• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Maj, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

    OKB: Ekonomia globale në rrezik real recesioni në 2025-n

    Si Lufta Tregtare SHBA-Kinë po i Dëmton të Gjithë

    FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump holds a "Foreign Trade Barriers" document as he delivers remarks on tariffs in the Rose Garden at the White House in Washington, D.C., U.S., April 2, 2025. REUTERS/Carlos Barria TPX IMAGES OF THE DAY/File Photo

    Pezullimi i tarifave: Çfarë fshihet pas kthesës së Trump?

  • POLITIKË

    Zgjedhjet Parlamentare 2025/ Numërohen mbi 60% e kutive të votimit në rang kombëtar. Partia Socialiste kryeson me 83 mandate

    Mediat ndërkombëtare/ Votimet në Shqipëri, test për rrugën drejt BE-së

    Exit Poll i Albanian Post: Fitore bindëse e PS me 79 mandate 

    Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare.

    SPAK, BKH dhe forcat policore në terren për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

    Kryetari i KQZ-së mesazh qytetarëve për 11 majin: Merrni pjesë në këtë proces vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë

    Vota e Diasporës: 180,144 zarfe të mbërritura në KQZ

    Celibashi: Subjektet politike të respektojnë heshtjen zgjedhore, mediet mos të publikojnë spotet elektorale

  • SOCIALE / KULTURË

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

    Java kulturore e Maqedonisë së Veriut nis në Tiranë: Art, traditë dhe risi në zemër të Shqipërisë

    “Ecim së bashku si vëllezër” – Kisha Ortodokse shqiptare nderon trashëgiminë bashkuese të Papa Françeskut

    Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Jezu Krishtit

    Arkiva Marubi, shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

    Kina, një fuqi globale në rendin e ri botëror

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    “Defender Europe 2025”/ Albin Kurti: Kosova më 13 qershor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA

    AFET - Confirmation hearing of Marta KOS, European Commissioner-designate for Enlargement

    Ngërçi politik në Kosovë, reagon BE

    “Si po (vazhdon të) zhbëhet shqipja në Maqedoni të Veriut. Dhe nga vetë shqiptarët.

    LDK fton partitë parlamentare në Kosovë për qeveri tranzitore

    Për të dhjetën herë dështon konstituimi i Kuvendit i Kosovës

    Hapet Ambasada e Kosovës në Kuala Lumpur, Osmani-Ibrahim: Moment historik

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home INTERVISTË

Drejtori i agjencisë së Drogave: Grupet shqipfolëse të kokainës kërcënojnë kontinentin

30 Mars, 2019
in INTERVISTË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Forcimi i grupeve të organizuara kriminale që flasin shqip në vendet e Bashkimit Europian, dhe që po marrin në dorë tregun e heroinës e kokainës në vende të ndryshme, sa vjen e po i shqetëson më shumë autoritetet europiane. “Grupe të tilla, që kontrollojnë tregun e kokainës, janë bërë një kërcënim domethënës”, pohon Drejtori i Agjencisë së BE-së për Drogat (EMCDDA), Alexis Goosdeel, në një intervistë ekskluzive për “Monitor”. Ai thotë se e kanë të vështirë të gjejnë arsyet se pse këto grupe u fuqizuan kaq shumë vitet e fundit, por një nga shpjegimet është natyra e tyre e dhunshme.

Goosdeel shton se nuk ka informacion se Shqipëria është një nyje kyçe për trafikimin e heroinës dhe kokainës, por gjithsesi disa episode, si kapja e një laboratori të heroinës në tetor të vitit të kaluar dhe e 615 kilogramëve kokainë në fillim të 2018-s dhe përvoja e vendeve të tjera sugjerojnë se kjo situatë mund të ndryshojë shumë shpejt.

Çfarë parashikon marrëveshja e punës që ju nënshkruat së fundmi me Shqipërinë?

Kjo është një marrëveshje për bashkëpunim të dyanshëm. Mendoj se është shumë e rëndësishme, pasi para së gjithash, Shqipëria është shteti i parë nga Ballkani Perëndimor që nënshkruan një marrëveshje të tillë. Synimi i saj është përmirësimi i kapaciteteve për të zbuluar kërcënimet e hershme dhe Shqipëria po shërben si një shembull për vendet e tjera të rajonit.

Ka një sërë aktivitetesh që parashikohen nga kjo marrëveshje. Ne kemi një mision të vlerësimit teknik që parashikohet në gjysmën e dytë të këtij viti, për krijimin e observatorit të drogave dhe sistemin e paralajmërimit të hershëm.

Vendimi për krijimin e observatorit të drogave ishte marrë që në vitin 2011 dhe deri tani, ai nuk ishte zbatuar, ndaj është shumë e rëndësishme për ne që marrëveshja u nënshkrua me dy ministri, ajo e Brendshme dhe e Shëndetësisë. Pjesa tjetër e misionit teknik do të jetë krijimi i sistemit të hershëm të paralajmërimit, një sistemi që funksionon në Europë dhe është shumë i rëndësishëm.

Deri përpara dy vitesh në Europë, ne zbulonim dy droga të reja në javë në tregun europian të drogave dhe tani ka më pak se një drogë në javë. Këto droga të reja janë shumë të rrezikshme, disa prej tyre janë shumë toksike, ndaj është e rëndësishme që Shqipëria do të ketë kushte më të mira për të krijuar një sistem të hershëm paralajmërimi, që do të jetë i lidhur me sistemin europian.

Kjo nënkupton që jo vetëm Shqipëria do të kontribuojë në sistemin e paralajmërimit, por ajo gjithashtu do të përfitojë prej tij. Së shpejti do të publikohet dhe raporti kombëtar për drogat. I fundit është publikuar në 2017-n. Ne do të bashkëfinancojmë edhe vëzhgimin për përdorimin e drogës në shkolla, sipas standardeve europiane, që zbatohen në më shumë se 35 vende.

Sa problematike e vlerësoni Shqipërinë si një vend origjine për prodhimin e kanabisit dhe drogave të tjera?

Që të jetë e qartë për ju, për shqiptarët dhe për vendet e tjera të rajonit, EMCDDA asnjëherë nuk etiketon dhe turpëron vendet. Ajo që ne bëjmë janë analizat, për të ndihmuar në të kuptuarit e problemeve dhe të asistojmë Bashkimin Europian, shtetet anëtare dhe vendet e tjera që të merren me këto probleme.

Ajo që ne vlerësojmë është se, sa i përket kanabisit, pjesa më e madhe e kanabisit që konsumohet në BE, prodhohet në BE. Megjithatë, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipëria në veçanti kanë qenë prodhuesi më i rëndësishëm jo në BE i barit të kanabisit. Shqipëria ishte raportuar gjithashtu nga disa shtete anëtare, si një burim i vajit të kanabisit për disa vjet. Por, ajo që ne gjithashtu po shohim është se autoritetet shqiptare i kanë intensifikuar veprimet ndaj këtij fenomeni, në bashkëpunim me Guardia di Finanza. Bazuar në vëzhgimet ajrore për sipërfaqet e kultivuara me kanabis, në vitin 2016 ishin më shumë se 2000 fusha kultivimi, që janë identifikuar jashtë në natyrë.

Në vitin 2017, numri i tyre ishte 90 dhe në 2018 ishte 27. Kjo tregon se autoritetet kanë qenë aktive në shkatërrimin e fushave të mbjella me kanabis vitet e fundit. Ne jemi gjithashtu të ndërgjegjshëm që ka pasur një prioritet të qartë të autoriteteve shqiptare për të përmirësuar imazhin e vendit për investitorët e huaj, turistët dhe kjo është një arsye shtesë për të vijuar me luftën ndaj kanabisit. Ne shohim që, edhe pse ka pasur rezultate shumë të mira në luftën ndaj kanabisit të prodhuar jashtë në natyrë, ka pasur ende, të paktën në 2017-n, rritje të kapjeve të vajit të kanabisit shqiptar në disa shtete si në Itali, Greqi, Austri, Francë, Kroaci, Hungari, Rumani, Turqi etj. Vetë Shqipëria ka kapur më shumë se 30 tonë të barit të kanabisit në 2016-n dhe më shumë se 78 tonë në 2017-n. Vetëm Italia dhe Turqia kanë kapur më shumë bar kanabisi sesa Shqipëria në 2017.

Ajo që ne duam të bëjmë së bashku me autoritetet dhe Ministrinë e Brendshme dhe të Shëndetësisë është të kuptojmë se cilat janë shpjegimet dhe evolucioni i mundshëm i tregut të kanabisit në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë. Një nga shpjegimet e mundshme dhe hipotezat është se, megjithëse prodhimi në Shqipëri ka rënë në mënyrë dramatike, mund të ketë zëvendësim me disa alternativa të tjera prodhimi, në hapësira të mbyllura dhe që nuk mund të zbulohen përmes kontrolleve ajrore. Këto janë vlerësime dhe hipoteza dhe ajo që do të mund të bëjmë në muajt në vijim, do të jetë të investigojmë së bashku me autoritetet dhe të kuptojmë të gjitha elementet dhe mënyrën se si tregjet po ndryshojnë dhe po përshtaten.

Sa problematike e konsideroni Shqipërinë si një vend tranzit për drogat e forta? (Në raportin tuaj të fundit për tregjet e drogave në BE, Shqipëria ishte në hartën “Flukset kryesore të trafikut të kanabisit në Europë”)

Siç e përmenda edhe më parë, Shqipëria është një prej shumë vendeve që janë të pozicionuar në rrugën ballkanike, kështu që nuk ka rrugë dhe mundësi që Shqipëria të mbetet tërësisht e izoluar nga organizatat e krimit të organizuar që veprojnë në rajon. Ajo që mund të themi për momentin është se si për sa i përket trafikimit dhe shpërndarjes së heroinës dhe kokainës nuk kemi informacionin që sugjerojnë se Shqipëria do të ishte një nyje kyçe, si për heroinën ashtu dhe për kokainën. Në të kundërt, janë relativisht sasi të vogla të kapura të heroinës në 2017-n dhe 2016-n. Pra për momentin nuk ka të dhëna për një trafik intensiv.

Sasia relativisht e vogël e heroinës që është kapur në vend në 2017-n dhe 2016-n mund të jetë një tregues për rishpërndarje lokale për përdoruesit vendas, pra më shumë për tregun vendas. Ne gjithashtu e dimë nga përvoja me vendet e jashtë BE dhe brenda BE se kjo situatë mund të ndryshojë shumë shpejt – dhe prandaj kjo marrëveshje me Shqipërinë është e rëndësishme. Për shembull, në tetor të vitit të kaluar u zbulua një laborator heroine dhe u kapën 22 kilogramë morfinë me atë rast.

Kjo tregon se situata mund të ndryshojë me shpejtësi dhe se Shqipëria po përballet me të njëjtën situatë me vendet e tjera. Për shembull, laboratori i heroinës u çmontua vitin e kaluar, por ka pasur gjithashtu raste të laboratorëve të tillë në vendet e BE-së gjatë 5 viteve të fundit. Pra nuk është një problem specifik për Shqipërinë, apo se është më i madh në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera, por Shqipëria është si vendet e tjera që po përballet me ndryshimin e tregjeve dhe situatave.

Kjo është një nga arsyet pse marrëveshja është e rëndësishme që misioni të ndjekë situatën, në mënyrë që të asistojë autoritetet që të identifikojnë ndryshimet dhe të reagojnë ndaj tyre. E njëjta gjë mund të thuhet për kokainën. Në 2017-n dhe 2016-n kishte sasi shumë të vogla të kapura të kokainës, që sërish mund të ishin për aktivitete trafikimi, me synim furnizimin e tregut vendas. Por në fillim të vitit të kaluar u kap një sasi më e madhe kokaine prej 613 kilogramësh.

Droga e kishte origjinën nga Kolumbia dhe erdhi në Shqipëri përmes Italisë dhe Maltës dhe nuk kishte për qëllim tregun shqiptar, por pritej që të tranzitohej në vende të tjera të Bashkimit Europian. Pra, sërish nuk ka arsye për momentin që të besojmë se Shqipëria po luan rol qendror kyç si nyje për trafikimin përmes Ballkanit Perëndimor, por po përballet me të njëjtat probleme si të vendeve të tjera.

Sipas raporteve të ndryshme, bandat që flasin shqip po kontrollojnë tregtinë e kokainës dhe heroinës në pjesë të ndryshme të Europës, veçanërisht në Britani. Si e shpjegoni fuqizimin e bankave shqiptare vitet e fundit?

Së pari është e rëndësishme të sqarojmë se ne po flasim për grupet e organizuara që flasin shqip, kjo nuk do të thotë se ata janë domosdoshmërisht me shtetësi nga Shqipëria. Grupe të tilla që kontrollojnë tregun e kokainës janë bërë një kërcënim domethënës. Duket se disa nga këto grupe që flasin shqip kanë vendosur tashmë linja direkte komunikimi me kartelet e drogës në vendet e Amerikës Latine, që janë prodhuese.

Kjo potencialisht po ndryshon dinamikën e tregut, sepse së pari, do të thotë se këto grupe kriminale shqipfolëse shkojnë dhe komunikojnë direkt në Amerikën Latine me prodhuesit. Në këtë mënyrë, ata mund të rrisin ndjeshëm normën e fitimit nga trafikimi i kokainës dhe kjo përfaqëson një mundësi të madhe korruptimi. Kjo mbulon aktivitete të tilla të krimit të organizuar, si trafikimi i armëve, rrjetet e pastrimit të parave, lëvizjen e paligjshme të drogave dhe njerëzve. Ajo që është përshkruar në disa qytete të Bashkimit Europian është se këto grupe, që flasin shqip, të krimit të organizuar, janë shumë aktive. Një nga karakteristikat e operimit të tyre është se janë tepër të ashpër dhe të dhunshëm dhe kjo është një mënyrë se si disa nga këto grupe u kanë marrë grupeve të vjetra kontrollin e tregjeve lokale.

Kjo është diçka e vëzhguar dhe dokumentuar jo vetëm nga EMCDDA, por edhe nga Europol dhe forcat e tjera policore. Kjo është diçka që duhet monitoruar dhe duhet të kuptohet më mirë se si funksionojnë të gjitha këto grupe të organizuara, cilat janë lidhjet e tyre, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sepse në çdo rast, tregu i tyre i synuar janë vendet e Bashkimit Europian. Këto probleme nuk janë vetëm rrezik për demokracinë dhe korrupsionin, por edhe për shëndetin e shqiptarëve, sepse ka gjithashtu njerëz që i përdorin këto substanca në Shqipëri.

Si e shpjegoni që këto grupe kriminale që flasin shqip u fuqizuan kaq shumë vitet e fundit?

Këtë nuk e di. Mendoj se askush nuk ka një shpjegim të vetëm. Ajo që shohim është se tregu i organizuar, nëse do ta quanim kështu, është shumë dinamik. Nëse ka një ndryshim në një vend apo një rajon, ka një ndikim te të tjerat. Ajo që kemi parë gjithashtu në 10-15 vitet e fundit është se grupet e mëdha të krimit të organizuar në Meksikë, apo Amerikën Latine zëvendësohen në mënyrë progresive nga shumë grupe të tjera, ku secili prej tyre është i specializuar në disa detyra. Ka pa dyshim më shumë konkurrencë dhe rivalitet dhe si rrjedhojë, ato grupe që lindin në disa momente janë ato që kanë qenë më të fortat apo më të dhunshmet, ose që arrijnë të negociojnë marrëveshje më të mira me prodhuesit, siç duket rasti.

Pra nëse disa grupe të organizuara arrijnë që të negociojnë vetë çmimin e kilogramit të kokainës në Kolumbi, ose në Amerikën Latine, ata sjellin një produkt që është potencialisht më i lirë në tregun europian, pasi ka më pak ndërmjetës. Në këtë mënyrë, edhe norma e fitimit është më e madhe dhe ata kanë mundësi të bëjnë pazar e të reduktojnë çmimin dhe si rrjedhojë, arrijnë të mbulojnë pjesën më të madhe të tregjeve lokale në Bashkimin Europian.

Sot, në disa vende dhe qytete, duket se këto grupe të organizuara të krimit nga njerëz që flasin shqip janë shumë të suksesshëm, dinamikë dhe aktivë dhe po zëvendësojnë grupe të tjera të organizuara që vepronin më parë. Dhe është lehtësisht e kuptueshme që, në momentin që këto grupe do të bëhen më të dobët, ato mund të zëvendësohen nga të tjerë. Ky është evolucioni. Unë nuk shoh personalisht ndonjë arsye specifike. Ndonëse këtë mund ta zbulojmë përmes një analize të përbashkët, jo vetëm me autoritetet shqiptare, por edhe me Europol dhe agjencitë europiane.

Sipas vlerësimeve tuaja, ku i gjetën paratë grupet shqiptare që iu mundësuan që të fillonin tregtinë direkte me vendet e Amerikës Latine?

Paratë i gjejnë përmes shitjes së drogës, armëve dhe mbështetjes së trafikut të qenieve njerëzore. Të gjitha këto aktivitete kriminale menaxhohen tashmë së bashku nga të njëjtat grupe të krimit të organizuar. Deri përpara 20 apo 30 viteve, çdo grup kriminal i organizuar kishte pak a shumë specialitetin e vet. Tani ne shohim që këto grupe merren me drogë, armë, qenie njerëzore, ilaçe false dhe i trajtojnë ato si mallra.

Për shembull, ata në mënyrë të përkryer mund të trafikojnë heroinë nga Azia në Bashkimin Europian dhe në kthim, në vend që të kenë kamionin bosh, ata mund të transportojnë droga të paligjshme që prodhohen në Europë, si p.sh., ekstazi. Duke qenë se gjithçka gjeneron shumë cash, duke i shtuar dhe faktin që sot ka shumë lehtësi në aksesin në informacion dhe është e lehtë të udhëtosh nga Europa në Amerikën Latine, këto grupe të krimit të organizuara mund të kenë shumë mundësi, nëse duan, që të tentojnë të shkojnë në një rajon tjetër dhe të vendosin vetë kontaktet. Por kjo varet gjithashtu dhe nga fakti se sa të fortë janë, ku i kanë tregjet dhe sa mirë arrijnë të luftojnë konkurrentët. Dhe kjo është ndoshta arsyeja pse konkurrenca mes grupeve të krimit të organizuar është në disa raste më e dhunshme.

A keni ndonjë lloj vlerësimi të sasisë së parave të paligjshme që hyjnë në Shqipëri nga kanabisi dhe trafikimi i drogave të tjera?

Ne nuk e kemi një vlerësim të tillë. Edhe nga njësitë e hetimit kundër pastrimit të parave nga secili vend, ne nuk e marrim një informacion të tillë. Në nëntor të këtij viti do të publikojmë raportin dhe do të kemi një vlerësim të madhësisë së tregut të drogës në Europë, por është për të gjitha vendet, nuk mund të bëjmë një vlerësim specifik për secilin vend.

Ne jemi duke parë një bum në ndërtim kohët e fundit që nuk shpjegohet nga kreditë e bankave dhe të ardhurat nga ekonomia formale (fitimet dhe pasuritë e kompanive të ndërtimit). Në përvojën tuaj, si mund ta kontrollojë qeveria shqiptare kontrollin e parave nga trafiku i paligjshëm në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, posaçërisht ndërtimi?

Para së gjithash, ndërtimi dhe sektori i real estate janë të njohura kudo në botë që keqpërdoren nga kriminelët për të pastruar paratë, që vijnë nga aktiviteti i paligjshëm. Duke qenë se kjo ndodh kudo në botë, do të habitesha nëse nuk do të ishte rasti me grupet e krimit të organizuar në Shqipëri. Pra ndoshta ka një lidhje dhe një mënyrë për të pastruar paratë përmes këtij sistemi, që është e zakonshme në çdo vend tjetër në botë.

Lufta kundër pastrimit të parave dhe flukseve të paligjshme të financimit është një prioritet në nivelet europiane. Ky ka qenë një prioritet i theksuar gjatë viteve të fundit, edhe pse institucionet për këtë qëllim kanë ekzistuar prej shumë vitesh. Europol po luan një rol kyç në këtë drejtim në nivel europian. Një nga elementet kyçe për të dhënë rezultatet të mira në luftën ndaj parave të pista është bashkëpunimi ndërkombëtar, shkëmbimi i informacionit me vendet partnere, monitorimi i ngushtë i situatës. Shqipëria mund të ndjekë gjithashtu disa nga praktikat më të mira të ndërhyrjeve, që po zbatojnë shtetet anëtare.

Ka shumë masa që po ndërmerren. Për shembull, sot, në pjesën më të madhe të vendeve, është e pamundur të blesh cash. P.sh., në Belgjikë është e pamundur që të blesh një makinë të përdorur ose të re në cash. Pra, nëse zbatoni këto masa, bëhet e pamundur për të blerë me paratë që vijnë nga trafiqet e paligjshme, korrupsioni. Ose nëse blini një shtëpi apo apartament duhet të jeni në gjendje që të justifikoni origjinën e parave që po përdorni. Në pjesën më të madhe të vendeve anëtare është më e vështirë se më parë që të blesh një shtëpi apo apartament dhe të paguash paratë, ose një pjesë të parave në cash. Kjo janë disa masa konkrete dhe besoj se Shqipëria, ashtu si shumë shtete të tjera, por merr në konsideratë që t’i zbatojë ato.

Cilat janë vlerësimet tuaja të fundit për përdorimin e drogës dhe prevalencën e saj në Shqipëri?

Është e vështirë që të japësh një tendencë tani, sepse siç e thashë, ne po presim që të hartohet raporti i ri kombëtar këtë vit. Ne do të financojmë edhe vëzhgimin për shkollat, i cili është bërë dhe në 2011-n dhe 2015-n, që sugjeronin se kishte përdorim të moderuar të substancave.

Por, për të pasur rezultate të sakta të prevalencës duhet të presim rezultatet e raportit të ri.

Shqipëria nuk ka ende një observator kombëtar për drogën dhe një nga gjërat për të cilat kemi diskutuar me zëvendësministrin e Brendshëm dhe atë të shëndetësisë gjatë takimit të fundit në Vjenë ku vendosëm për marrëveshjen, ishte se tani që kemi këtë marrëveshje dhe do të forcojmë bashkëpunimin, një nga prioritetet është që të merret vendimi që të krijohet Observatori Kombëtar për Drogat nga Instituti i Shëndetit Publik.

Cila do të ishte këshilla juaj për institucionet shqiptare për të luftuar kultivimin e kanabisit, trafikimin e drogës dhe kontrollin e parave të paligjshme. Si e vlerësoni angazhimin e institucioneve shqiptare për ta bërë këtë?

Siç e përmenda dhe më lart, besoj se institucionet shqiptare po tregojnë tashmë shumë më tepër angazhim në luftën kundër drogave dhe krimit të organizuar, sesa në të kaluarën dhe po mbështetet në mënyrë aktive nga BE dhe nga EMCDDA.

Progresi i bërë nga Shqipëria gjatë viteve të fundit është njohur dhe mirëpritur nga institucionet europiane dhe është një nga arsyet se pse prej dy apo tre vitesh, ne e shikojmë Shqipërinë që ka në mënyrë progresive një rol kryesues në rajon për përmirësimin ndaj luftës kundër drogës dhe krimit të organizuar.

Por, siç e përmenda, kjo nuk është një përpjekje që ju e bëni vetëm një herë. Së pari, duhet të jeni këmbëngulës dhe nëse arrini të adresoni në mënyrë të suksesshme një lloj prodhimi, duhet të investigoni nëse prodhuesit po gjejnë alternativa të tjera. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse mund të jeni shumë i suksesshëm në një fushë, por mund të krijohen mundësi të reja për krimin e organizuar. Për këtë arsye është e rëndësishme të theksohet se kjo nuk është një përpjekje ku Shqipëria është vetëm, por në bashkëpunim me BE dhe vendet e tjera të rajonit, i cili duhet forcuar.

Një gjë e rëndësishme që duhet të kemi parasysh është se, kur lind nevoja për të ndryshuar një element kriminal kur ka një të tillë, duhen më shumë sesa një apo dy vjet të ndryshohet. Nga ana tjetër, ashtu siç është rasti në vendet e tjera të BE-së, duhet një konsensus politik, pavarësisht se cila palë politike ka shumicën.

Kjo është shumë e rëndësishme, sepse kemi të bëjmë me përpjekje afatgjata. Një hap kyç në këtë drejtim është zbatimi dhe rishikimi i rregullt i strategjisë kombëtare kundër drogave në linjë me vendet e BE-së. Ne mund të ofrojmë mbështetje për metodologjinë dhe vlerësimin. Monitorimi dhe mbledhja e të dhënave janë shumë të rëndësishme, sepse vetëm me të dhëna të besueshme dhe objektive mund të prodhohen analiza të shëndetshme. – monitor

Related- Posts

INTERVISTË

Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

23 Nëntor, 2024
INTERVISTË

100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

21 Nëntor, 2024
INTERVISTË

EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

21 Shtator, 2024

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Pas 47 vitesh luftë, përfundoi konflikti turko-kurd

12 Maj, 2025

Negociatat e Stambollit si pikë kthese e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë

12 Maj, 2025
EP Plenary session - Conclusions of the European Council meeting of 19 December 2024

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para të tjerëve

12 Maj, 2025

Zelensky i gatshëm të takohet me Putinin në Stamboll për bisedime paqeje

12 Maj, 2025

Zgjedhjet Parlamentare 2025/ Numërohen mbi 60% e kutive të votimit në rang kombëtar. Partia Socialiste kryeson me 83 mandate

12 Maj, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.