Kuvendi i Shqipërisë do të rinisë punimet të martën, më 8 shtator 2026, në orën 17:00, me çeljen e Sesionit të III-të të Legjislaturës së XI-të.
Përmes urdhrit nr. 51, të datës 4 shtator 2026, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur deputetët në seancën e parë plenare publike pas përmbylljes së pushimeve të verës që zgjatën gati gjashtë javë.
Sipas dokumentit zyrtar, seanca plenare do të konsistojë në tri pika kryesore:
-Hapja e punimeve: Çelja zyrtare e sesionit të III-të të Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, mbështetur në nenin 74, pika 1 të Kushtetutës dhe rregulloren e parlamentit.
-Miratimi i procesverbaleve: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga seanca e fundit plenare e zhvilluar më 27 korrik 2026.
-Njoftimet zyrtare: Paraqitja e njoftimeve mbi projektligjet e depozituara dhe nismat e reja parlamentare.

Rikthimi i Kuvendit në aktivitet shënon nisjen e një sesioni të ri parlamentar, në një klimë politike të dominuar nga përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës.
Përtej rendit formal të seancës së parë, sesioni i ri pritet të rikthejë në qendër të vëmendjes aksionin opozitar, marrëdhëniet mes institucioneve dhe debatet politike që pritet të shoqërojnë punimet e Kuvendit gjatë muajve në vijim.
© 2026 Argumentum
















































