar dhe të panjohur nga e tërë bota – nga vendi për të cilin nuk do të donit t’a dinit – të hyjnë në vendin tonë… Nuk do të tolerojmë sulme ndaj ligjit dhe rendit nga ana e njerëzve që kurrë nuk do të duhej të hynin në këtë vend. Duhet të kontrollojmë çdo shtetas të huaj i cili ka hyrë në Shtetet e Bashkuara nga Afganistani në kohën e Joe Bidenit. Duhet të kontrollojmë ata që nuk kanë vend në tokën tonë… Prandaj e kam urhëruar Pentagonin që të mobilizojë edhe 500 ushtarë të Gardës kombëtare në kryeqytet”.
Po sqaroj menjëherë: i dyshuari ishte pjestar i ushtrisë afganistanase, i cili, në programin e ish presidentit Joe Biden në kontekstin e tërheqjes ushtarake nga ai vend, kishte hyrë në ShBA, sikurse u ështe lejuar edhe 120.000 afganistanasve të cilët, në një mënyrë ose në një tjetër, kishin bashkëpunuar me forcat amerikane ose me qeverinë proamerikane në Kabul. Duke patur parasysh numurin e madh të atyre që këmbëngulnin me panik të iknin nga Afganistani, është e qartë se nuk ishte e mundur të bëheshin kontrolle të detajuara sigurie, gjë për të cilën nuk e befasua askush në mënyrë të veçantë sepse sulme të disa ekstremistëve shumë shpejt u realizuan edhe në disa baza amerikane në vetë Shtetet e Bashkuara.
Kjo ngjarje e shëmtuar administratës së Trumpit vetëm do t’i shërbejë për forcimin e masave federale me karakter antimigrator. Nuk ka dyshim se njëra prej tyre do të jetë edhe deportimi i përshpejtuar jo vetëm i shtetasve afganistanas të cilët kanë hyrë në bazë të programit të administratës Biden, por edhe të tjerë që nuk kanë vërtetim për hyrje legale në ShBA. Në një masë të madhe, procesi e deportimit ka përfshihrë edhe refugjatat ukrainas. (në ShBA nuk ka aq shumë – rreth 150 mijë), përfshirë edhe ata të aftë ushtarakisht të cilët juridikisht mund t’a quajnë veten të ikur nga kufta, dhe kanë të drejtë për të mos shërbyer në ushtri për shkak të ndërgjegjes. Por kjo gjë vështirë se mund t’u ndihmojë në këtë rast. Afganistanasit ndoshta do të deportohen në vendet e Azisë së Mesme, megjithëse atje nuk është se do t’i duan shumë duke patur parasysh programet e tyre antiterroriste dhe vleërsimet e rezikshmërisë të cilat bazohen më së shumti te Afganistani dhe proceset e atjeshme në pushtetin taleban. Por Trumpin është e vështirë t’a kundërshtosh.
Këtu duhet të kujtojmë edhe pretendimet e paradokohëshme të Trumpit të lidhura me kërkesën për kthimin e bazës ajrore më të madhe afganistanase Bagram nën kontrollin e ushtrisë amerikane, e cila i ka shërbyer asaj qysh nga fillimi i invazionit të ShBA-ve në këtë vend në tetor të vitit 2001 (bazën e ka pas ndërtuar në vitet 50-të Bashkimi Sovjetik). Në të njëjtin kontekst është pritmëria për forcimin e ndihmës ushtarake amerikane për Pakisatnin i cili që në fillim të mandatit të dytë të Trumpit i është afruar ShBA-ve edhe përkundër lidhjeve të ngushta me Kinën fqinjë. Momentalisht Pakistani është duke luftuar kundër forcave talebane në zonën kufitare mes dy shteteve dhe kërcënon vazhdimisht qeverinë në Kabul me ndërhyrje të fuqishme ushtarake. Ushtria pakistaneze me siguri ka kapacitet për një gjë të tillë, por është në pikëpyetje fakti sesa mund t’a përballonte financiarisht një gjë të tullë nëse luftimet në Afganistan zgjasin, gjithashtu duke marrë parasysh edhe gjendjen e vështirë ekonomike në vetë Pakistanin, si dhe me sfidat e sigurisë me të cilat ai përballet tradicionalsiht. Sepse, nuk ka asnjë dyshim se ndërhyrja do të sillte forcimin e sulmeve terroriste në vetë Pakistanin një pjesë e popullsisë të të cilit simpatizon lëvizjen talebane, sidomos në zonat kufitare. Nga të dyja anët e kufirit gjenden – dhe kjo nuk është më pak e rëndësishme – edhe vendburime të pasura me metale të tokave të rralla, dhe Islamabadi i’a ka premtuar tashmë të tijat Shteteve të Bashkuara, sikurse e kanë bërë edhe disa shtete të vendeve të Azisë së Mesme nga zonat tradicionale të ndikimit rus – si Uzbekistani dhe Kazakistani.
Plani paqesor i Trumpit për Ukrainën e ka ndarë Perëndimin.
Tani le t’i kthehemi një teme shumë më të rëndësishme – planit të ri paqesor të Trumpit për përfundimin e luftës. Kjo luftë, sipas mendimit tim ka ardhur në fazën e saj vendimtare dhe përmbyllëse – dhe për shkak të dy arësyeve kryesore:
E para është sepse forcat ukrainase përballen në vijën e luftës me vështirësi deri tani të papara të lidhura me plotësimin e kapacitetit të brigadave të tyre (i cili lëviz gjithsejt me 40-60 % të kapacitetit) si dhe me probleme lidhur me rrotacionin e njësive, gjë për të cilën shkaqet janë të ndryshme: nga problemet me mobilizimin, domethënë me rezistencën gjithnjë e më të madhe ndaj tij, deri te përdorimi shumë më intensiv nga ana e rusëve i dronëve vëzhgues dhe luftarakë në pjesë të ndryshme të frontit të cilët pikasin shumë shpejt lëvizjen e forcave të freskëta ushtarake të cilat shkojnë për të ndihmuar ato që janë cfilitur në lufimet e vështira që po zhvillohen gjatë ofensivës ruse e cila de facto po vazhdon që nga fillimi i këtij viti por është intensifikuar qysh gjatë verës.
Kjo shpie në humbje territoresh të papara deri tani (ndoshta me përjashtim të atyre të javëve të para të fillimit të invazionit rus) dhe vendeve të banuara – me perspektivën e humbjes së shpejtë të qyteteve tjera me rëndësi strategjike. Një nga ata është edhe Kupjanski (qytet me rëndësi në veri të zonës së Donjeckut- DNR sipas rusëve- i cili ka kaluar nën kontrollin e ushtrisë ruse pas një lufte që po zgjat që prej fillimit të vitit. I njëjti fat i pret edhe qytetet Severska dhe Konstantinovska në të cilët po zhvillohen luftime (me perspektivën e depërtimit të shpejtë në dy qytetet e tjera nën kontrollin ukrainas në DNR të cilët janë qendra të logjistikës dhe të komandës ushtarake për tërë Donbasin – Krematorsk dhe Sllavjansk ( që të dy me nga 100.000 banorë nisur nga rregjistrimi i popullsisë para lufte).
Të njëjtin fat si Kupjanski përjetoi javën e kaluar edhe Pkrovsku, diçka më në jug në DNR, ndërsa në rrethina dhe në Pokrovsk qyteti krejtësisht i varur Mirnohod është plotësisht i rrethuar nga forcat ruse. Përveç këtyre qyteteve, gjendja është kritike edhe në një pjesë të rajonit të Zaporozhjes i cili është nën kontrollin e forcave ukrainase (kujtojmë se Rusia deri pa pak kohëve kontrollonte rreth 70 përqind të të njëjtin rajon, të cilin Moska e ka aneksuar zyrtarisht në muaji tetor të vitit 2022, por jo qendrën administrative – qytetin Zaporizhje me rreth 700.000 banorë), ndërsa forcat ruse përparojnë për marrjen e vendbanimeve kufitare në rajonin e Dnjepropetrovskit fqinjë.
Meqënëse forcat ruse nuk kanë depërtuar drejt qytetit Zaporizhje ushtria ukrainase që më përpara ka ndërtuar një vijë të fortë mbrojtëse e cila është e formuar menjëherë pas ofesivës së saj të pasukseshme të verës së vitit 2023, me synim thyerjen e vijës mbrojtëse ruse të quajtur “dhëmbët e dragoit” të cilën e ka ideuar gjenerali rus tashmë i zëvendësuar Sergej Surovkin dhe depërtim më të thellë drejt gadishullit të Krimesë. Këtë vijë të përforcuar ukainase e përbëjnë disa vendbanime të cilët ditët e fundit kaluan shumë shpejt në duart e forcave ruse, ndërkohë që njësitë ukrainase ishin fokusuar në mbrojtjen e nyjes së qarkullimit –Pokrovsk. Kësisoj ranë Malla Tomaçka dhe një sërë vendbanimesh rreth qytetit të rëndësishëm të Hulajpoljes, në të cilin, në momentin që po shkruajmë këtë tekst, kanë nisur luftimet.
Ajo që është e pakëndshme për Kievin është se nëse ky qyteti i fundit bie, dhe janë të gjitha shanset se do të bjerë, rusëve u ofrohet mundësia për rrethimin dhe marrjen e vatrës së mbetur – qytetit Orihovo, pas të cilit forcave ruse u hapet rruga e përparimit me autostradë drejt vetë Zaporizhjes. Mbi dramacitetin e situatës dëshmojnë edhe fjalët e medias ukrainase “Strana” të datës 27 nëntor: “Mbrojtja e Huljapoljes është shndërruar në kaos, njësitë kanë braktisur pozicionet e tyre pa miratim, është hapur zjarr miqësor, ndërsa nëntë ushtarë ukrainas i kanë zënë rob dhe vrarë forcat ruse”.
Më poshtë po citoj edhe një pjesë të tekstiti të medias në fjalë të datës 27 nëntor, i cili tregon më së miri gjithë dramacitetin e gjendjes:
“Ekspertët ushtarakë ukrainas gjithashtu japin parashikime pesimiste në lidhje me frontin. ‘Situata është shumë e tensionuar. Predispozicioni i njerëzve tashmë është i keq, nuk dëshiroj të përkeqësoj situatën, por vetëm po them se situata është tejet e tensionuar dhe shumë e keqe. Nëse gjërat vazhdojnë kësisoj, do të vazhdojmë me humbjet – pak nga pak por do të humbasin truallin nën këmbë, Do të marrin Pokrovskun, pastaj zonën e Dnjepropetrovskit, pastaj do të përparojnë drejt zonës së Zaporizhjes, më pas do të kapërcejnë lumin (Dnjepër. Shën. aut) dhe do të marrin përsëri Hersonin, dhe më pas do të përparojnë drejt Nikollajevit. Kjo, për fat të keq, do të ndodhë me këtë udhëheqje që kemi dhe me këtë qëndrim ndaj luftës’- tha gjenerali i forcave të armatosura ukrainase Dmitro Marçenko, i cili në fillim të luftës ka udhëhequr mbrojtjen e Nikollajevit”.
Dhe si sinjal i qartë se në Ukrainë gjendja bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar erdhi edhe lajmi i Reuters-it sipas të cilit qeveria italiane gjithsesi i dorëzoi Gjermanisë ukrainasin Serhij Kuznjecov, i cili në atë vend akuzohet për komplot me synim shkaktimin e shpërthimit në gazsjellësin Rryma e Veriut në vitin 2022, sabotim antikushtetues për asgjësim të objekteve të rëndësishme.
Nuk ka më para
Dhe, arësyeja kryesore përse lufta ka hyrë në fazën përmbyllëse është problemi me vazhdimin e financimit të Ukrainës ose luftës së saj të mëtejshme kundër forcave ruse kreu shtetëror i të cilave Vladimir Putini bëri qartë me dije (edhe përkundër gjithë sanksioneve të ashpra që janë ndërmarrë kundër vendit të tij) se Rusia do të vazhdojë aktivitetet e saj ushtarake deri në qëllimet përfundimtare për të cilat ka nisur këtë luftë nëse nuk arrihen me mjete politiko-diplomatike. Për këtë dëshmojnë edhe paraqitjet e tij gjithnjë e më të shpeshta para kamerave televizive veshur me uniformë ushtarake në takime në komanda operative në zona sekrete me kreun më të lartë ushtarak të vendit dhe me gjeneralët e angazhuar në sektorët ushtarakë në fushëbetejat – sikurse ndodhi javën e kaluar ku u fol për çlirimin e Kupjanksut të lartpërmendur.
Buxheti ukrainas është de facto “një vrimë pa fund” dhe këtë e pranojnë edhe shumë zyrtarë europianë. Këtë vrimë është e vështirë t’a mbushësh në një afat të parashikueshëm, edhe përkundër faktit se me 21 nëntor përfaqësuesit e FMN-së dhe qeveria ukrainase arritën një marrëveshje preeliminare mbi programin e ri të financimit me vlerë afro 8 miliardë dollarë për periudhën 2026-2027.
FMN paraprakisht ka publikuar një prognozë të zezë, me të cilën parashikon hendekun e stërmadh në Ukrainë për vitet e ardhshme (raport i shefes së Misionit të FMN-së në Ukrainë Gavin Gray). Ajo shprehet se buxheti i këtij vendi për vite të tëra me radhë do të shënojë deficite rekord dhe se kjo prirje do të vazhdojë edhe në një të ardhme të paparashikueshme.
Këtu është me rëndësi të theksojmë se mjetet financiare të përmendura nuk kanë të bëjnë me armatosjen e ushtrisë ukrainase, për atë është e angazhuar BE-ja, ose më mirë të themi antarët e aleancës së NATO-s – për pagesat e detyrimeve operative dhe kthimin e kësteve të kredive të papaguara. BE-ja dhe NATO-ja që në muajin gusht kanë pranuar marrëveshjen e mbrojtjes së Trumpit sipas së cilës vendet antare do të blejnë armë amerikane dhe më pas do t’ia shesin kush t’i dëshirojë (natyrisht këtu nuk është fjala ekskluzivisht për Ukrainën por një formulim e i tillë Trumpit i shërben si “argument shtesë” sipas të cilit de facto ShBA-të po tërhiqen nga konflikti ukrainas, gjë që nuk është tamam kështu, por gjithsesi po ecet drejt kësaj).
Sipas fjalëve të javës së kaluar të Sekretarit të përgjithëm të NATO-s Mark Rutte, antarët e aleancës në bazë javore blejnë armë amerikane rreth një milardë dollarë dhe i’a dërgojnë Ukrainës (e cila natyrisht nuk paguan asgjë). Në bazë mujore kjo arrin në pesë miliardë dollarë- u mburr Rutte. Për këtë nuk të çudit fakti se presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, sipas citimit të POLITICO-s, javën e kaluar paralajmëroi përfundimin e përshpejtuar të procedurës juridike (një të tillë për këto qëllime nuk mund të ketë dhe për këtë të gjithë janë të vetëdijshëm) për marrjen e pronës së ngrirë ruse (ar dhe valutë), domethënë riorietnimin e rreth 140 miliardë eurove të aktivëve rusë për kreditimin e Ukrainës edhe përkundër faktit se Belgjika (institucioni financiar i të cilit Euroclear është depozituesi më i madh e aktivëve rusë – rreth 200 miliardë euro) e kundrshton një gjë të tillë pa garanci të forta për ndarjen e përgjegjësive për pasojat e mundshme për të gjithë antarët e Unionit. Për këtë shihni më gjërësisht artikullin në portalin tonë: https://www.argumentum.al/vendi-me-12-milione-banore-i-zgjat-doren-e-ndihmes-putinit-ukraina-me-keto-para-do-te-mund-te-jetonte-edhe-nje-a-dy-vite/
Nuk është çudi që kundërshtrim ndaj idesë së KE-së javën e kaluar, përveç më herët Hungaria dhe Sllovakia, shprehu edhe Italia, kësisoj mbetet të ndjekim me interesim se çfarë do të sjellë fundi i dhjetorit, cili do të jetë vendimi përfundimtar që do të merret mbi këtë lëvizje tejet të rrezikshme, të cilën e vëzhgon me vëmendje të madhe e tërë bota (natyrisht, të gjithë investitorët më të medhenj globalë).
Mbi planin e Trumpit
“Saga” rreth tij po merr përmasa dramatike. Ngjarjet ndryshojnë në bazë ditore.
Nxitur nga paniku i paparë që zuri aleatët perëndimorë dhe Kievin të cilët shumë shpejt ranë dakord se versioni fillestar i marrëveshjes ishte i papranueshëm për ata dhe se BE-ja do të dalë me propozimin e saj paqesor, në Gjenevë shumë shpejt u organizua takimi i delegacioneve amerikane dhe ukrainase. Të parin e drejtonte Marco Rubio, i cili në fund deklaroi se të dyja palët arritën të përafrojnë ndjeshëm qëndrimet e tyre rreth përmbajtjes së marrëveshjes, megjithëse ende jo të gjitha, gjë për të cilën marrëveshja është zvogluar nga 28 pika në 19 pika. Por kjo ishte e mjaftueshme për deklaratat fitimtare të politikanëve perëndimorë dhe mediave të tyre të cilët mburrën përsëri lëvizjen e Trumpit “në drejtimin e duhur”- atë të cilin tashmë e diktojnë aleatët europianë kur bëhet fjalë p[ër mënyrën e zgjidhjes së konfliktit ukrainas. Megjithatë, gëzimi zgjati shumë pak. Trumpi menjëherë pas dy ditësh paralajmëroi shkuarjen përsëri të emisarit të tij Steve Witkoff dhe të dhëndërrit të tij Jared Kushner në Moskë, gjë për të cilën disa media të njohura amerikane shkruan se ai është i pakënaqur me ndryshimet e planit në Gjenevë sepse mendon se Rusia do t’i refuzojë menjëherë. Për këtë bëri qartë me dije se nuk synon të takohet me Zelenskin, i cili deshi t’i vinte sa më shpejt pas suksesit në Gjenevë, ndërsa marrëveshja të mos arrihej ose të ishte afër arritjes.
Ndërsa Trumpi, duke gjykuar për nga teksi i deklaratës së tij, në thelb refuzoi të pranojë planin paqesor që përpunuan delegacioni urkaians dhe Rubio dhe kërkoi që bisedimet të vazhdojnë në nivel lokal derisda çëshjet e diskutueshme të zjgjidhen. Deri atëherë nuk do të miratojë asnjë revizionim të planit. Trumpi gjithashtu bëri qartë me dije se Kievi duhet ta përmbyllë sa më shpejt marrëveshjen paqesore dhe paralajmëroi se pala ukrainase duhet të bëjë lëshime. Deklaroi se Rusia në muajt e ardhshëm “gjithsesi do të marrë akoma më shumë territore ukrainase”. Ndërsa lëshimi kryesor i Moskës në këto bisedime është “të ndërpresin luftimet dhe të mos pushtojnë më territore”.
Në përfundim të kësaj teme do të shtoja gjithashtu se në prag të vendimit të Trumpit për dërgimin përsëri të Witkoff-it në Moskë në këtë të fundi nisën sulmet e orkestruara kundër mediave të mesme amerikane dhe europiane si dhe ndaj disa politikanëve dhe kongresmenëve amerikanë. Dhe si për çudi në opinionin publik rrodhën gjoja transkriptet e bisedave telefonike mes tij dhe emisarit të Putinit (Jurij Ushakov) të cilit i ka sugjeruar se në negociata paraqitet më mirë pala ruse. Për këtë Witkoff-in e shpallin agjent të Putinit dhe kërkojnë dorëheqjen e tij. Megjithjatë, një gjë e tillë Trumpit as që i shkon ndërmend, ndërsa në mbrojtje të Witkoff-it doli zëvendëspresidenti JD Vance. Njëkohësisht për pakënaqësinë e Ukrainës ministri i ushtrisë Daniel Driscoll deri në fund të javës u përgatit për udhëtim në Kiev ku gëlon hetimi për skandalin korruptiv që po trondit këtë vend dhe tërë botën dhe ende nuk po shuhet.
Konkluzion
Sikurse janë punët, europianët definitivisht janë shtyrë jashtë tryezës së bisedimeve mbi luftën ukrainase, ndërsa loja kryesore zhvillohet në trekëndëshin ShBA-Rusia-Ukraina. Megjithatë, kurrë nuk do t’i nënvlerësoja liderët europianë të cilët tashmë kanë treguar se dinë që ç’ke me të jo vetëm t’i përshtaten situatës por edhe t’a kthejnë në përfitim të tyre. Megjithatë, në këtë rast shanset kanë ku e ku më të pakta. Sidomos pas bërjes publike të Strategjisë amerikane të sigurisë e cila e ka shokuar Europën sepse de facto ky dokument më shumë preferon synimin e ShBA-ve për vendosjen e marrëdhënieve të qëndrueshme me Rusinë sesa të përkujdeset për bashkëpunim me aleatët europianë.
Sido që të jetë, lufta ukrainase po hyn në fazën e saj përmbyllëse. Besoj se shanset për përfundimine saj, edhe përkundër të gjithë të panjohurave dhe kundërthënieve, madje edhe histerinë e vërtetë politiko-mediatike janë më të mëdha se kurrë më parë. Natyrisht kjo nuk do të thotë se marrëveshja do të arrihet nesër, për një javë apo për një muaj, por gjatë vitit të ardhshëm gjithsesi po. Ndoshta deri atëherë nuk do të jetë nevoja për dakordësime të mundimshme mbi kërkesat ruse për tërheqjen e ukrainasve nga pjesët e mbetura të DNR – sepse këtë gjë deri atrëherë do t’a bëjë ushtria ruse, e ndoshta Kievi ka mundësi, me pragmatizëm dhe “ballëlart” të nisë përfundimin e luftës mbi bazën e gjendjes ekzistuese në vijën e luftimeve.
Sepse në të kundërt, të gjithë obsionet për Ukrainën dhe me këtë edhe për Perëndimin janë më të këqija. Për këtë tregon analiza e ftohtë mbi bazën e fakteve të njohura (dhe jo emocioneve), sikurse do t’a shpjegoj më poshtë. Putini tani me siguri njëqind përqind e di se ShBA-të (e për pasojë as NATO-ja) kurrë nuk do të luftojnë kundër Rusisë për Ukrainën. Në Perëndimin të gjithë ata që mund t’a dinë këtë, e dinë mirë se Ukraina për Rusinë gjithmonë ka qënë “vija e kuqe” (këtë e kanë ditur edhe para luftës por besonin në një skenar tjetër të cilin po e shohim tani), sikurse, përshembull, dihet mirë se Polonia është “vija e kuqe” për anglosaksonët për të cilën ndoshta anglezët ka shumë mundësi do të hynin në luftë me Rusinë nëse kjo e fundit nis ndonjë invazion.
Putini, Kievit ose më mirë të themi Perëndimit, tani i ofron mundësinë e tërheqjes vulnetare të Ukrainës nga 10 përqind të territoreve të mbetura të Donbasit, në mënyrë që të ndalë luftën në vijat aktuale të ndarjes në rajonet e Zaporozhjes dhe Hersonit (de facto kufirin e ardhshëm). Pra, nëse marrëveshja sipas kërkesave kryesore të rusëve pranohet dhe Rusisë i imponohet një luftë e ndyrë, sipas saj, lufta do të vazhdojë me ashpërsi akoma më të madhe. Nëse të gjithë, edhe në Rusi, edhe në Perëndim dhe botë në tërësi janë dakord me faktin që ushtria ukrainase është ajo që po e humb luftën dhe se luftimet e mëtejshme cfilitëse do të shpien vetëm në një gjendje akoma më të keqe dhe humbje teritoresh – është logjike atëherë të shtrohet pyetja, çfarë do të ndodhë nëse ushtria ruse dikur do të dalë në bregun e majtë të lumit Dnjepër dhe me këtë de facto përgjysmon Ukrainën në pjesën lindire dhe perëndimore? Ose akoma më shumë të pushtojë edhe Odesën ose Harkivin, ose që të dy këta qytete të cilët gjithsesi është krejtësisht e sigurtë se kanë qënë si synim në kokat e strategëve politikë dhe ushtarakë rusë në kohën e fillimit të invazionit?
A dëshiron pra Zelenski të pranojë realitetin e ri dhe të pranojë në kushtet atëherë pakrahasimisht më të këqija për një marrëveshje paqesore. Ose do të vazhdojë me luftime atëherë në mbrojtje të Kievit dhe pjesës perëndimore të vendit? Dhe, a dëshiron Perëndimi atëbotë të përzihet përfundimisht ushtarakisht (gjë që tani kurrsesi nuk e dëshiron) në mënyrë që të përpiqet të parandalojë kolapsin e plotë të Ukrainës dhe me këtë edhe strategjinë ose më mirë të themi politikën ndaj atij vendi?
Për këto arësye mendoj dhe besoj se plani i ri i Trumpit ka shanse për sukses. Pa marrë parasysh se pasojat politike ose numurimi i dëmeve në Kiev dhe në kryeqytetet europiane do ta nisë në mënyrë të paevitueshme, por kjo vetëm më vonë – atëherë kur të bjerë pluhuri, dhe të fillojnë e të shtrohen pyetje tejet të pakëndshme nga ana e qytetarëve.
Kjo luftë duhet të përfundojë heret a vonë. Jam i bindur se për të dyja palët është më mirë që të përfundojë sa më parë, madje edhe për Rusinë (pa marrë parasysh përfitimet e mëdha territoriale në rast të vazhdimit të luftës, sespe ajo edhe territorin e saj e ka tejet të madh). Moska nuk ka dyshim se sa më shpejt dëshiron t’u përkushtohet temave “civile”, të lëpijë plagët e dhimbshme të luftës dhe t’i kthehet zhvillimit të vendit dhe integrimit të tij në rrymat ndërkombëtare ekonomike dhe tregtare gjë që tani është rënduar shumë për shkak të sanksioneve pikërisht për shkak të kësaj lufte. Por gjithsesi, ajo është në pozitë më të mirë sesa janë Ukraina dhe Perëndimi. Sepse Ukraina e vetme nuk është në gjendje, ndërsa Perëndimi nuk dëshiron që për shkak të saj të hyjë në një luftë botërore, domethënë kataklizëm. Dhe Trumpi është i vetëdijshëm për të gjitha këto.
Prandaj janë budallallëk i madh disa komente të veçanta të mediave madje edhe të politikanëve sipas të cilëve Trumpi e don Putinin dhe për këtë ka dalë me planin e përmendur. E don aq shumë Rusinë sa me shumë dëshirë do të pranonte që ajo të mos ishte dhe të mos jetë më kurrë problem amerikan, por është i vetëdijshmëm për realitetin dhe mundësinë e padëshirushme që Shtetet e Bashkuara të përfshihen direkt në luftë në rast të përshkallëzimti të saj. Për këtë e ka kthyer fletën dhe është nisur në rrugën e stabilizimit të marrëdhënieve amerikano-ruse.
Luftë e re e ftohtë
Të mençurit europianë në gjithë këtë janë të parëndësishëm. Ata luajnë lojën e tyre personale për opinionin e tyre publik, por atij, në rastin e arritjes së marrëveshjes, gjithsesi do të detyrohen t’i japin shpjegime. Sepse çmimi që Europa duhet të paguajë për vite të tëra pas arrijet së marrëveshjes do të jetë tepër i shtrenjtë – financiarisht dhe gjeopolitikisht.
Sido që të jetë, pas mbarimit të fazës së “nxehtë” të konfliktit mes Perëndimit dhe Rusisë në truallin ukrainas, na pret një “luftë e ftohtë” e re, sipas formatiti tashmë të shijuar – atij të pas Luftës së Dytë Botërore. Do të vazhdojë para së gjithash në sferën ekonomike dhe tregtare, dhe gjithashtu do të karakterizohet nga nja garë e re armatimesh. Intenstiteti i saj gjithsesi do të varet nga marrëveshja e sigurisë mes Rusisë dhe Europës, ose më mirë të themi Rusisë dhe NATO-s. Nëse do të jetë gjithëpërfshirëse, e garantuar fort juridikisht dhe e përforcuar politikisht (që do të thotë zvoglim i tensioneve dhe histerisë mediatike e cila nxeh “paevitueshmërinë” e konfliktit)- intenstitet i garës do të jetë paksa më i ulët, gjë që do të jetë në të favor të zhvillimit të shëndetshëm të shoqërisë (infrastrukturë, shëndetsi, sociale, arsimin dhe programe e projekte të tjera për të cilët do të mungojnë gjithnjë e më shumë paratë).
Natyrisht, në këto dhe në kësi kushtesh zhvillimin i forcave mbrojtëse do të jetë i domosdoshëm – sepse historia, pra edhe kjo e reja – gjithmonë na ka mësuar se duhet të jemi të gatshëm.
Por kjo është ende, fatkeqësisht, më shumë dëshirë e mirë sesa perspektivë reale. Raportet mes Perëndimit dhe Rusisë janë turbulluar thellësisht dhe helmuar rrezikshëm.
[i] https://www.geopolitika.news/analize/tjedna-analiza-zorana-metera-toksicni-odnosi-rusije-i-zapada-treba-li-ih-mijenjati-ili-takvima-ostaviti/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA




























































