• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

  • POLITIKË

    Kuvendi i Shqipërisë deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës: Koordinojmë veprimet me Kosovën për korrigjimin e padrejtësisë

    Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Tirana politike kundër vendimit të Hagës: “Padrejtësi”

    Presidenti Begaj pritet nga presidenti i EBA, fokus tek investimet dhe bashkëpunimi dypalësh

    Viti i ri shkollor nis në gjithë vendin, liderët politikë përcjellin mesazhet e tyre

    “Prania Besnike”, Rama: Çdo të premte në 17:00, dëgjojmë qytetarët

    Presidenti Begaj merr pjesë në ceremoninë e lamtumirës së mbretit të Norvegjisë Harald V

    Sesioni i ri parlamentar/ Presidenti Begaj, mesazh deputetëve: “Përgjegjësia ndaj Shqipërisë është e përbashkët”

    Historike/ Berisha rikthehet në SHBA: “Liria funksionon”

    Kryeministri Rama në Itali: “Nuk na duhet vetoja, por vendi rreth tryezës së BE-së”

  • SOCIALE / KULTURË

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Thaçi iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës ta ruajnë qetësinë pas vendimit të Speciales 

    Kryeministri Kurti pas vendimit të Hagës: “Padrejtësi e papranueshme ndaj ish-krerëve të UÇK-së”

    Vendimi i Hagës, reagime të forta në Kosovë: Osmani, Konjufca, Haradinaj, PDK dhe Abdixhiku mbrojnë luftën e UÇK-së

    Vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së: Thaçi e Krasniqi 25 vjet burg për krime lufte, 18 për Veselin dhe 13 për Selimin

    Hagë, sot aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi

    Në pritje të aktit të fundit të drejtësisë për Kosovën, Haga shpall sot aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

  • POLITIKË

    Kuvendi i Shqipërisë deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës: Koordinojmë veprimet me Kosovën për korrigjimin e padrejtësisë

    Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Tirana politike kundër vendimit të Hagës: “Padrejtësi”

    Presidenti Begaj pritet nga presidenti i EBA, fokus tek investimet dhe bashkëpunimi dypalësh

    Viti i ri shkollor nis në gjithë vendin, liderët politikë përcjellin mesazhet e tyre

    “Prania Besnike”, Rama: Çdo të premte në 17:00, dëgjojmë qytetarët

    Presidenti Begaj merr pjesë në ceremoninë e lamtumirës së mbretit të Norvegjisë Harald V

    Sesioni i ri parlamentar/ Presidenti Begaj, mesazh deputetëve: “Përgjegjësia ndaj Shqipërisë është e përbashkët”

    Historike/ Berisha rikthehet në SHBA: “Liria funksionon”

    Kryeministri Rama në Itali: “Nuk na duhet vetoja, por vendi rreth tryezës së BE-së”

  • SOCIALE / KULTURË

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Thaçi iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës ta ruajnë qetësinë pas vendimit të Speciales 

    Kryeministri Kurti pas vendimit të Hagës: “Padrejtësi e papranueshme ndaj ish-krerëve të UÇK-së”

    Vendimi i Hagës, reagime të forta në Kosovë: Osmani, Konjufca, Haradinaj, PDK dhe Abdixhiku mbrojnë luftën e UÇK-së

    Vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së: Thaçi e Krasniqi 25 vjet burg për krime lufte, 18 për Veselin dhe 13 për Selimin

    Hagë, sot aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi

    Në pritje të aktit të fundit të drejtësisë për Kosovën, Haga shpall sot aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home JO VETEM LAJM

SPECIALE/ Kina bashkëkohore nga këndvështrimi i Ballkanit: Dialog, histori dhe mundësi të reja bashkëpunimi

19 Shtator, 2026
in JO VETEM LAJM, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Akademikë, diplomatë dhe ekspertë nga Shqipëria, Kina, Italia dhe Maqedonia e Veriut diskutuan në një konferencë ndërkombëtare në Tiranë për Kinën bashkëkohore, historinë e marrëdhënieve dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit.

Në një kohë kur marrëdhëniet e Kinës me Evropën dhe Perëndimin zhvillohen në një realitet të shënjuar nga ndryshime të mëdha gjeopolitike, ekonomike dhe teknologjike, Tirana u bë këtë javë një hapësirë diskutimi mbi mënyrën se si Kina bashkëkohore perceptohet dhe kuptohet nga Ballkani.

Si kuptohet Kina e sotme në Ballkan? Sa ndikojnë historia, perceptimet politike dhe mënyra se si prodhohet informacioni në marrëdhëniet mes Kinës dhe vendeve të rajonit? Dhe, mbi të gjitha, cilat janë mundësitë e reja të bashkëpunimit në një rend ndërkombëtar që po ndryshon me shpejtësi?

Këto ishin disa nga pyetjet që u vendosën në qendër të konferencës “Vëzhgimi i Kinës bashkëkohore nga Ballkani: Dialog dhe reflektime”, zhvilluar në Tiranë më 18 shtator, me pjesëmarrjen e studiuesve, akademikëve, analistëve dhe përfaqësuesve të institucioneve nga Shqipëria, Kina, Maqedonia e Veriut dhe Italia.

Konferenca u organizua nga Instituti Shqiptar për Studime të Globalizimit (AIGS) dhe Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, ndërsa Argumentum.al e mbuloi aktivitetin si partner mediatik.

Në qendër të diskutimeve nuk ishte vetëm Kina si fuqi globale, por edhe mënyra se si ajo perceptohet nga Ballkani, si është formësuar kjo marrëdhënie gjatë dekadave dhe si mund të kuptohen më mirë mundësitë dhe kufizimet e bashkëpunimit në kushtet e reja ndërkombëtare.

Musabelliu: “Sa mirë e kuptojmë në të vërtetë Kinën sot?”

Në hapje të aktivitetit, Dr. Marsela Musabelliu, Drejtore Ekzekutive e AIGS, e vendosi diskutimin në një pikënisje që lidhej me vetë mënyrën se si ndërtohet njohja e një vendi.

“Ne po jetojmë përmes një periudhe ndryshimesh të mëdha në çështjet ndërkombëtare dhe Kina është një pjesë e rëndësishme e këtij ndryshimi. Për ne në Ballkan, të kuptuarit e këtyre zhvillimeve është veçanërisht i rëndësishëm”, tha Musabelliu.

Pyetja, sipas saj, nuk është thjesht se çfarë mendon Ballkani për Kinën, por sa mirë e kupton në të vërtetë Kinën e sotme.

Në këtë kuadër, ajo iu referua disa prej koncepteve që Kina ka vendosur në qendër të diskursit të saj ndërkombëtar, si “një komunitet me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin”, “multilateralizmi i vërtetë” dhe “bashkëpunimi me përfitim të ndërsjellë”, si dhe kundërshtimi i mentalitetit të Luftës së Ftohtë dhe i logjikës së lojës me shumën zero.

Por pyetja që shtroi Musabelliu ishte se si kuptohen këto ide në Evropë dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.

“Por si kuptohen këto ide këtu, në Evropë dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimor? Si përputhen ato me mënyrën se si Kina diskutohet dhe perceptohet në shoqëritë tona?”

Ajo theksoi se këto pyetje nuk mund të marrin përgjigje nga një perspektivë e vetme.

“Këto nuk janë pyetje që mund të marrin përgjigje vetëm nga një perspektivë, madje as në aktivitetin e sotëm, por mund të nisim diku. Pikërisht këtë shpresojmë të bëjmë në këtë forum: dialog, hapje dhe reflektim mbi mënyrën se si mund ta kuptojmë më mirë realitetin e njëri-tjetrit.”

Në këtë frymë, Musabelliu e përkufizoi qëllimin e forumit si krijimin e një hapësire ku Kina bashkëkohore të mos reduktohet në një narrativë të vetme.

“Ideja është e thjeshtë: të krijojmë një hapësirë ku mund të diskutojmë Kinën bashkëkohore nga këndvështrime të ndryshme, hapur dhe seriozisht, pa e reduktuar një vend kaq kompleks në një narrativë të vetme.”

Dhe më tej: “Ne nuk jemi këtu për të paraqitur një interpretim të vetëm të Kinës. Jemi këtu për të dëgjuar, për të krahasuar perspektiva, për të bërë pyetje dhe ndoshta për të rishqyrtuar disa nga supozimet që kemi për një vend që po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për botën që na rrethon.”

Sipas saj, të kuptosh nuk do të thotë domosdoshmërisht të biesh dakord. “Do të thotë të kesh mundësinë të dëgjosh, të shqyrtosh dhe të reflektosh.”

Ambasadorja Pang Chunxue: Katër nismat globale të Kinës përballë ndryshimeve në rendin ndërkombëtar

Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, znj. Pang Chunxue

Në fjalën e hapjes së Forumit, Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, znj. Pang Chunxue, vlerësoi si veçanërisht të përshtatshme temën “Vëzhgimi i Kinës bashkëkohore nga Ballkani”, duke u ndalur te dy pyetje që, sipas saj, janë thelbësore për thellimin e mirëkuptimit të ndërsjellë: Si e sheh Kina botën sot dhe si e sheh bota Kinën e sotme?

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në politikën ndërkombëtare, ambasadorja tha se ndryshimet globale po përshpejtohen, ndërsa ngritja kolektive e Jugut Global po bëhet një faktor i rëndësishëm në procesin e multipolarizimit të botës.

“Ndryshimet e mëdha, të papara në një shekull, po përshpejtohen në të gjithë globin. Jugu Global, me ngritjen e tij kolektive, është bërë një forcë kyçe e multipolaritetit botëror”, tha Pang Chunxue, duke shtuar se peizazhi ndërkombëtar mbetet i paqëndrueshëm dhe i mbushur me ndryshime dhe rreziqe.

Sipas saj, ndërsa “hegjemoni, unilateralizmi dhe proteksionizmi po ringjallen kundër tendencave historike”, shumica dërrmuese e vendeve të botës nuk mbështesin politikën e forcës, konfliktin, konfrontimin apo izolimin.

“Ajo që duan në vend të kësaj është të kenë një vend të barabartë në skenën botërore përmes zhvillimit kombëtar dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, theksoi ambasadorja.

Në këtë kontekst, Pang Chunxue prezantoi katër nismat globale të Kinës, të cilat, sipas saj, synojnë t’i përgjigjen disa prej sfidave kryesore me të cilat përballet komuniteti ndërkombëtar.

Nisma Globale për Zhvillimin, tha ajo, vjen në kushtet e zgjerimit të hendekut Veri–Jug dhe ngecjes së agjendës së zhvillimit. Kjo nismë synon ta vendosë zhvillimin në një pozicion më të lartë në agjendën ndërkombëtare, të krijojë shtysa të reja për zhvillimin global dhe të ndërtojë një komunitet global të zhvillimit, duke synuar një zhvillim më të fuqishëm, më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm.

Përballë konflikteve të shpeshta ndërkombëtare dhe dilemave të sigurisë, Nisma Globale për Sigurinë, sipas ambasadores, mbështet një vizion të sigurisë së përbashkët, gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme. Ajo promovon zgjidhjen e dallimeve dhe mosmarrëveshjeve ndërmjet vendeve përmes mjeteve paqësore dhe synon një arkitekturë sigurie më të balancuar, efektive dhe të qëndrueshme.

Ambasadorja u ndal edhe te Nisma Globale për Qytetërimin, e cila, sipas saj, i përgjigjet zërave që mbështesin teorinë e “përplasjes së qytetërimeve” dhe “konfrontimit mes sistemeve”. Kjo nismë promovon parimet e barazisë, mësimit të ndërsjellë, dialogut dhe gjithëpërfshirjes ndërmjet qytetërimeve, si dhe vlerat e përbashkëta të njerëzimit.

Ndërsa, përballë asaj që ajo e përshkroi si rikthim të “ligjit të xhunglës” dhe përkeqësim të deficitit të qeverisjes, Nisma Globale për Qeverisjen mbështetet në barazinë sovrane, sundimin ndërkombëtar të ligjit, multilateralizmin, një qasje të përqendruar te njerëzit dhe bashkëpunimin e orientuar drejt veprimit.

“Këto katër nisma përforcojnë dhe plotësojnë njëra-tjetrën, duke sjellë stabilitet të çmuar dhe energji pozitive në botën e sotme, mes ndryshimeve dhe turbulencave”, u shpreh ambasadorja.

Në përfundim, Pang Chunxue iu drejtua studiuesve dhe ekspertëve pjesëmarrës në forum, duke i ftuar ata të ndajnë perspektivat e tyre mbi Kinën, marrëdhëniet Kinë–Shqipëri dhe bashkëpunimin e Kinës me vendet e Ballkanit.

Ajo veçoi veçanërisht nevojën për ide dhe sugjerime mbi mënyrat se si mund të zhvillohen më tej marrëdhëniet Shqipëri–Kinë dhe bashkëpunimi i Kinës me vendet e Ballkanit, “nga çdo këndvështrim i mundshëm”.

Profesorët kinezë analizojnë marrëdhëniet Kinë–Ballkan dhe Shqipëri–Kinë

Diversiteti i perceptimeve ndaj Kinës në vendet e Ballkanit, historia e marrëdhënieve shqiptaro-kineze dhe sfidat e bashkëpunimit në kontekstin e zhvillimeve të reja gjeopolitike ishin në fokus të kumtesave të dy profesorëve kinezë, Prof. Kong Fanjun dhe Prof. Liang Zhanjun.

Kong Fanjun: Kina duhet parë përtej një këndvështrimi të vetëm

Prof. Kong Fanjun

Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin e Pekinit, Prof. Kong Fanjun u ndal në diversitetin e qëndrimeve dhe perceptimeve që ekzistojnë në vendet e Ballkanit ndaj Kinës.

Duke ndarë me pjesëmarrësit përvojën e tij nga udhëtimet e shumta në vendet e Ballkanit, ai theksoi se këto përvoja i kanë dhënë mundësinë të vërejë një pluralitet të konsiderueshëm qëndrimesh ndaj Kinës, në rrafshin akademik, shoqëror dhe politik.

Sipas Prof. Kong, njohuritë dhe perceptimet e krijuara mbi Kinën në Ballkan nuk pasqyrojnë gjithmonë në mënyrë të plotë kompleksitetin e realitetit kinez. Për ta ilustruar këtë, ai iu referua një thënieje të vjetër kineze:

“Një gjethe para syve bllokon pamjen e Malit Tai”.

Përmes kësaj metafore, Prof. Kong nënvizoi se Kina mund të shihet dhe të njihet përmes një këndvështrimi të caktuar, duke lënë jashtë vëmendjes aspekte të tjera të rëndësishme të realitetit të saj.

Në këtë kuptim, njohja e Kinës mund të jetë një proces selektiv dhe, në rrethana të caktuara, edhe instrumental, veçanërisht në mënyrën se si ndërtohen dhe interpretohen marrëdhëniet e bashkëpunimit dypalësh. Megjithatë, ai theksoi se kjo situatë duhet parë edhe në dritën e kompleksitetit dhe pasurisë së vetë realitetit kinez.

Sipas tij, Kina është një fenomen shumëdimensional dhe njohja e analiza e saj nuk mund të reduktohen në një dimension të vetëm, pavarësisht këndvështrimit analitik të përdorur.

Liang Zhanjun: Marrëdhëniet Shqipëri-Kinë në një perspektivë historike

Prof. Liang Zhanjun, Profesor i Historisë dhe Drejtor i Qendrës së Studimeve Globale dhe Rajonale në Capital Normal University, paraqiti një përmbledhje historike të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Kinës, duke e ndarë zhvillimin e tyre në tri periudha kryesore.

Sipas tij, periudha e parë, 1949–1955, u karakterizua nga vendosja dhe konsolidimi i marrëdhënieve diplomatike, si dhe krijimi i lidhjeve të para institucionale, të mbështetura në frymën e solidaritetit socialist.

Periudha e dytë, 1955–1978, përkon me intensifikimin e marrëdhënieve shqiptaro-kineze. Në këtë fazë, bashkëpunimi politik, ekonomik dhe ideologjik u zhvillua në një kontekst të përcaktuar fuqishëm nga ideologjia komuniste dhe dinamika e Luftës së Ftohtë. Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Pekinit u shndërruan në një dimension të rëndësishëm të politikës së jashtme të të dy vendeve.

Ndërsa periudha 1978–1990, sipas Prof. Liang, përfaqëson një fazë të përkeqësimit dhe dobësimit të ndjeshëm të marrëdhënieve. Ndryshimet në politikën e jashtme dhe në orientimet politike e ekonomike të të dyja palëve sollën një distancim gradual, që çoi marrëdhëniet dypalëshe në një nga nivelet më të ulëta.

Megjithatë, Prof. Liang vuri në dukje se gjatë viteve 1990 u shfaq një interes i ri për rivendosjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kinës, në kushtet e ndryshimeve të thella që pasuan përfundimin e Luftës së Ftohtë.

Në përfundim, ai e karakterizoi gjendjen aktuale të marrëdhënieve shqiptaro-kineze si “delikate dhe komplekse”, duke e vendosur atë në kontekstin e ndryshimeve të mëdha gjeopolitike dhe orientimeve të reja të Shqipërisë në politikën e jashtme.

Prof. Liang iu referua gjithashtu deklarimeve publike të Kryeministrit shqiptar lidhur me mungesën e investimeve kineze në Shqipëri, duke e parë këtë qëndrim si një tregues të një situate të re në marrëdhëniet dypalëshe.

Prof. Kong Fanjun, Ambasadorja Pang Chunxue dhe Prof. Liang Zhanjun

Biljana Vankovska: Njohja e “tjetrit” përmes akademisë

Një dimension tjetër të marrëdhënieve e solli Prof. Dr. Biljana Vankovska, presidente e qendrës “Synergia Orbi” dhe profesore në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Kumtesa e saj, “Të mësojmë të njohim njëri-tjetrin: Bashkëpunimi akademik dhe prodhimi i dijes mes Kinës dhe Ballkanit”, u përqendrua te roli i universiteteve dhe studiuesve në mënyrën se si ndërtohet njohja e ndërsjellë.

Prof. Dr. Biljana Vankovska,

Sipas Vankovskës, bashkëpunimi akademik nuk është thjesht shkëmbim informacioni apo njohurish. Ai është edhe një mënyrë për të kuptuar se si prodhohen perceptimet për “tjetrin”.

Studiuesit kinezë dhe ata ballkanikë, argumentoi ajo, e shohin njëri-tjetrin përmes traditave të ndryshme akademike, përvojave historike dhe kornizave të ndryshme të analizës.

Prandaj, pyetjet nuk janë vetëm se çfarë studiohet, por edhe si studiohet Kina në Ballkan dhe si studiohet Ballkani në Kinë, cilat burime dhe narrativa privilegjohen dhe nëse bashkëpunimi akademik mund të sfidojë disa prej perceptimeve të krijuara më parë.

Vankovska vuri theksin te nevoja për “reciprocitet intelektual”.

Kjo do të thotë kalim nga një model ku njohuria transferohet vetëm në një drejtim drejt një dialogu ku të dyja palët shqyrtojnë edhe supozimet e veta.

Një rëndësi të veçantë, sipas saj, duhet t’u kushtohet studiuesve dhe studentëve të rinj, të cilët do të jenë pjesë e gjeneratës së ardhshme që do të përcaktojë mënyrën se si do të perceptohen marrëdhëniet Kinë–Ballkan.

Gianpaolo Camaggio: 40 vite miqësi mes Guangzhou dhe Barit

Gianpaolo Camaggio,

Nga marrëdhëniet ndërshtetërore, diskutimi kaloi edhe te diplomacia e qyteteve.

Gianpaolo Camaggio, Drejtor Shkencor i programit Master në Biznes Ndërkombëtar me Kinën në Universitetin “LUM Giuseppe Degennaro” në Bari dhe themelues i “Sinoglobal Investments Advisory”, solli në konferencë përvojën e marrëdhënieve mes Guangzhou dhe Barit.

Kumtesa e tij, “Vëzhgimi i Kinës nga perspektiva e qyteteve binjakë: 40 vite miqësi mes Guangzhou dhe Barit”, u përqendrua në katër dekada të marrëdhënieve mes dy qyteteve.

Guangzhou dhe Bari kanë disa karakteristika të përbashkëta: janë qytete portuale, porta hyrëse të vendeve të tyre, qendra tregtare dhe vende ku zhvillohen panaire ndërkombëtare.

Por, siç shpjegoi Camaggio, për rreth 30 vite marrëdhënia u kufizua kryesisht në vizita reciproke dhe nuk prodhoi shumë rezultate konkrete.

Ndryshimi erdhi kur Bashkia e Barit nisi të trajtonte marrëdhënien në mënyrë më profesionale dhe të qëndrueshme, duke përfshirë ekspertë të Kinës dhe profesionistë me njohuri mbi kontekstin kulturor.

Më pas bashkëpunimi u zgjerua te universitetet, akademitë e artit, konservatorët, teatrot dhe mediat.

Në këtë mënyrë, marrëdhënia kaloi gradualisht nga institucionet te njerëzit.

Camaggio e paraqiti diplomacinë e qyteteve si një mekanizëm që mund të ndihmojë në kapërcimin e paragjykimeve dhe mosbesimit, duke krijuar hapësira për njohje të drejtpërdrejtë.

Për këtë arsye, ai theksoi nevojën për profesionistë të specializuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në njohjen e kontekstit kinez.

Sipas kësaj qasjeje, marrëdhëniet mes qyteteve mund të krijojnë bazën për shkëmbime kulturore dhe akademike dhe, më pas, edhe për marrëdhënie ekonomike që sjellin përfitime për komunitetet lokale.

Ylber Marku: “Marrëdhëniet ndërkombëtare nuk janë të përhershme”

Dr. Ylber Marku

Historinë si mjet për të kuptuar të tashmen e trajtoi Dr. Ylber Marku, studiues në Institutin e Historisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Në kumtesën “Jehona e historisë në bashkëpunimin Kinë–Evropë Juglindore”, Marku u nis nga një parimi që: “Marrëdhëniet ndërkombëtare nuk janë të përhershme dhe një vend duhet të jetë gjithmonë i përgatitur për ndryshimin.”

Sipas tij, historia mund të japë një kontekst të rëndësishëm për të kuptuar marrëdhëniet e sotme të Shqipërisë me Kinën.

Kontaktet moderne mes Kinës dhe Evropës Juglindore u intensifikuan gjatë viteve ’50 dhe disa studiues kinezë e kanë përshkruar atë periudhë si një periudhë të artë të angazhimit të Kinës në Evropën Lindore dhe Juglindore.

Por, siç theksoi Marku, bashkëpunimi i atëhershëm ishte i lidhur fort me dimensionin ideologjik dhe sistemin socialist.

Sot panorama është tjetër.

Bashkëpunimi mund të përfshijë infrastrukturën, teknologjinë, transportin, energjinë, automjetet elektrike, komunikimin, arsimin, kërkimin shkencor dhe kulturën.

Marku u ndal edhe te karakteri i veçantë dhe asimetrik i marrëdhënieve shqiptaro-kineze gjatë Luftës së Ftohtë.

Shqipëria ofronte mbështetje politike, veçanërisht në arenën ndërkombëtare, ndërsa Kina ofronte ndihmë ekonomike dhe ushtarake.

Por ai bëri një dallim të rëndësishëm: asimetria nuk do të thotë domosdoshmërisht varësi.

Në marrëdhëniet e sotme, një prej koncepteve që Marku veçoi ishte diversifikimi. “Diversifikimi nuk është armiqësi. Është një formë sigurie,” theksoi ai.

Sipas tij, Shqipëria mund të zhvillojë marrëdhënie ekonomike dhe akademike me Kinën, duke ruajtur në të njëjtën kohë orientimin evropian dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë.

Ai vuri gjithashtu në dukje se ideologjia nuk është më baza mbi të cilën mund të ndërtohen marrëdhëniet.

“Marrëdhëniet mund të ndërtohen mbi interesa konkrete dhe të qëndrueshme.”

Në këtë pikë, Marku u ndal edhe te një nga mësimet e historisë: ndryshimet në Kinë dhe në politikën e saj të jashtme nuk janë interpretuar gjithmonë në kohë nga Tirana.

Prandaj, njohja e ndërsjellë duhet të shihet si një burim strategjik. “Shkëmbimet akademike nuk duhet të konsiderohen periferike ndaj marrëdhënieve dypalëshe.”

Një tjetër çështje që ai ngriti lidhet me rëndësinë e ekspertizës vendore. Sipas tij, institucionet kineze duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje ekspertizës lokale dhe jo vetëm hierarkive institucionale.

Duke iu kthyer historisë së diplomacisë shqiptare, Marku vuri në dukje se Shqipëria, pavarësisht madhësisë së saj, pati në periudha të caktuara një peshë diplomatike më të madhe se ajo që do të sugjeronte përmasa e saj, përfshirë edhe mbështetjen që i dha Kinës në Kombet e Bashkuara.

Për të, marrëdhëniet e ardhshme nuk duhet të përpiqen të rikrijojnë marrëdhënien e Luftës së Ftohtë.

Ato duhet të bazohen në interesa të ndërsjella, tregti, diversifikim, njohuri, dialog institucional dhe aftësi për t’iu përshtatur ndryshimeve.

“Shqipëria mund të bashkëpunojë me Kinën pa u varur nga Kina; mund ta vlerësojë marrëdhënien pa e idealizuar atë dhe të ndjekë interesa të përbashkëta pa supozuar se ato do të mbeten gjithmonë të njëjta.”

Marjana Doda: Marrëdhëniet Shqipëri–Kinë në rendin e ri ndërkombëtar

Marjana Doda

Marjana Doda, analiste e çështjeve ndërkombëtare dhe njohëse e zhvillimeve gjeopolitike, u ndal në marrëdhëniet Shqipëri–Kinë dhe në mundësitë e reja të bashkëpunimit në kushtet e ndryshimit të rendit ndërkombëtar.

Në kumtesën “Marrëdhëniet Kinë–Shqipëri në rendin e ri ndërkombëtar: Perceptimi, sfidat dhe mundësitë”, Doda u ndal në tri dimensione: marrëdhëniet mes dy vendeve, mënyra se si perceptohet Kina në shoqërinë shqiptare dhe mundësitë e reja që mund të krijohen në ekonomi, teknologji, energji, arsim, kërkim shkencor, turizëm dhe kulturë.

Sipas saj, marrëdhëniet Shqipëri–Kinë kërkojnë një qasje strategjike të mbështetur te njohja, dialogu dhe interesat konkrete.

Ajo rikujtoi historinë e veçantë të marrëdhënieve dypalëshe dhe afrimin politik, ekonomik e shoqëror të shekullit XX, i cili u ndërpre në fillim të viteve ’70 dhe më pas u rikthye pas transformimeve politike.

Por, sipas Dodës, një nga pyetjet kryesore për të tashmen është se sa mirë është shfrytëzuar potenciali i marrëdhënieve me Kinën.

“Kina e sotme është shumë ndryshe nga Kina e viteve ’70, ’90 apo edhe nga Kina e vitit 2017.”

Ajo iu referua gjithashtu nismave të bashkëpunimit ekonomik dhe rajonal, përfshirë Nismën “Një Brez, një Rrugë” dhe mekanizmat e bashkëpunimit Kinë–Evropë Qendrore dhe Lindore, duke vënë në dukje se Shqipëria ka qenë më e kujdesshme se disa vende të tjera të rajonit.

Sipas saj, potenciali mbetet ende pjesërisht i pashfrytëzuar.

Por Doda e zhvendosi fokusin nga çështja e imazhit te ajo e njohjes, duke bërë dallimin mes informacionit dhe dijes. “Qëllimi nuk duhet të jetë domosdoshmërisht krijimi i një imazhi pozitiv apo negativ të Kinës, por krijimi i kushteve për një kuptim më të informuar, të bazuar në fakte dhe prova.” Në këtë kuadër, ajo i dha një rol të veçantë medias.

Media, sipas saj, nuk duhet të jetë thjesht transmetuese e mesazheve, por duhet të kontribuojë në mënyrën se si shoqëritë kuptojnë njëra-tjetrën.

“Bashkëpunimi mediatik është shumë më tepër se një mekanizëm për transmetimin e mesazheve. Ai mund të kontribuojë në mënyrën se si shoqëritë kuptojnë njëra-tjetrën dhe, në një nivel më të gjerë, në mënyrën se si formësohen marrëdhëniet ndërkombëtare.”

Doda identifikoi disa prej fushave ku mund të ketë hapësira për bashkëpunim: logjistika, transporti, teknologjia, energjia e gjelbër, arsimi, kërkimi shkencor, turizmi dhe kultura.

Ajo vuri në dukje edhe pozicionin gjeografik të Shqipërisë, në kryqëzimin e Ballkanit Perëndimor, Mesdheut dhe Evropës, si një potencial që mund të marrë rëndësi në kushtet e riorganizimit të korridoreve tregtare dhe zinxhirëve të furnizimit.

Por, sipas saj, asnjë prej këtyre mundësive nuk mund të zhvillohet pa njohje të drejtpërdrejtë dhe kontakte të vazhdueshme mes njerëzve, universiteteve, institucioneve, bizneseve, mediave dhe komuniteteve profesionale.

“Ne jemi të gatshëm ta vazhdojmë dhe thellojmë këtë partneritet si një platformë mediatike e përkushtuar ndaj zhvillimeve ndërkombëtare, diplomacisë dhe gjeopolitikës.”

Duke iu rikthyer edhe një shkrimi të saj të vitit 2017 në gazetën “Koha Jonë”, “Shqipëria, sërish larg dhe afër Kinës”, Doda solli në vëmendje se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë kaluar nëpër periudha të ndryshme afrimi, distance dhe riformatimi, duke e lidhur këtë përvojë me sfidat e marrëdhënieve të sotme.

“Sfida nuk është thjesht ta afrojmë Kinën me Shqipërinë. Sfida është të ndërtojmë një marrëdhënie që e njohim më mirë, e kuptojmë më qartë dhe jemi në gjendje ta zhvillojmë mbi baza konkrete, të dobishme për të dyja palët”, theksoi znj. Doda.


Artikulli nga Marjana Doda, botuar në vitin 2017 në gazetën “Koha Jonë”, me titullin “Shqipëria, sërish larg dhe afër Kinës”.

Ermir Hajdini: Teknologjia, inteligjenca artificiale dhe “sovraniteti digjital”

Një dimension krejt tjetër të debatit solli Dr. Ermir Hajdini, strateg i së drejtës kibernetike dhe këshilltar për politikat teknologjike.

Në kumtesën “Kostoja e mohimit: Si justifikimi i rënies së hegjemonisë pengon reformën reale të politikave”, ai u përqendrua te ndryshimet strukturore në rendin global digjital.

Sipas Hajdinit, vendet në zhvillim po kërkojnë alternativa ndaj modeleve teknologjike me kosto të lartë dhe varësisë nga platformat e huaja.

Në këtë kontekst, ai u ndal te inteligjenca artificiale me burim të hapur dhe potenciali i saj për të krijuar më shumë hapësirë për sovranitetin digjital.

Ai argumentoi se vlerësimi i teknologjive nuk duhet të mbështetet vetëm te origjina gjeopolitike e një platforme apo sistemi, por te kritere konkrete si kostoja, funksionaliteti, kontrolli mbi të dhënat dhe aftësia për administrim të pavarur.

Dr. Ermir Hajdini,

Në këtë kuadër, ai prezantoi konceptin e “sovranitetit digjital si shërbim”, duke e trajtuar atë si një model të infrastrukturës publike ku shteti ruan kontrollin mbi të dhënat dhe sistemet e veta.

Për Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë, sipas Hajdinit, ekziston një dilemë e veçantë: nga njëra anë integrimi në Bashkimin Evropian dhe përafrimi me rregullat evropiane; nga ana tjetër, kapacitetet e kufizuara vendore për përpunimin e të dhënave dhe fuqinë kompjuterike.

Prandaj, sfida nuk është vetëm rregullimi i inteligjencës artificiale, por ndërtimi i kapaciteteve teknologjike, infrastrukturore dhe njerëzore.

Hajdini u ndal edhe te ndikimi i inteligjencës artificiale në tregun e punës. Sipas tij, politikat publike duhet të marrin parasysh njëkohësisht përfitimet e automatizimit dhe efektet sociale që mund të sjellë ai.

Në këtë pikë, ai iu referua edhe zhvillimeve ligjore kineze lidhur me përdorimin e inteligjencës artificiale në ndërmarrje dhe mbrojtjen e punonjësve.

Synimi, sipas tij, duhet të jetë rritja e produktivitetit dhe fuqizimi i punonjësve, pa lejuar zhvendosje të pakontrolluar të vendeve të punës.

Në këtë kuptim, sovraniteti digjital nuk është thjesht çështje teknologjie. Ai kërkon kapacitet real për të ndërtuar, administruar dhe përshtatur infrastrukturën.

Për Ballkanin Perëndimor, Hajdini parashtroi nevojën për një kombinim mes integrimit evropian, diversifikimit teknologjik, kapaciteteve vendore dhe autonomisë strategjike.

Debati mbi inteligjencën artificiale, sipas tij, është njëkohësisht debat mbi të dhënat, infrastrukturën, fuqinë punëtore dhe marrëdhëniet me qendrat e mëdha teknologjike.

Marsela Musabelliu: “Nëse nuk je në tryezë, je në menu”

Dr. Marsela Musabelliu

Në pjesën përmbyllëse të konferencës, Dr. Marsela Musabelliu u rikthye te marrëdhëniet Shqipëri–Kinë dhe te mënyra se si një vend i vogël mund të manovrojë në një sistem ndërkombëtar të karakterizuar nga rivaliteti mes fuqive të mëdha.

Kumtesa e saj, “Thellimi i bashkëpunimit mes dhe pavarësisht frymës së kohës: Gjeopolitika, politika dhe njerëzit”, e vendosi diskutimin në sfondin e zhvillimeve të vitit 2026: lufta në Ukrainë, Gaza, tensionet në Hormuz, rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, populizmi, debatet mbi migracionin në Evropë dhe rivaliteti mes fuqive të mëdha.

Në këtë realitet, ajo solli në vëmendje shprehjen: “Nëse nuk je në tryezë, je në menu.”

Për Musabelliun, kjo lidhet me dilemën e vendeve të vogla, të cilat kërkojnë të ruajnë marrëdhënie me fuqitë e mëdha pa rrezikuar të kthehen në vende të varura prej tyre.

Ajo iu referua në këtë kuadër edhe “Dilemës së Liliputëve”, si metaforë për pozitën e shteteve të vogla përballë fuqive më të mëdha.

Shqipëria, sipas saj, duhet të ruajë orientimin e saj euro-atlantik, por njëkohësisht të ketë hapësirë për manovrim diplomatik dhe për zhvillimin e marrëdhënieve të dobishme me partnerë të ndryshëm.

Në këtë kuadër, ajo trajtoi edhe mënyrën se si është perceptuar Kina në Shqipëri.

Diskutimi publik shpesh është përqendruar te ndikimi, siguria ekonomike apo varësia, përfshirë konceptin e “kurthit të borxhit”. Por Musabelliu argumentoi se disa prej këtyre skenarëve duhet të dallohen nga evidenca konkrete në rastin shqiptar.

Ajo iu referua edhe një studimi kombëtar me më shumë se 1,800 të anketuar në 15 qytete, sipas të cilit më shumë se 62 për qind e të anketuarve kishin një perceptim pozitiv për Kinën.

Perceptimi, sipas saj, nuk është formuar vetëm nga zhvillimet e politikës së jashtme, por edhe nga projekte industriale, shkëmbimet teknike, arsimi dhe kujtesa familjare.

Në këtë kontekst, Musabelliu foli edhe për atë që e quajti “dy tabelat e shahut” në rivalitetin SHBA–Kinë dhe për nevojën që Shqipëria të kuptojë me kujdes dinamikat e një sistemi ndërkombëtar ku fuqitë e mëdha po konkurrojnë në disa nivele njëkohësisht.

Një nga fjalët kyçe të saj ishte durimi.

Duke cituar Kevin Rudd, ajo solli në vëmendje formulimin: “Superfuqia e Kinës është durimi.”

Por përtej gjeopolitikës, Musabelliu u rikthye te historia e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Shumë histori ekziston mes Kinës dhe Shqipërisë; ajo nuk mund të hidhet poshtë dhe nuk do të hidhet.”

Sipas saj, historia nuk duhet të shërbejë as për idealizim dhe as për refuzim, por si një burim për të kuptuar më mirë marrëdhënien e sotme.

Nga historia te e ardhmja: një debat që nuk synon një narrativë të vetme

Në përfundim, konferenca e Tiranës e vendosi marrëdhënien Shqipëri–Kinë në një kornizë më të gjerë se ajo e diplomacisë tradicionale.

Nga historia e Luftës së Ftohtë te bashkëpunimi akademik, nga diplomacia e qyteteve te teknologjia dhe inteligjenca artificiale, nga perceptimi mediatik te mundësitë ekonomike, diskutimi tregoi se marrëdhëniet me Kinën nuk mund të shpjegohen përmes një dimensioni të vetëm.

Një pikë e përbashkët e shumë prej kumtesave ishte nevoja për njohje më të thellë.

Jo thjesht më shumë informacion, por më shumë kontakt të drejtpërdrejtë, ekspertizë, shkëmbime akademike, dialog institucional dhe bashkëpunim mes njerëzve.

Në këtë kuptim, konferenca nuk u konceptua si një përpjekje për të prodhuar një narrativë të vetme mbi Kinën, por si një hapësirë ku perspektivat mund të përballeshin dhe të diskutoheshin.

Nga njëra anë, Kina u paraqit si një aktor që po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në transformimin e rendit ndërkombëtar. Nga ana tjetër, ekspertët theksuan se marrëdhëniet me të duhet të ndërtohen mbi njohje, interesa konkrete, diversifikim dhe kapacitet për të ruajtur autonominë e vendimmarrjes.

Në këtë pikë, dy formulime të përdorura gjatë konferencës përmbledhin dy nga idetë kryesore të debatit.

E para: “Diversifikimi nuk është armiqësi. Është një formë sigurie.”

Dhe e dyta: “Shqipëria mund të bashkëpunojë me Kinën pa u varur nga Kina; mund ta vlerësojë marrëdhënien pa e idealizuar atë dhe të ndjekë interesa të përbashkëta pa supozuar se ato do të mbeten gjithmonë të njëjta.”

Në fund të forumit, mesazhi i përbashkët ishte se ndryshimi i rendit ndërkombëtar kërkon jo vetëm politika të reja, por edhe më shumë njohje të ndërsjellë.

Për Shqipërinë, kjo do të thotë të kuptojë më mirë Kinën e sotme, ndërsa për Kinën do të thotë të kuptojë më mirë Shqipërinë dhe realitetin e Ballkanit.

Në këtë proces, siç u theksua gjatë konferencës, akademia, media, diplomacia, biznesi, kultura dhe kontaktet mes njerëzve nuk janë fusha të ndara, por pjesë të së njëjtës përpjekje për të ndërtuar marrëdhënie më të qëndrueshme në një botë që po ndryshon.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Kuvendi i Shqipërisë deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës: Koordinojmë veprimet me Kosovën për korrigjimin e padrejtësisë

17 Shtator, 2026
FOKUS

PADREJTËSIA E HAGËS DHE RREZIKU PËR NJË “MARS 2”

17 Shtator, 2026
JO VETEM LAJM

Daniel Serwer: “Nuk është vetëm vendimi që është i padrejtë. Është vetë gjykata”

16 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.