• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

    Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet me Francën pas sulmeve kibernetike iraniane

    Rama në Paris: Europa duhet të përballet me “djallin” e medieve sociale

    Kryeministri Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

    Presidenti Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

    SPAK nis hetimet për “The Albanian Files”, në kallëzim përfshihet kryeministri Edi Rama

    Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”

    Protestat në Tiranë përshkallëzohen, përplasje mes studentëve dhe policisë,

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së kredencialeve

  • SOCIALE / KULTURË

    PORTRET I PAAUTORIZUAR

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    27 December 2024, Berlin: German President Frank-Walter Steinmeier speaks during a press conference. Steinmeier has announced the dissolution of the German Bundestag. as well as set the date for early elections on February 23. Photo: Soeren Stache/dpa

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

    Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

“Ky rajon është shtëpia jonë” – Drejt roaming-ut falas në Ballkan

4 Prill, 2019
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Më 4-5 Prill zhvillohet Samiti i Dytë Dixhital për Ballkanin Perëndimor në Beograd. Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal mbi përfitimet e një marrëveshjeje roaming për Ballkanin.

Tani, në këtë moment, më shumë se gjysma e botës është online. Mbi dy të tretat e saj kanë një celular dhe pjesa më e madhe e tyre kanë një smartphone. Teknologjia ka zaptuar jetën e gjithkujt. Madje nuk është rritur me shpejtësi të habitshme vetëm numri i atyre që përdorin internetin, por edhe koha që ata kalojnë online.

Një përdoruesi mesatar, jo dhe aq i fiksuar pas internetit, lundrimi mes pajisjeve e shërbimeve online i merr 6 orë të ditës. Më shumë se 76% e qytetarëve të Europës Juglindore janë përdorues të internetit, ndërsa 40% e tyre përdorin të gjitha aplikacionet e mediave sociale nga celularët. Dhe nuk besoj se i vjen ndokujt çudi po të them që shumica e përdoruesve janë të rinj. Janë po të rinjtë në rajonin tonë, që uljen e tarifave të roaming-ut e vlerësojnë po aq të dobishme sa lëvizja e lirë. Një arsye më shumë që të udhëtojnë më shpesh dhe të lidhen me bashkëmoshatarët e tyre. Ata që janë kontributorë direktë në zhvillimin ekonomik të rajonit, përfaqësuesit e biznesit, në një shumicë të konsoliduar, 70%, e shohin heqjen e tarifave të roaming-ut si ndihmë për të rritur tregtinë.

Heqja e tarifave të roaming-ut – impuls ekonomik

Më shumë se 12 milionë turistët që vitin e kaluar shijuan dhe u endën mes mrekullive të Ballkanit, u kthyen pas në vendet e tyre duke rrudhur buzët për faturat e roaming-ut, edhe më të kripura se uji i detit. Të  ndryshëm, por të ngjashëm, të gjithë janë në një mendje se ulja dhe heqja e tarifave të roaming-ut, iu vjen për shtat të gjithëve dhe ndihmon në zhvillimin e ekonomisë.

Si të gjithë ju, kësisoj edhe unë, lundroj online e medoemos jam një nga ata të shifrave të lartpërmendura. Deri diku kjo është dhe një pjesë e rëndësishme e punës dhe e detyrave të mia. Prej disa muajsh, kam privilegjin të punoj për fuqizimin  ekonomik e social të rajonit tonë. Mandej, pse jo edhe për të shpalosur potencialin real të kësaj pjese të Europës. Është borxhi i pashlyeshëm që i detyrohemi qytetarëve në këtë rajon, atyre që kanë duruar një mal me vuajtje për më shumë se gjysmë shekulli rropamash historike; që besojnë fort  se jeta e tyre do të ndryshojë për mirë duke ndjekur të njëjtin model si Europa. E vetëdijshme për këtë borxh e ahtet këtu ku jetojmë, parapëlqej rezultatet e prekshme në vend të premtimeve llamburitëse.

Tek e fundit, unë jam një qytetare e Ballkanit Perëndimor, që vjen nga Shqipëria e që e njeh me përvojën e drejtpërdrejtë, “tingullin” që shkakton fjala Ballkan mes nesh dhe jehonën e oshëtimën e kësaj fjale jashtë nesh.

E lodhshme, e ndërlikuar dhe kushton shtrenjtë!

Shtëpia dhe familja ime janë në Tiranë, zyra qëndrore është në Sarajevë. Për shkak të punës më duhet të udhëtoj shumë dhe shpesh. Të jem në kontakt me miqtë dhe bashkëpunëtorët e kam sa të domosdoshme, por dhe të vështirë. Është me të vërtetë nakatosëse të ndryshosh karta SIM të celularit sa herë kalon kufirin, ose të vraposh ku ka WIFI për të parë mesazhet. Të mbyllësh “roaming”, për të mos patur një faturë të frikshme në fund të muajit, dhe prapë të duash të mbarosh punë, apo thjesht të njoftosh familjarët dhe miqtë se ke mbërritur mire, është më e bezdisshme se sa kur telefonat i kishim me fill. E po kështu si unë bëjnë dhe miqtë e kolegët, madje edhe biznesmenët.

Për t’i thënë gjërat troç. Ballkani Perëndimor nuk është një rajon i zhvilluar ekonomikisht. Papunësia është e lartë, largimi i “trurit” po rritet, të rinjtë duan të ikin. Njerëzit humbasin vendin e punës për arsye të ndryshme, por për disa të tjerë ky hovi  i teknologjisë është një rrezik edhe më i madh. Jetojmë në një botë që s’po i lë më thuajse hapësirë atyre që s’përshtaten dot me teknologjinë. Je apo s’je on line është çështja. Lidhjet shoqërore, ndjenjat, aktivitetet, aventurat, biznesi, politikat, qeveritë, gjithçka po kalon on line.

Përfitimet nga nënshkrimi i një marrëveshjeje roaming

Një vit më parë, në Sofje në Samitin për Ballkanin Perëndimor – BE, u përudh nisma për një Marrëveshje Rajonale Roaming falas për rajonin tonë. Qeveritë e Ballkanit Perëndimor, ne- Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, (RCC) si lehtësues dhe padyshim Komisioni Evropian, jemi përpjekur të finalizojmë një marrëveshje, e cila sapo të nënshkruhet, i hap dritën jeshile planit konkret të uljes deri në heqjen e plotë të tarifave roaming (brenda vitit 2021) për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo do të vërë në lëvizje edhe proçesin e uljes së çmimeve roaming midis nesh dhe Bashkimit Europian. Dhe që të jem e sinqertë, ky nuk është i vetmi përfitim. Trajtimi i drejtë dhe i barabartë i qytetarëve të këtij rajoni, është arritja më e mirë e kësaj marrëveshjeje.

Fol si n”shpi! Do të çoni mesazhe ose lundroni më shumë në internet, kudo që të ndodheni në rajon dhe sigurisht do të paguani shumë më pak. S’do t’ju prishet gjaku nëse harroni të mbyllni roaming para se të kaloni kufirin. Kjo marrëveshje për të gjashtë ekonomitë në rajon do të lidhë bizneset më shpejt dhe më lirë me njeri tjetrin, do të lidhë punëkërkuesit me punëdhënësit e tyre potencialë. Padyshim do të gëzojë turistët, të cilët mezi presin, të ndajnë e postojnë online,- menjëherë të kuptohemi, -kujtimet e ndjesitë nga pikat e shumta kulturore- arkeologjike apo aventurat gjatë pushimeve.

Europa është mendësi dhe integrimi evropian s’ka kuptim tjetër veçse ndryshimit të vërtetë të rajonit ku jetojmë. Në një botë ku e ardhmja është e turbullt dhe e mjegullt në rastin më të mirë, por me shumë të ngjarë është më shumë e pasigurt, s’kemi rrugë tjetër më të mire se sa forcimi i lidhjeve mes njëri-tjetrit. Çdo shans që nuk kapet tani e nuk lexohet si një dëshmi serioze e të ardhmes në duart tona, është një shans i humbur.

Siç thotë Pierre Bourdieu: “Për të projektuar të ardhmen, është e nevojshme të mbahesh në të tashmen.” E meqenëse çka bëjmë sot, na çel rrugën e mundësive të së nesërmes, është koha për të bërë të mundur së bashku, përmbylljen me sukses të kësaj marrëveshje, si një mision shëlbyes ndaj qytetarëve, me vetëdijen se ky rajon është shtëpia jonë.

Majlinda Bregu është Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal(RCC)) është organizata që promovon bashkëpunimin rajonal me qëllim të integrimit europian të Europës Juglindore.

*Marrëveshja e re Rajonale për Roaming është një nga rezultatet e Axhendës të Lidhjes në Planin e Veprimit për Zonën Rajonale Ekonomike në Ballkanin Perendimor (MAP REA), si një nga angazhimet e dakortësuara nga liderët e 6 vendeve në Samitin e Triestes në Korrik 2017 dhe në Samitin e Sofies BE- Ballkani Perëndimor në 2018. Si pjesë e këtyre angazhimeve, zhvillohet edhe Samiti i Dytë Dixhital për Ballkanin Perëndimor në 4-5 Prill 2019 në Beograd, ku pritet të firmoset kjo marrëveshje.

Related- Posts

Bota

Putin pret Witkoff dhe Kushner në Kremlin: Ukraina, territoret dhe siguria evropiane në fokus

12 Nëntor, 2026
Germany's Chancellor Friedrich Merz speaks to the media as he arrives for the European Political Community (EPC) summit at the Convention Centre Dublin. Photo: Ansgar Haase/dpa
Bota

Merz: Tashmë topi është në fushën e Putinit për të çuar përpara bisedimet e paqes për Ukrainën.

12 Nëntor, 2026
Bota

Jensen Huang largohet nga Nvidia pas 33 vitesh, në mes të skandalit të dyshuar të spiunazhit kinez

12 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Taoiseach Micheál Martin stands alongside Ukraine's president Volodymyr Zelenskyy and France's president Emmanuel Macron pose with other attendees during a group photo during the ninth meeting of the European Political Community (EPC), in Dublin on November 12, 2026. Picture: Faith / AFP via Getty Images

Samiti i 9-të i Komunitetit Politik Europian në Dublin: Siguria, ekonomia dhe e ardhmja e Evropës në qendër të diskutimeve

12 Nëntor, 2026

Putin pret Witkoff dhe Kushner në Kremlin: Ukraina, territoret dhe siguria evropiane në fokus

12 Nëntor, 2026
Germany's Chancellor Friedrich Merz speaks to the media as he arrives for the European Political Community (EPC) summit at the Convention Centre Dublin. Photo: Ansgar Haase/dpa

Merz: Tashmë topi është në fushën e Putinit për të çuar përpara bisedimet e paqes për Ukrainën.

12 Nëntor, 2026

Jensen Huang largohet nga Nvidia pas 33 vitesh, në mes të skandalit të dyshuar të spiunazhit kinez

12 Nëntor, 2026

PORTRET I PAAUTORIZUAR

12 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.