• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Asambleja Kombëtare e PS-së, përplasje të hapura brenda shumicës: Rama largon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, kërkon përjashtimin e Spiropalit

    Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare, Rama përcakton prioritetet politike për vitin 2027

    Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, detyrime të reja për institucionet e gjoba deri në 10 milionë lekë

    Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

    Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet me Francën pas sulmeve kibernetike iraniane

    Rama në Paris: Europa duhet të përballet me “djallin” e medieve sociale

    Kryeministri Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

    Presidenti Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

    SPAK nis hetimet për “The Albanian Files”, në kallëzim përfshihet kryeministri Edi Rama

  • SOCIALE / KULTURË

    PORTRET I PAAUTORIZUAR

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Nga Jalta në Shenzhen: SHBA, Kina dhe Rusia përballë riformësimit të rendit botëror

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    27 December 2024, Berlin: German President Frank-Walter Steinmeier speaks during a press conference. Steinmeier has announced the dissolution of the German Bundestag. as well as set the date for early elections on February 23. Photo: Soeren Stache/dpa

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

    Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Diplomacia me armë, në vend të armës së diplomacisë

28 Shkurt, 2022
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dragan Biseniç[i]

Ndryshimi i befasishëm i strategjisë ruse nga veprimtaria diplomatike në atë ushtarake, e cila ndërkohë kaloi nëpërmjet njohjes formale të dy republikave, Luganskos dhe Donjeckut, është në dukje i pashpjegueshëm, sepse vetëm disa ditë para kësaj, me 15 shkurt 2022, kancelari gjerman Sholc ishte në Moskë, në një vizitë që u prit relativisht mirë, ndërsa presidenti rus bëri thirrje përsëri për zbatimin e Marrëveshjes Minsk 2.

Megjithatë kishte mjaft shenja paralajmëruese sipas të cilëve shihej se Rusia nuk kishte ndërmend të hynte një një lojë të pafund diplomatike dhe nuk do të priste gjatë, por do të fillonte zbatimin e “masave teknike ushtarake”, gjë që është fjalori për një sërë aksionesh që i kemi parë këto ditë.

Pra, arma e diplomacisë ia lëshoi vendin diplomacisë së armëve. Putini tha se Rusia nuk ka ndërmend ta pushtojë Ukrainën, por është e vështirë të përfytyrohet ndonjë ecuri tjetër e një aksioni ushtarak nëse ai është i suksesshëm nga këndvështrimi rus. Nga pala ruse vinin deklarata sigurie se nuk synohet sulmi ndaj Ukrainës, e ky ndodhi, pothuajse sipas skenarit  që pati paraqitur në muajin janar presidenti amerikan Bajden.

“ZGJEDHJA” E POPULLIT UKRAINAS: Gjithsesi pala ruse vazhdon të deklarojë se fjala “pushtim” nuk mund të zbatohet në rastin e “operacionit special” në Ukrainë, sepse ka detyra të tjera- “denazifikimin dhe demilitarizimin e këtij vendi”, sikurse u shpreh Dimitri Peshkovi. Pyejtes se çfarë do të bëhej më tej me Ukrainën dhe nëse do të jetë e nevojshme të ndryshohet udhëheqja dhe ideologjia e Ukrainës, ai tha se “pjesa tjetër do të jetë punë e zgjedhjes që do të bëjë populli ukrainas”.

Presidenti bjellorus Llukashenko para disa javësh pohoi se për pushtimin e Kievit do të nevojiten dy-tri ditë. Tani po shihet se pothuajse ka patur të drejtë sepse njësitë ruse i janë afruar kryeqytetit ukrainas.

Armatimi kryesor rus në këtë operacion janë helikopterët Mi-28NM, të  cilët për nga mundësitë e tyre nuk kanë të ngjashëm në botë. Kanë një sërë zgjidhjesh me inteligjencë artificiale, armatim të fuqishëm, aftësi për të përceptuar shënjestrën në largësi 10 kilometër në errësirë të plotë duke shfrytëzuar termovizurën dhe largësimatësin. Krahas kësaj ky është i vetmi helikopter që është i aftë të bëjë lakun e Nesterit me armatim standart dhe gjithashtu ka mundësi të fluturojë nën këndin 90 gradë në çdo drejtim.

Por, kjo nuk do të thotë asgjë, sepse vullneti për luftë i palës tjetër mund ti prishë llogaritë e bëra më parë. Pa marrë parasysh sesa do të zgjasë lufta dhe si do të përmbyllet ajo, çështja ruso-ukrainase në fund të fundit do të duhet të ketë njëfarë forme zgjidhje diplomatike. Sa më shumë të zgjasë konflikti, aq më të shpeshtë dhe më të fortë do të bëhen presionet për arritjen e një zgjidhje diplomatike. Që në ditën e dytë të operacioneve luftarake, jo vetëm presidenti francez Makron kërkoi ndërperje të luftimeve dhe kthim në tryezën e bisedimeve, por këtë e bënë madje edhe talibanët, të cilët ShBA-të dhe Rusia i kanë akoma në listën e organizatave terroriste.

Tejzgjatja e konfliktit nuk ka dyshim se do ta motivojë edhe palën ruse për t’iu drejtuar diplomacisë. Por, ky proces diplomatik, duke gjykuar nga të gjitha gjasat dhe aspektet, do të na prekë edhe neve në lidhje me probleme që janë me rëndësi thelbësore për të ardhmen e Serbisë.

MODERNIZIMI I MARRËVESHJES SË HELSINKIT: Direkt para finales së krizës ukrainase, janë shfaqur iniciativa interesante diplomatike, të cilat në paketën e zgjidhjeve të tyre përfshijnë edhe çështjen e Kosovës.

Dy ekspertë të njohur nga Rusia dhe ShBA-të, Aleksandër Dinjkin dhe Tomas Grejem, kanë zhvilluar një plan, i cili, sipas mendimeve të tyre, do të bënte të mundur të gjendej kompromisi mes kërkesave ultimative të Moskës për t’ia mbyllur derën e NATO-s vendeve postsovjetike dhe refuzimit kategorik të Uashingtonit për të ndërmarrë detyrime të këtilla.

Plani përmbante katër pika: limitimi i operacioneve ushtarake përgjatë kufinjve mes vendeve të NATO-s dhe Rusisë; moratoriumi për zgjerimin e NATO-s në Lindje; “zgjidhje e konflikteve aktuale dhe të ngrira në territorin postsovjetik dhe në Ballkan”; modernizimi i Marrëveshjes së Helsinkit të vitit 1975, nga e cila është formuar OSBE-ja dhe formulimi i parimeve përkatëse për të cilat do të bihet dakord mbi marrëdhëniet ndërshtetërore që përbënin bazën e detantës mes Lindjes dhe Perëndimit.

Zgjidhja e konflikteve të ngrira ofron shkëmbimin e “pranimit të realitetit”, në një mënyrë që të ndahen interesat e Rusisë dhe Perëndimit dhe për pasojë të pranohet pavarësia e Krimesë dhe e Donbasit në shkëmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës. Autorët vlerësojnë se “konfliktet e ngrira aktuale në territorin postsovjetik dhe në Ballkan, përfshirë Krimenë, Kosovën dhe Donbasin, janë disi të lidhura me secesionin”. Të gjithë këta mund të zgjidhen mbi bazën e ndonjë forme të demokracisë lokale, gjë e cila do të duhet të fillojë nga votimi nëpërmjet të cilit do të pohohej vullneti i popujve të këtyre rajoneve.

Pas kësaj, është e nevojshme të arrihen një sërë marëveshjesh teknike për zgjidhjen e çështjeve që domosdoshmërisht do të lindin në rastin e ndarjes paqesore të territorit të një shteti të madh. Forma e saktë e votimit për këto çështje mund të përshtatet me rrethanat specifike të secilit konflikt, por ky nuk mund të jetë referendumi për shkëputje.

Në rastet e Krimesë dhe Kosovës, që janë “më të famshmet”, zgjedhjet e rregullta mund të shërbejnë për këtë qëllim, me kushtin që për fitoren nevojitet shumica e votave për kandidatët që mbështesin ndarjen. I vetmi kusht mund të jetë vëzhgimi ndërkombëtar i procesit të votimit dhe vërtetimi i tij si i lirë dhe i ndershëm në mënyrë që të eleminohen dyshimet për legjitimitetin.

“Një votim i tillë padyshim që do të vërtetonte atë që shumica e vëzhguesve të paanshëm e di tashmë; Kosova do të mbetet e pavarur, ndërsa Krimeja nuk do ti kthehet kurrë Ukrainës”, konkludojnë autorët.

Me njohjen e Luganskut dhe Donbasit, pastaj edhe me aksionin ushtarak që vijoi, ky obsion është eleminuar, por, me sa duket, vetëm përkohësisht. Sidomos nëse kësaj ideje i shtohet edhe propozimi i mëparshëm i ekspertëve rusë të cilët në këmbim të “ngrirjes” së zgjerimit të NATO-s në Lindje, ofrojnë “shkrirjen” e zgjerimit të NATO në Ballkanin Perëndimor.

Megjithëse këto janë vetëm  mendime e ekspertësh, gjithsesi ia vlen  të merren  në shqyrtim, sepse ka mjaft baza për të supozuar se edhe ato  do të jenë pjesë e “paketës diplomatike”, kur të bisedohet për këta probleme. Natyrisht, nuk ka shanse që një gjë e tillë të bëhet tani shpejt, sepse tani është pothuajse e sigurtë se kemi përpara një periudhë të ngrirjes së marrëdhënieve mes Rusisë dhe Perëndimit.

XHAMAT JANË THYER: Një ditë para se të njihte pavarësinë e Luganskut dhe Donjeckit, Putini tha se mund të bisedohet me Ukrainën me kushtin që ajo të pranojë neutralitetin dhe të bëhet zonë e demilitarizuar. Zëdhënesi i Putinit përsëriti, pas fillimit të aksioneve ushtarake, se Putini do të mund të bisedonte me presidentin ukrainas Zelenski nëse ai e “zgjidh problemin konceptual të vijave të kuqe”, të cilat Putini i ka përcaktuar qartë: status neutral të vendit dhe heqje dorë nga instalimi i armëve. Pyetjes nëse Rusia është e gatshme të komunikojë me udhëheqjen e Ukrainës për këtë temë, sekretari për shtypin i liderit rus iu përgjigj: “Nëse udhëheqja e Ukrainës dëshiron të bisedojë për këtë”.

Presidenti ukrainas ditën e premte konstatoi i zhgënjyer: “Ukraina ka mbetur e vetme në mbrojtje të vendit”. “Kush është i gatshëm të luftojë në anën tonë? Nuk po shoh askend. Kush është i gatshëm ti garantojë Ukrainës antarsimin në NATO? Të gjithë kanë frikë”- tha ai. Ndoshta do të ishte më mirë që kjo deklaratë të bëhej para se  kriza të përshkallëzohej, meqënëse neutraliteti ushtarak është problemi kyç për sjelljen e Rusisë.

Në fillim dukej se kjo ishte pika të cilën Ukraina nuk ishte kurrsesi e gatshme ta pranonte, por përballja me faktin se askush nuk dëshiron të sakrifikojë për Ukrainën, ka vënë alternativa të tjera përpara udhëheqjes së Kievit.

Kësaj gjendje gjithsesi i ka kontribuar edhe qëndrimi i presidentit amerikan i cili të enjten e kaluar tha se vendosmëria amerikane do të tregohet në zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë.

“Agresioni i Putinit do ti kushtojë shtrenjtë Rusisë, më besoni. Kur të shkruhet historia, ka për tu shkruar se agresoni i Putinit ndaj Ukrainës e ka lënë Rusinë të dobët, ndërsa pjesën tjetër të botës më të fortë. Putini nuk ka për ta shuar demokracinë dhe lirinë. Liria do të fitojë”- deklaroi Bajdeni.

“Veprimet e Putinit zbulojnë vizonin e tij  rrënqethës për botën e ardhshme në të cilën kombet marrin me dhunë atë që duan. Por ky është vizioni që i  kundërvihen Shtetet e Bashkuara dhe kombet e tjera që e duan lirinë”- shtoi ai.

Një pjesë me rëndësi e deklaratës së Bajdenit i kushtohej edhe pasojave të paevitueshme negative për ShBA-të.

“Do të bëj gjithçka që është në fuqinë time për të kufizuar telashet që përjetojnë amerikanët  në pikat e karburanteve”- tha Bajdeni, duke e ditur mirë se çmimi i karburanteve është ai që i shqetëson zgjedhësit amerikanë shumë më tepër sesa Ukraina e largët dhe e pakuptueshme për ta dhe aleatët e tyre në NATO që nuk duan të luftojnë me askend, gjë të cilën Bajdeni e theksoi në mënyrë të veçantë: “Përsëris edhe njëherë se forcat tona nuk do të përzihen në konfliktin me Rusinë”.

Kjo krizë shpërfaq tensionet mes dëshirës së tij për të mbrojtur botën e pasluftës që krijuan ShBA-të dhe asaj të cilën këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Xhejk Sallivan e quan “politikë e jashtme për klasën e mesme”

Bajdeni i sinjalizon opinionit të tij publik dhe Putinit se nuk do ta sakrifikojë aq shumë mirëqënien e popullit amerikan për çështjen ukrainase. Ai pret që ky qëndrim do ti rritë mirëkuptimin brenda vendit, gjë e cila është e domosdoshme për luftën zgjedfhore të këtij viti me republikanët, por edhe do t’ia ngrejë vetullat lart tërë botës. “Është e qartë se ShBA-të janë të gatshme të shkojnë larg, por edhe jo aq larg”- vlerësoi një diplomat europian i rangut të lartë.

Për këtë, ka mundësi që aktorët më të rëndësishëm, të këtij konflikti, Rusia, ShBA-të, NATO dhe Ukraina të mos shkojnë tejet larg në përshkallëzimin e konfliktit dhe të mos arrijnë kurrfarë “zgjidhje përfundimtare”.

Por gjithsesi, disa xhama janë thyer dhe nuk kanë për tu ngjitur më kurrë si më parë.

Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA

[i] https://www.danas.rs/nedelja/diplomatija-oruzjem-umesto-oruzja-diplomatije/

Tags: Putinrussiaukraianzeelnskyy

Related- Posts

Bota

SHBA–Kinë–Rusi: Samit historik trepalësh në Shenzhen – A po hapet një kapitull i ri në diplomacinë e fuqive të mëdha?

14 Nëntor, 2026
Bota

Merz paralajmëron Trump për takimin me Putinin në Kinë: Mos përsëritni skenarin e Alaskës

14 Nëntor, 2026
Bota

Putin pret Witkoff dhe Kushner në Kremlin: Ukraina, territoret dhe siguria evropiane në fokus

12 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

SHBA–Kinë–Rusi: Samit historik trepalësh në Shenzhen – A po hapet një kapitull i ri në diplomacinë e fuqive të mëdha?

14 Nëntor, 2026

Evropa përballë negociatave për Ukrainën: A rrezikon kontinenti të mbetet jashtë vendimmarrjes për sigurinë e vet?

14 Nëntor, 2026

Merz paralajmëron Trump për takimin me Putinin në Kinë: Mos përsëritni skenarin e Alaskës

14 Nëntor, 2026

Asambleja Kombëtare e PS-së, përplasje të hapura brenda shumicës: Rama largon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, kërkon përjashtimin e Spiropalit

14 Nëntor, 2026

Kryediplomati kinez bën thirrje për dialog të vazhdueshëm mes Kinës dhe ShBA-së

14 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.