Ambasadori i Italisë në Serbi, Carlo lo Cascio, ka thënë se Serbia mund të luajë rol për sigurimin e stabilitetit në Ballkan duke folur në prag të vizitës së kryeministrit të Italisë, Giuseppe Conte, në Beograd, ka folur për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale në mes të dy vendeve, investimet dhe mbështetjen për integrimin e Serbisë në BE, shkruan Tanjug, transmeton KK.
Cascio ka thënë se arritja e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Beogradit është fondamentale për stabilitetin e rajonit.
Ai ka theksuar se kjo marrëveshje është top-prioritet i Bashkimit Evropian për Ballkanin.