• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
27 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

    Nju Jork – Ministri Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

    Kryeministri Rama shkarkon nga detyra kreun e SHISH: Kemi zgjedhur rrugën e pavarësisë së drejtësisë

    Kryeministri Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Heshtja shurdhuese e Europës përballë protestave studentore në Serbi

29 Prill, 2025
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Prej kohësh në Serbi, studentët po japin leksione të vërteta demokracie. Leksione qytetarie, revolucioni, qëndrese dhe përballjeje. Ata po protestojne nëpër rrugët kryesore të Beogradit dhe qyteteve të tjera, tashmë për muaj të tërë. Këta lumenj me zëra rinorë nuk po arrin t’i ndalë as makineria shtetërore serbe. Por, siç duket, Europa — ajo që predikon liri, demokraci dhe drejtësi çuditërisht po hesht!

Nga Marjana DODA

Gjatë dy viteve të fundit në Serbi, vendi është tronditur nga një krizë e thellë politike, me mijëra qytetarë që kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër qeverisë së udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiç. Si rrjedhojë, dy kryeministra kanë dhënë dorëheqje në një përpjekje për të zbutur revoltën popullore. Ana Bërnabiq ishte e para që u largua nga posti në vitin 2023, ndërsa Millosh Vuçeviq, pas vetëm pak muajsh në detyrë, u detyrua gjithashtu të tërhiqej në fillim të këtij viti.

Në vend të një përballjeje serioze me kërkesat e protestuesve, Vuçiç ka ndjekur një strategji të njohur serbe: ai po sakrifikon kryeministrat si “koka turku”, duke shpresuar se revolta publike do të shuhet. Por, ndërkohë që ai lëviz figurat kryesore te qeverisë si në një lojë shahu, ai vetë mbetet i palëkundur në fronin presidencial. Vuçiç është i gatshëm të lëshojë çdo gjë, përveç pushtetit të tij. Së fudmi ka caktuar në postin e kryeministrit, një mjek me profil jo politik, i cili duket si si një antidot për krizën, një figurë e re që supozohet të rikthejë besimin e qytetarëve, por që në realitet shihet si një tjetër tentativë për ti dhënë me shumë kohe Presidentit Vuçiç

Kjo është një panoramë e përgjithshme e situatës politike në Serbi përballë pushtetit të përqendruar në duart e presidentit Aleksandar Vuçiç.

Megjithate le të trajtojmë hap pas hapi në këtë artikull atë çfarë po ndodh në Serbi.

Serbia po përjeton valën më të madhe të protestave, të nxitura nga korrupsioni dhe zhgënjimi i thellë me klasën politike. Në maj të vitit 2023, Beogradi u trondit nga dy ngjarje tragjike me pasoja të rënda: e para ishte një vrasje masive në një shkollë nga një adoleshent dhe, vetëm një javë më vonë, një tjetër akt i ngjashëm ndodhi në një lagje të qytetit. Pra brenda pak ditësh, 18 persona humbën jetën.

Kjo ngjarje tragjike nxiti mijëra qytetarë që të protestonin në rrugët e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi. Por në vend që të dëgjonte zërin e tyre dhe të ofronte zgjidhje konkrete, presidenti Aleksandar Vuçiç reagoi duke organizuar kundër-protesta me mbështetësit e tij, duke rritur rrezikun për tensione dhe përplasje të dhunshme.

Më vonë, për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet e brendshme, Vuçiç provokoi një krizë të re në veri të Kosovës. Në shtator 2023, një grup paramilitar serb hyri në territorin e Kosovës me qëllim destabilizimi dhe aneksimi të veriut. Përplasja me policinë e Kosovës rezultoi në vrasjen e një zyrtari të policisë dhe disa anëtarëve të grupit serb. Edhe pse ngjarja u dënua nga institucionet ndërkombëtare, autorët kryesorë ende nuk janë përballur me drejtësinë.

Në këtë mënyrë, Vuçiç arriti të zhvendosë vëmendjen nga kriza e brendshme politike drejt një konflikti të karakterit nacionalist, duke e paraqitur Kosovën si “problemin dhe shqetësimin kryesor të serbëve”.

Edhe gjatë vitit 2024 kanë ndodhur protesta të mëdha, përfshirë ato kundër marrëveshjes së nxjerrjes së litiumit me Gjermaninë, të cilat Vuçiç arriti t’i minimizojë. Megjithatë, nga nëntori 2024, pozita e tij presidenciale ka nisur të tronditet seriozisht.

Pas rrëzimit të një çatie në një stacion hekurudhor në Nish, ku humbën jetën 15 persona, mijëra studentë kanë dalë në rrugët e Beogradit për të kërkuar drejtësi.

Studentët kerkojnë transparencë të plotë në lidhje me rindërtimin e stacionit hekurudhor dhe një hetim të plotë mbi shkaqet e shembjes; përgjegjësi për dhunën ndaj studentëve dhe protestuesve; hedhja poshtë e akuzave kundër të arrestuarve gjatë protestave; dhe rritja e fondeve për universitetet.

Në fakt, këto protesta shënojnë një erë të re në Serbi, një brez i ri qytetarësh dhe studentësh që nuk pranon më lojërat politike të së kaluarës dhe kërkon fundin e një regjimi që Vuçiç e përfaqëson prej më shumë se një dekade.

Ndërkohë, Europa hesht.

Përballë protestave masive, që tashmë nuk kërkojnë më vetëm zgjedhje të ndershme por largimin e drejtpërdrejtë të Vuçiçit nga pushteti, liderët europianë kanë zgjedhur të heshtin. Zyrtarët e Brukselit ende e presin Vuçiçin si partner të stabilitetit në rajon, edhe pse në rrugët e Beogradit dëgjohet gjithnjë e më fort thirrja për demokraci të vërtetë dhe largimin e autoritarizmit. Kjo heshtje është gjithnjë e më e vështirë për t’u justifikuar në sytë e qytetarëve serbë dhe opinionit ndërkombëtar, ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz e shohin qëndrimin e Perëndimit jo si neutralitet, por si një formë bashkëpunimi të heshtur me autokracinë.

Vuçiç pretendon se Perëndimi po mbështet protestat

Vuçiç i quan protestat një përpjekje për një “revolucion portokalli”, si ai që ndodhi në Ukrainë, duke akuzuar Perëndimin se qëndron pas tyre. Edhe në këtë situatë, ai ka nxitur mbështetësit e vet të dalin në rrugë si formë “rezistence” ndaj studentëve dhe qytetarëve që protestojnë çdo ditë më masivisht.

Perëndimi është i përfshirë në përpjekjet për të organizuar një revolucion me ngjyra në Serbi duke përdorur studentët, tha presidenti Aleksandar Vuçiç në një dalje televizive.

Sipas Vuçiçit, agjentët e huaj kontaktojnë studentët e opozitës dhe u kërkojnë atyre që të bllokojnë trafikun në rrugët në Beograd.

“Do të presim deri në momentin e fundit kur do të detyrohemi të reagojmë, kur të fillojnë të bllokojnë autostradat dhe gjithçka tjetër në mënyrë të ashpër. “Do ta tolerojmë deri në një moment dhe më pas do të veprojmë sipas rregullat që shteti duhet t’i zbatojë”, theksoi presidenti serb.

Presioni ndaj studentëve në Serbi po rritet ndjeshëm, ndërkohë që presidenti Aleksandar Vuçiç dhe aparati i tij i pushtetit po veprojnë në mënyrë të fshehtë për të shtypur lëvizjen studentore.

Vuçiç ka lënë të kuptohet hapur se situata aktuale nuk mund të vazhdojë në këtë formë dhe po pret momentin e përshtatshëm për të ndërhyrë në mënyrë më të drejtpërdrejtë. Ndërkohë, një përfaqësi e studentëve ndodhet aktualisht në udhëtim drejt Brukselit, një akt simbolik që pasqyron zhgënjimin e tyre me ngadalësinë e institucioneve europiane në reagimin ndaj asaj që po ndodh në Serbi.

1996- Protesta dhe Kundërprotesta  

Protestat serbe arritën të rrëzojnë dy kryeministra serb, por ende nuk kanë arritur të prekín presidentin Vuçiç, i cili, në fakt, është shkaku kryesor i këtyre protestave. Pavarësisht se ai është burimi i zemërimit dhe shqetësimeve të qytetarëve, Vuçiç ka refuzuar të mbajë përgjegjësi për krizën dhe, në vend të kësaj, ka reaguar me antiprotesta, duke tentuar të shpërfillë legjitimitetin e kërkesave të studentëve dhe protestuesve të tjerë.

Më 12 prill, kundërshtarët dhe mbështetësit e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u mblodhën në vende të ndryshme të Serbisë për të protestuar, në një periudhë të tensionuar pas muajsh protestash të organizuara nga studentët kundër qeverisë së udhëhequr nga Vuçiç.

Presidenti Vuçiç organizoi një tubim në Beograd, ku njoftoi se do të formonte një lëvizje të re politike, duke reaguar ndaj valës së protestave që kishin nisur në nëntor.

Presidenti serb e quajti të nevojshme formimin e një “Lëvizje për Popullin dhe Shtetin”, duke deklaruar se duhet një energji dhe forcë e re, me një plan afatgjatë që shkon deri në vitin 2035. Ai nuk dha detaje të tjera për këtë lëvizje, por premtoi se do të mbaheshin tubime të tjera.

Vuçiç gjithashtu iu drejtua studentëve me thirrjen për të kthyer në shkolla dhe theksoi se “revolucioni me ngjyra ka përfunduar.

Protestat kaq masive janë krahasuar me ato që ndodhën pothuajse tri dekada më parë në Beograd, dhe presidenti Vuçiç duket se po ndjek të njëjtën taktikë si ish-presidenti Slobodan Millosheviç.

Në dimrin e viteve 1996–1997, studentët e Universitetit të Beogradit dhe partitë opozitare serbe organizuan një sërë protestash paqësore në Republikën e Serbisë (atëherë pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë) në përgjigje të mashtrimit zgjedhor të tentuar nga Partia Socialiste e Serbisë të Presidentit Slobodan. Millosheviç pas zgjedhjeve lokale të vitit 1996.

Gjatë mitingjeve, studentët protestat e tyre i zhvilluan veçmas nga ato të qytetarëve, të udhëhequr nga opozita e mbledhur më pas në koalicionin Zajedno (Së bashku). Protesta e studentëve zgjati deri më 22 mars 1997, me kërkesa shtesë për zëvendësimin e menaxhmentit të Universitetit të Beogradit dhe kthimin e autonomisë së universitetit.

Por më 24 dhjetor 1996, koalicioni qeveritar Za Srbiju (Për Serbinë) organizoi një kundërprotestë të madhe. Millosheviçi u tha mbështetësve të tij se “Serbia nuk do të kontrollohet nga dora e dikujt tjetër”, duke nënkuptuar se dora e tij ishte adekuate. Thirrjeve të “Slobo, mi te volimo” (“Slobo, ne të duam”), Millosheviqi iu përgjigj me “Edhe unë ju dua”. Para, gjatë dhe pas tubimit, mbështetësit e regjimit u përballen fizikisht me opozitën. Policia ndërhyri, por jo aq sa duhet. Një person mbeti i vrarë, e një tjetër u plagos rëndë. Serbia dukej se ishte në prag të luftës civile.

Përplasjet mes protestuesve pro dhe kundër Millosheviçit do t’i jepnin presidentit të Serbisë një justifikim për të ndaluar të gjitha demonstratat dhe për të përdorur forcën kundër kundërshtarëve të tij.

Në daljen e tij të parë publike që nga fillimi i krizës, Millosheviç paralajmëroi: “Askush nuk do të lejohet të destabilizojë Serbinë.”

Retorika e qeverisë Vuçiç është e njëjtë si retorika e Millosheviç 28-vite më parë, ndërsa fliste për “destabilizim të Serbisë nga palë të tjera”.

Ashtu si dikur Millosheviçi, edhe Vuçiç po zbaton me përpikmëri të njëjtat masa përballë protestave masive të studentëve në Beograd.

Kjo nënkupton trazira jo vetëm në Beograd por dhe në Kosovë. 28 vite më parë, kundërtubimin ndaj qytetarëve serb, Millosheviç e përdori edhe si një mbështetje për të vijuar genocidin serb në Ballkan, në atë kohe kundër Kosovës.

A do të luajë Vuçiç të njëjtën kartë nacionaliste përmes këtyre kunderprotestave?

Studentët drejt Europës

“Kur mali nuk shkon te Muhamedi, shkon Muhamedi tek mali”- kjo thënie i përshatet më së miri qëndrimit indiferent të Europës përballë protestave masive të studentëve serbë që vijojnë prej muajsh. Ndërsa ata prisnin Europën në Beograd, tani janë vetë studentët që po trokasin në dyert e Europës, duke kërkuar të dëgjohen.

Pasi përshkuan me biçikletë gjithë rrugën deri në Francë, studentët protestues të Serbisë së fundi nisën një destinacion të ri, një rrugëtim prej gati 2,000 kilometrash (1,200 milje) drejt Brukselit që synon të tërhiqte vëmendjen e Bashkimit Evropian ndaj luftës së tyre disamujore kundër korrupsionit dhe për sundimin e ligjit në vendin ballkanik.

Shumë serbë janë të zhgënjyer me atë që e shohin si përgjigje të vakët të BE-së ndaj mënyrave gjithnjë e më autoritare të Vuçiçit. Studentët thanë se rrugëtimi i tyre drejt selisë së BE-së ishte një “kujtesë” se blloku duhet të këmbëngulë në vlerat e veta të lirisë, dinjitetit dhe sundimit të ligjit.

Studentët u shprehen në një njoftim për shtyp se “nuk po kërkojnë të shpëtohen” nga BE-ja, por po “i dërgojnë një kujtesë të qartë Evropës: vlerat demokratike… duhet të mbështeten jo vetëm në deklaratat zyrtare, por edhe në ndërgjegjësimin publik dhe veprimin kolektiv”.

Këto vlera janë në zemër të kërkesave të lëvizjes studentore që ka pushtuar Serbinë për pesë muajt e fundit.

Sigurisht, këto protesta që po zhvillohen në Serbi janë një moment historik që kërkojnë një reagim të fuqishëm dhe të menjëhershëm nga Bashkimi Evropian, por Evropa po hesht. Siç po shihet tani, kërkesa për sundimin e ligjit nga qytetarët serbë janë duke u injoruar nga ajo që mund të quhet indiferenca e institucioneve evropiane.

Kjo heshtje është e pakuptueshme, duke qenë se Evropa shpesh e ka pasur në fokus stabilitetin e rajonit dhe procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Por ndryshe nga rastet e tjera, ky protestim i qytetarëve serbë nuk është një thirrje për luftë ose destabilitet, por një kërkesë për drejtësi dhe transparencë. Pavarësisht kësaj, duket se Evropa po rrezikon të humbasë mundësinë për të mbështetur një lëvizje që ka potencialin të ndryshojë të ardhmen e Serbisë dhe të gjithë rajonit.

Studentët e Serbisë po tregojnë një angazhim të jashtëzakonshëm për një të ardhme të ndryshme, për një Serbi që është pjesë e një Evrope të hapur, demokratike dhe të integruar, ku vlerat e sundimit të ligjit dhe transparencës janë themelore. Ata janë një brez që nuk pranon më të jetojë në një sistem të korruptuar dhe ku demokracia është nën rrezik nga tendencat autoritariste. Duke drejtuar kërkesat e tyre drejt Brukselit, ata po bëjnë një apel për mbështetje dhe vëmendje nga Bashkimi Evropian, për të cilën ata e konsiderojnë si model për zhvillimin e shoqërisë serbe.

Fakti që ata kërkojnë një Serbi evropiane, të orientuar drejt integrimit në BE dhe jo një Serbi të mbyllur brenda kufijve të nacionalizmit dhe politikave të Vuçiçit, tregon se ata qartazi janë kundër këtyre kartave nacionaliste, të cilat janë përdorur nga qeveria serbe si në të kaluarën ashtu edhe tani për të justifikuar dështimin e brendshëm politik.

Sot, Evropa ka një mundësi historike për të dëgjuar zërin e qytetarëve serbë që kërkojnë një të ardhme më të drejtë dhe më evropiane. Por heshtja që vjen nga Brukseli është më shumë se shpërfillje, është një dështim i thellë ndaj vetë vlerave që Bashkimi Evropian pretendon të mbrojë. Padiskutim që mbështetja për protestat dhe kërkesat legjitime të studentëve për një qeveri transparente dhe një Serbi të integruar në BE nuk është vetëm një çështje solidariteti, është një hap i domosdoshëm për stabilitetin dhe zhvillimin e gjithë rajonit.

Studentët, qytetarët dhe aktivistët në Serbi nuk kërkojnë më fasada politike apo premtime boshe. Ata kërkojnë një shtet që ndërtohet mbi vlerat evropiane të lirisë, drejtësisë dhe paqes.

Prandaj, sot është e pashmangshme pyetja: Deri kur do të heshtësh, Evropë?

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Tags: Marjana DodaprotestatSerbiaStudentetVucic

Related- Posts

FOKUS

Papa Leo XIV në Paris, 800 mijë besimtarë në meshën historike në Place de la Concorde

26 Shtator, 2026
FOKUS

Papa Leo XIV në Francë, një vizitë me peshë për Kishën, Evropën dhe dialogun me botën laike

25 Shtator, 2026
FOKUS

Evropa përballë sfidave të reja: Ukraina, siguria dhe energjia riformësojnë agjendën e BE-së

24 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Gjermani-Rusi, rikthehet dialogu pas 4 vitesh: Çfarë fshihet pas takimit Wadephul-Lavrov në OKB?

26 Shtator, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump refuzon planin iranian për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

26 Shtator, 2026
Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

Kambanat e alarmit në Ballkan

26 Shtator, 2026

Papa Leo XIV në Paris, 800 mijë besimtarë në meshën historike në Place de la Concorde

26 Shtator, 2026

Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

26 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.