• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Evropës: Studentët janë të mirëpritur për dialog, përgjegjësit do të përballen me ligjin

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

DEMOKRACIA PËRTEJ VOTËS: MBAMENDJA POLITIKE SI PËRGJEGJËSI PUBLIKE

15 Tetor, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Prof. Ass. Dr. Gurakuç Kuçi – Profesor në Kolegjin UNI dhe bashkëpunëtorë i jashtëm në ISLH OCTOPUS

Recensim i librit Një vit jetë pa institucione, të autorit Albinot Maloku

Librat që dokumentojnë dhe analizojnë proceset politike përbëjnë një instrument të rëndësishëm për ruajtjen e mbamendjes institucionale dhe demokratike. Përtej dokumentimit të ngjarjeve, ata krijojnë mundësi për të kuptuar sjelljen e aktorëve politikë, marrëdhënien ndërmjet premtimeve dhe rezultateve, si dhe zhvillimin e kulturës demokratike. Në këtë kuptim, libri Një vit jetë pa institucione, i politologut Albinot Maloku, përfaqëson një kontribut në dokumentimin dhe interpretimin e zhvillimeve politike në Kosovë. Përmes qasjes së tij analitike, autori krijon atë që mund të konsiderohet një lloj indeksi cilësor i demokracisë, jo në kuptimin e matjes statistikore, por të identifikimit të proceseve, kundërthënieve dhe praktikave që karakterizojnë funksionimin e saj.

Vlera e veprës qëndron në dy dimensione të ndërlidhura. Në aspektin shkencor, analizat e Malokut ofrojnë material për studimin politologjik të proceseve institucionale, sjelljes së subjekteve politike dhe marrëdhënieve ndërmjet pushtetit dhe demokracisë. Në aspektin informativ, libri shërben si mbamendje politike për studiuesit, gazetarët, studentët, politikanët dhe publikun e gjerë. Kjo qasje e bën veprën të rëndësishme edhe përtej periudhës që trajton, duke dëshmuar nevojën që në Kosovë të zhvillohet një traditë e dokumentimit dhe vlerësimit kritik të proceseve politike, të paktën pas çdo cikli katërvjeçar qeverisës.

Pushteti, përgjegjësia dhe kundërthëniet e demokracisë

Një ndër problematikat qendrore që Maloku trajton është dallimi ndërmjet marrjes së pushtetit dhe aftësisë për ta ushtruar atë. Autori evidenton kundërthënien ndërmjet ambicies së subjekteve politike për të ardhur në pushtet dhe kapacitetit të tyre për ta shndërruar këtë pushtet në funksionim institucional e rezultate konkrete. Në këtë kontekst, ai problematizon edhe përqendrimin e tepruar të pushtetit, duke e vendosur në raport me nevojën për konsensus, përgjegjësi dhe respektim të parimeve të demokracisë kushtetuese.

Veçanërisht domethënës është qëndrimi i autorit se demokracia nuk mund të kuptohet vetëm përmes numrit të votave në Kuvend. Sipas Malokut, implementimi i premtimeve dhe funksionimi i institucioneve kërkojnë një kuptim më të thellë të demokracisë, ku konsensusi politik përbën element thelbësor për qëndrueshmërinë institucionale dhe shmangien e polarizimeve të panevojshme. Në këtë mënyrë, autori demonstron njohjen e dallimit ndërmjet legjitimitetit elektoral dhe përgjegjësisë së qeverisjes.

Një vlerë tjetër e librit është trajtimi i transformimit të sjelljes së subjekteve politike gjatë kalimit nga opozita në pushtet dhe anasjelltas. Maloku evidenton relativizimin e qëndrimeve, ndryshimin e narrativave dhe ndërtimin e konstrukteve politike që jo gjithmonë përputhen me parimet e proklamuara. Kjo qasje e bën librin të dobishëm për të kuptuar se si pozicioni institucional ndikon në qëndrimet dhe veprimet e një subjekti politik. Autori prek gjithashtu dimensionin psikologjik të fitores dhe humbjes, ku triumfi elektoral mund të prodhojë vetëbesim të tepruar, ndërsa humbja refuzim dhe antagonizëm politik.

Në trajtimin e qeverisjes, Maloku i kushton rëndësi edhe marrëdhënies ndërmjet besnikërisë politike dhe profesionalizmit institucional. Problematizimi i shkarkimeve, emërimeve dhe zhgënjimit profesional nga proceset e punësimit nxjerr në pah mungesën e standardeve të qëndrueshme të meritokracisë. Në këtë kuadër, autori trajton edhe fenomenin e migrimit, duke e lidhur problematikën shoqërore me perspektivën dhe besimin e qytetarëve në institucionet e vendit. Këto trajtime e zgjerojnë analizën përtej konkurrencës partiake, drejt pasojave që prodhojnë praktikat politike në jetën shoqërore.

Narrativa politike dhe deformimi i debatit publik

Një dimension tjetër i rëndësishëm i veprës është shqyrtimi i marrëdhënies ndërmjet narrativës politike dhe realitetit. Maloku identifikon kundërthënien ndërmjet premtimeve elektorale dhe realizimit të tyre, duke treguar se komunikimi politik mund të shndërrohet në zëvendësues të rezultateve të qeverisjes.

Autori trajton gjithashtu dallimin ndërmjet ideologjisë dhe afektit politik. Përmes kësaj perspektive, ai mundëson kuptimin e sjelljeve ku mbështetja ndaj një subjekti apo lideri mbështetet më shumë në identifikimin emocional sesa në vlerësimin racional të politikave. Në këtë kontekst vendosen edhe etiketimet, përçarjet, relativizimi i qëndrimeve dhe përdorimi i ligjit si instrument i narrativës patriotike.

Vëmendje të veçantë meritojnë trajtimet e Malokut mbi komunikimin politik dhe ndikimin e rrjeteve sociale. Autori evidenton hendekun ndërmjet narrativave të prodhuara në hapësirën digjitale dhe realitetit politik, duke prekur problematikën e flluskave informative dhe propagandës. Po ashtu, ai vëren kundërthënien ndërmjet shmangies së mediave kritike dhe shfaqjes intensive në kanale komunikimi që mundësojnë kontroll më të madh të mesazhit. Në këtë kuadër trajtohet edhe instrumentalizimi elektoral i diasporës, si një element mobilizues që jo domosdoshmërisht lidhet drejtpërdrejt me realizimin e premtimeve të qeverisjes.

Diplomacia ndërmjet marrëveshjeve dhe rezultateve

Pjesë me peshë në trajtimet e Malokut zënë marrëdhëniet Kosovë–Serbi dhe roli i Bashkimit Evropian. Autori shfaq një qëndrim kritik ndaj ambiguitetit diplomatik, mungesës së transparencës në dialog dhe marrëveshjeve që nuk përmbajnë mekanizma të qartë zbatimi e përgjegjësie.

Në trajtimin e Planit franko-gjerman dhe proceseve të normalizimit, Maloku vë në diskutim efektivitetin e marrëveshjeve që e vazhdojnë procesin politik pa garantuar përmbylljen e problemit. Ai kundërshton dykuptimësinë e formulimeve diplomatike dhe mbështet nevojën për zgjidhje përfundimtare, në vend të stabilizimit të përkohshëm dhe simbolikës politike.

Kritika e autorit ndaj Bashkimit Evropian lidhet edhe me pamundësinë e tij për të ndërmarrë vendime madhore në proceset e integrimit dhe normalizimit. Maloku argumenton se politika perëndimore ndaj Serbisë, përmes përpjekjeve për ta mbajtur atë të orientuar drejt Perëndimit, i krijon Beogradit hapësira manovrimi. Në këtë kontekst, ai evidenton se zbatimi i marrëveshjeve nga Serbia mbetet i lidhur me presionin ndërkombëtar.

Qëndrimi kritik i autorit shtrihet edhe te pengesat ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ndërsa mungesa e transparencës dhe llogaridhënies në dialog trajtohet si problem që kërkon përgjegjësi edhe nga institucionet vendore. Për Malokun, diplomacia duhet të vlerësohet sipas rezultateve konkrete dhe mekanizmave të zbatimit, jo vetëm sipas deklaratave dhe vazhdimësisë së takimeve.

Vlerësimi përfundimtar

Një vit jetë pa institucione përfaqëson një kontribut të vlefshëm në publicistikën analitike dhe mbamendjen politike të Kosovës. Përparësia e veprës qëndron në përpjekjen e Malokut për t’i interpretuar zhvillimet politike përmes lidhjes ndërmjet pushtetit, institucioneve, narrativave dhe përgjegjësisë demokratike.

Nga pikëpamja akademike, libri duhet vlerësuar si një burim interpretues, dokumentues dhe indeks cilësor.

Në anën tjetër, rëndësia e analizave të Malokut nuk kufizohet te aktualiteti i ngjarjeve. Ato krijojnë mundësi për krahasimin e qëndrimeve të subjekteve politike në periudha të ndryshme dhe për vlerësimin e raportit ndërmjet premtimeve, vendimeve dhe rezultateve. Pikërisht këtu libri fiton vlerë si material referues për studiuesit, studentët, gazetarët dhe vetë aktorët politikë.

Në përfundim, vepra e Malokut dëshmon rëndësinë e dokumentimit kritik të proceseve demokratike, duke rikujtuar se cilësia e demokracisë nuk përcaktohet vetëm nga fituesi i zgjedhjeve, por nga mënyra se si ushtrohet pushteti, funksionojnë institucionet dhe përmbushen përgjegjësitë publike. Në këtë kuptim, libri nuk shërben vetëm si mbamendje e një periudhe politike, por edhe si referencë për ta vlerësuar sjelljen politike dhe përgjegjësinë institucionale në të ardhmen.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Tirana në flakë, “triada bermudiane” në panik!

14 Tetor, 2026
FOKUS

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti shtetin pezull!

12 Tetor, 2026
FOKUS

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Evropës: Studentët janë të mirëpritur për dialog, përgjegjësit do të përballen me ligjin

15 Tetor, 2026

DEMOKRACIA PËRTEJ VOTËS: MBAMENDJA POLITIKE SI PËRGJEGJËSI PUBLIKE

15 Tetor, 2026

Shteti në rënie të lirë? Tirana në flakë, kryeministri Rama hesht

14 Tetor, 2026

SHBA-të “harrojnë” Europën”;  Trumpi dhe Putini “kërcejnë tango”

14 Tetor, 2026

Tirana në flakë, “triada bermudiane” në panik!

14 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.