• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

    Pas zbulimit të varrit masiv në Kalludër, MEPJ: Shqipëria qëndron përkrah Kosovës

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

    Devijimi i lumit Ibër do të ishte vazhdimi i genocidit serb në Kosovë!

    Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

    Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

    LVV e LDK ende pa marrëveshje, drejt fundit afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit

    Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: “Pa konsensus, rrezikojmë zgjedhje të reja”

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Asgjë nuk e ndal ëndrrën kineze për “shtëpinë në hapësirë” të të gjithë njerëzimit

6 Shkurt, 2023
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Genc Mlloja

Sukseset mbresëlënëse të Kinës në eksplorimin e hapësirës kozmike në sajë të zhvillimit të gjithanshëm teknologjik e shkencor e kanë bërë këtë vend një ndër fuqitë më të mëdha në këtë fushë, duke hapur horizonte të reja në shkencën hapësinore. Për pasojë interesi i vendeve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare, të cilat janë të angazhuara prej shumë kohësh në kërkimet hapësinore ka ardhur duke u rritur e diversifikuar gjë që është në interes të palëve të interesuara dhe të gjithë njerëzimit. Agjencia Kineze e Hapësirës ka mirëpritur çdo bashkëpunim dhe me entuziazëm është treguar e gatshme të kontribuojë me të gjitha mënyrat, që hapësira të behet sa më tepër pasuri e përbashkët e njerëzimit larg së qënuri monopol i disa fuqive të mëdha sikurse kanë qenë synimet e disa vendeve perëndimore.

Në këtë frymë ka ardhur duke u rritur bashkëpunimi ndërkombëtar i Kinës dhe konkretisht midis Agjencisë kineze të Hapësirës me Agjencinë Europiane të Hapësirës (ESA) dhe duke marrë në konsideratë optimizmin që karakterizonte të dy palët deri në fund të vitit të kaluar të paktën sa kam arritur të konstatoj në disa shkrime ka krijuar habi të madhe njoftimi i drejtorit të përgjithshëm të ESA-s, Josef Aschbacher se kjo agjenci ndërpriste projektin për të dërguar astronautët e saj në stacionin hapësinor të Kinës Tiangong, i cili është në funksionim të plotë.

Stacionin Hapësinor Kinez, Tiangong/nga VCG

Sikurse ishte i beftë si veprim edhe përmbajtja e kumtimit të tij ishte e mbushur plot me ‘hallet’ e mëdha të agjencisë që ai drejton, të cilat varionin nga ‘financiare’ e deri ‘politike’. Për të qenë të saktë njoftimi i Aschbacher ishte si më poshtë:  “Për momentin nuk kemi as dritën e gjelbër, as buxhetore, as politike, le të themi, apo synimin për t’u angazhuar në një stacion të dytë hapësinor, që po merr pjesë në stacionin hapësinor kinez”, deklaroi ai i cituar nga SpaceNews para disa ditësh. Sipas tij, ESA është shumë e zënë duke mbështetur dhe siguruar angazhimet dhe aktivitetet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ku kanë një numër partnerësh ndërkombëtarë që punojnë së bashku.

Kaq tha shefi i ESA-s pa dhënë shpjegime të tjera e për më tepër nuk ka patur ndonjë sqarim pasues lidhur me një gjë kaq të rëndësishme dhe serioze nga zyrtarë të tjerë. Të paktën deri tani. Ka një histori në stadin e tanishëm të bashkëpunimit midis kësaj Agjencie europiane hapësinore, që është një organizatë ndërqeveritare e 22 shteteve anëtare e dedikuar për eksplorimin e hapësirës e themeluar në 1975 dhe me seli në Paris, dhe partnerëve kineze që daton që ne vitin 2016 e ndoshta edhe më herët.

Një ndër aspektet e këtij bashkëpunimi ishte interesi i austronautëve europianë për një vizitë të mundshme në stacionin hapësinor Tiangong, dhe faktikisht të dy organizatat kishin rënë dakort për këtë mision.

Stacionin Hapësinor Kinez, Tiangong/nga VCG

Më 11 nëntor 2022 Agjencia europiane deklaronte se “qëllimi përfundimtar është që ESA të krijojë një bashkëpunim afatgjatë me Kinën që astronautët e saj të fluturonin në stacionin hapësinor të Kinës”.

Pjesë konkrete e këtij bashkëpunimi ishte projekti për përgatitjen nga specialistët kineze për misionin në hapësirë të dy astronautëve Samantha Cristoforetti dhe Matthias Maurer, për një trajnim të përbashkët nëntë-ditor.

Si edhe në fusha të tjera Kina ka qenë iniciatore që të jetë e hapur për bashkëpunim edhe në fushën e industrisë hapësinore dhe qartë e ripërsëriti Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian më 1 nëntor 2022 sipas të cilit zhvillimi i industrisë së fluturimeve hapësinore me astronautë të Kinës ka qenë gjithmonë i bazuar në vetvete dhe gjithmonë i hapur për botën. “Kina ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me një sërë agjencish e organizatash hapësinore dhe ka zbatuar projekte bashkëpunimi në forma të ndryshme. Është hera e parë në histori që një projekt i tillë si stacioni hapësinor i Kinës është i hapur për të gjitha shtetet anëtare të OKB-së. Deri tani, projekte shkencore eksperimentale nga 17 vende, duke përfshirë Zvicrën, Poloninë, Gjermaninë dhe Italinë, janë përzgjedhur për stacionin hapësinor kinez. Shpresojmë që stacioni hapësinor i Kinës do të bëhet së shpejti ‘shtëpia në hapësirë’ e të gjithë njerëzimit”, tha zëdhënësi.

Më tej Lijian theksoi se raporti i Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës shprehu objektivin e kthimit të Kinës në një fuqi hapësinore dhe se Kina do të vazhdojë të punojë shumë dhe t’i përkushtohet eksplorimit e përdorimit paqësor të hapësirës, si edhe përdorimit të saj për të sjellë përfitime për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të të gjitha vendeve të botës.

Stacionin Hapësinor Kinez, Tiangong/nga VCG

Në marsin e vitit 2016, CMSA dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështjet Hapësinore të Huaja (UNOOSA) nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për të ftuar vendet anëtare të OKB-së për të kryer eksperimente shkencore brenda stacionit hapësinor të Kinës. Në vitin 2018, 27 vende paraqitën 42 propozime bashkëpunimi pasi dy agjencitë dërguan ftesën. Në qershorin e vitit 2019, Kina ka nxjerrë grupin e parë të nëntë projekteve të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Përballë këtij veprimi bllokues të ESA-s të shpallur nga shefi i saj këto ditë e shikoj të arsyeshme në këtë shkrim që tu kushtoj vend të veçantë edhe përshtypjeve, mbresave dhe shpresave për bashkëpunim të atyre që janë heronjtë real të hapësirës dhe për të cilët suksesi i partnerëve të vendeve të tjera, në këtë rast të Kinës, shikohet si arritje e të gjithëve – e njerëzimit. Prandaj ata janë të etur për të shtuar bashkëpunimin, për të punuar së bashku si një ‘familje’ çka dëshmohet qartë në disa impresione të tyre që vijojnë gjë që është një kontribut i lavdërueshëm i agjencisë Xinhua.

Në një video të postuar nga një grup kinez i tifozëve të hapësirës në Weibo astronautja Samantha Cristoforetti u pyet nëse do të dëshironte të vizitonte Stacionin Hapësinor Kinez një ditë nëse do të kishte mundësi.

“Ne bëmë përpjekje … por ju e dini, gjërat nuk janë aq të lehta sa ishin më parë”, tha Cristoforetti, e cila ka studiuar Mandarin dhe krijoi një sensacion mes fansave kinezë kur citoi një poezi klasike kineze në Twitter për të ndarë gëzimin e saj. duke fluturuar mbi Tokë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor. “Personalisht do të isha e lumtur të vizitoja Tiangong-un, ndoshta kur politikat të qetësohen përsëri”, tha ajo.

“Duke parë lart, shoh pafundësinë e kozmosit; duke ulur kokën, shikoj turmën e botës. Vështrimi fluturon, zemra zgjerohet, gëzimi i shqisave mund të arrijë kulmin e tij dhe në të vërtetë kjo është lumturia e vërtetë”, shkroi astronautja italiane Cristoforetti në mes të tetorit 2022 gjatë qëndrimit të saj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), duke cituar nga Lantingji Xu, një klasik i letërsisë kineze të shekullit të katërt, për të përshkruar ndjenjat e saj në hapësirë.

Cristoforetti, anëtare e grupit të punës të ESA-s, e cila flet shumë mirë kinezisht, postoi në Twitter vargjet nga Lantingji Xu në kinezisht me përkthime në italisht dhe anglisht, si dhe tre foto të marra në hapësirën e Gjirit Bohai të Kinës dhe pamjen e kryeqytetit të Kinës Pekin. Postimi u bë shpejt viral.

Në fakt, lidhjet e saj me Kinën shkojnë përtej hapësirës. Në vitin 2019, ajo shkoi në Kinë dhe dha një leksion në Institutin e Teknologjisë në Pekin. Si astronautja e parë femër italiane në hapësirë, ajo u konsiderua si një model nga studentët, veçanërisht ato femra, të cilat janë të gjitha inxhiniere të ardhshme.

Thomas Pesquet është një tjetër astronaut i ESA-s, që ka një afeksion për Kinën. Ai është një nga astronautët më të famshëm europianë, gjithashtu një ndikues i madh në mediat sociale.

Astronauti francez flet gjashtë gjuhë, përfshirë kinezishten. Në prag të vitit 2021, ai ndau njohuritë e tij për kulturën e Vitit të Ri Kinez në Twitter. “Viti i Ri Kinez fillon më 12 shkurt (në 2021 sipas kalendarit tradicional kinez) dhe festohet me ‘dragoin’, krijesa ime mitike e preferuar tani.”

Në nëntor 2021, Pesquet dhe tre astronautë të tjerë në bordin e SpaceX Crew Dragon, mbërritën në ISS.  Pesquet u dërgua në ISS për herë të parë në nëntor 2016 për misionin Proxima. Të nesërmen pasi u ngrit, u ul misioni hapësinor kinez i drejtuar nga Shenzhou-11. Astronauti francez “kryqëzoi shtigjet” me dy taikonautët kinezë, Jing Haipeng dhe Chen Dong, të cilët më pas regjistruan një video të shkurtër për ESA dhe veçanërisht për Pesquet, për të përshëndetur nisjen e tij për në ISS.

Kur tre taikonautët kinezë në misionin Shenzhou-12 iu bashkuan stacionit hapësinor kinez (CSS) në mesin e qershorit 2021, Pesquet postoi një mesazh urimi në faqen e internetit si më poshtë: “Popullsia e njerëzve në hapësirë u rrit me 43 përqind… i gjithë fluturimi njerëzor në hapësirë është një arritje tepër mbresëlënëse, urime!” — me foto të Kinës të marra nga hapësira.

Astronauti gjerman Matthias Maurer është gjithashtu një pjesëmarrës aktiv i ESA-s në bashkëpunimin kino-evropian. Ai ka mësuar kinezisht prej vitesh me synimin për të punuar më mirë me homologët e tij kinezë në stacionin kinez, tha ai për Xinhua në 2018.

Emri i tij kinez Ma Tian është zgjedhur nga ai vetë, “që do të thotë ‘kalë qiellor'” sipas mësuesit të tij kinez. Ai dhe astronautja Cristoforetti morën pjesë të dy në një stërvitje mbijetese në det të organizuar nga Qendra e Astronautëve të Kinës në vitin 2017, trajnimi i parë i përbashkët i astronautëve kinezë dhe të huaj së bashku në Kinë.

Maurer tha se Kina ka shumë avantazhe si raketat e saj, kapsulat dhe një stacion hapësinor. “Unë dua të marr pjesë në eksperimente europiane dhe jo-europiane atje. Gjithashtu të ndërtoj një lidhje video live në mënyrë që publiku evropian të mund të flasë me astronautët europianë në CSS dhe të shohë brenda”, tha Maurer. Duke u trajnuar dhe duke jetuar me 16 astronautë të tjerë kinezë, ai ndjehej si “pjesë e një familjeje”.

“Unë do të prisja të bëja çdo lloj pune dhe të merrja të njëjtën përgjegjësi si çdo astronaut kinez në CSS”, tha ai, duke vënë në dukje se bashkëpunimi është përfitim reciprok.

Maurer beson shumë në forcën e bashkëpunimit për të ardhmen e aktiviteteve hapësinore. “Sapo të shohim përtej orbitës së Tokës drejt Hënës ose Marsit, na duhen të gjithë partnerët që mund të gjejmë në këtë planet… sa më shumë të kemi në ‘familje’, aq më mirë do të bëhemi”, ka thënë kohë më parë.

Bashkëpunimi Europë-Kinë në hapësirën e jashtme është i një rëndësie të madhe dhe krijon ura ndërmjet shkencëtarëve të dy palëve, tha një zyrtar i lartë dhe ekspert i Agjencisë Europiane të Hapësirës, duke uruar për më shumë bashkëpunim dhe shkëmbime në këtë fushë.

Në një intervistë me Xinhua më 19 tetor 2021, Karl Bergquist, administratori i marrëdhënieve ndërkombëtare të ESA-së, tha se agjencia, e cila ka bashkëpunuar me shkencëtarët kinezë në eksplorimin e hapësirës gjatë viteve të fundit, po ndjek nga afër zhvillimin e misionit të Kinës në Mars.

Roverin e parë kinez të Marsit Zhurong/nga VCG

Sonda Tianwen-1 që mbante roverin e parë kinez të Marsit Zhurong, i quajtur sipas zotit të zjarrit në mitologjinë e lashtë kineze, u ul me sukses në Planetin e Kuq. Bergquist e quajti uljen “një arritje fantastike” sepse ulja në Mars është një detyrë shumë e ndërlikuar dhe e vështirë dhe ajo që Kina ka bërë është diçka që nuk është bërë kurrë më parë — duke arritur të ulej në përpjekjen e parë. “Ne me të vërtetë dëshirojmë të përgëzojmë Kinën për këtë arritje të madhe”, tha ai.

Eksperti tha se agjencia europiane i kishte ofruar të dhëna mjedisore mbi Marsin Administratës Kombëtare të Hapësirës të Kinës në vitin 2015. Ajo gjithashtu ka ofruar mbështetje telemetrike dhe gjurmuese për misionin e eksplorimit të Marsit.

Sa i përket një misioni të ardhshëm në Mars, Bergquist besonte se do të vijë pas disa vitesh për shkak të kompleksitetit të tij të madh. Ai pret më shumë bashkëpunim midis shkencëtarëve europianë dhe kinezë në këtë fushë.

Bergquist theksoi gjithashtu bashkëpunimin Europë-Kinë në fushën e shkencave të tokës, duke prezantuar projektin “dragon” që ka mbi 10 vjet që po vazhdon me rreth 700 shkencëtarë nga të dyja palët që punojnë së bashku për çështjet përfshirë oqeanet, atmosferën, kiminë, ndotjen dhe klima.

“Këto janë me të vërtetë fusha me të cilat ne kemi probleme globale dhe përpiqemi të shohim se si mund të punojmë së bashku për të gjetur një zgjidhje për të gjithë ne”, tha Bergquist.

“Kjo është fantastike. Ne po e çojmë shkencën pak më përpara çdo herë përmes këtyre projekteve të bashkëpunimit”, theksoi ai.

E kur bëhen përpjekje që të frenohet ky bashkëpunim si në rastin e vendimit të fundit të ESA-s astronautët, figurat e shkencës hapësinore janë ndër njerëzit jo të ‘habitur’ por të zhgënjyer se kanë frikë se përsëri politika e frymës së Luftës së Ftohtë po përpiqet të minojë realizimin e ëndrrave të tyre që të shikojnë shkencëtarë e austronautë të të gjitha vendeve në bazë të mundësive e potencialeve të bashkëpunojnë si një familje e përbashkët për arritje të reja në eksplorimin e hapësirës së pafund kozmike.

Sa i përket Kinës e plejadës së saj të austronautëve për një gjë jam i sigurtë e plot besim: asgjë nuk i ndal në rrugëtimin e tyre drejt horizonteve të reja se vetëm i kanë nisur nga fillimi shumë projekte të mëdha dhe dedikimi, mençuria e përkushtimi i tyre si dhe mbështetja e pakursyer e udhëheqjes janë në themel të arritjeve mbresëlënëse të Kinës në shkencën e hapësirës kozmike duke e ngritur vendin në piedestalin më të lartë si fuqi hapësinore! /CRI

Related- Posts

Bota

Me vizitën e Zelenskit Vuçiçi arriti atë që dëshironte

10 Gusht, 2026
Bota

SHBA në udhëkryq me Iranin: Gjenerali Caine kërkon rrugëdalje

9 Gusht, 2026
Bota

Irani thotë se nuk ka negociata të drejtpërdrejta me SHBA-në, vetëm shkëmbim mesazhesh nëpërmjet ndërmjetësve

9 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Partneriteti për sigurinë dhe mbrojtjen BE-Shqipëri, bashkëpunim kundër kërcënimeve hibride e kibernetike

11 Gusht, 2026

Kina i kërkon Sekretariatit të PIF ta respektojë parimin e “Një Kine”

11 Gusht, 2026

Buxheti rekord i mbrojtjes i Japonisë nënvizon ambicien e saj për të zgjeruar ushtrinë

11 Gusht, 2026

Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

11 Gusht, 2026

Me vizitën e Zelenskit Vuçiçi arriti atë që dëshironte

10 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.