• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në Kuvend: Buxheti 2027 prek 10 miliardë euro, qeveria paralajmëron lehtësira fiskale dhe rritje të mbështetjes sociale

    Japonia në fokus të projektit strategjik hekurudhor Shqipëri–Kosovë, Rama: Jemi të gatshëm për bashkëpunim

    Presidenti Begaj pret përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Turqi: Forcim i bashkëpunimit ekonomik

    Rama në Bruksel: Shqipëria kërkon integrim gradual në BE, kryeministri kritikon vonesat politike të zgjerimit

    Asambleja Kombëtare e PS-së, përplasje të hapura brenda shumicës: Rama largon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, kërkon përjashtimin e Spiropalit

    Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare, Rama përcakton prioritetet politike për vitin 2027

    Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, detyrime të reja për institucionet e gjoba deri në 10 milionë lekë

    Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

    Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet me Francën pas sulmeve kibernetike iraniane

  • SOCIALE / KULTURË

    PORTRET I PAAUTORIZUAR

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Nga Jalta në Shenzhen: SHBA, Kina dhe Rusia përballë riformësimit të rendit botëror

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

    Interpretimi i këngës nacionaliste serbe, Haxhiu: Thellësisht shqetësuese, presim sqarim nga KE

    27 December 2024, Berlin: German President Frank-Walter Steinmeier speaks during a press conference. Steinmeier has announced the dissolution of the German Bundestag. as well as set the date for early elections on February 23. Photo: Soeren Stache/dpa

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

    Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Performanca e brendshme dramatike kompromenton sukseset diplomatike!

10 Dhjetor, 2022
in Kryesore, Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter

DR. Jorgji KOTE

Padyshim që Samiti i Tiranës i 6 Dhjetorit « BE – Ballkani Perendimor » ishte suksesi më i ri i diplomacisë sonë; ai pason kryesimin e OSBE-së më 2020, zgjedhjen Antar i Përkohshëm i KS të OKB-së (2022 – 2023) dhe çeljen e negociatave me BE-në. Këto hapa dhe arritje meritojnë vlerësimet më të mira, ato shtojnë mundësitë  për më shumë zë në arenën ndërkombëtare dhe imazhin e vendit. Natyrisht nuk u arritën » brenda natës », sepse diplomacia nuk funksionon » me metodën e aksionit » por janë produkt i demarsheve diplomatike për vite dhe dekada.

Gjithsesi, kërkohet një vlerësim më i drejtë Realpolitik për të shmangur propagandën dhe fetishizimin e këtyre arritjeve. Kështu, megjithë rëndësinë e madhe, ama jo historike, Samiti i Tiranës ishte simbolik dhe problematik, thjesht u zhvillua për herë të parë në rajonin tonë, ama më tepër nga “ halli se nga malli” ! Nuk është se prodhoi gjë në histori, nuk dha ndonjë datë apo sinjal të ri premtues, veç afrimit me BE-në, por dhe ai “ në ajër”! Në rastin e OSBE-së, pa mohuar meritën e kryesimit të saj më 2020, kjo ndodhi 29 vjet pas antarësimit tonë, kur nuk kishte mbetur vend tjetër pa e drejtuar! Po ashtu, arritje e madhe që për herë të parë  jemi në forumin më të lartë të sigurisë në OKB, pavarësisht se vetëm për dy vjet. Mirëpo,  realisht, dhe aty mundësitë e ndikimit tonë gjeopolitik janë të kufizuara ; jo vetëm se nuk « kemi këllqe » për më shumë, por sepse ty janë dhe 9 antarë të tjerë të përkohshëm, veç “Pesë të Mëdhenjve të Përhershëm” ! Padyshim që bashkëpenësia me SHBA për rezolutat është përvojë pozitive, por jo për t’u hiperbolizuar! Dhe duke shtuar performancën brilante të stafit tonë diplomatik në Nju Jork, sërish ky sukses, sado  i spikatur, mbetet kryesisht në lëmin diplomatik, pra  nuk « ta mbush lugën, nuk të ngop ! » Veç kësaj, të mos harrojmë se dhe vende të tjera më të vogla kanë arritur goxha më tepër dhe shumë më parë në këtë fushë: Luksemburgu, Malta, Finlanda, Slovenia, Slovakia, e deri te Shkupi, që do të kryesojë OSBE-në më 2023; por, në dallim nga ne ato sillen pa bujë dhe zhurmë.  Veç sa sipër, jo çdo gjë shkëlqen dhe në këtë fushë, ku kemi jo pak  probleme dhe telashe gjeopolitike. Kështu, mbi dy vjet më parë, kur u vendos pa transparencë publike që dosja e Detit Jon të dërgohej për gjykim në Hagë, ministrja jonë e Jashtme, e shpalli atë sukses dhe model dhe për vende të tjera! Kur në fakt,  ishte dështim i madh diplomatik i palës tonë. Aq sa tani gjithçka është enigmë, madje rrezikohet që zgjidhja të jetë më e disfavorshme se Marrëveshja e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese më 2010. Kjo dosje është përfshirë në Kornizën  e Negociatave me BE-në, ndaj “nuk  kemi nga t’ia mbajmë”. Urojmë të mos ndodhë, siç thotë populli, që “ në vend t’i vejmë vetullat, t’i nxjerrim sytë » dhe Detit Jon. Projekt epokal u quajt nisma “Ballkan i Hapur”, që në fakt ishte karshillëk, mbivendosje dhe  zëvendësim i Procesit të Berlinit dhe Tregut të Përbashkët Rajonal të BE-së; por që tani po shfryhet si flluskë sapuni! Nuk po hyjmë te telashet  me Turqinë, zhbalancimin  tonë politik midis Prishtinës dhe Beogradit, etj.

Dukuria tjetër negative në këtë fushë ëshë se qeveria i shfrytëzon abuzivisht  sukseset me jashtë,  duke i kthyer  në « tollumbace dhe fishekzjarre»politiko-elektorale  dhe « pronë » e një force të vetme politike ; të gjitha këto për të fshehur, mbuluar dhe justifikuar problemet dhe dështimet në performancën e brendshme. Duke qenë gati 10 vjet në pushtet, duke përfituar nga nevojat gjeopolitike të ditës, padyshim dhe nga «  krimi «  politik i opozitës që  dogji mandatet parlamentare dhe bokotoi zgjedhjet vendore 2020, mazhoranca qeverisëse ia « ka ndier lezetin » sukseseve diplomatike; të cilat në rastin tonë janë më të lehta se reformat e brendshme; plus ato bëjnë jehonë, duke i ledhatuar dhe ndërkombëtarët, të etur për stabilitet, pavarësisht nga kostoja demokratike. Më tej, suksesi jashtë vendit u jep zemër qeveritarëve për të bërë spektakle me mesazhin « shihni, neve po na vlerëson bota, po na hap dyert kudo, ndërsa opozita, media, shoqëria civile na shan e kritikon në gjuhë të huaj » !

Për pasojë, politika jonë e jashtme përgjithësisht e sukseshme po shfaq një asimetri dhe kontrast të plotë me performancën tonë të brendshme me plot probleme dhe pengesa. Duke filluar nga përshkallëzimi i  antagonizmit deri në armiqësi me kundërshtarin, dhunës verbale dhe fizike, siç e dëshmoi sulmi ndaj liderit të PD-së më 6 Dhjetor e deri te gjendja e trishtueshme social-ekonomike. Renditemi të parët kudo për çmimet dhe kostot e larta, sidomos për korrupsionin galopant, ku këtë vit zbritëm 27 vende  më poshtë dhe të fundit për të ardhurat, nivelin e pagave, shpenzimet  për arsimin, shëndetësinë, kulturën, rininë, etj. Studimi i ditëve të fundit i Komisionit Europian na rendit të fundit në Europë mbasi 69 për qind e banorëve nuk plotësojnë dot as nevojat më minimale ! Perspektiva duket e zymtë, kur sheh se të rinjtë deri në moshën 30 vjeç i kanë shanset e trajnimit dhe punësimit tri herë më të vogla se në vendet e BE-së dhe ky katalog i zymtë  vijon.  Duke hyrë më thellë në realitetet e brendshme, mbi 6 vjet pas lançimit të saj, reforma e drejtësisë dhe gjyqësorit, e pompuar si krenaria e proceseve tona madhore, pavarësisht nga dukuritë pozitive  anësore ka ngecur në baltë; me shumë shqetësime, me mijra dosje që presin, shkurt hesapi, drejtësia vetëm sa propagandohet, por ajo nuk po shihet dhe nuk po bëhet!  Ndërkohë, azili i paligjshëm, që për nga përmasat e frikshme tashmë është kthyer në  shpopullim “po merr dhenë”  me një rritje prej 160 për qind kundrejt vitit të kaluar, ndërsa  qeveria “ka ngritur duart lart pa kushte”! BE-ja dhe sidomos Britania e Madhe janë alarmuar, sepse javët e fundit atje janë futur mbi 2 për qind e popullsisë sonë dhe dyndjet në ”La Mansh” vazhdojnë. Sipas Eurostatit, zemë vendin e parë në Europë për kërkesat për azil për frymë me koeficient 5/1000 banorë, në një kohë kur 57 për qind e popullsisë sonë jeton jashtë vendit! Dështim spektakular dixhital rezultoi dhe sofistikimi kibernetik, ndonëse janë shpenzuar mbi 200 milionë Euro për atë sistem. Sulmet e hakerave iranianë e  shembën gjithë ngrehinën qeveritare, sepse nuk ka mbetur gjë pa dalë në shesh!

Veç të tjerash, këto dukuri alarmuese, të shoqëruara me afera dhe skandale  tronditëse ndikojnë në ritmet e procesit të antarësimit tonë në BE. Ndonëse po këmbëngulet fort që ai të realizohet me sforco nga BE-ja në rrafshin gjeopolitik, me sa duket po harrohet se «  namin të bëjë » Brukseli, Parisi, Berlini dhe të tjerë,  faktori vendimtar jemi NE, ama jo me fjalë dhe përbetime, por me reforma në përputhje të plotë me legjislacionin e  BE-së. Mirëpo projekt-ligje të tilla si ai i amnistisë fiskale, pasaportave të arta, legalizimi i kanabisit, etj  bien në kundërshtim të hapur me parimet dhe ligjet e saj. Në fakt, dikasteret tona dhe sidomos stafi i përkushtuar i Kuvendit ka bërë një punë të lavdërueshme në këtë fushë, të vlerësuar dhe nga vetë BE-ja. E megjithatë, këto punë dhe arritje i zhvleftëson si pa të keq politika qeveritare, me qasjet dhe hapat kundrapedal. Bashkë me shqetësimet e tjera të shprehura në Progres Raportin e Komisionit Europian dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, përfshirë sulmet ndaj medias kritike, këto pritet të ngadalësojnë dhe dinamikën e   negociatave të mirëfillta  të antarësimit, të cilat duhet të fillojnë më 2024, pas përfundimit të procesit të skanimit. Ndërkohë, shkatërrimi i «  Prestige Resort » pa transparencë publike, pa vendim gjykate, pa procedura paraprake dhe me ngut të pakuptueshëm janë shembulli më i freskët  se shteti i të drejtës tani po hidhet në erë dhe me tritol qeveritar! Për pasojë, tashmë nuk bëhet më fjalë për ” good governance” dmth  “qeverisje të mirë” dhe as ”mosqeverisje”por për papërgjegjshmëri dhe ç’qeverisje! Së fundi, këto dhe të tjera deficite e shqetësime serioze  mund t’i lehtësojë, por nuk mund t’i zgjidhë vetëm apo kryesisht gjeopolitika, madje as SHBA-të dhe BE-ja ! Vendimtare mbeten politika, aktorët dhe faktorët tanë të brendshëm. Nga ana tjetër,  kjo performancë e  brendshme, jo më thjesht problematike por tashmë dramatike do të cënonte seriozisht imazhin dhe  besueshmërinë e gjeopolitikës sonë, e cila mund të na kthehet në bumerang politik. Ja përse ish Kryeministri emblematik britanik William A. Gladstone sugjeronte që  » parimi i parë i politikës së jashtme është qeverisja e brendshme »

 /Argumentum.al

© 2022 Argumentum

Related- Posts

Kryesore

Kryeministri Rama në Kuvend: Buxheti 2027 prek 10 miliardë euro, qeveria paralajmëron lehtësira fiskale dhe rritje të mbështetjes sociale

18 Nëntor, 2026
Bota

Trump nis turin aziatik, takime me liderët e Quad-it dhe marrëveshje tregtare në Manila; ndalesa e fundit në Kinë

17 Nëntor, 2026
Bota

APEC 2026 në Shenzhen: Kina synon një vizion të ri për bashkëpunimin ekonomik në Azi-Paqësor

16 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

JALTA 2 NË SHENZHEN?

19 Nëntor, 2026

BE-ja propozon një kredi prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën në vitin 2027, shlyerja pas dëmshpërblimeve ruse

18 Nëntor, 2026

Xi dhe bashkëshortja e tij shtrojnë banket mirëseardhjeje për pjesëmarrësit në Takimin e Liderëve Ekonomikë të APEC-ut

18 Nëntor, 2026

SHBA-ja miraton shitjen e sistemeve raketore HIMARS për Shqipërinë, me vlerë 210 milionë dollarë

18 Nëntor, 2026

Xi Jinping pret Donald Trump në Shenzhen: Pritshmëri për avancimin e marrëdhënieve Kinë–SHBA

18 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.