• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Pesë sfida madhore gjeopolitike të BE-së! 

25 Prill, 2026
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

NGA DR. JORGJI KOTE  

Në fakt, sfidat gjeopolitike për të cilat shkuajmë më poshtë i takojnë gjithë Perëndimit, por këtu po ndalemi te BE-ja, ku synojmë të anëtarësohemi së shpejti.  

Gjatë katërmujorit të parë të këtij viti spikatën dy fjalime të rëndësishme nga liderë perendimorë lidhur me realitetet e reja gjeopolitike të krijuara vitet e fundit dhe veçanërisht përparësinë që duhet t’i kushtojë Perëndimi dhe më konkretisht BE-ja shtimit të ndjeshëm të fuqisë politike, ushtarake dhe vendimmarrëse. Që të mos vazhdojë të jetë më, ashtu  siç e përshkruante qysh në vitin 1991 ish Kryeministri belg Mark Ejkens “ gjigand ekonomik, xhuxhmaxhuxh politik dhe krimb ushtarak”  

Nëse deri tani  ka bërë si ka bërë falë aleancës shekullore me SHBA-të, kjo nuk mund të vazhdojë më kështu; ndryshe do të vihet  në rrezik serioz mbijetesa e saj.  

Fjalimi i parë i përket Kryeministrit të ri kanadez Mark Carney më 20 Janar në Davos të Zvicrës, kur ai paralajmëroi se “të vazhdosh kështu në një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla është iluzion; tash e tutje na duhet të veprojmë  në një gjeopolitikë të mbizotëruar nga fuqitë  mëdha, SHBA, Kina, Rusia, etj.” 

Në po këtë linjë, më 9 Mars, në Bruksel, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në Konferencën e Ambasadorëve në Bruksel  vuri gishtin mbi plagën e BE-së kur theksoi  se ‘sot Europës i kërkohet  një politikë e jashtme e fortë, e orientuar shumë më tepër nga Interesat. Europa nuk mund të jete më gardiane e rendit botëror të mbështetur në rregulla; ajo tani ka nevojë mbi të gjitha për fuqi ushtarake, se vetëm kështu do jetë në gjendje të mbrojë vlerat për të cilat u krijua”.  

Vetëm se  kjo nuk bëhet me retorikë, dëshira dhe samite pa fund; sidomos tani që po kërkohen vendime dhe veprime të shpejta dhe megjithatë BE-ja vazhdon të lëngojë nga burokracia e rënduar dhe me faza te pambarim bisedimesh.  

Ashtu siç e thotë edhe gazetarja gjermane e çështjeve ndërkombëtare, Anja Wehler – Schöck tani është koha që  Europa të bëhet shumë më e integruar politikisht dhe më e vendosur strategjikisht. Duke u ndërgjegjësuar më në fund se Morali, Vlerat dhe Paqja nuk mund të mbrohen dot më pa patur edhe fuqinë e duhur ushtarake. 

Në fakt, forca strategjike materializohet institucionalisht, duke u  mbështetur në politika efektive dhe të përbashkëta mbrojtëse. Më konkretisht, sipas ekspertëve dhe përvojës së deritanishme, me qëllim që së shpejti ajo të kthehet në një Bashkim dhe fuqi të madhe Mbrojtëse,  BE-ja duhet të përballojë këto pesë sfida kryesore. 

Së pari, të heqë dorë sa më shpejt nga parimi i unanimitetit në politikën e jashtme, duke  e zëvendësuar me shumicën e cilësuar, çka është bërë ulëritëse. Kësisoj, do të zbatohen më shpejt sanksionet dhe masat e tjera të fuqisë europiane si në rastin e Ukrainës. Një Union që nuk bën dot një hap më tej se nuk do njeri apo tjetri nuk mund të shpalosë dhe as të imponohet me fuqinë e tij shtrënguese dhe detyruese. 

Së dyti, krijimi dhe forcimi i Këshillit të Sigurisë Europiane, si organ i përhershëm, ku të jenë shtetet e mëdha, ndërsa më të voglat të përfaqësohen sipas sistemit të rotacionit; kjo do të përmirësonte dhe përshpejtonte aftësitë reaguese të BE-së. 

Së treti, Europa ka nevojë urgjente për një industri të përbashkët ushtarake dhe jo të fragmentarizuar si deri tani, kur ajo ka standarde dhe objektiva të ndryshme; për pasojë, këto linja të dyfishta i dobësojnë kapacitetet ushtarake të BE-në. 

Së katërti, rritja e ndjeshme e fuqisë së BE-së kërkon që ajo të realizojë sa më shpejt pavarësinë dhe sovranitetin strategjik në fusha të tilla kyçe si energjitika, lëndët e para  kritike, metalet e rralla,  teknologjinë dixhitale dhe infrastrukturën. 

Dhe sfida e fundit por jo më pak e rëndësishmja, Europa duhet të ndërmarrë shumë lëvizje dhe demarshe diplomatike për të përzgjedhur dhe shtuar koalicionet e të vullnetshmëve. Fjala është për aleanca të pjesshme, të përkohshme, për tematika dhe interesa të ndryshme, si klima, tregtia e lirë, IA-ja, terrorizmi dhe migracioni. 

Në fakt shumë nga këto propozime kanë vite që diskutohen, mirëpo interesat kombëtare të vendeve anëtare e kanë frenuar vazhdimisht  përparimin në këto fusha jetike. Politikat e vogla e të ndara industriale të vendeve më të vogla rrezikojnë të ardhmen e përbashkët lidhur me projektet e armatimit; një dështim i tillë, megjithë premtimet dhe demarshet e panumurta është sistemi gjermano-francez- spanjoll i avionave luftarakë modernë FCAS që ka ngecur në vend.  

Sa i takon fuqisë politike të BE-së, kjo është në varësi të disa aktorëve dhe faktorëve me peshë. Këtu vlen të theksohet se pas zgjedhjeve të kërtij muaji në Hungari dhe në Bullgari që për BE-në përfuduan në barazim 1:1, në vitin 2027 do të zhvillohen zgjedhjet e reja parlamentare në Poloni dhe ato presidenciale në Francë, dy vende të mëdha dhe tejet të rëndësishme gjeopolitisht. Dihet se e djathta ekstreme po synon të rikthehet në Varshavë dhe të fitojë edhe në Francë.  

Kjo do të ishte fatale për BE-në në terma politikë. Sidomos Franca, e cila është e vetmja fuqi bërthamore me rol jetik për mbrojtjen  e BE-së. Pa Parisin, përgjegjësinë dhe rolit e tij drejtues, politika e përbashkët europiane e sigurisë nuk do të ishte as a mundur dhe as e  imagjinueshme. Edhe në Spanjë djathtistët e‘Vox’ po fuqizohen dhe fitorja e tij në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare nuk duket më e pamundur. Për pasojë, meqenëse ekstremi i djathtë është në pushtet në Itali, Suedi, Hungari dhe Sllovaki, fitorja e homologëve të tyre do të zmadhonte ndjeshëm grupin bllokues ekstremist  edhe në Bruksel, në dëm të forcave të moderuara. 

Edhe jashtë BE-së, gjendja nuk paraqitet fort premtuese as në Britani, fuqia tjetër bërthamore në Europë dhe bashkë me Francën Anëtare e Përhershme e KS të OKB-së. Sipas sondazheve, ‘Reform UK’ është përpara laburistëve dhe konservatorëve.  

Këto dhe të tjera zhvillime jo të favorshme po ndodhin në momente kur Europa do të duhet t’i mbrojë edhe e vetme vlerat me interesat e  saj, nga brenda  dhe nga jashtë. Sepse një BE e përçarë nga brenda nuk mund të projektojë dhe të tregojë forcë dhe pushtet as jashtë vendit.  

Ja pse çështja nëse Europa mund të kthehet në një fuqi të vërtetë politike dhe ushtarake është ekzistenciale për të ardhmen e  saj.Këtu Europa nuk ka pse të vendosë vija ndarëse midis Moralit dhe Fuqisë, sepse të dyja tani duhet të shkojnë bashkë, të pandara dhe në mbështetje të njera tjetrës. 

Ndërkohë, një sfidë dhe objektiv tjetër i domosdoshëm për BE-në dhe jashtë saj është nxitja dhe përshpejtimi i partneriteteve me vendet e tjera; këtu me shumë rëndësi ishte nënshkrimi i tregtisë së lirë me vendet e MERCOSURI-t, edhe pse për të u deshën plot 25 vite e megjithatë ende nuk është ratifikuar. Europa duhet të ndërgjegjësohet akoma më tepër se kundërshtarët dhe konkurentët e  saj shfrytëzojnë çdo mosmarrëveshje brenda saj, duke i shtuar ato në interes të tyre. 

Në këto kushte, si nga BE-ja ashtu dhe nga vendet e tjera liberale që konsiderohen  Fuqi të Mesme kërkohet që të diversifikojnë marrëdhëniet e tyre ekonomike, të ndërtojnë dhe forcojnë kapacitetet ushtarake dhe partneritetet edhe me vendet e Jugut Global.  Vetëm se në bashkëpunimin me ta do mbajtur parasysh se vendet perendimore nuk duhet të mbështeten më shumë te vlerat dhe parimet se sa te interesat dhe bashkëpunimi në projekte në fushën ekonomike, infrastrukturë, etj. Lajmi jo i mirë është se këto vende, përfshirë dhe ato me pluralizëm politik, si Brazili, Argjentina, India dhe Afrika e Jugut nuk e kanë më në “ menunë” e tyre politike demokracinë, shtetin e të drejtës dhe në përgjithësi standardet perendimore. Dhe nuk pranojnë mësime apo receta nga askush.  

Ideja e Kryeministrit kanadez Carney për Fuqitë e Mesme dhe pârtneritetet e tyre me vende të tjera jashtë fuqive të mëdha është e drejtë në parim, mirëpo, zbatimi i saj në prak tikë ndeshet me sfida dhe pengesa serioze, sepse krijimi, siç po kërkohet i autonomisë strategjike të Fuqive të Mesme do të kushtojë shumë shtrenjt sidomos  në këndvështrimin politik dhe demokratik. Themi kështu sepse këtu bëhet fjalë për marrëdhënie apo edhe aleanca, qoftë edhe të pjesshme e të përkohshme me rregjime jo liberale dhe autoritare ose me “demokraci me bishta”. 

Natyrisht, këto aleanca do të bëhen nga “ halli dhe jo nga malli”. Kështu, Kanadaja do të forcojë marrëdhëniet me Pekinin, si reagim ndaj kërcënimeve tarifore të SHBA-ve dhe Presidentit Trump të cilat prekin shumë Kanadanë. 

Mirëpo, duke lidhur marrëveshje të tilla me fuqi të mëdha joliberale, si me Kinën, Turqinë, etj do të jetë e vështirë që t’u bëjnë kritika apo ca më pak t’i qortojnë ato si deri dje lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut apo qëndrimet ndaj Tajvanit.  

Pra,  nga njera anë lajmi i mirë është se një autonomi më e madhe strategjike nëpërmjet diversifikimit të lidhjeve ekonomike me vendet e tjera i shmang deri në një farë mase kërcënimet amerikane dhe e shton hapësirën manovruese tregtare kundrejt SHBA-ve;nga ana tjetër, me partnerë joliberalë ajo do të jetë e kufizuar. 

Të njëjtat pasoja do të kenë vendet e BE-së, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe edhe me shtete të tjera që bëjnë pjesë të G-20, si Indonezia, Egjipti, Arabia Saudite, etj. Sepse rregjimet e atjeshme autoritare jane tejet të ndjeshëm dhe refraktarë ndaj kritikave, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Ca më tepër kur BE-ja dhe vende të tjera liberale në disa raste krizash  janë të varur prej tyre në terma gjeopolitikë, si në rastin me Turqinë e cila krahas kapaciteteve të mëdha ushtarake,  ka strehuar 4 milionë refugjatë nga Libia  pas dështimit të Pranverës Arabe. Në të tilla raste, Fuqitë e Mesme dhe BE-ja do detyrohen “ të bëjnë njerin sy qorr dhe njerin vesh shurdh” ose ndryshe “ t’i thonë derrit dajë”! Kjo është realpolitika e pamëshirshme! 

Ndaj, sipas Lars Brozus, zv.Drejtor i Grupit Kërkimor për Çështjet Globale në Fondacionin Politik dhe Shkencor në Berlin, ashtu si rendi ndërkombëtar i mbështetur në rregulla, edhe  aftësitë manovruese të “ fuqive të mesme”  në “ një orkestër” me rregjime liberale dhe autoritare mund të rezultojnë në një iluzion. Sepse rregjimet joliberale parapëlqejnë një politikë  nacionaliste dhe shoviniste, e cila bazohet vetëm në shprehjen e interesave ose sugjerimeve të ndryshme dhe të përfshira në  luftën e  brendshme partiake. Ndërsa rregjimet liberale e zhvillojnë  tregtinë mbi bazën e standardeve kombëtare dhe sipas rregullave ndërkombëtare. 

Atëhere natyrshëm lind pyetja nëse është dhe a mund të kthehet në alternativë ky ‘ Koncert i fuqive të mesme?  Ca më tepër se numri i tyre është i kufizuar, madje edhe vetë katakteri i tyre i lirë dhe liberal po kufizohet dhe kërcënohet sidomos nga brenda nga ekstremi i djathtë që propagandon nacionalizmin dhe shovinizmin. 

Ndaj, nisur nga sa sipër, ideja e “ koncertit të fuqive të mesme “ mund të rezultojë edhe  kundraproduktive sepse regjimet joliberale mund të bëhen kundërshtues.  

Ja pse në të tilla kushte, parimi udhëheqës duhet të jetë: Normalizim dhe Kujdes. 

Çka do të thotë se demokracitë liberale duhet të tregojnë shumë kujdes në bashkëpunimin e tyre me vendet e tjera autoritare dhe joliberale, në mënyrë që të kenë sa më pak pasoja negative nga fuqitë e mëdha. 

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

2 Tetor, 2026

Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

2 Tetor, 2026

Kina feston 77-vjetorin e Ditës Kombëtare me një rritje rekord të udhëtimeve

2 Tetor, 2026

Sondazhi i CGTN | “Java e Artë” dëshmon forcën e ekonomisë së festave në Kinë

2 Tetor, 2026

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.