Shtatë vite më parë nisi një ide: të krijohej një hapësirë serioze për analizë, mendim kritik dhe debat mbi politikën e jashtme dhe zhvillimet gjeopolitike. Sot, kjo ide është kthyer në një platformë të konsoliduar, Argumentum.al, një media e dedikuar politikës së jashtme, opinionit dhe zhvillimeve globale.
Falë bashkëpunimit me emra të njohur në politikën e jashtme, diplomaci dhe analizë, si në Shqipëri ashtu edhe në rajon, Argumentum.al ka ndërtuar një hapësirë të besueshme dhe profesionale për debat dhe analizë.
Gjatë këtyre 7 viteve, kjo media online ka publikuar qindra analiza të thelluara, opinione dhe perspektiva për ngjarje të rëndësishme në vend, rajon dhe botë. Intervista ekskluzive me diplomatë, ambasadorë, dhe personalitete të tjera janë pjesë e pasurisë informative të Argumentum.al.
Prej disa vitesh, Argumentum sjell gjithashtu botimin e saj mujor revistën politiko-diplomatike, ( https://www.argumentum.al/revista) duke ofruar edhe edicione speciale të thelluara mbi ngjarje me rëndësi globale.
Sot, Argumentum.al ka një numër lexuesish të dedikuar dhe besnik, që e ndjek dhe e vlerëson për analizën e saktë dhe të paanshme. Ne nuk jemi media masive dhe nuk garojmë për klikime. Synojmë të tregojmë ngjarjet ashtu siç janë, të ofrojmë këndvështrime të reja, të shkojmë përtej lajmit të përditshëm dhe të themi të pathënat. Argumentum është gazetari e bazuar mbi fakte dhe argumente.
Ne kemi zgjedhur të mbetemi të Pavarur, Paanshëm dhe Profesionalë, duke u udhëhequr nga integriteti dhe përkushtimi ndaj së vërtetës.
Një falënderim i veçantë shkon për bashkëpunëtorët, që janë shtylla kryesore e platformës, duke garantuar profesionalizëm, besueshmëri dhe pavarësi. Falënderime dhe mirënjohje i shprehim gjithashtu çdo lexuesi, që na ndjek, na vlerëson dhe është pjesë e kësaj familjeje në Shqipëri, rajon dhe botë.
Ne do të vijojmë të ofrojmë gazetari të pavarur, të thelluar dhe të paanshme, duke kontribuar në dialogun publik dhe analizën serioze për politikën e jashtme dhe zhvillimet globale.
Faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi!
REDAKSIA
© 2026 Argumentum




























































