• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

    Kos e ftuar në misionin shqiptar pranë BE-së: Asnjë vend tjetër kandidat nuk ka bërë kaq shumë sa Shqipëria

    Zvërneci dhe protestat, Rama: Ky është një film i vjetër me fund të njohur

    Edi Rama fton protestuesit e Zvërnecit në bashkëbisedim publik: “Bujrum, ulemi e flasim”

    Kryeministri Rama mbron investimin në Zvërnec, teksa SPAK-u nis hetimet

    Hoxha: Shqipëria nuk do të tolerojë cenim të sigurisë së Kosovës

    Ministri Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë

    Rama: Partia Socialiste, zëdhënëse e pajtimit, jo e përçarjes dhe hakmarrjes

    Konferenca Shqipëri-BE, Rama: Krenar për Shqipërinë çdo hap e më shumë Europiane

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

    Diplomacia Shkencore dhe Liria Akademike: Një ndërlidhje strategjike për diplomacinë bashkëkohore

    Pesë sfida madhore gjeopolitike të BE-së! 

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kosova e kërkon statusin e vendit kandidat nga BE-ja gjatë vizitës së Costas në Prishtinë

    Tivat 2026: BE-ja përballë zgjedhjes mes integrimit gradual të Ballkanit Perëndimor dhe bllokimit strategjik të zgjerimit

    Pse diaspora e sheh Albin Kurtin ndryshe nga kosovarët që jetojnë në Kosovë?

    Xhandarmëria kosovare, nga iluzioni i mbrojtjes ndërkombëtare te ambicia për shtet relevant në rajon

    Montenegro flag waving on the flagpole on a sky background

    20 Vjet Pavarësi e Malit të Zi: Nga Referendumi Historik te Porta e Bashkimit Evropian

    RMV/ Bashkim Selmani heq kollaren në shenjë proteste, studentët po bëjnë atë që ne nuk arritëm

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Drejt Qershorit Europian plot Pritshmëri dhe të Panjohura!

12 Maj, 2022
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ekskluzivisht për ARGUMENTUM

 Nga Dr. Jorgji KOTE

Po, mund të thuhet me gojën plot Qershor Europian pas fjalimit programatik që Presidenti francez Macron mbajti më 9 Maj në Parlamentin Europian në Strasburg, edhe si Kryesues i BE-së për këtë gjashtë mujor. Atje ai shprehu solemnisht idetë dhe vizionet për një Europë të reformuar  rrënjësisht, nga brenda dhe nga jashtë; e aftë për t’u bërë ballë sfidave serioze madhore me të cilat po dhe do të ndeshet në të ardhmen në politikën e jashtme dhe të sigurisë, energjitikë, shëndetësi, bujqësi, transport, mirëqenien sociale, etj.

Në këtë arkitekturë të re europiane vend të veçantë pritet të zejë dhe propozimi i Macron mbi krijimin e “Bashkësisë së Re Politike të Zgjeruar Europiane“. Aty do të ftohet të luajë rol kryesor Britania e Madhe dhe do të bëjnë pjesë  6 vendet e  Ballkanit Perendimor, së bashku me  Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë. Këtë konstruksion të ri politik europian Macron e shpjegon mbi faktin se përkatësia europiane nuk ka pse dhe nuk duhet kufizuar  vetëm te antarësimi në BE.

Paraprakisht, sipas këtij vizioni të ri, ndonëse këto vende jo domosdoshmërisht mund të bëhen antare të BE-së, çka dhe nëse ndodh do t‘i takojë një periudhe tejet të largët, ndoshta me dekada, për shkak të hendeqeve tejet të mëdha, sërish  ato do t‘i përkasin BE-së; konkretisht, ato do të gëzojnë përfitimet e saj kryesore në shumë programe, projekte dhe fusha; duke përfshirë dhe praninë e përfaqësuesve të tyre në takimet e niveleve më të larta, me statusin e të ftuarit apo vëzhguesit, por pa të drejtë vote.

Kësisoj, kjo ngjarje e vendosi krijimin praktikisht të një Europe në krye të  pritshmërive dhe të panjohurave të tjera madhore të Qershorit për Ballkanin Perendimor – vendimi i mundshëm për çeljen e negociatave  me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut; liberalizimi i vizave me Kosovën dhe antarësimi në KiE; përparimi i Malit të Zi dhe i Serbisë së bashku me  qëndrimet ndaj kësaj të fundit pas refuzimit të vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë si dhe ecuria në  Bosnie – Hercegovinë. Po aq e rëndësishme është se  çdo të ndodhë më tej me sanksionet ndaj Rusisë, zëvendësimin e gazit dhe naftës ruse, kompensimin e humbjeve të shkaktuara, etj.

Do theksuar se Macron e ka patur  këtë vizion  qysh me fillimin e mandatit të parë presidencial; rikujtojmë se pas tezës së një Europe me dy korsi/shpejtësi,  më 27 Korrik 2018, në ligjëratën tij në Universitetin e Lisbonës, ai trajtoi posaçërisht idenë e një Europe “ me tri rrathë koncentrikë“ etj. Mirëpo krizat e shumta brenda dhe jashtë Francës, proceset e ndryshme zgjedhore në BE dhe vendet antare, COVID – 19 dhe së fundi agresioni rus ndaj Ukrainës nuk krijuan hapësirën e nevojshme për ta shpalosur dhe venë në rrugën e realizimit, siç bëri më 9 Maj.

Një datë kjo jo vetëm simbolike për Europën, por dhe me kushte më të favorshme, kur Macron sapo ka fituar, edhe pse pa shkëlqim, mandatin e dytë në Elysée; kur nga dhjetori i kaluar në Gjermani kemi një koalicion bindës tripartiak me Kancelarin Scholz dhe kur sapo përfundoi konsultimi i madh qytetar në të gjitha vendet antare të BE-së mbi të ardhmen e Europës; aty janë bërë mbi 3.000 propozime, duke përfshirë dhe ndryshimin e Traktateve bazë të BE-së, që t’i çelet rruga reformimit të saj cilësor, këtë radhë, si një NDRYSHIM HISTORIK!

Qysh atë ditë në Strasburg, veç mirëkuptimit të Europarlamentit, Macron mori dhe mbështetjen e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe të Kancelarit gjerman Scholz në Berlin; çka do të thotë se pavarësisht nga nuancat në dallime, boshti franko-gjerman si “motorri“ i  BE-së ka rifilluar të punojë me ngarkesë të plotë për muajin Qershor; kur do të mblidhet Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme më 20  dhe Samiti i BE-së më 23/24 Qershor, të cilët do të shqyrtojnë dhe shpresohet të miratojnë  këtë vizion të ri; kjo do t’i çelë rrugën debateve dhe diskutimeve në të gjitha nivelet e BE-së, deri në miratimin përfundimtar. Do të jetë një rrugtim i gjatë, me përplasje, polemika, rezerva, kundërshti, por dhe me leëshimet e kompromiset e rastit, për të cilat BE-ja shquhet.

Edhe vizioni i Macron për të ardhmen europiane  të Ballkanit Perendimor ka kohë që “gatuhet“ mbasi rajoni ka qenë në vëmendjen e veçantë  të Francës, vendeve të tjera dhe BE-së në përgjithësi. Së fundmi, në Programin e Presidencës franceze të BE-së për këtë gjashtëmujor, veç Samitit të BE-së, përmendet si ngjarja më kryesore Konferenca kushtuar Ballkanit Perendimor  në fund të muajit Qershor. Vetëm se atje ra në sy fakti domethënës  që nuk përmendet as si term  “Zgjerimi /Antarësimi“, por  flitet për  “sqarimi i Perspektivës  dhe Përkatësisë“ së Rajonit tonë  në BE.

French president Emmanuel Macron gestures as he delivers a speech during the Conference on the Future of Europe, in Strasbourg, eastern France, Monday, May 9, 2022. Macron traveled to Strasbourg on Monday as the final report on the Conference of Europe was set to be presented by EU institutions leaders. France currently holds the six-month rotating presidency of the Council of the EU. (AP Photo/Jean-Francois Badias)

Kjo dukuri jo e papritur  në shumë vende antare të BE-së është shkaktuar për 10 shkaqe të analizuara hollësisht në shkrimin tonë “Zhgënjimi nga zgjerimi“ më 2 Shkurt  2022 dhe që po i përsërisim fare shkurt më poshtë.

Lodhja (fatigue) nga zgjerimi është bërë e papërballueshme, duke u kthyer në një alergji të vërtetë. Kështu, në sondazhet e fundit në vendet kryesore të BE-së, gjysma e të anketuarve apo dhe më shumë janë kundër zgjerimit të mëtejshëm. Për një  numër shkaqesh dhe faktorësh – krizat që i kanë shtuar hallet e përditshme, të paimagjinueshme më parë në Perëndim, papunësia, azili dhe emigracioni, krimi i organizuar dhe mafia, rënia e nivelit të jetesës dhe perceptimi negativ ose shqip nami i keq i Ballkanit.

Koha shumë e gjatë e procesit të Zgjerimit. Kështu, antarësimi i 10 vendeve ish-lindore zgjati gjithsejt 16 vjet nga paraqitja e kërkesës zyrtare. Ndërsa në vendet e Ballkanit Perendimor, dhe tani, plot 21 vite nga fillimi i këtij procesi, vetëm Serbia dhe Mali i Zi kanë filluar negociatat, por me ndërprerje dhe pa perspektivë të qartë e të afërt kohore. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin ende çeljen e negociatave me plot pasiguri, në rastin tonë 12 vite pas kërkesës zyrtare.

Forcimi i populizmit dhe ekstremizmit në disa vende europiane me peshë, sidomos në Francë, Itali, Gjermani, Holandë dhe gjetkë  që e kanë shpallur “ non-grata” zgjerimin, sidomos drejt Ballkanit Perendimor. Për pasojë, zgjerimi nuk josh dhe nuk frymëzon si më parë, nuk jep vota, por vetëm se hap dhe shton telashet.

Shkak tjetër i rëndësishëm ka qenë përvoja e hidhur me antarësimin e 10 vendeve të tjera të ish Lindjes. Me disa prej tyre, siç dihet, vetë BE-ja ka probleme serioze të shtetit të së drejtës, mbasi ato duan ta ribëjnë BE-në, por tashmë si «  demokraci jo liberale ! Shihni sa «  dhimbje koke «  i kanë shkaktuar BE-së  Bullgaria dhe Rumania, antarësimi i të cilave  20 vite më parë ishte vërtet  “dilemë hamletiane” Por BE-ja u tregua fleksibël, dhe me premtimin/ besën  që i dhanë ato dy vende i pranoi më 2007. Koha tregoi se BE-ja gaboi, dhe pse “pa dashje”! 

Lind pyetja: dakord, por me  çeljen e negociatave tona si do t’i vejë halli? Vetëkuptohet se në këto kushte, ekziston rreziku që ato të lihen disi në hije, edhe pse demarshet vazhdojnë. Ndikim jo të vogël do të ketë dhe fakti se dhe kur të çelen, duke iu referuar sërish Presidentit Macron, nuk dihet, sepse nuk do të ketë ndonjë afat përfundimtar, që gjithsesi pritet të jetë dhe më i largët se sa mendohej më parë. Sepse antarësimi praktikisht do të kalojë “prapa liste“

Në fakt, edhe mesazhet në prag të tij, nga Brukseli, Berlini, Parisi, Sofja dhe Shkupi,  si dy më të interesuarat, megjithë gjuhën e kujdesshme diplomatike të rastit nuk premtojnë dhe nuk japin shumë  shpresa reale, veç retorikës boshe.

Kjo mbasi heqja e vetos bullgare, e cila kërkon domosdoshmërisht  kompromis me Maqedoninë e Veriut, nuk është aq e  lehtë sa ç‘mund të duket; sepse, Sofja është zhgënjyer  mbasi Shkupi, sipas saj, nuk e ka zbatuar Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017; ndaj Bullgaria dhe ditët e fundit, nëpërmjet Presidentit Radev  ka sinjalizuar se nuk do të tërhiqet nga vetoja nga asnjë ultimatum ndërkombëtar, pa marrë  një premtim nga Shkupi, sidomos lidhur me përfshirjen e të drejtave të pakicave bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Mirëpo, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani është shprehur dhe më pesimist, kur pohoi se “ky bllokim mund të kthehet në konflikt të ngrirë“.

Tani, disa habiten se si është e mundur që as SHBA-të dhe as BE-ja nuk kanë qenë në gjendje ta detyrojnë Sofjen për ta hequr veton. Fare e thjeshtë duke patur parasysh gjendjen e turbullt në Bullgari vitin e kaluar, kur u bënë tri palë zgjedhje të përgjithshme, ku kjo dosje ishte “bombë“ zgjedhore në të dy vendet. Gjithashtu, koalicioni shumëpartiak i krijuar me shumë vështirësi në Sofje është tejet i brishtë. Për pasojë, e vetmja mundësi për çbllokimin e këtij ngërçi të madh është që me trysninë dhe nën kujdesin e BE-së dhe SHBA-ve të nënshkruhet  një tip Marrëveshje fjale ose Memorandum Mirëkuptimi, në të cilin Shkupi të zotohet për plotësimin e kërkesave më të mundshme bullgare; pastaj, në këmbim, kjo e fundit të heqë veton. Nëse Shkupi nuk do të plotësojë këto kërkesa, bie fjala brenda 6 – 12  muajve, atëhere Sofja do të bllokojë vazhdimin e negociatave. Kjo është parashikuar dhe në Procedurat e Zgjerimit Europian të vitit 2020. Ama ne vijojmë të qetë negociatat. Mirëpo, a do të jetë e gatshme Maqedonia e Veriut dhe deri në ç‘masë të realizojë këto kërkesa, çka mund të shkaktojë kundërshtime masive  deri në rrëzimin e koalicionit të brishtë qeveritar maqedonas?

Nëse  nuk hiqet vetoja bullgare, atëhere, ndarja jonë nga Shkupi këtë Qershor,  le ta themi troç është e pamundur, madje as që zihet në gojë në kancelaritë dhe qarqet e BE-së. Pavarësisht kërkesës së palës sonë dhe ndonjë vendi të BE-së që mund të na mbështesë, kjo ndarje mund të bëhet vetëm me konsensusin e plotë të 27 vendeve antare të BE-së, çka, hë për hë është tejet e vështirë, për të mos thënë e pamundur.

Këtë e pohoi dhe Kancelari gjerman Scholz në Konferencën e Shtypit me Kryeministrin Rama në Berlin; këtij qëndrimi i bashkohet dhe Franca, si nismëtare e “Çiftëzimit“ të dy vendeve tona në Tetor 2019 por dhe vende të tjera. Para një muaji pamundësinë për këtë ndarje e shprehu hapur dhe Rumania.

Në BE nuk e duan ndarjen sepse nuk shkon të çelen negociatat me ne përpara Maqedonisë; jo  vetëm se kjo e fundit ka 17 vjet “në radë“ ndërsa ne  8 vjet, por sepse ata janë më përpara në shumë drejtime. Mbi të gjitha, pas agresionit rus në Ukrainë dhe vizionit të mësipërm te  Macron, logoja nuk është “Decoupling“, dmth Ndarja, por Solidariteti, BASHKE! Ndaj dhe SHBA është shprehur  dhe po punon që negociatat të çelen për të dy vendet tona në Qershor dhe jo veç e veç!

Natyrisht nëse nuk do të ketë vendim pozitiv në Qershor, ndarja mbetet opsion i mundshëm për në pjesën e mbetur të vitit. Natyrisht  ne kemi çdo të drejtë ta kërkojmë, pavarësisht se sa do të na dëgjohet zëri. Vetëm se kjo nuk do shprehur publikisht dhe me zë të lartë nga qeveritarët tanë, por në mënyrë diskrete, në rrugë dhe kanale diplomatike. As  nuk duhet përmendur e ca më pak  qortuar  Bullgaria  për këtë bllokim, ca më tepër kur ajo është shprehur pozitivisht për ne.

/Argumentum.al

Related- Posts

OP/ED

Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

21 Maj, 2026
OP/ED

Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

18 Maj, 2026
OP/ED

Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

15 Maj, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Samiti i NATO-s në Ankara, Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, 

3 Qershor, 2026

Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

3 Qershor, 2026

Po ndryshon raporti i forcave në botë

3 Qershor, 2026

“Revolucioni i Flamingove”/ Në zemër të protestës për Zvernecin: Të rinjtë sfidojnë shiun, barrikadat dhe heshtjen

3 Qershor, 2026

Të paktën 1 i vrarë dhe 63 të plagosur në sulmin e Iranit në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit

3 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.