• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
29 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Bajdeni dhe Putini

9 Mars, 2022
in Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dragan Biseniç- Novi Magazin[i]

Kam qënë dëshmitar (autori ka qënë ambasador i Serbisë në Egjypt në vitet 2011-2017. Shën. i përkth.) i asaj sesa ShBA-të dhe partnerët e tyre patën ngelur të habitur kur Rusia në vitin 2015 u përfshi në luftën civile në Siri. Presidenti i atëhershëm amerikan Barak Obama pohonte i frustruar se Siria do të bëhet “kënetë” për Rusinë dhe Presidentin e saj Vladimir Putin.

Më tej vijuan një sërë artikujsh të panumërt që shpjegonin përse Siria do të bëhej Vietnami rus apo Afganistani i Putinit- gabimi i kobshëm  i cili, në fund të fundit, do ti binte mbi kokë vetë Rusisë. Ambasadori i atëhershëm rus në Kajro, Sergej Kirpiçenko, i cili më parë kishte qënë për dhjetë vite ambasador në Damask, buzëqeshte lehtë në mënyrë misterioze si reagim  ndaj komenteve që ia adresonin bashkëbiseduest diplomatë. Në prag të ndërhyrjes ruse, ai kishte qënë për katër muaj rresht në Moskë dhe nuk dyshoja aspak se bënte pjesë dhe rrethin e ngushtë të njerëzve që kishin ideuar aksionin në Siri dhe se pikërisht ky fakt ishte shkaku kryesor i heshtjes së tij prej të rezervuari.

Gjatë tre viteve në vazhdim komente të këtilla u bënë gjithnjë e më të rrallë derisa më në fund u zhdukën. Siria jo vetëm që nuk përfundoi si kënetë për Putinin por Rusia ndryshoi ecurinë e luftës në atë vend duke shpëtuar presidentin sirian Bashar el Asad nga humbja e pritshme, më tej këtë fuqi ushtarake e shndërroi në fuqi diplomatike të cilën e pranuan presidenti i ri amerikan Donald Tramp dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, e kësisoj u përbashkuan në luftën për të larë llogaritë me shtetin islamik dhe formuan koordinimin tresh: ShBA-Rusi-Izrael në mënyrë që të evitohej ndonjë përplasje nga pakujdesiua e avionëve luftarakë të këtyre tre vendeve. Vërtetë, nuk pati asnjë incident.

Tani Rusia nuk mund të anashkalohet si faktor në Siri. Nuk pati një zgjidhje diplomatike. Në vend të kësaj Moska fitoi ndikim më të madh rajonal, që nga Izraeli deri në Libi duke ruajtur edhe partnerin e saj luajal Asadin. Ajo që nuk parashikoi administrata Obama ishte mundësia që ndërhyrja ushtarake ruse të kishte  sukses.

Presidenti amerikan Bajden po e shfaq veten si kalibër tjetër. Ai është shumë larg atij “Xhosë të përgjumur”, si e thërrasin me ironi Trami dhe pasuesit e tij, dhe ngjarjet që po orkestron pa dyshim që bëjnë pjesë në performancat politike më emocionante në të cilat jemi dëshmitarë në këtë shekull. Në mënyrë paradoksale ai ndërmori rolin e konferencierit në aksionin ushtarak rus në Ukrainë, në një kohë që Kremlini dhe të gjithë ekspertët rusë e refuzonin këtë mundësi si diçka që nuk mund të ndodhte. Ishte i pari që paralajmëroi, e më vonë disa herë saktësoi, madje edhe datën se kur do të ndodhte sulmi ushtarak dhe me vonë, pothuajse për  dy muaj, iu përkushtua të gjithë detajeve. Nuk mund të thuhet se befasoi ndokënd. Deklaroi se gjithsesi nuk e ka nënvlerësuar rivalin rus. “Kam lexuar gjithçka ka shkruar ai”- deklaroi Bajdeni.

Në këtë dimër surealist, teksa Shtetet e Bashkuara dhe Europa fantazonin përsëri për ndërhyrjen e madhe ushtarake ruse, këtë herë në vetë Europën, edhe një herë shumë analistë paralajmëronin mbi pasojat e tmerrshme për Rusinë. Ministri britanik për Europën Xhejms Kleverli, parashikoi me 11 shkurt se një luftë me përmasa të mëdha në Ukrainë “do të ishte baltë” në të cilën do të ngecte vetë Rusia. Shtetet e Bashkuara parashikojnë madje deri në 50.000 viktima civile. Krahas gërryerjes së mbështetjes për Putinin nga ana e elitës ruse, së cilës do ti duhej ta përballonte personalisht rritjen e tensioneve në Europë, lufta mund të kërcënojë ekonominë ruse dhe ta zbehë mbështetjen e opinionit publik. Njëkohësisht kjo do të bëjë të mundur afrimin e trupave të NATO-s në kufinjtë rusë, duke e lënë kësisoj Rusinë me vite të tëra të përballet me rezistencën ukrainase. Sipas këtij mendimi, Rusia do të zhytej vetë në katastrofën që do të krijonte vetë.

“Veprimtaria e Kremlinit do ta lërë Rusinë të izoluar politikisht, ekonomikisht të shkatërruar dhe të mbyllur ushtarakisht. Vështirë të mos të bjerë në sy triumfalizmi në radhët e mbështetësve perëndimorë të Ukrainës”, shkruanin mediat perëndimore pas ditëve të para të luftës. Tashmë ato deklarojnë se “blickrig-u” nuk u arrit.

Por Bajdeni nuk po e bën një gjë të tillë. Ai vetëm premton se gradacioni i sanksioneve do të jetë në përpjestim të drejtë me maksimalizimin e synimeve të luftës. Sa më të mëdha të jenë ambicjet, aq më të gjëra dhe më të ashpra sanksionet. As nuk e fyen më presidentin rus siç ka pas bërë dikur në fillim të mandatit të tij presidencial. Thjesht duhet pranuar se Bajdeni është “kremlinologu” më i madh perëndimor. Ai di gjithçka mbi Rusinë që nga viti 1973, kohë në të cilën u zgjodh senator i shtetit Delaver, dhe i njeh të gjithë liderët sovjetikë dhe rusë. Sikurse është bërë popullore të thuhet, ka mundësi që ai brenda një dite harron për Rusinë më shumë fakte sesa bashkëpuntorët dhe kundërshtarët e tij politikë mund të dinë ndonjëherë. Për këtë edhe nuk përzihet në prognozat për mossuksesin e rusëve.

Ajo në të cilën jemi dëshmitarë këto ditë është versioni i dytë, ai ushtarak, i përfundimit të Luftës së Ftohtë, por tashmë me mjete të tjera dhe me pasoja të tjera që kanë vetëm dy përfundime: që Rusia të ketë sukses, ose të mos ketë sukses në rritjen e synimeve të saj. Si njëri version ashtu  edhe tjetri do të kenë pasoja kolosale, kurse për vetë Rusinë madje edhe ekzistenciale, duke filluar që nga qëndrimi në pushtet e deri te ekzistenca e shtetit rus.

Nëse Rusia ia arrin asaj që mendon, dhe kjo është ta vërë nën kontrollin e saj ushtarakisht Ukrainën, atëherë mund të thuhet se ka bërë një hap historik me përmasa të papara deri tani, dhe i  cili në thelb do të thoshte ndërprerje e plotë e raporteve me Perëndimin, e këtu në radhë të parë me Europën, për dhjetëvjeçarët e ardhshëm. ShBA-të dhe Europa do të jenë në gjendjen e gjendjes së luftës ekonomike permanente me Rusinë. Rusia do të jetë anarkisht e pranishme – herë realisht e herë hipotetikisht – në çdo rast të destabilitetit politik europian.

Ky do të jetë ndryshimi më i madh i rrymës së historisë europiane me të cilin do të përballet kjo gjeneratë e njerzimit. Nëse nuk ka sukses, Rusia do të rrokulliset në humnerën e parëndësisë historike me shanse tejet të ulëta për tu rikthyer ndonjëherë në skenë në rolin e fuqisë së madhe. Kjo ka për të qënë një rënie më e rëndë sesa ajo e pas luftës me Afganistanin, pas së cilës edhe ndodhi shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Mossuksesi në këtë luftë do ta reduktonte në të ardhmen rëndësinë e Rusisë në nivelin e Luksemburgut.

Nuk ka dyshim se pas luftës në Ukrainë, nëse ajo përmbyllet sipas planeve të Moskës, do të bëhen të pamundura pothuajse të gjitha raportet mes Rusisë dhe Perëndimit, përveç atyre të tregtisë së gazit dhe në disa fusha të tjera. Sanksionet  që i janë vënë nuk do të  hiqen lehtë dhe as do të hiqen shpejt. Ne këtë sëpaku e dimë. Rusia mund të vendosë që madje edhe të mos përpiqet për një gjë të tillë.

Një ndërprerje të këtillë të raporteve me Pereëndimin nuk e ka patur madje as Stalini. Stalini vërtetë nuk kishte raporte me Perëndimin, por gjithsesi i dëshironte. Rusia e ardhshme as nuk do ti ketë dhe as do ti dëshirojë. Në vend të këtyre raporteve, në kufinjtë Lindorë të Europës do të jetë “kështjella ruse” e rrezikshme, e cila do të jetë me siguri armiqësore dhe e armatosur, ndoshta edhe agresive, dhe do të krijojë kësisoj në Europë një atmosferë shumë të pakëndshme, ndoshta edhe të padurueshme, nga pikëpamja e sigurisë. Me siguri që do të zhduken shumë kollajllëqe dhe ndjesia e moskujdesjes për sigurinë. Ndoshta Europa, nga një projekt paqesor, do të shndërrohet në projekt luftarak, e kësisoj kjo  mund të sjellë shpërbërjen e saj siç ka qënë përherë kur ajo ka qënë e tillë. Definitivisht, heqja dorë nga Europa do ta kthejë Rusinë drejt Kinës.

Këtë javë mbushen 50 vjet nga vizita e Niksonit në Pekin, vizitë  e cila definitivisht e pati ndarë Pekinin nga Moska. Ironia është se gjysëm shekulli më vonë, rezultatet e kësaj vizite jo vetëm që do të anullohen por do të krijohet boshti Moskë-Pekin, i cili në pamje të parë, do të jetë më i keqi për Uashingtonin në këto 100 vitet e fundit. Nëse shekulli 20 ishte “shekulli amerikan”, atëherë shumë, lehtë, shekulli 21 mund të bëhet “shekulli antiamerikan”.

Ndërsa në mbarë kontinentin europian do të vijojë lufta gjeopolitike dhe lufta ekonomike mes Rusisë dhe Perëndimit së cilës ne nuk do të jemi në gjendje ti ikim dhe e cila do të ketë ndikim tejet të madh mbi ne. Për këtë duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të gjejmë modalitete që në kushte të tilla të jetojmë dhe të mbijetojmë.

Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA

[i] https://novimagazin.rs/stav/267927-dragan-bisenic-bajden-i-putin

Tags: biden

Related- Posts

Kryesore

Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

28 Shtator, 2026
Kryesore

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

27 Shtator, 2026
Kryesore

Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

26 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Disa mite thjesht refuzojnë të vdesin

29 Shtator, 2026

Kush është Elvis Lila, drejtuesi i komanduar i SHISH? Nga kundërzbulimi në krye të Inteligjencës Shqiptare

28 Shtator, 2026

Eric Wendt në Tiranë: Një mandat amerikan në një pikë kthese për Shqipërinë dhe Ballkanin

28 Shtator, 2026

Përtej debatit për KSK-në, Shqipëria ka nevojë për reformë të sistemit të sigurisë

28 Shtator, 2026

Çmimi i psikozës së luftës

28 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.