• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në Berlin, pjesë e takimit të nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”

    Kryeministri Rama në Kuvend: Buxheti 2027 prek 10 miliardë euro, qeveria paralajmëron lehtësira fiskale dhe rritje të mbështetjes sociale

    Japonia në fokus të projektit strategjik hekurudhor Shqipëri–Kosovë, Rama: Jemi të gatshëm për bashkëpunim

    Presidenti Begaj pret përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Turqi: Forcim i bashkëpunimit ekonomik

    Rama në Bruksel: Shqipëria kërkon integrim gradual në BE, kryeministri kritikon vonesat politike të zgjerimit

    Asambleja Kombëtare e PS-së, përplasje të hapura brenda shumicës: Rama largon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, kërkon përjashtimin e Spiropalit

    Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare, Rama përcakton prioritetet politike për vitin 2027

    Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, detyrime të reja për institucionet e gjoba deri në 10 milionë lekë

    Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

  • SOCIALE / KULTURË

    PORTRET I PAAUTORIZUAR

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Nga Jalta në Shenzhen: SHBA, Kina dhe Rusia përballë riformësimit të rendit botëror

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

    Interpretimi i këngës nacionaliste serbe, Haxhiu: Thellësisht shqetësuese, presim sqarim nga KE

    27 December 2024, Berlin: German President Frank-Walter Steinmeier speaks during a press conference. Steinmeier has announced the dissolution of the German Bundestag. as well as set the date for early elections on February 23. Photo: Soeren Stache/dpa

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

    Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Ish-Papa Benedikti XVI ndërron jetë

31 Dhjetor, 2022
in Bota, JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Benedikti XVI, Papa i parë nga Gjermania prej pothuajse 500 vjetësh, ndërron jetë në moshën 95-vjeçare.

Disa e adhuronin, të tjerë e kritikonin teologun konservator gjerman me emër në mbarë botën. Kancelari gjerman Olaf Sholc e quajti atë një figurë formuese të Kishës Katolike. Kurse sipas një teologu në Vatikan qysh pas Martin Luterit asnjë gjerman tjetër nuk ka lënë aq gjurmë në botën kishtare sa Benedikti XVI. Disa të tjerë e cilësojnë ish-profesorin e teologjisë si “shefin e të menduarit” në Vatikan.

Kardinali, Jozef Ratcinger, ishte Papa i parë gjerman, pas thuajse 500 vjetëshKardinali, Jozef Ratcinger, ishte Papa i parë gjerman, pas thuajse 500 vjetësh

Kardinali nga Bavaria, Jozef Ratcinger, ishte Papa i parë gjerman, pas thuajse 500 vjetësh. Ratcinger ishte një nga bashkëpunëtorët më besnikë të Papa Gjon Palit II dhe dekan i kolegjiumit të kardinalëve. Benedikti XVI u zgjodh më 19 prill të vitit 2005 pas vdekjes së Papa Gjon Palit II, dhe ishte kreu i 265-të i kishës katolike në historinë mbi 2000 vjeçare të kësaj kishe. Ky post shënoi dhe kulmin e karrierës së tij.

Në vitin 1981 Papa Gjon Pali II e tërhoqi kardinalin Racinger në Romë. Posti i prefektit të kongregacionit të fesë ishte si i prerë për mendimtarin e rreptë dhe gjakftohtë. Ratcinger konsiderohej si njeriu që njihte më mirë se kushdo tjetër çështjet e teologjisë. Ai kishte marrë pjesë dy herë në konklavë, në vitin 1978 që konsiderohet edhe si viti i tre papëve, në zgjedhjen e Palit VI dhe më pas edhe në zgjedhjen e Papa Gjon Palit II. Gjatë kësaj periudhe Jozef Ratcinger ka qenë krypeshkop i Mynihut. Në këtë post ai u emërua në maj të vitit 1977 prej Papa Palit VI, që e vlerësoi Ratcingerin si një teolog konservator dhe me emër në mbarë botën.

Teolog konservator

I lindur më 16 prill 1927 në Martl mbi Il të Bavarisë Jozef Ratcinger, biri i një majori të xhandarmërisë, dëshironte të bëhej kardinal qysh në rininë e tij. “Përvoja që kam pasur me botën e fesë dhe liturgjisë më ka tërhequr jashtë mase. Liturgjia më ka mahnitur qysh në fëmjëri, ndaj mund të them se dashuria për besimin më ka lindur nga brenda. Kjo natyrisht ka të bëjë edhe me rolin që kanë luajtur prindërit dhe rrethi im, që kanë qenë mjaft të plotësuar dhe që më kanë mësuar, se ia vlen që t´i përkushtohesh rrugës së besimit”, është shprehur dikur Ratcinger.

Jozef Ratcinger me familjenJozef Ratcinger me familjen

Pas studimeve në teologji dhe fiolozofi në vitin 1951 ai u shugurua prift. Në moshën 30 vjeçare ai mbrojti titullin e profesorit në dogmatikë në shkollën e lartë në Freizinger. Atë e tërhiqte jashtë mase puna studimore, dhe më vonë ai ka dhënë leksione në universitetet e Bonit, Tybingenit dhe Regensburgut. Trazirat studentore te viteve 60-të të shekullit të kaluar, që vunë në pikëpyetje të gjitha autoritetet dhe që Ratcingeri i përjetoi si profesor në universitetin e Tybingenit, e ndryshuan atë rrënjësisht. Dhe nga një profesor progesist i teologjisë ai u shndërrua në një mbrojtës konservator të besimit. Siç e shpjegonte ai vetë kjo lidhet jo aq me vlerat e kohës, se sa me vlerat e përjetshme: “Kisha nuk mund të matet as prej brohoritjeve të kalkuluara dhe as prej kritikës së kalkuluar, por që vetëm i duhet ta zbulojë, se çfarë i është ngarkuar asaj dhe se çfarë është qenia e saj?”

Gjatë kohës si Papë Benedikti XVI theksonte vazhdimisht rolin udhëheqës të Kishës Katolike dhe pretendimin e saj për të qenë e vetmja kishë e vërtetë. Ky qëndrim i zemëronte protestantët, të cilët etiketoheshin si anëtarë të një kishe me një klasë më të ulët. Zemërim Papë Benedikti XVI shkaktoi me deklaratat e tij edhe ndaj besimtarëve myslimanë. Gjatë Papatit të tij nuk u bë ndonjë hap i rëndësishëm në drejt afrimit ekumenik.

Skandali i abuzimeve seksuale

Skandali rreth abuzimit masiv të të miturve nga klerikët, gjë që mbahej e fshehur për dekada, la gjurmë të thella gjatë Papatit të Benediktit XVI. Në shumë vende, si Irlandë, SHBA, Australi dhe Belgjikë, dhe nga viti 2010 edhe në Gjermani, dolën në dritë gjithnjë e më shumë raste të dhunës seksuale. Kritikët u ankuan se kisha nuk po reagonte mjaftueshëm dhe me vendosmëri, por po përpiqej vetëm të transferonte autorët nga një vend në tjetrin dhe të mbulonte krimet.

Protesta ndaj abuzimeve në Kishën KatolikeProtesta ndaj abuzimeve në Kishën Katolike

Më 28 shkurt 2013 Papa Benedikti XVI u tërhoq nga Papati. Tërheqja e tij ishte – qysh prej vitit 1294 – rasti i parë që një Papë largohej me dëshirën e vet. Josef Ratzinger e argumentoi dorëheqjen e tij gjatë një meshe për martirët e Otrantos me fjalët “Fuqia dhe mosha e vjetër nuk janë aq të favorshme për të ushtruar detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Lutje për ndjesë ndaj të gjitha viktimave të abuzimit seksual

Vitin e kaluar në Gjermani u botua një ekspertizë, ku ish-Papa Benedikt XVI ngarkohej me përgjegjësi për abuzimet në kryeipeshkvinë e Mynihut dhe të Frajzingut. Sipas ekspertizës në kohën kush ishte kryeipshkev i Mynihut, Joseph Ratzinger, nuk kishte ndërmarrë në katër raste asgjë kundër klerikëve të akuzuar për abuzime. Fillimisht Ratzinger kishte “mbajtur qëndrim refuzues” gjatë përpilimit të ekspertizës, por më vonë kishte ndryshuar qëndrimin duke u pozicionuar me hollësi me shkrim. Në atë prononcim Benedikti XVI e pati hedhur poshtë “kategorikisht” përgjegjësinë për akuzat, gjë që përpiluesit e ekspertizës e konsiderojnë si jo të besueshme.

Ish-Papa Benedikti XVI dhe Papa FranceskuIsh-Papa Benedikti XVI dhe Papa Francesku

Sipas ekspertizës Joseph Ratzinger kishte mbajtur qëndrim të gabuar ndaj disa klerikëve, të cilët kishin kryer abuzime seksuale. Edhe pse këto raste ishin vërtetuar edhe prej gjykatave shtetërore, dy priftërinjtë vazhduan të mbahen në strukturat e kishës dhe kundrejt tyre u ndërmor asgjë bazuar në të drejtën kishtare. Po ashtu në ekspertizë vërehej, se nga ana e Ratzingerit nuk ka pasur ndonjë interesim të “dukshëm” për të folur me viktimat e abuzimeve.

Pak muaj para se të ndërronte jetë ish-papa Benedikt XVI përpiloi një letër të publikuar nga Vatikani dhe lexuar në një video në internet nga sekretari i tij privat Georg Gänswein. Në të Benedikti shpreh “turp të thellë”, “dhimbje të madhe dhe “një lutje të sinqertë për ndjesë ndaj të gjitha viktimave të abuzimeve seksuale”.

“Unë kam mbajtur përgjegjësi të madhe në Kishën Katolike. Edhe më e madhe është dhimbja ime për abuzimet dhe gabimet, që kanë ndodhur në kohën e shërbimit tim në vendet përkatëse ku ato kanë ndodhur”, shkruan Papa. Njëkohësisht ai hodhi edhe një herë kategorikisht poshtë akuzat, se si kryeipeshkv i Mynihut (1977-1982) kishte mbuluar rastet e abuzimeve.

Deklarata u kritikua nga ekspertët dhe viktimat e abuzimeve. Sipas tyre “dekalara e ish-Papës u shtohet relativizimeve të vazhdueshme që i bën kisha çështjes së abuzimeve: abuzime dhe gabime kanë ndodhur, por askush nuk merr përgjegjësi konkrete.”

Related- Posts

Bota

Tri fuqitë e mëdha në një tryezë: Takimi historik i Trump, Xi Jinping dhe Putin në Shenzhen

19 Nëntor, 2026
JO VETEM LAJM

Çmimi për Ramën në Bruksel, një përmbysje e vlerave europiane

19 Nëntor, 2026
Bota

BE-ja propozon një kredi prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën në vitin 2027, shlyerja pas dëmshpërblimeve ruse

18 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kryeministri Rama në Berlin, pjesë e takimit të nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”

19 Nëntor, 2026

Tri fuqitë e mëdha në një tryezë: Takimi historik i Trump, Xi Jinping dhe Putin në Shenzhen

19 Nëntor, 2026

Çmimi për Ramën në Bruksel, një përmbysje e vlerave europiane

19 Nëntor, 2026

JALTA 2 NË SHENZHEN?

19 Nëntor, 2026

BE-ja propozon një kredi prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën në vitin 2027, shlyerja pas dëmshpërblimeve ruse

18 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.