• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Asambleja Kombëtare e PS-së, përplasje të hapura brenda shumicës: Rama largon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, kërkon përjashtimin e Spiropalit

    Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare, Rama përcakton prioritetet politike për vitin 2027

    Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, detyrime të reja për institucionet e gjoba deri në 10 milionë lekë

    Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

    Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet me Francën pas sulmeve kibernetike iraniane

    Rama në Paris: Europa duhet të përballet me “djallin” e medieve sociale

    Kryeministri Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

    Presidenti Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

    SPAK nis hetimet për “The Albanian Files”, në kallëzim përfshihet kryeministri Edi Rama

  • SOCIALE / KULTURË

    PORTRET I PAAUTORIZUAR

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Nga Jalta në Shenzhen: SHBA, Kina dhe Rusia përballë riformësimit të rendit botëror

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    27 December 2024, Berlin: German President Frank-Walter Steinmeier speaks during a press conference. Steinmeier has announced the dissolution of the German Bundestag. as well as set the date for early elections on February 23. Photo: Soeren Stache/dpa

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

    Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Dëmi më i madh që mund të bëjnë tani ndërkombëtarët

6 Mars, 2019
in I pakategorizuar
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Më e lehtë është të mësosh të bindesh ndaj qeverisë dhe autoritetit sesa të protestosh kundër padrejtësive. Ky është mësim themelor në demokraci

Nga Enton Palushi

Nëse u hedh një sy mediave ndërkombëtare këto ditë të trazuara për Shqipërinë, e kupton ndoshta më mirë se po të jesh këtu se çfarë po ndodh në vend. Që nga Rai e te ZDF, nga Shpigel e te Nju Jork Tajms, të gjitha duket se bien dakord në tre pika kur bie fjala për ngjarjet në Shqipëri. Liria ua mundëson këtë.

Së pari, sipas tyre protestat në Tiranë nuk janë një rrufe në qiell të pastër dhe as një organizim i opozitës për të marrë pushtetin: Njerëzit janë derdhur në shesh të revoltuar dhe Shqipëria është e gjitha në protestë.

Së dyti, këto protesta po organizohen kundër një qeverie, jo vetëm të korruptuar dhe varfëruese, por mbi të gjitha autokratike dhe të lidhur fort me krimin e organizuar.

Së treti, protestat masive në Tiranë, por edhe në rajonin tonë, po bien në vesh të shurdhër në Bruksel.

Ndërsa dy të parat na interesojnë më shumë neve, kjo e fundit është e rëndësishme për mediat e huaja, sidomos ato europiane. Brukseli nuk është më ajo qendra gravitacionale që tërheq vendet e rajonit. Joshja e BE nuk është më së dikur dhe ky është problemi, që mund të sjellë shumë pasoja, duke nisur që mundësia që hapësira e lënë bosh nga mungesa e ndikimit të Brukselit të mbushet nga vende si Rusia, Kina, Turqia apo vendet arabe.

Mbi të gjitha, i trishtë është fakti se Brukseli dhe Perëndimi duhej të simbolizonin demokracinë dhe dashurinë për të. Jo më.

***

Çdokush që jeton në Shqipëri mund të ketë dëgjuar se sa shumë fonde janë derdhur nga ndërkombëtarët për të krijuar shpirtin e reagimit në shoqërinë shqiptare. Sa e sa organizata e lëvizje kemi parë, që sponsorizohen nga vendet perëndimore. Të gjitha u bëjnë një thirrje qytetarëve: Kërko të drejtat, reago, thuaj mjaft, vepro tani, dil, bërtit, ulërit, mos rri, duku etj. Cinikët mund të thonë se një investim i tillë më shumë ka mbushur xhepat e disa personazheve të shoqërisë civile. Dhe mund të kenë të drejtë pjesërisht. Të tjerë mund të shkojnë akoma më përtej: përse këto miliona janë hedhur pikërisht për këtë çështje kur me to mund të ishin ndërtuar shkolla e spitale? Pyetje interesante. Përgjigjja është e thjeshtë: sepse Perëndimi si ‘dashnor’ i demokracisë dhe lirisë kërkon që te njerëzit të kultivohet kultura e reagimit dhe e protestës. Ironia dhe paradoksi është se sapo ky zemërim nis e derdhet nëpër sheshe, janë pikërisht të huajt që vrapojnë si një ‘zjarrfikëse’ në përpjekje për të frenuar protestën.

Natyrisht pas kësaj fshihet frika se vendi mund të rrëshqasë në destabilitet. Të gjitha mësimet për reagimet, protestat, ngritjen e zërit shkojnë e treten dhe historia bëhet qesharake.

Pse, çfarë paskan pretenduar deri më tani të huajt, që njerëzit të dilnin në shesh me ca parulla të shkruara bukur, të larë dhe të veshur mirë si për ditë festash, të shpalosnin kërkesat e tyre dhe më pas qeveria buzagaz do niste plotësimin e tyre.

Si në një skenar filmash utopikë, qeverisja më e korruptuar, më autokratike dhe më e kriminalizuar në Europë do nxitonte të rriste pagat, të rregullonte shëndetësinë, të përmirësonte arsimin, të mbante zgjedhje të lira dhe të ndershme, vetëm pse njerëzit ia kanë kërkuar me mirësjellje në shesh. Pastaj krimi do zhdukej i lemerisur nga Shqipëria, ministrave do u dridheshin leqet sa të shihnin dikë me një parullë në rrugë, deputetët do ishin njerëzit më të nderuar të komunitetit, gjyqtarët dhe prokurorët do reflektonin vetëm mirësi e drejtësi nga kilometra larg. Shqipëria do mbushej plot me investime të huaja, koncesionet skllavëruese dhe varfëruese as nuk do çoheshin nëpër mend, kontratat do zbatoheshin, taksat do uleshin dhe biznesmenët do i shihje kudo të lumtur. Falë protestave paqësore.

***

Tregojnë një histori të vjetër me disa zyrtarë shqiptarë që kishin vizituar Uashingtonin dhe kishin kërkuar empatinë e amerikanëve për popullin e vuajtur shqiptar, që rrëshqet nga autokracia në diktaturë e anasjelltas. Në vend të saj, kishin marrë një si tip këshille, që të mos kërkojnë shumë empati kur nuk reagojnë vetë.

Për t’u rikthyer sërish se përse Perëndimi e ka të sinqertë investimin te përpjekjet që duhet të bëjnë njerëzit në kërkim të standardeve më të larta demokratike. Arsyeja është shumë më e thjeshtë nga sa e mendoni: sepse është më e lehtë të rrëshqasësh në kleptokraci, autokraci, diktaturë, kakistokraci a quajeni si të doni se sa të bëhet e anasjella. Është më e lehtë që të zhytesh në krim, korrupsion, varfëri, keqmenaxhim e abuzim sesa të bësh të kundërtën.

Natyrisht është shumë më e vështirë të ngrihesh kundër qeverive, sidomos në një vend të korruptuar si Shqipëria. Kjo edhe sepse besojeni ose jo, ekziston kaq e përhapur kultura e stigmatizimit të protestës. Ai që del në shesh është i palarë, çeçen, malok, i pagdhendur. A nuk po na thotë tenori Saimir Pirgu mos e digjni atë gomën se do i duhet të bëjë 200 mijë koncerte për të përmirësuar imazhin e shqiptarëve?

Para pak ditësh, në një shkrim citova një studiues të njohur amerikan, që mbron tezën kontroverse se padrejtësisë dhe dhunës së shtetit mund t’i përgjigjen me dhunë dhe qytetarët. Edhe Jason Brennan e thekson se më e lehtë është që të nënshtrohesh ndaj qeverisë sesa të reagosh dhe të kërkosh standarde demokratike.

A nuk ua kërkojmë fëmijëve tanë që të mësohen me vetëmbrojtjen ndaj civilëve? Atëherë, përse të mos u kërkojmë që të vetëmbrohen edhe ndaj qeverisë. Sepse vetëmbrojtja është një parim që nuk zbatohet lehtë. Sepse disa parime morale janë të vështira për t’u zbatuar. Në jetën e vërtetë, njerëzit janë shumë më të nënshtruar dhe konformistë ndaj autoritetit qeveritar. Ata janë të gatshëm të hedhin bomba, të vrasin të tjerët, të zhdukin hebrenjtë, kur urdhërohen. Por hezitojnë kur duhet të ngrihen ndaj padrejtësive politike, thotë Brennan.

Rastet janë kaq të shumta sa nuk është e nevojshme të futemi në histori. Ktheheni dy dekada më parë dhe shihni çfarë ndodhi në Kosovë.

***

Duam apo nuk duam ne, ky është një moment historik për Shqipërinë. Zgjedhje të parakohshme janë organizuar e do organizohen vazhdimisht në botë. Kryeministra e ministra do ikin e do harrohen që ditën e dytë kur të bien nga pushteti në Shqipëri. Mirëpo proceset dhe kultura demokratike do mbeten. Ky nuk është momenti për të treguar se kush është kundër kujt. Pozicioni natyral na kërkon që të jemi në opozitë duke kërkuar standardet më të larta demokratike. Dëmi që mund t’i bëhet shpirtit të protestës dhe përpjekjeve për të kërkuar diçka, që Perëndimi për vete e merr si të mirëqenë, mund të jetë më i madh nga sa mendohet.

Kjo është arsyeja se ndoshta lajmi më i trishtë që mund të lexosh këto ditë vjen nga gazeta italiane Avvenire që thekson se ‘frika nga Europa po frenon zemërimin në sheshet shqiptare’. Pas tij vjen lajmi i trishtë dhe qesharak që Vitorio Zgarbi beson se Edi Rama përfaqëson politikën e re në Shqipëri. Mëkat!/mapo

Related- Posts

Bota

SHBA–Kinë–Rusi: Samit historik trepalësh në Shenzhen – A po hapet një kapitull i ri në diplomacinë e fuqive të mëdha?

14 Nëntor, 2026
FOKUS

Evropa përballë negociatave për Ukrainën: A rrezikon kontinenti të mbetet jashtë vendimmarrjes për sigurinë e vet?

14 Nëntor, 2026
Bota

Merz paralajmëron Trump për takimin me Putinin në Kinë: Mos përsëritni skenarin e Alaskës

14 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

SHBA–Kinë–Rusi: Samit historik trepalësh në Shenzhen – A po hapet një kapitull i ri në diplomacinë e fuqive të mëdha?

14 Nëntor, 2026

Evropa përballë negociatave për Ukrainën: A rrezikon kontinenti të mbetet jashtë vendimmarrjes për sigurinë e vet?

14 Nëntor, 2026

Merz paralajmëron Trump për takimin me Putinin në Kinë: Mos përsëritni skenarin e Alaskës

14 Nëntor, 2026

Asambleja Kombëtare e PS-së, përplasje të hapura brenda shumicës: Rama largon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, kërkon përjashtimin e Spiropalit

14 Nëntor, 2026

Kryediplomati kinez bën thirrje për dialog të vazhdueshëm mes Kinës dhe ShBA-së

14 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.