• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

    E plotë/ Rama përballë gazetarëve të huaj: Protestat, Zvërneci dhe zhvillimi i Shqipërisë

    Intervista për Reuters/ Kryeministri Rama nuk tërhiqet: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

    Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Shqipëria nuk frikësohet dhe qëndron në anën e lirisë

    Presidenti Begaj uron Kurtin: Forcat politike të garantojnë dialog dhe kompromis institucional

    Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

    Kos e ftuar në misionin shqiptar pranë BE-së: Asnjë vend tjetër kandidat nuk ka bërë kaq shumë sa Shqipëria

    Zvërneci dhe protestat, Rama: Ky është një film i vjetër me fund të njohur

    Edi Rama fton protestuesit e Zvërnecit në bashkëbisedim publik: “Bujrum, ulemi e flasim”

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

    Të gjitha partitë po fitojnë, e Kosova po humb

    Zgjedhjet në Kosovë, me mbi 70% të votave të numëruara LVV prin me rreth 43%

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home EKONOMI

Takimi i fundvitit në Bankën e Shqipërisë/ Gent Sejko ndan ”Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2022”

20 Dhjetor, 2022
in EKONOMI, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me publicistë të njohur, analistë, gazetarë të njohur dhe përfaqësues të medias.

Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të Guvernatorit Sejko, i cili fillimisht falënderoi përfaqësuesit e medias për pjesëmarrjen e tyre, si dhe për profesionalizmin dhe integritetin që kanë demonstruar përgjatë gjithë vitit 2022.

Ai theksoi se në vitet e fundit  ekonomia e vendit është përballur me sfida të shumta ndaj mbulimi dhe përcjellja me objektivitet dhe vërtetësi e lajmit tek publiku ka pasur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e një ambienti të qëndrueshëm ekonomik e financiar.

Më tej, Guvernatori konstatoi me kënaqësi se mbulimi mediatik i zhvillimeve ekonomike dhe financiare në vend dhe jashtë tij ka qenë në përputhje të plotë me pritshmërinë e institucionit.

Guvernatori Sejko siguroi se Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë një institucion transparent, i gatshëm të japë opinionet dhe vlerësimet e rastit në të gjitha debatet publike, që lidhen me ecurinë e ekonomisë së vendit dhe tregjet financiare, edhe në vitin në vijim. Banka e Shqipërisë është plotësisht e hapur të dëgjojë opinionet dhe sugjerimet e përfaqësuesve të medias dhe ta thellojë më tej bashkëpunimin në të ardhmen.

“Dinamika e zhvillimeve aktuale në ekonominë globale na detyron që Banka e Shqipërisë nga njëra anë dhe media nga ana tjetër, të jenë më të përgjegjshme dhe më të përkushtuara në informimin e publikut në kohë, me vërtetësi dhe në gjuhën e duhur”, tha Guvernatori.

Në vijim të këtij aktiviteti, siç është traditë, u ndanë edhe tre çmimet e konkursit të hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2022”. Ky konkurs organizohet çdo vit nga Banka e Shqipërisë dhe i dedikohet studentëve shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, për punë kërkimore-shkencore në çështje të lidhura me integrimin dhe zhvillimin ekonomik, ekonomiksin monetar e ndërkombëtar, stabilitetin e çmimeve dhe atë financiar, edukimin financiar etj.

Me çmimin e parë u vlerësua Pegi Myshqeri, studente në Universitetin Goethe, në Frankfurt, për temën e masterit “Efektet e blerjes së aseteve nga BQE-ja, në tregjet evropiane të obligacioneve të korporatave”, çmim i cili iu dorëzua nga vetë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Studimi vlerëson impaktin dhe kanalet që politikat e lehtësirave sasiore në Bankën Qendrore Evropiane, më specifikisht programi i blerjeve në sektorin e korporatave (CSPP) dhe më vonë programi i blerjeve emergjente në pandemi (PEPP) ka në yield-et e obligacioneve të korporatave, duke përdorur një përqasje empirike për vlerësimin e yield-e në euro dhe dollarë të obligacioneve të denominuara të korporatave.

Me çmimin e dytë u vlerësua Taulant Yzellari, student në Universiteti i Këlnit, Gjermani, për temën “Dinamikat ndërkombëtare të çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe makroekonomia”,  çmim i cili iu dorëzua nga Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi. Tema analizon marrëdhënien midis PBB-së, IÇK-së, çmimit të pasurive të paluajtshme, kredisë dhe normave të interesit, duke përdorur një panel VAR të balancuar, për 17 vende të OECD-së përgjatë dy periudhave kohore, 1975-2017 dhe 1984-2017, si dhe duke parë analizën e shkakësisë Granger.

Me çmimin e tretë u vlerësua Ilir Brasha, student në Universitetin e Tiranës, për temën “Ndikimi i shpenzimeve qeveritare në rritjen ekonomike, madhësia e multiplikatorit. Rasti i Shqipërisë”, çmim i cili iu dorëzua nga Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj.

Fjala e plotë e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, në takimin me gazetarë, analistë dhe drejtues të medias

Të nderuar analistë dhe gazetarë,

Të nderuar studentë,

Të nderuar pjesëmarrës,

Ndjehem tepër i nderuar dhe i privilegjuar që sot, në hollin historik të Bankës së Shqipërisë, pres përfaqësuesit e medias dhe studentë të talentuar, të cilët guxuan të konkurronin për Çmimin e Guvernatorit për Diplomën më të Mirë.

Vitin e kaluar, në takimin që zhvilluam së bashku, u shpreha se pas një periudhe 3-vjeçare të pazakontë, shpresonim që viti 2022 – atëherë ende para nesh – të ishte ndryshe, më i gjallë dhe më optimist. Një vit më pas, në mbyllje të tij, mund të themi se ai rezultoi shumë sfidues, kryesisht si pasojë e goditjes së madhe që pësuan çmimet e lëndëve të para, e veçanërisht ato të energjisë, naftës dhe gazit. E nxitur kryesisht nga shpërthimi i konfliktit Rusi-Ukrainë, rritja e çmimeve ka gjeneruar presione të forta inflacioniste në mbarë botën, duke vënë në vështirësi konsumin dhe rritjen ekonomike në rang global.

498-3741

Me këto sfida përballet edhe Shqipëria. Në nëntor, inflacioni shënoi 7.9% – pak më i ulët se muaji paraardhës, por gjithsesi një vlerë e lartë që përbën kërcënimin kryesor ndaj stabilitetit makroekonomik, si dhe ndaj rritjes së qëndrueshme e afatgjatë të Shqipërisë. Dua të nënvizoj se sipas parashikimeve më të fundit të Bankës së Shqipërisë, inflacioni pritet të reduktohet progresivisht gjatë vitit 2023 dhe të kthehet në objektiv në mesin e vitit 2024.

Ambienti me presione të shtuara inflacioniste, na detyroi të ndërmarrim një proces gradual normalizimi të politikës monetare, duke synuar kthimin e inflacionit në objektiv, brenda një periudhe kohore të arsyeshme dhe me kosto sa më të ulëta për aktivitetin ekonomik.

498-3815

E megjithatë, rritja ekonomike e vendit pritet të mbetet në territor pozitiv, dhe do të vijojë të ushqehet nga bilancet e shëndosha të bizneseve dhe familjeve, nga zgjerimi i mëtejshëm i eksporteve shqiptare, si dhe nga ulja e pasigurisë në përgjigje të reduktimit të pritur të inflacionit.

Një garanci më shumë në zgjerimin e aktivitetit ekonomik përbën edhe gjendja e shëndetshme e sektorit bankar. Bilancet financiare të shëndosha dhe likuide të këtij sektori japin garanci se ai do të vijojë të mbështesë me fonde, bizneset dhe familjet shqiptare, duke ndihmuar si zgjerimin e konsumit dhe të investimeve ashtu edhe mbulimin e nevojave të përkohshme për likuiditet.

498-4135

Siç e kam përmendur dhe më parë, një faktor i rëndësishëm në arritjen e objektivave tanë për një ambient të qëndrueshëm ekonomik e financiar, është dhe mbulimi e përcjellja me objektivitet dhe vërtetësi e lajmit tek publiku. Nga ky këndvështrim, me kënaqësi konstatoj se mbulimi mediatik i zhvillimeve ekonomike dhe financiare në vend dhe jashtë tij ka qenë në përputhje të plotë me pritshmërinë tonë. Për këtë arsye, dëshiroj t’ju falënderoj për profesionalizmin dhe integritetin që keni demonstruar përgjatë gjithë vitit 2022.

Dëshiroj të theksoj se jemi plotësisht të hapur për të dëgjuar opinionet dhe sugjerimet tuaja për ta thelluar më tej bashkëpunimin mes nesh në të ardhmen. Dinamika e zhvillimeve aktuale në ekonominë globale na detyron që të dy ne si palë, Banka e Shqipërisë nga njëra anë dhe media nga ana tjetër, të jemi më të përgjegjshëm dhe më të përkushtuar në informimin e publikut në kohë, me vërtetësi dhe në gjuhën e duhur.

498-4187

Shpresoj që bashkëpunimi ynë në të mirë të interesit publik të vazhdojë të ruajë të njëjtin model edhe gjatë vitit 2023. Njësoj si në të kaluarën, në institucionin tonë do të gjeni një partner luajal, transparent dhe të gatshëm për të dhënë informacion dhe sqarimet e nevojshme. Politikat dhe vendimet tona, efektet që ato mund të shkaktojnë, si dhe situata që karakterizon shëndetin financiar të sistemit bankar dhe sektorit financiar në tërësi do të jenë në qendër të komunikimit tonë të vazhdueshëm.

Të nderuar pjesëmarrës,

Edukimi financiar dhe puna kërkimore janë vazhdimisht në fokus të aktivitetit të Bankës së Shqipërisë. Ato na ndihmojnë për hartimin, zbatimin dhe përçimin me sukses të politikave dhe vendimmarrjes, në funksion të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar të vendit. Edukimi dhe kërkimi shkencor zhvillohen jo vetëm si nevojë për njohjen e fenomeneve ekonomike, por edhe si domosdoshmëri për rritjen e kredibilitetit të Bankës së Shqipërisë dhe zgjerimin e komunikimit me ekonominë, tregun financiar dhe me publikun. Në një kuptim më të gjerë, studimi, njohja dhe mirinterpretimi i fenomeneve ekonomike e financiare janë parakusht për sigurimin e prosperitetit ekonomiko-social të vendit dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

498-4193

Universitetet dhe akademia luajnë një rol të rëndësishëm në të dyja këto fusha. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë ndjek me vëmendje dhe mbështet kërkimin shkencor dhe aktivitetin e studentëve shqiptarë që studiojnë pranë universiteteve dhe institucioneve të tjera akademike, brenda e jashtë vendit. Në këtë kuadër, dua që së bashku të vazhdojmë një traditë të çmuar të Bankës së Shqipërisë, ceremoninë e shpalljes së fituesve të Çmimit të Guvernatorit për Diplomën më të Mirë.

Prej 16 vitesh, Banka e Shqipërisë përzgjedh dhe çmon punimet shkencore të përgatitura nga studentë shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit. Konstatoj me kënaqësi se gjatë këtyre viteve, fokusi i tematikave të trajtuara nga studentët udhëhiqet nga problematikat reale të ekonomisë. Punimet ndjekin evoluimin e nevojave, fenomeneve ekonomike, financiare e atyre sociale që shqetësojnë autoritetet, biznesin dhe shoqërinë. Njëkohësisht, përcaktimi i hipotezave, përzgjedhja e zbatimi i metodologjive të aplikuara zhvillohet në përputhje me praktikat më të mira të kërkimit shkencor bashkëkohor. Kjo i bën analizat dhe hulumtimet e studimeve të vlefshme e profesionale.

Në konkursin e këtij viti janë paraqitur një sërë aplikimesh – kryesisht tema masteri – që trajtojnë tematika dhe fenomene bashkëkohore në fushën e ekonomisë dhe financës. Studimet lidhen drejtpërsëdrejti apo në mënyrë indirekte me aktivitetin e bankës qendrore. Disa nga temat interesante ku fokusohen këto studime janë:

  • efektet e politikave të bilancit të bankës qendrore në tregun e obligacioneve të korporatave,
  • efektet e kredisë dhe zgjerimi i produkteve bankare,
  • ndikimi i çmimit të pasurive të patundshme në ekonomi,
  • multiplikatorët e shpenzimeve qeveritare dhe konsumit, si dhe ndikimi i tyre në ekonomi.

Vërejmë me kënaqësi se temat e paraqitura përmbushin karakteristikat e një pune të mirëfilltë kërkimore shkencore, duke adresuar saktë hipotezat, si dhe vërtetimin e tyre bazuar në aplikimin e metodologjive bashkëkohore të kërkimit, si dhe duke shfrytëzuar në mënyrë të saktë dhe të strukturuar gjithë informacionin statistikor. Si rrjedhim, nxjerrja e konkluzioneve dhe implikimet për vendimmarrësit argumentohen dhe mbështeten mbi një punë rigoroze për investigimin e fenomeneve të ndryshme ekonomike e financiare.

Pas shqyrtimit të temave të paraqitura, Komisioni i Vlerësimit ka marrë një vendim unanim për fituesit e tre vendeve të para të “Çmimit të Guvernatorit për Diplomën më të Mirë” për vitin 2022. Përpara se të vijojmë me shpalljen e tyre, dëshiroj të përgëzoj e të falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në garë për angazhimin e tyre, idetë, metodat e përdorura dhe konkluzionet e bazuara në metodologjitë e sakta. Materialet e paraqitura ishin shumë të mira dhe Komisioni i Vlerësimit e pati të vështirë të përzgjedhë fituesit. Megjithatë, tre temat që do të prezantohen në vijim, dallojnë nga pjesa tjetër e studimeve, si për rëndësinë dhe koherencën e tematikës, ashtu edhe për trajtimin e plotë të metodologjisë, aplikimin e përshkrimin rigoroz të metodave të vlerësimit, si dhe gjetjet interesante. Uroj fituesit dhe i inkurajoj ata dhe të gjithë pjesëmarrësit në konkurs që ta ruajnë e ta zhvillojnë përgjatë gjithë karrierës së tyre profesionale, pasionin dhe përkushtimin e treguar në këto punime dinjitoze!

/Argumentum.al

Related- Posts

Kryesore

Kina kontinentale kritikon DPP-në e Tajvanit për nënshtrim ndaj forcave të jashtme

10 Qershor, 2026
FOKUS

Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

10 Qershor, 2026
JO VETEM LAJM

“Revolucioni i Flamingove”: Dita e 10-të e protestave në Shqipëri që po tërheqin vëmendjen e botës.

9 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

10 Qershor, 2026

Kur kinezët dhe sovjetikët garonin për të marrë Sazanin

10 Qershor, 2026

Kina kontinentale kritikon DPP-në e Tajvanit për nënshtrim ndaj forcave të jashtme

10 Qershor, 2026

Këshilltari kryesor politik thekson stabilitetin shoqëror dhe modernizimin në Xinjiang të Kinës

10 Qershor, 2026

Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të drejtë të kufizuar vote për anëtarët e rinj të BE-së

10 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.