• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Scholz bën të ditur dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë

25 Janar, 2023
in Bota, NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka bërë të ditur furnizimin e tankeve të tipit Leopard 2 në Ukrainë në një takim të kabinetit qeveritar, sipas të dhënave të zëdhënësit të tij.

Gjermania do të furnizojë me tanke Leopard Ukrainën. Të mërkurën (25.01.) kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka bërë të ditur furnizimin e tankeve të tipit Leopard 2 në Ukrainë në një takim të kabinetit qeveritar, sipas të dhënave të zëdhënësit të tij. Në një “hap të parë” do të dërgohen 14 tanke Leopard nga rezervat e Bundeswehrit.

Qëllimi është që bashkë me partnerët e tjerë “shpejt të grumbullohen dy batalione tankesh me tanket e tipit Leopard 2 për Ukrainën”. Së bashku do të dërgoheshin 90 tanke. Scholz ka thënë se, se ky vendim është “rezultat i këshillimeve intensive që janë zhvilluar me partnerët më të ngushtë europianë dhe ndërkombëtarë të Gjermanisë”. Sipas kancelarit gjerman, “ky vendim ndjek vijën e njohur politike gjermane për të mbështetur me të gjitha fuqitë Ukrainën”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të kancelarit gjerman. Për Scholz ka pasur rëndësi që të merrte pjesë në këtë proces edhe partneri më i rëndësishëm i NATO-s, SHBA.

Të martën ishte revista “Der Spiegel” që shkruante, pa cituar burime, se dërgesa gjermane do të jetë të paktën një kompani e tankeve Leopard 2A6. Kurse koncerni gjerman i armatimit Rheinmetall bëri të ditur se mund të dorëzojë 139 tanke Leopard në Ukrainë, deri në fillim të vitit 2024. Qeveria federale do të japë gjithashtu leje për të eksportuar tanke të tillë që janë në zotërim të shteteve të tjera si Polonia. Aleatët e tjerë – ndër të tjera nga Skandinavia – gjithashtu duan t’i sigurojnë Kievit tanke luftarake të tipit Leopard 2. Një zëdhënës i qeverisë kishte konfirmuar më herët marrjen e një kërkese për ta bërë këtë nga Polonia. Kontratat e eksportit parashikojnë që Gjermania duhet së pari të pajtohet për një eksport të tillë drejt vendeve të treta.

SHBA konsideron dërgimin e tankeve kryesore të betejës Abrams

Në të njëjtën kohë, burime të qeverisë amerikane kanë treguar se Shtetet e Bashkuara mund të dërgojnë përfundimisht tanket luftarake Abrams në Ukrainë. Më parë kancelari gjerman Olaf Scholz ishte shpehur, se ai dëshironte absolutisht një qasje të koordinuar ngushtë transatlantike për dërgimin e një kategorie të re armësh, siç janë tanket e betejës.

Tank Leopard 2 A7V

Presion nga brenda Gjermanisë u rrit mjaft

Të martën kreu i grupit parlamentar të partisë socialdemokrate gjermane SPD, Rolf Mützenich, kërkoi një vendim nga Këshilli Federal i Sigurisë për kërkesën polake për dërgimin e Leopardëve në Ukrainë. Duke qenë se bëhet fjalë për çështje sigurie, më i përshtatshmi është ky organ dhe jo komisioni i koalicionit, deklaroi ai para një mbledhjeje të grupit parlamentar në Berlin, ku ishte ftuar edhe ministri i ri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius.

Ndërkohë, kanë dalë në dritë detajet e kërkesës së Varshavës drejtuar qeverisë gjermane. Ajo prek 14 modele të tipit 2A4. Ky është një version më i vjetër i tankut të betejës Leopard, i prodhuar nga viti 1985 deri në vitin 1992. 2A4 u prodhua në sasi të mëdha dhe iu dorëzua nga Gjermania aleatëve të saj gjatë periudhës së çarmatimit pas Luftës së Ftohtë. Bundeswehr-i nuk e ka më këtë version.

Polonia kishte deklaruar vazhdimisht se donte të mbështeste Kievin me tanket e saj të betejës. Duke qenë se Leopardi është i prodhimit gjerman, është i nevojshëm aprovimi i qeverisë gjermane. Megjithatë, Polonia kohët e fundit kishte sinjalizuar se do të dërgonte tanket, nëse kërkohej, edhe pa lejen gjermane të eksportit.

CDU/CSU: “Ne mbështesim furnizimin”

CDU dhe CSU në opozitë i patën kërkuar gjithashtu qeverisë federale të marrë një vendim shpejt. Kreu i grupit parlamentar të CSU-së Alexander Dobrindt tha: “Ne si CDU/CSU do të ishim të gatshëm të mbështesim një vendim për dorëzimin e tankeve”.

Tank Leopard 1

Paralajmërim i AfD

Kurse partia në opozitë, AfD, nga ana tjetër, e paralajmëroi të martën qeverinë federale ndaj transferimit të tankeve luftarake nga Polonia në Ukrainë. Bashkëdrejtuesi i partisë Tino Chrupalla tha se qeveria gjermane  nuk duhet të përfshijë më tej Gjermaninë në luftën në Ukrainë.

Politikania e Majtë, Sara Wagenknecht tha gjithashtu për radion gjermane Deutschlandradio se interesi ekzistencial i Gjermanisë është që të mos përfshihet në këtë luftë. Për fat të mirë, qeveria federale, sipas Wagenknecht-it, e merr seriozisht këtë. Megjithatë, ajo mendon se Gjermania duhet të jetë shumë më e kujdesshme sesa tani. Udhëheqja ruse ka paralajmëruar tashmë kundër përfshirjes gjermane. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha në Moskë se kjo në mënyrë të pashmangshme do të linte gjurmë në marrëdhëniet midis dy vendeve. Ai nuk dha detaje./DW

Related- Posts

Bota

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026
Bota

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026
KOSOVA

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme: Vuçiç kërkon një rol të ri politik

3 Tetor, 2026

Pamje e zymtë e realitetit energjetik europian: shkaqet dhe pasojat

2 Tetor, 2026

Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

2 Tetor, 2026

Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

2 Tetor, 2026

Kina feston 77-vjetorin e Ditës Kombëtare me një rritje rekord të udhëtimeve

2 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.