• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
27 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

    Nju Jork – Ministri Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

    Kryeministri Rama shkarkon nga detyra kreun e SHISH: Kemi zgjedhur rrugën e pavarësisë së drejtësisë

    Kryeministri Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

SHBA autorizon 800 milionë dollarë ndihma ushtarake shtesë për Ukrainën

13 Prill, 2022
in NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara njoftuan autorizimin e 800 milionë dollarëve ndihmë shtesë për sigurinë e Ukrainës, ndërsa udhëheqësi Volodymyr Zelenskyy bëri thirrje për më shumë ndihmë për të mposhtur forcat ruse.

“Kjo paketë e re ndihme do të përmbajë shumë nga sistemet mjaft efektive të armëve që kemi ofruar tashmë dhe aftësi të reja të përshtatura për sulmin më të gjerë që presim që Rusia të ndërmarrë në Ukrainën lindore”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë pasi presidenti Biden telefonoi presidentin Yelenskyy për ta informuar për ndihmën.

Pentagoni tha se armatimet e reja përfshijnë ndër të tjera 500 raketa Javelin, 300 dronë Switchblade, 300 automjete të blinduara dhe 11 helikopterë.

Shtetet e Bashkuara po ofrojnë gjithashtu një sasi minash, që mund të aktivizohen vetëm në mënyrë manuale.

Sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby tha se zyrtarët e mbrojtjes të SHBA-së duan t’i dërgojnë këto pajisje ndërkohë që Rusia po riorganizon forcat, përfshirë helikopterët dhe sistemet e artilerisë, në Bjellorusi.

“Nuk janë plotësisht të gatshëm për rifillimin e ofensivës sepse duan të vendosen në Donbas,” tha ai. “Ne e kuptojmë këtë dhe po përpiqemi të përfitojmë çdo ditë, çdo orë për t’i dërguar këto paisje atje sa më shpejt që të mundemi. Kemi një ide të qartë të përpjekjeve ruse për të rifurnizuar dhe përforcuar”, tha ai.

Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes tha se forcat ukrainase kanë marrë “një sasi të konsiderueshme” të 100 të ashtuquajturve dronëve asgjesues, të pajisur me koka mbushëse për të goditur tanket, e që janë premtuar si pjesë e një pakete të mëparshme ndihme për sigurinë prej 300 milionë dollarësh.

Dronët e mbetur pritet të mbërrijnë në Ukrainë javën e ardhshme, ashtu si edhe raketat shtesë antitank Javelin.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri britanik Boris Johnson “pohuan angazhimin e tyre për të vazhduar sigurimin dhe ndihmën humanitare për Ukrainën përballë mizorive të vazhdueshme nga Rusia”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të martën.Pentagoni po zhvillon një takim të klasifikuar të mërkurën me krerët e kontraktorëve më të mëdhenj të mbrojtjes amerikane për të diskutuar plotësimin e nevojave të Ukrainës për armë. Zëvendës Sekretarja e Mbrojtjes Kathleen Hicks u tha gazetarëve se do të marrë pjesë në bisedime.

Në Kiev, zoti Zelenskyy priti presidentin polak Andrzej Duda, presidentin lituanez Gitanas Nauseda, presidentin letonez Egils Levits dhe presidentin estonez Alar Karis.

“Vendet tona po tregojnë mbështetje për Ukrainën dhe për Presidentin Zelenskiy” shkroi në Twitter të mërkurën Jakub Kumoch, një këshilltar i zotit Duda.

Për javë të tëra, zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas kanë thënë se ka prova në rritje për ato që ata i quajnë mizori sistematike dhe krime lufte që po kryhen nga forcat ruse që tërhiqen nga pjesë të Ukrainës veriore.

Akuzat për armë kimike

Komentet e Putinit për luftën, të parat në pothuajse një javë, pasojnë akuzat e reja për krime lufte, duke përfshirë akuzat se forcat ruse që u përpoqën të pushtonin qytetin e rrethuar jugor të Mariupolit, kryen një sulm me armë kimike.

Zyrtarët rusë i kanë mohuar vazhdimisht akuzat dhe kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën se po përgatiten të përdorin armë kimike dhe biologjike.

Zyrtarët amerikanë thanë të martën se po i marrin seriozisht akuzat e fundit kundër Rusisë, por paralajmëruan se konfirmimi i një sulmi me armë kimike mund të marrë kohë.

“Ne nuk mund të konfirmojmë përdorimin e agjentëve kimikë në këtë moment”, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes, duke folur në kushte anonimiteti. “Ne ende jemi duke e analizuar këtë.”

“Këto janë gjëra të vështira për t’u vërtetuar, edhe kur je më pranë vendit të ngjarjes. Ne nuk ndodhemi atje”, shtoi zyrtari. “Duam të jemi shumë të kujdesshëm për këtë çështje përpara se të bëjmë një deklaratë”.

Duke e komplikuar më tej situatën, zyrtarët amerikanë paralajmëruan se disa burime të inteligjencës sugjerojnë se Rusia mund të përpiqet të maskojë një sulm me armë kimike duke përzier agjentë kimikë të ndaluar me substanca të tjera.

“Ne kemi informacion të besueshëm se forcat ruse mund të përdorin një sërë agjentësh (kimikë) për kontrollin e trazirave, duke përfshirë gaz lotsjellës, të përzier me agjentë kimikë”, tha të martën Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Beteja për kontrollin e Mariupolit

Trupat ruse dhe ukrainase janë përfshirë në një betejë të ashpër për kontrollin e qytetit të Mariupolit.

Zyrtarët ukrainas vlerësojnë se rreth 22,000 njerëz janë vrarë në Mariupol si rezultat i sulmeve ajrore dhe bombardimeve nga forcat ruse që kanë rrafshuar pjesën më të madhe të qytetit.

Pavarësisht postimeve në mediat sociale nga disa forca të mbështetura nga Ukraina, ku thuhet se vendit po i mbarojnë armët, zyrtarët amerikanë thanë të martën se Rusia nuk ka arritur ende të marrë kontrollin e qytetit.

“Mariupoli është ende i kontestuar dhe ukrainasit janë ende duke luftuar për mbrojtjen e tij”, u tha gazetarëve të martën zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby. “Ata nuk kanë janë dorëzuar, dhe ne besojmë se ata do vazhdojnë luftën për mbrojtjen e këtij qyteti.”

Zyrtarët ushtarakë perëndimorë kanë paralajmëruar se forcat ruse kanë shënjestruar gjithnjë e më shumë Mariupolin me sulme ajrore dhe raketore, si pjesë e përpjekjeve të tyre për të zgjeruar kontrollin në Ukrainën lindore.

“Është e qartë se rusët duan Mariupolin për shkak të vendndodhjes së tij strategjike”, tha zoti Kirby. “Kjo do t’u siguronte atyre një rrugë tokësore të pandërprerë midis Donbasit dhe Krimesë.”

Ushtria amerikane dhe ajo britanike kanë paralajmëruar se presin një intensifikim të luftimeve në Donbas në ditët dhe javët në vijim, ndërsa forcat ruse tërhiqen nga kryeqyteti ukrainas i Kievit dhe zona të tjera veriore, duke u rifurnizuar në Bjellorusi dhe Rusi para nisjes drejt pjesës lindore të Ukrainës.

Pavarësisht sulmit, forcat ukrainase duket se i kanë shkaktuar humbje serioze ushtrisë ruse. Sipas vlerësimeve të bëra nga Shtetet e Bashkuara, Rusia ka humbur rreth 20% të fuqisë luftarake që kishte në dispozicion për luftën kundër Ukrainës që nga fillimi i sulmit më 24 shkurt.

Ndërkohë, të martën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftoi se forcat ukrainase kanë kapur udhëheqësin e opozitës të mbështetur nga Rusia, Viktor Medvedchuk.

Medvedchuk ka qenë në arrest shtëpie nën akuzat për tradhëti, por sipas zyrtarëve ukrainas, ai u arratis menjëherë pas fillimit të sulmit rus.

“Tradhtarë pro-rusë dhe agjentë të shërbimeve sekrete ruse, mbani mend, krimet tuaja nuk kanë kufizime statutore dhe ligjore”, paralajmëroi shërbimi ukrainas i sigurisë në Twitter, duke postuar një foto të zotit Medvedchuk në pranga. “Prangat po ju presin”./voa

Tags: bidenUkraineusa

Related- Posts

NGJARJE

Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

24 Shtator, 2026
Bota

Trump pret Xi-n në Uashington, tregtia, teknologjia dhe Irani në qendër të tensioneve

23 Shtator, 2026
NGJARJE

Kryeministri Rama shkarkon nga detyra kreun e SHISH: Kemi zgjedhur rrugën e pavarësisë së drejtësisë

22 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Gjermani-Rusi, rikthehet dialogu pas 4 vitesh: Çfarë fshihet pas takimit Wadephul-Lavrov në OKB?

26 Shtator, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump refuzon planin iranian për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

26 Shtator, 2026
Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

Kambanat e alarmit në Ballkan

26 Shtator, 2026

Papa Leo XIV në Paris, 800 mijë besimtarë në meshën historike në Place de la Concorde

26 Shtator, 2026

Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

26 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.