• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Elisa Spiropali, letër Edi Ramës: Shqipëria mbi partinë, besimi mbi pushtetin

    Kryeministri Rama: Nuk ka forcë në botë që e rrëzon më Shqipërinë përtokë

    Kryeministri Rama: Durim, kjo sprovë do të kalojë, nuk përkulemi përballë dhunës

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

    Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

    Kryeministri Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike

    Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Evropës: Studentët janë të mirëpritur për dialog, përgjegjësit do të përballen me ligjin

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Elisa Spiropali, letër Edi Ramës: Shqipëria mbi partinë, besimi mbi pushtetin

    Kryeministri Rama: Nuk ka forcë në botë që e rrëzon më Shqipërinë përtokë

    Kryeministri Rama: Durim, kjo sprovë do të kalojë, nuk përkulemi përballë dhunës

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

    Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

    Kryeministri Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike

    Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Evropës: Studentët janë të mirëpritur për dialog, përgjegjësit do të përballen me ligjin

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home FOKUS

Europa dhe perspektiva e “luftës së përjetshme”

2 Dhjetor, 2025
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr.sc. Jadranka Polloviç-geopolitikanews[i]

  • Dikur idhull mediatik dhe simbol i rezistencës ukrainase, Zelenski, si figurë ideale e qendrave globale të fuqisë dhe “prona më e vyer e Perëndimit”, përnjëherësh u gjend në pozitat e “qengjit të kurbanit”.
  • Ish analisti i CIA-s pohon se Pentagoni ka filluar një hetim për shkak të mundësisë së keqpërdorimit të rreth 48 miliardë ndihmë e Perëndimit për Ukrainën.
  • Putini vepron brenda së njëjtës logjike gjeopolitike amerikane: fuqitë e mëdha refuzojnë t’u lejojnë fuqive të tjera të rreshtojnë forca ushtarake në afërsi të kufinjve të tyre. Ky është parimi themeltar i realpolitikës i cili përsëritet gjatë historisë.

Pas bërjes publike të propozimit amerikano rus për planin e ri paqesor, tensionet politike në Ukrainë arritën në një nivel të ri. Situatën e tronditi akoma më shumë skandali koruptiv i paparë deri tani i cili përfshiu bashkëputnorët më të afërt të presidentit ukrianas. Pikërisht, Andrij Jermak, shefi i zyrës së presidentit Volodimir Zelenski dhe një prej zyrtarëve ukrainas më me ndikim, dha dorëheqjen në mënyrë të papritur.

Blogeri dhe komentatori politikan amerikan Larry Johnson, i cili është edhe ish analist i CIA-s, në kanalin e tij Youtube Judging Freedom pohoi se Pentagoni, ose Ministria amerikane e luftës (emër në të cilin është shndërruar para pak kohësh ministria amerikane e mbrojtjes) ka filluar hetimin për mundësinë e keqpërdorimit të rreth 48 miliardë dollarëve ndihmë e destinuar për Ukrainën. Sipsa konkluzioneve të tij, ekzistojnë indikatorë se një pjesë e këtyre mjeteve, nëpërmjet bankave të shteteve balltike, janë riorientuar në llogari bankare në Karaibe dhe këto gjoja të lidhura me pushtetin ukranias, por edhe me 23 emra që nuk publikohen të antarëve të Kongresit amerikan. Johnsoni pohon se bëhet fjalë për miliarda dollarë, dhe jo vetëm për disa qindra milionë, zhdukja e të cilëve është e lidhur edhe me një bashkëpuntor jashtëzakonisht të afërt të presidentit Zelenski – Timur Mindiç si dhe me një sërë individësh me pozita të larta. Në të vërtetë, zyrtarët e lartë ukrainas u gjendën nën akuza të renda për marrrje rryshfeti në kuadër të projekteve që synonin forcimin e mbrojtjes së sistemeve energjetike. Sipas konkluzioneve të hetuesve, gjoja kanë marrë rryshfet pikërisht për punime ndërtimore qëllimi i të cilëve ishte mbrojtja e hidrocentraleve nga sulmet ruse, dhe kjo në një kohë kur qytetarët në mbarë vendin jetojnë me mungesa, pothuajse të përditëshme, të energjisë elektrike.

Prokurorët kanë bërë publik një dokumentacion të gjërë, përfshirë edhe gjurmë financiare dhe materiale projektimi, si dhe prova që tregojnë  për aktivitete korruptive në kreun e administratës shtetërore. Sipas këtyre citimeve, disa zyrtarë nëpërmjet keqpërdorimit të pozitës shtetërore kanë realizuar përfitim personal për llogari të projekteve që duhej të rrisnin sigurinë e infrastrukturës kritike dhe të zbutnin ngarkesën e sulmeve me të cilat ballafaqohet popullsia civile.

Ndihmë e stërmadhe ndërkombëtare për Kievin

Shuma e përgjithëshme e ndihmës ndërkombëtare të cilën ka marrë Kievi që nga viti 2022 është afro 360 miliardë dollarë, shkruan në profilin e tij “X”, shkencëtari i Universitetit John Hopkins – Steve Hanke. Ekonomisti i dëgjuar amerikan vlerëson se korrupsioni përbën 15-30% të ndihmës së përgjithëshme dhe se mes 54 dhe 108 miliardë kanë përfunduar në xhepat e zyrtarëve të korruptuar. Në këtë kontekst, kriza politike në Ukrainë është thelluar akoma më shumë pas dorëheqjes së Jermakut, dhe shumë analistë mendojnë se skandali mund të shkatërrojë pozitën e presidentit Zelenski dhe stabilitetin e qeverisë së tij. Disa madje vlerësojnë se e tërë kjo aferë mund të çojë në rënien e qeverisë aktuale në Kiev. Njëkohësisht, janë gjithnjë e më të zëshëm hamendësimet se ndoshta vetë Uashingtoni i lëshon këto informacione me qëllim, për të përgatitur kësisoj terrenin për distancimin gradual nga lufta në Ukrainë. Me këtë ndërprerja e mundshme e ndihmës dhënë Kievit mund të justifikohet me korrupsionin e përhapur në kreun shtetëror ukrainas i cili i bën gropën mbrojtjes së vendit dhe sigurisë së qytetarëve të tij.

Është i njohur fakti se Ministria amerikane e luftës momentalisht po zhvillon një hetim mbi bazën e provave konkrete, listave bankare dhe dokumente të tjerë inkriminues. Për këtë Zelenski është i detyruar të luajë sipas rregullave të administratës së Traumpit, pa marrë parasysh mbështetjen parimore që i ofrojnë atij britanikët dhe krerët e vendeve antare të BE-së.

Dikur idhull mediatik dhe simbol i rezistencës ukrainase, Zelenski, si figurë ideale e qendrave globale të fuqisë dhe “prona më e vyer e Perëndimit”, përnjëherësh u gjend në pozitat e “qengjit të kurbanit”. Këshilltarët e tij më të afërt largohen nga vendi, gjë që e bën këtë skandal jo të vogël. Në të vërtetë bëhet fjalë për shtërngim rripi, meqënëse strukturat globale që e kanë ngritur në nivelin e politikanit më të rëndësishëm europian, tani po e çmontojnë, sepse thjesht e ka përmbushur qëllimin e tij.

Efekt domino?

Dorëheqja e Andrij Jarmakut, për vetë Zelenskin, mbart rrezikun e madh të nisjes së efektit domino dhe humbjes së konrollit në tërë vertikalen e pushtetit. Jarmaku ishte i ngarkuar me një spektër të gjërë çështjesh kryesore, që nga politika e brendshme e deri te negociatat ndërkombëtare. Në këtë kontekst, skandali aktual korruptiv dobëson akoma më shumë pozitën e presidentit dhe e bën situatën veçanërisht të tensionuar. Pasojat e mundshme ndjehen që tani. Dorëheqja e Jaramakut mund të çojë në rënien e qeverisë se Julija Sviridenkos, duke patur parasysh se shumica e ministrave, përfshirë edhe vetë kryeministren kanë qënë të lidhur ngushtë me shefin e zyrës së presidentit. Shumica parlamentare gjithashtu është e kërcënuar: një pjesë e deputetëve të partisë Sluga Naroda-Shërbëtori i Popullit (vlerësimet flasin mbi 50 deri në 70 parlamentarë) mund të kalojnë në opozitë, gjë që mund të shkaktojë krizë serioze politike.

Krahas tronditjeve të brendshme Zelensit i bëjnë presion edhe partnerët perëndimorë. Kundërshtarët e Jarmakut, duke shfrytëzuar lidhjet e tij në kryeqytetet europiane dhe në Uashington, përpiqen të ndikojnë  mbi presidentin dhe t’a detyrojnë atë  të bëjë disa lëshime. Kombinimi i presionit të jashtëm dhe të brendshëm i bën ngjarjet aktuale një prej momenteve më kritike për pushtetin ukrainas që nga fillimi i luftës. Nuk ka dyshim, mbështetja e opinionit publik perëndimor po bie gjë që kërcënon edhe elitat globaliste europiane të cilat i hedh në planifikimin e periudhës “pas Zelenskit”.

Sepse. Pothuajse që në fillim të konflikteve ushtarake në territorin e Ukrainës, Perëndimi (tani pa ShBA-të) mban gjallë iluzionin e realizueshmërisë së synimeve gjeopolitike – të hedhin në gjunjë Rusinë dhe ta futin triumfalisht Ukrainën në Bashkimin Europian dhe në NATO. Gjatë pothuajse katër viteve të konflikti të pamëshirshëm, Ukrainës i është dërguar një arsanal i fuqishëm armësh si puna Javelin i NLAW, mortajave M777, HIMARS, sisteme raketore me rreze të gjatë veprimi, e madje deri te tanket Leopard 2, Challenger 2, Bradleyja si dhe sisteme të ndryshme për mbrojtjen antiajrore të që duhej të sillnin përmbysje e cila do të duhej të ndryshonte ecurinë e luftës dhe t’i mundësonte Kievit të rikthente iniciativën në front. Kanë vënë 20 paketa sanksionesh, është përgatitur gjykimi i Vladimir Putinit, është diskutuar për reparacionet e luftës të cilët duhet të paguajë Rusia… e plot kësi gjërash të tjera, megjithatë, këto projeksione politike i ka injoruar situata luftarake në terren.

Sot, miti “deri në fitore” po përplaset pamëshirshëm me realitetin. Rusia disponon një arsenal armësh të cilët në një sërë fushash kanë përparësi operative në krahasim me sistemet perëndimore, dhe ky fakt, na pëlqen ne ose jo, po i kufizon shumë shanset e koalicioneve politiko-ushtarake që mbështesin Kievin. Në terren vërehet përshpejtim i opercioneve ruse në disa drejtime strategjikisht të rëndësishme, dhe, nëse kjo dinamikë qëndron, Ukraina mund të përballet me  rrezikun e kolapsit në disa linja mbrojtjeje në kufirin mes territorit të Dnjepropetrovskit dhe Zaporizhjes. Në konkluzion është koha të pranojmë atë që është e dukshme: Perëndimi gaboi – dhe gaboi jo taktikisht, por thellë strategjikisht. Shtetet antare të Bashkimit Europian, të cilat ideuan dhe përgatiten për luftë afatgjatë, nuk mund t’a pranojnë kapitullimin e Ukrainës meqënse është më se e qartë se rënia e rregjimit ukrainas do të ndiqet nga rënia e krerëve europianë të cilët e kanë mbështetur.

Numur i madh viktimash dhe cfilitje e ushtrisë

Analisti ushtarak amerikan Michael Kofman, pas qëndrimit të para pak kohëve në fushëbetejat e Ukrainës,  jep një pamje tejet të errët: humbjet e ushtrisë ukraianse janë të mëdha, logjistika është pothuajse e paralizuar, ndërsa përparësia e dikurshme në dronë është zhdukur plotësisht. Sa gjatë mund të qëndrojë ushtria ukrainase si forcë koherente dhe funksionale, kjo është një pyetje që e shtrojnë edhe vetë ukrainasit. Lajmet mbi cfiltijen e njësive luftarake, numurin e madh të viktimave dhe pakënaqësinë gjithnjë e në rritje në prapavija, përfshirë edhe raste të dezertimeve masive për të cilët brenda vendit po flitet në mënyrë gjithnjë e më të zëshme – formojnë një pamje të errët të realitetit ukrainas. Njëkohësisht, nga Kievi vinë lëvizje të cilat në një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare interpretohen si përpjekje që, nëpërmjet operacioneve agresive të shërbimeve speciale, lufta të derdhet në një territor të gjërë europian dhe me këtë të sigurohet mbijetesa e lidershipit ukrainas. Këto akuza mbeten temë e interpretimeve politike (spekulimeve), por është fakt se diplomacia ukrainase dhe shërbimet e sigurisë reagojnë në mënyrë gjithnjë e më të tensionuar meqënse hapësira e manovrimit po u ngushtohet. Pas këtër viteve luftë, me më sëpaku një milion të vrarë dhe shpenzime të qindra miliardë dollarëve nga taksapaguesit amerikanë dhe europianë, është e pakuptueshme se elitat politike europiane janë të tmerruara nga fakti se dikush (qoftë kjo edhe administrata e Trumpit) mund të përpiqet t’a mbyllë këtë konflikt me rrugë diplomatike, në vend që të vazhdojë të ushqejë me dërgesa të pafundme armësh dhe me premtime boshe.

Plani për të cilin janë marrë vesh emisari i Trumpit Steve Witkoff  me Rusinë dhe në të cilin Rusia gjithsesi ka marrë pjesë (zaten kështu edhe përfundojnë luftërat) përbën rikthimin e shumëpritur në politikën e jashtme realiste. Për fat të keq të gjithë ata që ende gjurmojnë për “paqen e drejtë” dhe këmbëngulin në pandryshueshmërinë e kufinjve, një nga postulatet e së drejtës ndërkombëtare, nuk mund ta ndryshojnë realitetin brutal në fushën e luftës.

Zgjedhje e vështirë

Zgjedhja me të cilën përballet sot Ukraina nuk është aspak dyshimi mes marrëveshjes së imponuar dhe njëfarë shteti të idealizuar, të rinovuar si me magji, të vitit 2014. Është fjala për një realitet shumë më të ashpër:ose tani do të ngrihet konflikti, krahas garancive të sigurisë sëpaku minimale, ose vendi do të vazhdojë të humbasë territore ndërsa qytetet e tij shndërrohet në grumbuj hiri dhe gërmadhash, ndërsa popullsia dalngadalë cfilitet nga humbjet.

Në një moment, duan apo nuk duan aktorët politike, duhet të ndërpriten iluzionet dhe të përballet me atë të paevitueshmen – nevojitet një përgjigje e qëndrueshme. Ukraina nuk mund të mobilizojë më njerëz sepse popullsia e saj është e cfilitur. Linjat perëndimore të prodhimit të municioneve janë zvogluar. Çadra mbojtëse ajrore kërkon që forcat e NATO-s të hyjnë në konflikt direkt, ndërsa një përshkallëzim i tillë sjell rrezik real nga konflikti bërthamor me Rusinë.

Edhe përkundër retorikës luftarake të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, si dhe të një sërë politikanëve europianë të cilët janë fuqishëm për vazhdimin e rezistencës në Ukrainë, janë gjithnjë e më të dukshme shenjat e mospërputhejs reale mes deklaratave publike dhe mundësive reale të Aleancës. Në këtë kontekst dallohet edhe deklarata e paradokohëshme e gjeneralit francez, mesazhi i të cilit ka jehuar me dramticitetin e tij: “Nëse vendi jonë lëkundet sepse nuk është i gatshëm të pranojë – le të jemi të sinqertë – të humbasë fëmijët e tij, të vuajë ekonomikisht sepse prodhimi i pajisjeve të mbrojtjes duhet të ketë përparësi ndaj gjithë të tjerëve, atëherë jemi në rrezik”. Fjalët e tij kanë shtruar pyetjen kyçe: sa është e gatshme NATO për luftë konvencionale? Analizat tregojnë për dobësi serioze, përfshirë edhe mungesën e municioneve dhe armëve moderne, numur i kufizuar ushtarësh të aftësuar për luftë dhe mungesë kronike dronësh dhe pajisjesh të tjera. Në këto kushte, dërgimi i forcave të mëdha ndërhyrëse në Ukrainë e bën më shumë sinjal politik sesa real nga pikëpamja ushtarake.

Në këtë kontekst vlen të përmendet edhe fjalimi i paradokohëshëm i preofesorit amerikan të marrëdhënieve ndërkombëtare John Mearsheimer në Parlamentin Europian gjatë të cilit kujtoi se shumë strategë kryesorë amerikanë që në vitin 1990 e kanë kundërshtuar vendimin e presidentit amerikan të asaj kohe Bill Clinton mbi zgjerimin e NATO-s. Kanë paralajëmruar se Rusia këtë lëvizje do t’a përjetojë si kërcënim ndaj interesave të saj vitale dhe një politikë e tillë mund të përfundojë në mënyrë katastrofale. Ndër kundërshtarët ishin edhe antarët e dëgjuar të estabilishmentit amerikan   George Kennan, Williama Perry, gjeneralët John Shalikashvili, Paul Nitze, Robert Gates, Robert McNamara dhe të tjerë

Logjika e fuqive të mëdha

Logjika e Putinit duhej të ishte tërësisht e qartë për amerikanët të cilët për dhjetëvjeçarë të tërë kanë implementuar doktrinën Monro, nënvizon Mersheimeri. Kjo doktrinë i porosit qartazi Rusinë dhe Kinën se nuk guxojnë të krijojnë aleanca ose të vendosin forca ushtarake në hemisferën Perëndimore. Shtetet e Bashkuara një lëvizje të tillë do ta intepretojnë si kërcënim direkt dhe të do të bënin gjithçka që ta eleminojnë. Pikërisht kjo ndodhi gjatë krizës kubane të raketave në vitin 1962, kur presidenti ameërikan John F. Kennedy i’a bëri të qartë udhëheqjes sovjetike të kohës se raketat bërthamore duhen larguar nga Kuba. Putini vepron brendas së njëjtës logjikë: fuqitë e mëdha refuzojnë t’u lejojnë fuqive të tjera të rreshtojnë forca ushtarake në afërsi të kufinjve të tyre. Ky është parim themelor i cili përsëritet gjatë historisë.

Përsa i përket shanseve për zgjidhje paqesore të luftës, gjatë vitit 2025 janë zhvilluar një numur diskutimesh mbi mundësitë e zgjidhjes diplomatike. Këto shpresa të nxitura edhe nga premtimet e Trumpit se do t’a zgjidhte problemin e luftës që para inaugurimit ose menjëherë pas tij. Megjithatë, ky premtim nuk u përmbush – përkundrazi, as nuk i është afruar zgjidhjes. Është e vërtetë e trishtuar se momentalisht nuk ekziston ndonjë perspektivë reale për bisedime të cilët mund të sillnin një marrëveshje paqesore të idenuar mirë. Gjithçka tregon se lufta do të zgjidhet në fushëbetejë.

Ecuria më e mundshme është fitorja ruse, megjithëse e shtrenjtë dhe e përgjakshme, e cila do të mbyllet me konflikt të ngrirë: Rusia nga njëra anë, ndërsa Ukraina, Europa dhe Shtetet e Bashkuara nga ana tjetër, konkludon dijetari i dëgjuar. Për hir të së vërtetës, lufta në Ukrainë nuk është vetëm konflikt ushtarak- ajo është tragjedi afatgjatë e cila nuk zvoglohet, por thellohet akoma më shumë, duke lënë pas vetes Ukrainën e shkatërruar, marrëdhënie të helmuara mes Rusisë dhe Europës dhe kontinentin që është bërë i rrezikshëm dhe jostabël. Krahas kësaj, lufta ka shkaktuar dëme serioz brenda vetë Europës dhe ka shkatërruar marrëdhëniet transatlantike të cilat për vite me radhë përbënin themelin e strukturës perëndimore të sigurisë.

Kjo fatkeqeqësi, në mënyrë të natyrshme, shton edhe çështjen e përgjegjësisë – pyetje e cila nuk ka për t’u zhdukur, por, meqënëse përmasat e dëmeve po bëhen gjithnjë e më të dukshme, do të fitojë rëndësi. Mearsheimeri paralajmëron qartazi: përgjigjësia primare është e Shteteve të Bashkuara dhe e aleatëve të tyre europianë, të cilët që në muajin prill 2008 kanë shtyrë me këmbëngulje Ukrainën drejt antarsimit në NATO, edhe përkundër paralajmërimeve ruse të përsëritura dhe të shprehura qartë se një politikë e këtillë heret apo vonë do të shpjerë në konflikt. Megjithëse shumica e liderve europianë edhe sot e kësaj dite fajëson Putinin për shpërthimin e luftës dhe pasojave të saj të tmerrshme, Mearsheimeri mendon se është fjala për një interpetim të gabuar dhe të thjeshtëzuar. Lufta mund të evitohej – dhe kjo mund të bëhej shumë lehtë – sikur Perëndimi të kishte hequr dorë nga synimet për të përfshirë Ukrainën në NATO, ose së paku t’a rishqyrtonte vendimin e tij mbasi Moska bëri qartë me dije se këtë akt e konsideron kërcënim për sigurinë e saj. Në këtë rast, konkludon Mearsheimeri, Ukraina edhe sot e kësaj dite do të ishte e sigurtë brenda kufinjve të saj të vitit 2014, ndërsa Europa e qëndrueshme, e sigurtë dhe e begatë.

Por gjithsesi ky moment është humbur. Si i thonë fjalës, anija është larguar. Europa tani duhet të përballet me pasojat e një sërë vendimesh të gabuara por vendimesh të paevitueshme, pasojat e të cilëve formësojnë të tanishmen dhe do të ndikojnë në të ardhmen e saj.


[i] https://www.geopolitika.news/analize/dr-sc-jadranka-polovic-pentagon-pokrenuo-golemu-istragu-europa-i-perspektiva-vjecnog-rata/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

FOKUS

Për ata që ofrojnë ose vetë-ofrohen për dialog dhe ndërmjetësim

16 Tetor, 2026
Bota

Samiti BE–Kinë: dialogu tregtar nën presionin e konkurrencës, energjisë dhe interesave strategjike

15 Tetor, 2026
FOKUS

DEMOKRACIA PËRTEJ VOTËS: MBAMENDJA POLITIKE SI PËRGJEGJËSI PUBLIKE

15 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Policia: Janë identifikuar disa llogari në rrjetet sociale që bëjnë thirrje për dhunë dhe akte ekstremiste

16 Tetor, 2026

Elisa Spiropali, letër Edi Ramës: Shqipëria mbi partinë, besimi mbi pushtetin

16 Tetor, 2026

Ndërsa e tërë bota qëndronte në vend, Pekini në mënyrë vizionare realizoi planin e tij

16 Tetor, 2026

Mallkimi i Shqipërisë ka emër! Por përgjegjësi kemi edhe ne!

16 Tetor, 2026

Kryeministri Rama: Nuk ka forcë në botë që e rrëzon më Shqipërinë përtokë

16 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.