Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar planet e vendeve evropiane për financimin e Ukrainës, gjatë një telefonate me tone të ashpra, vetëm disa orë pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë kinez Xi Jinping në Shenzhen të Kinës, raporton gazeta britanike The Telegraph.
Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar planet e vendeve evropiane për të financuar Ukrainën, gjatë një telefonate me tone të ashpra, vetëm disa orë pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë kinez Xi Jinping në Shenzhen të Kinës.
Trump iu bashkua përmes telefonit, nga avioni presidencial Air Force One, takimit të “Koalicionit të të Gatshmëve” (Coalition of the Willing), të zhvilluar në Berlin.
Sipas tre zyrtarëve të njohur me përmbajtjen e bisedës, presidenti amerikan shprehu skepticizëm për vazhdimin e ndihmës financiare prej miliarda dollarësh për Kievin nga vendet e këtij koalicioni.
Dy pjesëmarrës në takim i përshkruan komentet e Trump si një “shpërthim kritikash” (tirade), duke thënë se ai kundërshtoi planet e Bashkimit Evropian dhe mbështetësve të tjerë ndërkombëtarë të Ukrainës për të ndihmuar në mbulimin e deficitit të parashikuar financiar të vendit, prej rreth 70 miliardë eurosh për vitin 2027.
Një pjesëmarrës i tretë dha një version më të moderuar të bisedës, duke thënë se Trump kishte theksuar kryesisht se sa para mund të kursenin vendet nëse lufta do të përfundonte dhe nuk do të ishte më e nevojshme të ofrohej ndihmë financiare për Ukrainën.
Sipas zyrtarëve, Trump foli në terma pozitivë për perspektivën e arritjes së një marrëveshjeje përmes negociatave për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Dy prej tyre thanë se presidenti amerikan kishte deklaruar se Putini dëshironte paqen dhe argumentoi se përpjekjet duhet të përqendrohen te negociatat për paqe, në vend që të sigurohen fonde të tjera për Kievin.
Telefonata e Trump u realizua përmes telefonit të Jared Kushnerit, të dërguarit të posaçëm amerikan, i cili po merr pjesë në samitin e Koalicionit të të Gatshmëve në Berlin.
© 2026 Argumentum





















































