• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

  • POLITIKË

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

    Pas zbulimit të varrit masiv në Kalludër, MEPJ: Shqipëria qëndron përkrah Kosovës

    Kryeminstri Rama: Dronë superinteligjentë “Made in Albania” për mbrojtjen e hapësirës ajrore gjatë Samitit të NATO-s

    Debati për konsullatat, Hoxha: Ende nuk ka dakordësi mes Shqipërisë dhe Serbisë

    Bushati: Hapja e Konsullatës së Serbisë në Shkodër do të ishte një gabim strategjik

    Shqipëria dhe Vietnami nënshkruajnë memorandum për punësimin e qytetarëve vietnamezë

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

    Sveçla: Një tjetër varr masiv u gjet në Jabukë të Zubin Potokut

    Kosova dhe Franca nënshkruajnë pesë marrëveshje, Haddad: Marrëdhëniet dypalëshe hyjnë në një fazë të re

    Abdixhiku thërret kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së pas kërkesës për shkarkimin e tij

    A do ta bllokojë Kroacia anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

    BE kritikon vendimin e Kosovës për prokurorët serbë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Zgjedhje, por dhe Sjellje Europiane me Presidentin!

14 Prill, 2022
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ekskluzivisht  për ARGUMENTUM dhe Gazeta Shqiptare    

DR. Jorgji KOTE 

Konsultimet dhe tratativat për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Shtetit që përfundojnë më 24 Maj janë  një proces i rëndësishëm politik dhe institucional ; ca më tepër nisur dhe nga përvojat e pakëndshme në 25 vitet e fundit. Ndaj, krahas demarsheve  për gjetjen e personalitetit të duhur, që nuk duhen kthyer në «  panair/pazar » politik dhe mediatik është e nevojshme të reflektohet thellë mbi këto dukuri negative ; veçse jo «  bardhë e zi », sipas humorit politik të ditës, por në mënyrë objektive, duke i dhënë «  Qezarit atë që i takon » dhe sipas parimit « kiji inatin por jepi hakun » Në këtë kuptim, janë të gabuara pohimet përjashtuese se « na duhet një si ky, por jo si ai ». Në fakt, na duhet një Kryetar Shteti, mishërim i cilësive më të mira të parardhësve të tij, duke shmangur çdo element të papëlqyeshëm institucional.

Me këtë rast, vlen të theksohet se Ilir Meta nuk është as  pari dhe as i vetmi President që sulmohet ashpër, në Shqipëri dhe gjetkë. Dhe pse për ironi të fatit, ndryshe nga pasardhësit, si Kryeministër  dhe në funksionet e tjera më të larta në 25 vitet e fundit, ai është sjellë si europian, me marrëdhënie tejet korrekte institucionale dhe miqësore me Presidentët Meidani, Moisiu, Topi dhe Nishani.

Gjithsesi, problemi  nuk është vetëm Kryetari i Shtetit dhe «  gjynahet «  e tij, siç është trajtuar njëanshmërisht te ne,  por në përgjithësi marrëdhëniet institucionale me  maxhorancën e sidomos të Kryeministrave me ta. Është fakt i pamohueshëm se  nga viti 1997 e këtej, të pestë Presidentët e Republikës kanë qenë dhe mbeten zgjedhje të duhura, personalitete të shquara politike, parlamentare, akademike dhe ushtarake. E megjithatë, kjo nuk i ka shmangur  krisjet, konfliktet dhe përplasjet e ashpra, sidomos ndërmjet Presidencës dhe Kryeministrisë, të cilat kanë lënë gjurmë dhe në institucione të tjera të larta.

E megjithatë, nuk ka asnjë garanci se kjo histori nuk do të përsëritet, nëse nuk nxirren mësimet dhe përgjegjësinë përkatëse, pa ia «  veshur qyrkun e fajit » vetëm njerës palë e duke «  nxjerrë të larë » palën tjetër.

Për këtë, së pari  është e nevojshme që qysh në zgjedhjen e kandidaturave të shihen dhe «  kopjohen » praktikat më të përparuara të Evropës dhe BE-së, ku synojmë të antarësohemi ; dhe më e rëndësishmja, të shfaqet vlerësimi dhe sjellja e duhur  e ndërsjellë institucionale nga të gjithë dhe në vazhdimësi. Këtu mund të mësohet shumë nga  Franca për Bashkëjetesën ndërmjet presidentëve dhe kryeministrave të partive të ndryshme politike në 4 dekadat e fundit, por dhe nga Italia, Gjermania, Austria, Greqia  dhe vende të tjera, ku nuk ka patur pothuajse asnjë incident në këtë fushë, e cila te ne mbetet e « minuar»!

Por, dhe më shumë mund të nxirren mësime nga përvoja  dhe situatat problematike në  «  simotrat » tona  Lindore, ku  studimet  tregojnë se këto konflikte përbëjnë 35 –  40 për qind të rasteve të vëzhguara. 

Shquhet në këtë drejtim Ukraina, ku me përjashtim të tri viteve të fundit nuk gjen një vit të qetë. Kulmin aty e shënoi konflikti i dhunshëm midis Ish Presidentit Yushenko dhe ish Kryeministres Timoshenko, të dy liderët e Revolucionit «  Portokalli » Po kështu, ish Presidenti polak Les Valessa i «  Solidarnos » të famshëm u përfshi  në vitet 90 në konflikte të ashpra me katër kryeministra. Në këto gjurmë eci dhe pasardhësi i tij social- demokrat, Kvansnievski dhe liberali Donald Tusk, ky i fundit  ish President i Këshillit Europian në vitin 2008, i bllokoi atij avionin qeveritar për në Samitin e BE-së në Bruksel !   

Në rajonin tonë, konflikte të tilla kanë përfshirë në vitet 90 e më vonë ish- Federatën Jugosllave; duke filluar nga Serbia me krizën Tadiç – Kostunica, në Kroaci Presidenti Josipoviç me Kosar, në Mal të Zi midis Gjukanovic dhe Bujanovic.  Në Maqedoni ky konflikt shërtheu ashpër vitet e fundit midis ish – kryeministrit Gruevski dhe Presidentit Ivanov, që  përfundoi keq për të parin, i cili ka dalë përpara drejtësisë.

Gjithsesi,  dy rastet më tipikë, me zgjatje të gjatë kohore dhe më të ngjashme me vendin tonë për nga tematika, diapazoni dhe ashpërsia i përkasin Rumanisë dhe Bullgarisë. Në Rumani shpërtheu qysh në fillimin e vieve 90 konflikti ndërmjet dy drejtuesve të Frontit të Shpëtimit Kombëtar, Presidentit Iliesku dhe Kryeministrit Roman. Më vonë, më 2007, Kryeministri Nastase iu kundërvu ashpër ish Presidentit Trian Basescu deri në shkarkimin e tij të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Në burg përfundoi vetë Nastase. Ndërsa në vitin 2012, ishte lideri tjetër social -demokrat Victor Ponta që u angazhua në beteja tejet të egra ndaj Trian Basescut që kishte fituar mandatin e dytë deri më 2014.  Kjo « luftë për pushtet » vijoi dhe ndaj Presidentit të pavarur Johannis që përfundoi me largimin e Pontës edhe nga Partia social-demokrate.  

Dhe në Bullgari, në fillimin e viteve 90 shpërthyen konfliktet e ashpra ndërmjet  Presidentit Zelev dhe Kryeministrit Vidanov. Për të ardhur në Janar 2020, kur doli në sipërfaqe kriza e ashpër midis Kryeministrit Borisov dhe Presidentit Radev. Presidenti kundërshtoi kandidaturën e Prokurorit të Përgjithshëm, duke i kërkuar qeverisë forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, gangrenë sociale në atë vend. Në shenjë hakmarrjeje filluan sulmet, përgjimet dhe  dhe akuzat për penalizimin e  tij. Më tej, u ngritën akuza ndaj dy këshilltarëve të tij dhe në korrik forca të shumta policore bastisën zyrat presidenciale. Kjo shkakoi irritimin masiv të qytetarëve që u hodhën në protesta masive, duke kërkuar largimin e Borisov dhe të qeverisë.

Në këto situata të turbullta dhe jo normale, Presidenti Radev e la zyrën dhe doli në rrugë duke protestuar, si president i popullit. 

Më në fund, Borisov u detyrua të tërhiqet dhe humbi në të tri zgjedhjet e  përgjithshme parlamentare gjatë vitit të kaluar, ku Presidenti Radev doli sërish fitimtar dhe u rizgjodh në krye të Shtetit bullgar.

Duke u rikthyer te  vendi ynë dhe duke u ndalur te Presidenti Meta, për  një analizë sa më të drejtë të konflikteve me shumicën parlamentare, le të shohim shkurt 10 veçori specifike të mëposhtëme.

Fillimisht, ndryshe nga vendet e lartpërmendura,  te ne Presidenti nuk zgjidhet direkt nga populli por nga Kuvendi. Kësisoj, ai bëhet me i rrezikuar nga ekzekutivi, që siç dihet, këto 25 vitet e fundit  nuk ka lënë gjë pa bërë për ta kthyer presidentin në « noter » «  kukull » «  zgjatim « të tij ose thjesht figurë ceremoniale. Në fakt, dhe në disa vende perendimore si Greqia, Gjermania, Austria, etj presidenti zgjidhet nga Parlamenti me atribute përfaqësuese. Mirëpo, në kushtet e një demokracie tradicionale atje kjo nuk paraqet kurfarë problemi, ndërsa e kundërta ngjet në Shqipëri, ku vështirë të gjesh normalitet demokratik.  .

Te ne këto konflikte bëhen si «  ferra nëpër këmbë » për proceset demokratike, duke i vonuar dhe penguar ato artificialisht; për më tepër,  ne nuk e kemi «  luksin» për konflikte të tilla të «ngrira »; kjo mbasi, ndryshe nga vendet e sipërpëmendura, ne ndeshemi me sfida të shumta e sidomos me atë të çeljes së negociatave me BE-në, kur «  simotrat » tona u pranuan në BE të paktën 16 vite më parë. Në aspektin e komunikimit publik, kriza të tilla kapërcehen me dialog dhe demarshe pajtuese, nëpërmjet kanaleve të duhura zyrtare, jo në «  pazar » dhe kursesi me gjuhë të drunjtë, banale, me batuta fyese, insinuata dhe sulme personale, sidomos nga ana e shumicës, duke shfrytëzuar dhe eventet partiake, siç ndodhi së fundi më 9 Prill nga Kongresi i PS-së! E pajustifikueshme tani, përballë sjelljes korrekte institucionale të Presidentit, kur i  kanë mbetur 100 ditë në atë post! Duket qartë se maxhorancës i « dhemb » shumë humbja në betejat juridike dhe nga ana tjetër kërkon të transferojë efektet e mangësive, aferave/skandaleve që e kanë tronditur rëndë te të tjerët dhe te Presidenti i Republikës edhe pse ai nuk ka të bëjë fare me to! Gjithashtu,  si një rast «  sui generis » Shqipëria kaloi mbi tre vjet pa Gjykatë Kushtetuese, e cila do t’u jepte zgjidhje problemeve dhe ankesave që kanë lindur nga ky konflikt i ashpër; ndërkohë, në vend të përpjekjeve për të shuar konfliktin si në Europë, te ne ai tentohet të mbyllet me forcën e  kartonave dhe lloj lloj sofizmash ligjorë, duke përfshirë dhe hartimin nxitimthi të drafteve ligjore për Presidentin ; kjo në vend të mbyllë, hap shernaja të reja politike. Veç kësaj, te ne ky konflikt ka një katalog shumë më të gjerë se te vendet e tjera, duke hyrë në çdo qelizë, nga «  lufta e dekreteve » te ajo e dekoratave dhe bojkoti ndaj Presidentit për të takuar homologë të vet europianë!!

Ca më keq akoma, te ne  demonizohet figura e Presidentit Meta duke iu referuar vetëm ose kryesisht ndonjë mangësie, incidenti dhe deklarimi të tepëruar dhe të panevojshëm. Mirëpo, injorohen qëllimisht aspektet pozitive, roli i tij i vlerësuar nga vetë mazhoranca pas Tërmetit, Pandemisë, në politikën e jashtme dhe shumë të tjera. Ndërkohë, harrohet se pothuajse gjithë mandati i Presidentit Meta ishte apo u imponua si «  anomali » ! Veç Tërmetit dhe Pandemisë,   azili ka vazhduar me ritme të frikshme, kur BE-ja na caktoi plot 15 kushte për çeljen e negociatave, PD-ja dhe opozita dogjën si askund tjetër mandatet e deputetit dhe bojkotuan zgjedhjet vendore, duke e lënë praktikisht për mbi dy vjet të vetme në pushtet PS-në; kjo e fundit « pushtoi » pothuajse çdo institucion, veç atij të Presidentit të Republikës.

E pra, në këtë mjedis të tej rënduar politik, institucional dhe shoqëror, të kërkosh «  normalitet » vetëm nga Presidenca, e cila ka kryesisht peshën e fjalës dhe mesazhit, kjo është e pamundur, madje dhe në vende më të përparuara se i yni.

Si një rast unikal, mazhoranca e « transferoi » konfliktin me Presidentin  deri në Komisionin prestigjioz të Venecias, madje në kulmin e COVID – 19!

Presidenti Meta doli praktikisht i fituar në të gjitha  çështjet parimore që mbronte! Gjithashtu Venecia u shpreh kundër shkarkimit të tij të kërkuar nga Kuvendi. E megjithatë, ky i fundit, me një ngulmim të pakuptimtë dhe inatçor të  Kryeministrit, fill pas fitores së zgjedhjeve të 25 Prillit, në vend të «   një armëpushimi » e shkarkoi  atë në mënyrë jo bindëse me procedura urgjente dhe kundrathënëse. Edhe pse ishte e qartë për këdo se vetëm për shkelje, ca më pak të rënda nuk bëhej fjalë ! Ndaj dhe Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë kërkesën e Kuvendit, duke e nxjerrë sërish fitues Presidentin Meta! Këtu, veç sa sipër, ka ndikuar pozitivisht dhe kasta elitare e  këshilltarëve presidencialë, me brenda dhe me jashtë, me përvojë dhe integritet të pacënuar !

Së fundi, mesa duket nuk merret sa duhet në konsideratë fakti domethënës se Presidenti Meta është « peshë e rëndë » politike dhe lider karizmatik me përvojë politike 30 vjeçare, po, dhe me dritëhijet e veta të kuptueshme në një vend si i yni; dhjetoriani i majtë i ‘ 90 hyri në « moçalin » politik shqiptar si « ushtar  i thjeshtë», duke i ngjitur si askush tjetër të gjitha shkallët e hierarkisë parlamentare, me 7 mandate deputeti, partiake si ish zv.Kryetar i PS-së dhe lider i LSI-së dhe postet më të larta shtetërore; kësaj «  bishe » politike nuk i është dhënë asnjë « dhuratë », por gjithçka e ka fituar në beteja të ashpra politike, pse jo duke shfrytëzuar dhe ofertat, shanset dhe dobësitë e aleatëve dhe kundërshtarëve politikë. Ish zv.Kryetar i PS-së dhe themelues i FRESH-it emblematik në moshën 23 vjeçare më 1993, bashkë me shokët e vet të idealit, ai kontribuoi si rrallëkush për imazhin dhe njohjen e PS-së jashtë vendit në momente tejet të vështira historike.

/Argumentum.al

© 2022 Argumentum

Tags: ArgumentumJorgji Koteredion luli

Related- Posts

OP/ED

Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

3 Gusht, 2026
OP/ED

Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

21 Korrik, 2026
OP/ED

Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

20 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Shpërthimi i Bejrutit: Gjashtë vite nga tragjedia që zbuloi krizën e Libanit

4 Gusht, 2026

SHBA dhe Irani shkëmbejnë draftet e një marrëveshjeje përmes ndërmjetësve – njofton Katari

4 Gusht, 2026

Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

4 Gusht, 2026

DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

4 Gusht, 2026

Kriza bërthamore e Hungarisë vë në provë udhëheqjen e kryeministrit të ri Péter Magyar

3 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.