Marrëdhëniet dypalëshe mes Shkupit dhe Uashingtonit, por edhe çështjet e interesit global do të jenë në fokusin e dialogut strategjik në mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së që fillon sot në Uashington.
Bisedimet do të përfshijnë tema nga fusha e bashkëpunimit rajonal, mbrojtjes dhe sigurisë, energjetikës, bashkëpunimit ekonomik, tregtisë dhe investimeve, bashkëpunimit kulturor, arsimit si dhe zhvillimit demokratik dhe luftës kundër korrupsionit.
Në bisedime, do të diskutohet edhe për proceset eurointegruese të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit, kryesimi i ardhshëm i vendit i OSBE-së në vitin 2023, si dhe për sfidat aktuale të sigurisë dhe implikimet e tyre ndaj sigurisë transatlantike.
Delegacioni qeveritar përbëhet nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojcevska.
Në takimet e djeshme u shpreh kënaqësi për fillimin e dialogut strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, që paraqet hap të rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale dhe avancimin e partneritetit strategjik.ata