• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
26 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

    Nju Jork – Ministri Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

    Kryeministri Rama shkarkon nga detyra kreun e SHISH: Kemi zgjedhur rrugën e pavarësisë së drejtësisë

    Kryeministri Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për pagat e magjistratëve

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

    Në Prishtinë vijojnë protestat kundër vendimit të Hagës: Kërkohet shfuqizimi i Gjykatës Speciale

    Thaçi iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës ta ruajnë qetësinë pas vendimit të Speciales 

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Presidenti Meta nderohet në Romë me Çmimin Ndërkombëtar “Bonifacio VIII Për një Kulturë të Paqes”, si dhe vlerësohet me Titullin e lartë “Senator Akademik Nderi”

23 Prill, 2022
in NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

“Paqja nuk duhet marrë si e mirëqenë, por duhet të angazhohemi çdo ditë dhe në çdo kohë për mbrojtjen e saj”, tha Presidenti Meta

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta u nderua në Romë me Çmimin Ndërkombëtar “Bonifacio VIII për një Kulturë të Paqes” nga akademia me të njëjtin emër papnor në Anagni, Romë.

Kreu i Shtetit u vlerësua gjithashtu me  Titullin e lartë  “Senator Akademik Nderi” me motivacionin: “Për angazhimin e vazhdueshëm dhe për kontributin faktik, kulturor e social, për realizimin e idealeve dhe qëllimeve, në shkëmbimin e vlerave të paqes”

Në sallën e Bashkisë së Anagni, në prani të Zëvendëspresidentit të Senatit italian, Roberto Calderoli; Prefektit të Doktrinës së Besimit dhe përfaqësuesit të Selisë së Shenjtë, Kardinalit Gerhard Ludëig Műller; Presidentit të Komitetit Shkencor, Imzot Enrico dal Covolo; Kryebashkiakut Daniele Natalia; Presidentit të Akademisë Bonificiane, Dr. Sante de Angelis, të Ambasadorit të Ukrainës në Selinë e Shenjtë, Sh. T. Z. Andrii Yurash, si dhe autoriteteve të larta civile dhe fetare, Kreu i Shtetit shqiptar në fjalën e Tij të mirënjohjes, u shpreh:

“Shprehjen e falenderimit të dhe mirënjohjes për nderin e marrjes së Çmimit Ndërkombëtar Bonifacio VIII, me motivacionin ‘Për një Kulturë të Paqes’, dëshiroj ta nis me Shenjtoren Nënë Tereza, e cila me jetën dhe shërbesën e saj, u bë simboli universal i përkushtimit ndaj kulturës së paqes, anembanë botës.

Shembulli i saj dhe mesazhet plot dashuri dhe në promovim të paqes, vazhdojnë sot e përgjithmonë, të prekin çdo raport njerëzor dhe aspekt të jetës.

Prekin aspektin personal, me thënien e saj ‘Paqja nis me një buzëqeshje’, atë familjar me ‘Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi e duaje familjen tënde,’ si dhe atë botërore, kur tha se: ‘Ne nuk na duhen armë dhe bomba për të sjellë paqen në botë, por na duhet dashuri dhe dhembshuri.’

May be an image of 6 people and people standing

Këto të vërteta mbeten të patjetërsueshme edhe sot:

Kur individi po bëhet gjithnjë e më i izoluar për shkak të sfidave të kohës dhe pengesave të mëdha ndaj ndërveprimit njerëzor;

Kur institucioni i familjes priret që të tjetërsohet;

Kur paqja në shumë vende të botës mbetet ende një ëndërr, aspiratë dhe utopi;

Kur e gjithë bota rrezikohet prej dhunës ushtarake dhe ambicieve pushtuese, si në rastin tragjik të ditëve të sotme të agresionit ndaj popullit paqedashës të Ukrainës, ndaj të cilët përfitoj të shpreh solidaritetin tonë më të vendosur. Ndërkohë që dashuria, dhembshuria, mirëkuptimi dhe toleranca duhet të mbeten gjithmonë shtyllat, e një paqeje të qëndrueshme midis popujve dhe kombeve.

Në themelin e paqes qëndron  liria, jo vetëm e jona, por liria e të gjithë.

Ne shqiptarët jemi krenar, që kemi një figurë të jashtëzakonshme, që ka kontribuar jo vetëm për lirinë e vendit të tij, por që ka mbrojtur edhe lirinë e Europës, siç është Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

‘Athleta Christi’ ishte titulli që Selia e Shenjtë i dha kësaj figure të madhe shqiptare dhe europiane, të cilin Papa Françesku e vlerësoi si “heroi dhe mbrojtësi guximtar i vlerave shpirtërore dhe krishterimit.”

Vlerësimi me këtë çmim sot nga ju, më inkurajon, që të vazhdoj me përkushtim për të punuar, për lirinë, demokracinë, drejtësinë, paqen dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Unë e nisa rrugëtimin tim kur isha student, duke u bërë pjesë dhe një nga drejtuesit e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit të vitit 1990-të, që rrëzoi regjimin komunist, i cili izoloi Shqipërinë për gjysmë shekulli nga pjesa tjetër e botës, dhe për fat te keq i shpalli armiqësi besimit dhe Zotit, censuroi fjalën dhe mendimin e lirë, dhe themeloi një paqe të rreme, nënshtrimi dhe jo të drejtash e lirish, që nuk ishte gjë tjetër veçse burgosje e një kombi.

Që atëherë, nuk kam reshtur së ngrituri zërin për ata që nuk dëgjohen, të punoj dhe të kontribuoj me të gjitha aftësitë e mia, për konsolidimin e demokracisë, forcimin e shtetit të së drejtës, progresin e popullit tonë, për  arritjen e një paqeje sa më të qëndrueshme sociale dhe kombëtare, por edhe rajonale, si dhe përshpejtimin e  integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

May be an image of 10 people, people standing and text that says 'ACCADEMIA BONIFACIANA O.N.L.U.S. ANAGNI "...per una Cultura della Pace..." CITTA ANAGNI 3ロ'

Në mënyrë të veçantë sot, dua të falënderoj Italinë dhe popullin mik italian, dhe  njëkohësisht edhe Selinë e Shenjtë, për të gjithë mbështetjen e vazhdueshëm, që i kanë dhënë popullit shqiptar në rrugën e lirisë, të zhvillimit dhe të ardhmes europiane.

Dëshiroj të kujtojë burimin e paqes, në jetën  tonë, e cila erdhi dymijë vjet më parë me fjalët e Jezuit: ‘Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time….”

Dhe kjo paqe është për çdo individ, çdo shoqëri, dhe çdo komb, e cila mund të arrihet përmes besimit, shpresës dhe dashurisë, përkushtimit të gjithsecilit, për të punuar për mirëqenien e njerëzve të thjeshtë, për konsolidimin e demokracisë, për një politikë më frytdhënëse, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe promovimin e vlerave më të larta njerëzore dhe familjare.

Dhe në vullnetin e Tij është paqja jonë:

Ai det në të cilin lëviz gjithësia

Qeniet që krijon dhe natyra që Ai bën.

(E’n la Sua volontade è nostra pace:

ell’è quel mare al qual tutto si move

ciò ch’ella cria o che natura face,).

shkroi Dante Alighieri i madh te ‘Parajsa’ në Komedinë Hyjnore, për të ilustruar, se si paqja lidh qiellin dhe tokën, dhe të gjitha qeniet dhe kombet në të.

Ndaj, ne duhet të punojmë e ta mbrojmë këtë thesar të çmuar, duke qëndruar vigjilentë për ruajtjen e paqes, pasi ajo nuk duhet marrë si e mirëqenë, por duhet të angazhohemi çdo ditë e në çdo kohë.

Kjo na jep forcë të përballojmë edhe  realitetin e pas Covid-19, dhe të gjitha sfidat e mijëvjeçarit të ri. 

Duke ju uruar paqe në jetën tuaj, në vendet tona, në mënyrë të veçantë në Ukrainë dhe në çdo vend tjetër të botës, ku ajo është e privuar dhe kërcënuar, ju falënderoj sërish për këtë vlerësim, i cili është një nxitje më shumë për të vazhduar punën dhe misionin tim, në shërbim të kulturës për paqen dhe lirinë!”

Për këtë çmim i jam mirënjohës jo vetëm Akademisë tuaj  që i kushton vëmendje vendit tim, por në mënyrë të veçantë ja kushtoj të gjithë shqiptarëve,  të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit, dhe mbi të gjitha për harmonin e jashtëzakonshme fetare, që vendi im gëzon dhe rrezaton kudo. Dhe ishte pikërisht kjo arsyeja kryesore, për Papa Françeskun, i cili zgjodhi Shqipërinë për të bërë vizitën e tij të parë në Europë.

Edhe njëherë le të lutemi për paqen në Ukrainë!

Tags: cmimiMetaRoma

Related- Posts

Kryesore

Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

25 Shtator, 2026
POLITIKË

Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

25 Shtator, 2026
POLITIKË

Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

24 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

25 Shtator, 2026

Galaja e Festës së Mesvjeshtës 2026 e CMG transmetohet në mbarë botën

25 Shtator, 2026

Xi Jinping përfundon me sukses vizitën shtetërore në ShBA

25 Shtator, 2026

Kolumbia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin, shpall IRGC-në organizatë terroriste

25 Shtator, 2026

Papa Leo XIV në Francë, një vizitë me peshë për Kishën, Evropën dhe dialogun me botën laike

25 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.