Andrej Ivanji- Vreme[i]
Regjimi i Aleksandër Vuçiçit frikësohet se në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 25 tetorit mund të mbizotërojë atmosfera e referendumit në të cilën qytetarët thjesht do të votojnë “pro” dhe “kundër” pushtetit, gjë gjatë së cilës nuk do të ndodhë kurrfarë shkuarje dëm të votave. Në një përballje të tillë forcash regjimi sheh rrezikun më të madh për mbijetesën e tij.
Në përputhje me këtë, rrëfimi nga kreu i shtetit, i cili ditë e natë, sikurse transmetojnë mediat pranë tij, është se nuk ka kurrfarë atmosfere referendumi, porse “bllokuesit terroristë”, të cilët i mbajnë për zinxhiri shërbimet e huaja, i janë turrur Aleksandër Vuçiçit i cili mbron sovranitetin, integritetin dhe begatinë e Serbisë.
Evitohet në mënyrë strikte të flitet për “studentët”, për shkak të konotacionit pozitiv të kësaj fjale, por, nëse bash duhet patjetër, përdoret fraza “të ashtuquajturit studentë”, gjë që është njëkohësisht edhe asociacion me frazën “i ashtuquajturi shtet i Kosovës”, sepse kjo, sikurse sikurse theksojnë platformat mediatike të regjimit, janë të gjithë sëbashku, me të gjithë ustashë, ballistë, të cilët tërhqin në të njëjtën anë, në anën antiserbe.
Që nuk ka atmosferë refendare nënvizon edhe mesazhi i regjimit sipas të cilit qytetarët e Serbisë gjithsesi tashmë e kanë marrë vesh se çfarë u kërcënohet nëse “elita e bllokuesve” rastësisht merr pushtetin, e për këtë është e padiskutueshme se do të fitojë lista “Aleksandër Vuçiç- Serbia e bashkuar”.
“Atmosfera referendare ka vdekur që në lindje”
“Nëse shtrohet çështja e atmosferës referendare, nëse ka apo nuk ka një të tillë dhe nëse neve po e shkatërrojmë – atmosfera referendare ka vdekur që në lindje, dje përkujtuam vitin”, tha Zdravko Ponosh, nëj prej mbartësve të listës “Serbia europiane”, të enjten për Televizionin N1. Sepse, argumentoi ai, ajo është “zhdukur kur përfaqësuesit e listës së studentëve refuzuan bashkëpunimin me opozitën”.
Në këtë mënyrë Ponoshi i’u përgjigj akuzave se koalicioni i tij dhe koalicioni “E djathta autentike” po shkatërrojnë atmosferën referendare në vend që, si shumica e partive dhe organizatave opozitare, të mbështesin Listën Studentore.
Nebojsha Krstiç një prej analistëve më të angazhuar pro regjimit, në televizionin Informer falenderoi Ponoshin për një qëndrim të tillë dhe i këshilloi përfaqësuesit e koalicioni të Dragan Gjillasit të mos lëkunden para presionit të “halabakëve linçues të maskuar”.
Listat e vogla mes çekiçit dhe kudhrës
Sipas të dhënave të bëra publike të anketimit të opinionit publik, në zgjedhejt parlamentare dominimin absolut do t’a kenë dy blloqe: “Lista studentore-Studentët fitojnë” dhe lista që udhëheq Aleksandër Vuçiçi “Serbia e bashkuar”.
Nga dy koalicionet opozitare të cilët kanë vendosur të dalin në zgjedhje thonë se ekzistojnë një numur i madh votuesish opozitarë të cilat nuk do të votojnë novatorizmin sikurse është “Lista studentore-Studentët fitojnë” dhe të cilët do të abstenojnë për të mos votuar për partitë politike të vjetra të cilat përfaqësojnë politikën proeuropiane ose më mirë të themi politikën e orientuar nacionalisht.
Andrej Shevo, studiues në Institutin për filozofi dhe teori shoqërore, thotë ndërkohë se, në këto kushte, në atmosferën referendarë, pjestarëve të vegjël në zgjedhje u ulen shanset për të kaluar censusin.
“Në atmosferën referendare rritet rrizuku që votuesit të besojnë se vota për listat e vogla është votë e flakur tej. Për këtë ka qënë e dëshirueshme që opozita të bashkohej”, tha ai për gazetën “Danas”.
Tamara Bajçiç, drejtore ekzekutive e Demostatit, përmend faktin se vendimi i koalicionit “Serbia Popullore” të mbështesë listën sutdentore kristalizon akoma më shumë atmosferën referendare të të dy garuesve në zgjedhje:
“Atmosfera referendare zakonisht gjenerohet nga pjesmarrja më e madhe në zgjedhje gjë e cila shpesh u’a zvoglon shanset obsioneve që luftojnë për censusin”.
Erdhi ora për ndryshime
Argumentimi pro dhe kundër “atmosferës referendare” ka të bëjë pikërisht me faktin nëse koalicionet “Serbia europaine” dhe “E djathta autentike” do t’a kalojnë censusin prej tre përqind. Nëse nuk e kapërcejnë, forcat antiregjim në vend që të forcohen me me shumë njëqind mijë vota, në sistemin zgjedhor proporcional këto vota do të duhet t’i ndajnë me Serbinë e bashkuar të Vuçicit.
Dragan Popoviç, drejtor i qendrës për politikë praktike, në një emision të TV N1 tha se ne “tashmë kemi dy vite që shohim krijimin e qëndrueshëm të atmosferës referendare”, sepse për herë të parë një pjesë e shoqërisë e cila është për demokracinë, është organizuar, i ka bërë protestë dhe rezistencë të organizuar rregjimit jodemokratik dhe, gjë që është më e rëndësishmja, “ka nisur të besojë se suksesi ëshët i mundur”.
“Tani mund të dëgjoni në rrugë njerëz që thonë ‘tani ose kurrë’, ‘është momenti vendimtar’ ‘ka ardhur ai momenti… Këto fraza fliten kur krijohet atmosfera referendare”, thotë Popoviçi.
Ai thotë se do të çuditej nëse në palën opozitare, ndokush krahas Listës së Studentore do të arrijë të hyjë në parlament, por kjo askujt nuk i jep të drejtën t’i akzuojë këta njerëz se punojnë për Vuçicin.
[i] https://vreme.com/vesti/referendumska-atmosfera-izbori-studentsla-lista-evropska-srbija-autenticna-desnica-ujedinjena-srbija-sns/
Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA





















































