Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në edicionin e 52-të të Forumit “Intelligence on the World, Europe and Italy”, që zhvillohet në Cernobbio, Itali, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë politikë, institucionalë dhe ekonomikë nga Evropa dhe më gjerë.
Kryeministri Rama do të jetë pjesë e panelit “Agjenda për Evropën”, në sesionin kushtuar “Rajonit të Mesdheut”, së bashku me kryeministrin e Kroacisë dhe Presidentin e MED9, Andrej Plenković. Paneli do të moderohet nga ish-kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni.
Në fokus të Forumit janë zhvillimet gjeopolitike dhe ekonomike, pozicioni i Evropës në botë, sfidat globale dhe roli i Mesdheut në arkitekturën e re evropiane dhe ndërkombëtare.
/Argumentum.al





















































