• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
22 Korrik, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

  • POLITIKË

    Ministri i Mbrojtjes: Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, vlerësim për rëndësinë strategjike të Shqipërisë

    Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Meksikës: Shtysë bashkëpunimit ekonomik

    Nënsekretarja Hooker takim me Hoxhën: Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin SHBA-të dhe Shqipërinë

    Shqipëria mbylli tre kapitujt e parë të negociatave, ambasada gjermane: Moment historik, vlerësojmë përpjekjet e ndërmarra

    Mbyllja e tre kapitujve të parë, Rama: Njerëzit duan më shumë, duhet të vazhdojmë të japim rezultate për qytetarët tanë

    Rama: “Ballkani i Hapur” u konsiderua ide e tmerrshme thjesht sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj

    Shqipëria dënon me forcë sulmet e Iranit ndaj vendeve arabe të Gjirit

    Kryeministri Rama në Paris me ftesë të Macron, pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën

    Ndarja nga jeta e Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, Rama: Burrë shteti vizionar dhe udhëheqës historik i Katarit

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    BE kritikon vendimin e Kosovës për prokurorët serbë

    Çfarë pret SHBA-ja për të nisur Dialogun Strategjik me Kosovën?

    Kosova e shpall ministren serbe person “të padëshirueshëm” pas deklaratave të saj për “spastrim etnik”

    KFOR-i amerikan patrullime përgjatë vijës administrative pranë kufirit me Serbinë e Maqedoninë e Veriut

    Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

    Kur politikanët ushqejnë mosbesim, qytetaria duhet të kërkojë ndryshim, jo polarizim

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Edicion Special (Azerbajxhan)

Politika e Azerbaixhanit  në Lindjen e Mesme, lidhjet, mbivendosja dhe divergjencat me Ankaranë

22 Korrik, 2026
in Edicion Special (Azerbajxhan), FOKUS, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Jorgji KOTE

Anëtar i Këshillit të Ambasadorëve të Shqipërisë

Të shkruash për këtë temë  është mision i vështirë  për shkak të kompleksitetit të sfidave, krizave, konflikteve, ndërhyrjeve, luftrave dhe demarsheve të panumurta diplomatike në një rajon përherë shëprthyes si Lindja e Mesme. Ca më tepër kur bëhet fjalë për Kaukazin Jugor, rajon me një rebus gjeopolitik po aq të ngatërruar.  

Për pasojë, lidershipit politik dhe diplomatik të Azerbajxhanit i është dashur të lëvizi përherë nëpër një tel të hollë ekuilibri, me skena, skenarë dhe të papritura befasuese, pasoja të përplasjes së interesave të ndryshme dhe ndonjëherë edhe të kundërta turke, izraelite, iraniane, ruse, siriane, europiane dhe kineze në Lindjen e Mesme.

Le ta theksojmë qysh në fillim se Azerbajxhani i kushton rëndësi më të madhe se vendet e tjera  marrëdhënieve në Lindjen e Mesme, si Rajon në përgjithësi dhe me secilin shtet, në veçanti me Arabinë Saudite por jo vetëm. E përbashkëta e këtyre marrëdhënieve janë mirëkuptimi, dialogu politik dhe lidhjet e biznesit, sidomos të gazit dhe naftës. Gjithashtu, Azerbaixhani është anëtar aktiv i  Organizatës së Bashkëpunimit Islamik ( OIC) në kuadrin e të cilës  ka mikpritur disa evente, përfshi Lojrat e Solidaritetit Islamik në Baku më 12 – 22 Maj  2017. 

Ndaj pranohet gjerësisht se Azerbajxhani bën dallimin e madh falë politikave dhe diplomacisë së kujdesshme; me theks të veçantë te trinomi – pragmatizëm, diplomaci energjitike dhe balancim strategjik, që synon sheshim  dhe konvergim.

Gjatë viteve të fundit, falë edhe demarsheve të tij diplomatike ka patur disa risi të favorshme gjeopolitike për rajonin e më gjerë  dhe veçanërisht për Azerbajxhanin.

Këtu veçojmë fitoren e luftës 44 ditore në vitin 2020 dhe operacionin special ushtarak 1 ditor në vitin 2023, duke rivendosur më në fund sovranitetin dhe integritetin territorial në të gjithë territorin e njohur ndërkombëtarisht, duke marrë nën kontroll ish rajonin Nagorno-Karabaku dhe shtatë rajone rreth tij. Përfundimi i kësaj odiseje të vërtetë  u zyrtarizua  më 8 Gusht 2025 në Shtëpinë e Bardhë, në përfundim të Takimit mes Presidentit Trump, Presidentit Aliyev dhe Kryeministrit  Pashinyan  me siglimin e « Deklarata e Përbashkët mbi Procesin e Paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë». Gjithsesi,  garantimi i një paqeje të qëndrueshme midis tyre varet nga ndryshimi kushtetues në Armeni, që ajo  të mos rivendikojë më territore si Nagorno Karabaku.

Ngjarja tjetër madhore për Bakunë, pas « periudhës së akullt » me Presidencën Biden ishte ngritja në nivel strategjik e marrëdhënieve me SHBA-të pas takimit të Presidentit Ilham Aliyev me Presidentin Trump në Uashington më 7 Gusht 2025.  Kjo u bë e mundur falë nënshkrimit të « Memorandumi i Mirëkuptimit për krijimin e Grupit të Punës  për  “Kartën e Partneritetit Strategjik” më 8 Gusht. Një arritje e shënuar kjo, mbasi në realitetet e reja gjeopolitike të krijuara në Kaukazin e Jugut, Azerbajxhani u konfirmua si  partner  i ngushtë dhe i besueshëm i SHBA-ve.

Me rëndësi të veçantë për Azerbajxhanin dhe marrëdhëniet me SHBA-të ishte nënshkrimi më 7 Gusht nga Presidenti Trump i pezullimit të « Aktit të Mbështetjes së Lirisë” dhe sidomos “Seksionit 907”  i  miratuar nga Kongresi Amerikan në vitin 1992. Ai akt ligjor , për të cilin edhe Komuniteti Armen në SHBA kishte lobuar fuqimisht, ndalonte ndihmat për Azerbajxhanin, për shkak gjoja të bllokadës së tij ndaj Armenisë. Për pasojë, Azerbajxhani ishte shteti i vetëm post-sovjetik që nuk merrte ndihma të drejtpërdrejta nga SHBA-të për lehtësimin e procesit të stabilizimit  politik dhe ekonomik pas shpalljes së pavarësisë së tij.

Megjithë pezullimin e tij në vitin 2001, falë mbështetjes së Azerbaixhanit për SHBA-të në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, Seksioni 907 është ende në fuqi; por së fundi, politika amerikane ka kërkuar  shfuqizimin e tij, sepse nuk është  efektiv dhe nuk i përshtatet marrëdhënieve të reja cilësore SHBA-Azerbajxhan.

Ndërkohë,  agresioni kundër Ukrainës e ka dobësuar shumë ndikimin rus në Baku dhe mbështetjen ndaj Armenisë; madje Rusia u detyrua t’i tërhiqte edhe paqeruajtësit e saj nga rajoni azer i Karabakut.  

Zhvillimi tjetër me efekte të ndjeshme, sidomos për Azerbajxhanin është promovimi nga SHBA-të i peshës dhe rolit gjeopolitik të Tϋrkiye në rajon dhe më gjerë, çka u konfirmua bindshëm edhe në Samitin e NATO-s në  Ankara më  7 – 8 Korrik 2026.

Rrjedhoja tejet pozitive për Lindjen e Mesme dhe për Azerbaixhanin  pati rënia e rregjimit tiranik të Assadit në Dhjetor 2024. Tani Bakuja ka shumë më tepër konvergim interesash me Sirinë për sigurinë, paqen dhe diplomacinë energjitike. Me mundësi të reja që  të pozicionohet akoma më mirë në Lindjen e Mesme.  

Ndaj në mesazhin e urimit për liderin e ri sirian  Ahmed Al – Sharaa në shkurt 2025, Presidenti Aliyev evidentoi “mundësitë e mëdha për rritjen e nivelit të marrëdhënieve” dhe e ftoi për vizitë në Baku.  Al – Sharaa e bëri këtë vizitë zyrtare në korrik 2025 në kuadrin e turit të tij diplomatik në rajon. Gjatë kësaj periudhe, Bakuja rihapi edhe ambasadën në Damask të mbyllur në vitin 2012.

Si mbështetës kryesor dhe solidar i Sirisë post Assad, Azerbajxhani i ka dërguar ndihma ekonomike Damaskut qysh në muajt e parë të vitit 2025. Në  Gusht 2025 Azerbaixhani filloi furnizimin e Aleppos me gaz natyror nëpërmjet Turqisë.

Zhvillimi tjetër më i rëndësishëm në këto muajt e fundit ishte  konflikti ushtarak midis  SHBA-ve/Izraelit dhe Iranit, i cili  ka krijuar tensione dhe dinamika të reja në këtë Rajon. Lidhur me marrëdhëniet e tij me Teheranin, krahas konvergjencës dhe lidhjeve të shumta historike dhe njerëzore, pranisë së komunitetit më të madh iranian prej 20 – 25 milionë vetë, Bakuja ka hasur në shumë kundërshti, rezerva dhe dyshime nga Teherani. Kjo kryesisht për shkak të aleancës së saj të ngushtë strategjike me Tϋrkiye, SHBA-të dhe sigurisht Izraelin, si vende armiq dhe sfidante të Teheranit që i sheh si kërcënim të sigurisë së tij. Megjithatë, Azerbajxhani ka mbajtur vazhdimisht  qëndrime të peshuara dhe të moderuara, duke mbrojtur sovranitetin dhe linjat e tij të politikës së jashtme;  ai ka vazhduar të zhvillojë marrëdhënie normale me Iranin, sidomos në fushën ekonomike, të transportit, etj.

Falë konsultimeve të rregullta diplomatike dhe vizitave të nivelit të lartë shtetëror janë kapërcyer edhe disa incidente të rënda. Këtu veçohen sulmi i një vrasësi në mjediset e brendshme të  Ambasadës së Azerbajxhanit në Teheran më 26 Janar 2023, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit u vra shefi i sigurisë dhe u plagosën disa të tjerë. Qeveria azerbajxhanase reagoi fuqimisht ndaj këtij «  akti terrorist » siç e quajti, edhe pse pala iraniane e konsideroi për arsye personale krimin në fjalë. Më në fund, terroristi u ekzekutua më 21 Maj 2025, çka çoi në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Incidenti i dytë i rëndë ndodhi më 6 Mars 2026, kur në kuadrin e luftës midis SHBA-ve, Izraelit dhe Iranit, ky i fundit goditi dhe dëmtoi me katër dronë aeroportin, një shkollë  dhe shumë civilë në enklavën autonome të Nackchivan të Azerbajxhanit.  Ky i fundit reagoi me shumë ashpërsi nëpërmjet  kanaleve diplomatike. Bakuja e mbylli përkohësisht selinë e saj në Teheran dhe e rihapi në prill 2025, me personel të kufizuar dhe me garancitë e duhura nga pala iraniane për sigurinë e saj. 

Ndërkohë, Azerbajxhani bën përpjekje maksimale me qëllim që t’i ketë krahët e sigurta edhe me Rusinë. Marrëdhëniet e tyre janë ftohur ndjeshëm pas rrëzimit të një avioni azer në territorin rus në dhjetor 2024, bombardimit  tri herë  të ambasadës së saj në Kiev gjatë vitit 2025 dhe incidenteve me shtetas azerë në Rusi. 

Megjithatë, diplomacia azere tregohet  e  matur,  me distancim por jo armiqësim, duke shtuar kontrollet sidomos mbi fuqinë e butë ruse dhe duke mbajtur hapur në çdo rast kanalet e komunikimit. Këto janë qëndrime të drejta sepse vërtet që pas agresionit në Ukrainë, Rusia  nuk i ka kapacitetet për një fushatë  ushtarake në Kaukaz, por prapë  ajo  vazhdon të ndjekë ambiciet ekspansioniste në atë rajon.

Rreziku tjetër nga Rusia është bashkëpunimi i saj me Iranin për të penguar procesin e paqes në rajon; duke filluar nga kundërshtimi i ndërtimit të Korridorit të Paqes Trump, si edhe me provokime  politike dhe ushtarake në rajon.

Padyshim që një nga përparësitë kryesore të diplomacisë azere është partneriteti strategjik me Turqinë, duke përfshirë këtu konvergjencat dhe divergjencat përkatëse.

Aleanca e tyre e ngushtë ka filluar në vitin 1992 me moton “një komb, dy shtete” e cila mishëron vëllazërinë etnike, ndërvarësinë energjitike dhe bashkëpunimin ushtarak. Ky i fundit mbështetet në Deklaratën e Shushas, të nënshkruar më 15 Qershor 2021. Pakti dypalësh i Mbrojtjes i krijuar mbi atë bazë u parapri dhe vijoi me ndihmën e madhe ushtarake turke gjatë Luftës së dytë 44 ditore të Karabakut.  

Krahas bashkëpunimit ushtarak dhe atij ekonomik, ky i fundit i pasqyruar sidomos në  Gazsjellësin Natyror Trans- Anatolian (TANAP) dhe Naftësjellësin Baku-Tbilisi-Ceyhan, pika të domosdoshme tranzitimi energjitik në Europë, Turqia  i siguron  Azerbajxhanit edhe mbulesën e duhur  diplomatike ndaj Iranit dhe Rusisë.

Ashtu siç u përmend edhe në fillim, Samiti i NATO-s në Ankara konfirmoi besimin e Presidentit Trump ndaj Tϋrkiye  dhe Presidentit Erdogan, si aktor dhe faktor kyç stabiliteti në Lindjen e Mesme. Mirëpo, falë partneritetit strategjik me Azerbajxhanin,  ndikimi turk pritet të  zgjerohet edhe në Kaukazin e Jugut; kjo është me interes për SHBA-të, mbasi shmang ose kompenson angazhimin e tyre aktiv dhe të drejtpërdrejt në rajon, sipas parimit amerikan «offshore balancing» . 

Megjithatë, do theksuar se Bakuja nuk e sheh vehten si shtojcë të politikës turke; përkundrazi, ajo ka identitetin e vet të formuar për dekada të tëra; ndaj promovimi i Tϋrkiye në hierarkinë e vendeve perendimore shihet si një moment që krijon lehtësi dhe mundësi të reja për një rol akoma më aktiv rajonal të Azerbajxhanit.

Vlen të theksohet se krahas konvergjencës së lartpërmendur të vlerave dhe interesave mes tyre, marrëdhëniet me Türkiye ndikohen deri në një farë mase, madje bëhen arsye për fërkime dhe tensione për shkak të partneritetit strategjik të Azerbajxhanit me Shtetin e Izraelit, si përparësia tjetër madhore e diplomacisë së tij. Në fakt, Tel Avivi ka krijuar me Bakunë një nga aleancat më të forta ushtarake dhe të sigurisë në hapësirën post-sovjetike. Nëse Türkiye i siguron një ankorim rajonal sigurie, Izraeli i ofron Bakusë bonuse ndërkombëtare dhe fleksibilitet strategjik. Pastaj, krahas Türkiye, Luftën e Karabakut e mbështeti fuqimisht edhe Izraeli. Dronët dhe municionet vdekjeprurëse izraelite luajtën rol vendimtar në thyerjen e mbrojtjes armene në atë luftë. Azerbajxhani blen 70 për qind të armëve nga Izraeli. Në këmbim, Bakuja furnizon Izraelin deri 60  për qind të nevojave për naftë. Izraeli i ka krijuar Bakusë hapësira për manovrime diplomatike dhe për lidhjet me Uashingtonin. Kjo e fundit është me shumë vlera, nisur nga synimi i lartpërmendur i Azerbajxhanit për të shfuqizuar Seksionin 907 të Aktit amerikan të Lirisë. Kësisoj, Azerbajxhani renditet te miqtë më të besueshëm të Izraelit në botën myslimane.

Po për këtë shkak, midis Ankarasë dhe Bakusë ka patur divergjenca dhe incidente të ndryshme. Kështu, Presidenti Erdogan në disa fjalime ka fetishizuar rolin turk në fitoren azere në Luftën e vitit 2020. Gjithashtu, media proqeveritare turke kanë kërkuar pa të drejtë mirënjohje më të madhe nga Azerbajxhani për atë ndihmë dhe që marrëdhëniet e tij me Turqinë të kenë përparësi mbi ato me Izraelin.

Gjithashtu, Erdogani ka dyshime se Izraeli mund ta tërheqë Azerbajxhanin në një konfrontim të gjerë rajonal kundër Iranit, duke shtuar rrezikun e përfshirjes së  Türkiye në të. Për pasojë, Ankaraja që synon të shmangë përfshirjen direkte i sheh sjelljet rajonale të Izraelit si një kërcënim potencial ndaj interesave të veta. Pikërisht në këtë kontekst, Aliyev shfaqet si balancues dhe stabilizues i  konkurrencës  strategjike të dy aleateve të tij të ngushtë, siç ka bërë me sukses edhe vite më parë.

Ndërsa sa i takon Bakusë, shqetësimi i saj është se Izraeli, duke përfshirë opozitën  dhe lobet e tij në Uashington po e cilësojnë Tϋrkiye si “ Irani i ri”  dhe si “ kërcënim i ri në rritje” çka natyrisht e ve në pozita të vështira  Azerbajxhanin përballë Tϋrkiye.

Në këto kushte, çështja për Azerbajxhanin është se çfarë do të ndodhte nëse Izraeli do të përplasej me Tϋrkiye. Megjithatë, ky shqetësim nuk shtrohet ende si dilemë.

Kjo diplomaci e suksesshme balancuese azere midis Turqisë dhe Izraelit u shfaq edhe ditët e fundit, si reagim efikas ndaj një Projekt-ligji të qeverisë Izraelite në muajin Qershor për të njohur zyrtarisht genocidin Otoman të vitit 2015 në Armeni. Një vendim i tillë për një çështje tejet të ndjeshme u konsiderua “shqetësim serioz“ për Bakunë diplomatike. Falë ndërhyrjeve diplomatike të Presidentit Aliyev,  Kryeministri Netaniahu njoftoi më 19 Korrik se projekt-ligji në fjalë u anullua dhe u hoq nga axhenda e Knesetit, çka shmangu një tension dhe konflikt të ri me pasoja për gjithë Rajonin.

Kjo është produkt i përpjekjeve të të dy vendeve për ngushtimin e  hendeqeve politike e kulturore, duke u fokusuar në forcimin e identitetit të përbashkët turkik, ndërvarësinë ekonomike dhe interesat e  paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Këtu vlen të theksohet ndihmesa e vyer e Bakusë në lehtësimin e procesit të afrimit midis Tϋrkiye dhe Izraelit; ajo e ka luajtur këtë rol prapa kuintave  në përpjekjet për normalizim në vitet 2016, 2018 dhe 2021. Ngjarja më e rëndësishme në këtë drejtim ishte vizita e Presidentit Isaac Herzog në Ankara në prill 2022 dhe takimet e  mëpastajme midis Erdogan dhe Kryeministrit të atëhershëm izraelit, Yair Lapid, çka çoi në rivendosjen e plotë të marrëdhënieve diplomatike. Pas ngrirjes së marrëdhënieve ndërmjet tyre, Azerbajxhazni ka ndërhyrë sërish si ndërmjetësues.  Edhe Presidenti Aliyev ka shprehur publikisht shpresën se “ terreni për normalizim dhe fushat e  interesit të ndërsjellë midis tyre mund të gjinden sërish ». Në muajin Prill 2025 u njoftua se  zyrtarë turq dhe izraelitë ishin takuar  në Baku për të vendosur një linjë të përhershme komunikimi dhe për t’i dhënë fund konfliktit në Siri. Disa ditë më vonë në Azerbajxhan u zhvilluan bisedime  konfidenciale midis zyrtarëve izraelitë dhe sirianë, me praninë atje edhe të vëzhguesve turq.

Azerbajxhani ka mbajtur qëndrime tipike ekuilibruese edhe ndaj luftës midis Izraelit dhe Palestinës, si aleat strategjik i të parit dhe me  identitetin e vet si vend mysliman.  Bakuja ka mbajtur profil anjanjës, ajo nuk ka marrë pjesë në samite urgjente për atë konflikt dhe nuk e ka cilësuar Hamasin  organizatë terroriste. Ndërkohë, Azerbajxhani nuk merr pjesë me trupa në Gaza  dhe as nuk angazhohet ushtarakisht në konflikte rajonale;  sipas saj, ato duhen zgjidhur nga vetë vendet e rajonit. Bakuja ka përgënjeshtruar fort njoftimet në disa media të huaja se gjatë luftës kundër tij, Izraeli ka sulmuar Iranin me drona nga territori i Azerbajxhanit.

Ndërkohë, ashtu siç u rikonfirmua më 16 Korrik 2026  në Baku, në takimin e Presidentit  Aliyev me Kryeministrin e Palestinës, Muhammad Mustafa, Azerbajxhani  është në favor të krijimit të shtetit Palestinez sipas “zgjidhjes me dy shtete“, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet të tij.  Ai e ka mbështetur Autoritetin Palestinez me ndihma humanitare; ndërmjet të tjerash, ajo mbulon shpenzimet eAmbasadës Palestineze në Baku dhe synon të çelë Zyrën e saj Përfaqësuese në Ramallah. Gjithashtu, Bakuja sponsorizon studimet universitare në Azerbajxhan të  23  studentëve palestinezë, nga 37 që janë jashtë vendit. Në vijim, ajo synon të ndërtojë edhe një shkollë të mesme, etj. Ashtu siç u shpreh gjatë takimit në Baku me Presidentin Aliyev edhe Kryeministri palestinez Mustafa, këto dëshmojnë për « nivelin e lartë të marrëdhënieve dypalëshe mes tyre »   

Së fundi, nisur nga sa sipër, bashkohem me shumë politologë dhe ekspertë të mirënjohur  ndërkombëtarë se me diplomacinë e tij pa bujë por plot bukë, Azerbajxhani është konfirmuar si Fuqi e Mesme efektive, me ndikim dhe jehonë rajonale dhe më gjerë. Ajo jep një shembull pozitiv të kapërcimit të situatave nga më të vështirat; me  mendim diplomatik, me durim  strategjik, me mirëkuptim dhe tolerancë, në bashkëpunim të ngushtë me aktorë dhe faktorë madhorë gjeopolitikë, sidomos me SHBA-të, BE-në dhe  me zbatimin konsekuent të politikave të fqinjësisë së mirë.

Për rrjedhojë, mund të thuhet se politika dhe diplomacia Azerbajxhanase përbën garanci solide për « një lundrim » të  qetë dhe sigurt në ujrat e turbullta, si  në Lindjen e Mesme ashtu edhe dhe Kaukazin e Jugut.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

NATO: Aleatët nuk kanë përgjigje për katër pyetje

21 Korrik, 2026
Kryesore

Samiti i unitetit! Mendo për paqe dhe përgatitu për luftë!  Eshtë vetëm hapja e  mbylljes!  Pauzë midis dy luftrave!

20 Korrik, 2026
FOKUS

Nuk është aspak e lehtë ta dënosh pengmarrësin në Beograd!

20 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

22 Korrik, 2026

Politika e Azerbaixhanit  në Lindjen e Mesme, lidhjet, mbivendosja dhe divergjencat me Ankaranë

22 Korrik, 2026

Kuvajti dhe Jordania sulmohen me dronë dhe raketa nga Irani

22 Korrik, 2026

Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

21 Korrik, 2026

NATO: Aleatët nuk kanë përgjigje për katër pyetje

21 Korrik, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.