admin

admin

Fjalimi i Presidentit Biden për politikën e jashtme, sinjalizon rikthimin e Amerikës në arenën botërore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden mbajti të enjten fjalimin e tij të parë në Departamentin e Shtetit që kur mori detyrën, duke e vënë theksin tek sfidat kryesore për diplomacinë amerikane, rikthimi tek aleancat dhe udhëheqja “nga një pozicion force” e Shteteve të Bashkuara në arenën globale. Presidenti Biden e bëri të qartë se bota duhet të presë që Shtetet e Bashkuara të jenë më të angazhuara në arenën diplomatike me administratën e tij. "Amerika u rikthye. Diplomacia është përsëri në qendër të politikës sonë të jashtme", tha zoti Biden Presidenti foli konkretisht për çështjet që kryesojnë programin e tij të politikës së jashtme: grushti i shtetit në Mianmar, bisedimet me Rusinë dhe marrëdhëniet me Kinën. "Ushtria e Mianmarit duhet të heqë dorë nga pushteti që ka marrë me forcë”, tha zotit Biden. "Ditët kur Shtetet e Bashkuara qendronin pasive përballë veprimeve agresive të Rusisë, përfshirë ndërhyrjen në zgjedhjet tona, sulmet kibernetike dhe helmimin e qytetarëve të saj, kanë marrë fund," deklaroi presidenti. Zoti Biden tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do t’u bëjnë ballë abuzimeve ekonomike të Kinës duke "ripërtërirë rolin tonë në institucionet ndërkombëtare dhe duke risjellë besueshmërinë dhe autoritetin tonë moral, një pjesë e mirë e të cilave kishte humbur." Presidenti Biden tha gjithashtu të enjten se ka kërkuar nga Pentagoni në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit një rivlerësim të vendosjes së trupave amerikane jashtë vendit dhe se ndërsa bëhet kjo analizë, ai do të ndalte tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania. Ky vendim ishte një kthesë nga ai i ish-presidentit Trump vitin e kaluar, i cili megjithë kundërshtimin e Kongresit, njoftoi planet për ridislokimin e rreth 9,500 prej afro 34,500 trupave amerikane të stacionuara në Gjermani, ku ndodhen baza ajrore Ramstein dhe selia e komandës amerikane për Evropën dhe Afrikën. Zoti Biden tha gjithashtu se do t'i jepte fund mbështetjes për ofensivën ushtarake të Arabisë Saudite në Jemen dhe se...

Page 507 of 1427 1 506 507 508 1 427

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist