Në një mesazh në Facebook, Presidenti Meta uron “Diten e Tokës” që shënohet sot më 22 Prill.
Mesazhi i plotë i kreut të shtetit:
Coronavirusi nuk e ndal dot pranverën! Por për një të ardhme më të shëndetshme, pa maska, doreza dhe ilaçe, duhet ta duam dhe ta mbrojmë më shumë Tokën, mjedisin, ekosistemin, biodiversitetin e pasur dhe pyjet e jashtëzakonshme!
Uroj që kjo situatë të marrë fund sa më shpejt për t’ju rikthyer bukurive tona përrallore natyrore!
Gëzuar Ditën e Tokës!