Këtë nuk e meritonim dhe as u kemi dhënë mandat politikanëve për një gjë të tillë.
Zoran Meter-geopolitikanews[i]
- Trumpi nuk ka kurrfarë strategjie për të zgjidhur luftën ukrainase, por peshon argumentet por dhe kundër kësaj apo asaj lëvizjeje, gjë për të cilën merr vendim mbi atë se cila palë (proruse apo proukrainase) arrin t’a bindë për (pa)drejtësinë e saj. Për të ka rëndësi vetëm “të përfundojë luftën dhe të ndalojë vrasjen e mëtejshme të njerëzve”, dhe nëse kjo është e mundur ka mundësi akoma ta marrë çmimin Nobel për paqen – aq më mirë!
- Përsa u përket sulmeve ukrainase kundër objekteve energjetike ruse është e qartë se Kievi ka marrë për to instruksione nga kuratorët e tij perëndimorë, sepse në qarqet e atjeshme politike mendohet vetëm sesi t’i shkaktojnë pasoja financiare të rënda buxhetit rus. Se sa e pëson Ukraina nga kjo pakkush shqetësohet.
- Pranimi i planit të Trumpit do të thotë humbje e plotë dhe kapitullim i Putinit nga i cili ai nuk do të mund të mbijetojë. Ndërsa Rusia do të turpërohej para botës dhe mund t’a humbasë për një kohë të gjatë ose përgjithmonë statusin e një prej superfuqive udhëheqëse globale.
- Perëndimi, të qënit e Putinit pro bisedimeve dhe kompromiseve të mundshme, ende e konsideron dobësi të tij ose edhe pavendosmëri, dhe jo sjellje të përgjegjshme të një shtetari i cili dëshiron të parandalojë një katastrofë globale – gjë që sipas mendimit tim Putini edhe po arrin t’a bëjë.
- “Kjo është përpjekje për përshkallëzim, por nëse një armë e këtillë do të përdoret për sulme në territorin rus, përgjigja do të jetë shumë serioze, në mos po shkatërruese. Le të mendojnë në lidhje me këtë!”- tha Putini. Pra – përfundimisht kemi ardhur te momenti i së vërtetës.
- Po na vënë në pozitat e fiseve primitive kundërshtare afrikane të cilat nuk dinë asgjë për diplomacinë, por të gjithë burimet që kanë në dispozicion i hedhin për larjen e hesapeve me fisin fqinjë të urryer në luftë deri në njeriun e fundit (nëse mbetet i gjallë ndonjë). Këtë nuk e meritonin qytetarët dhe popujt europianë.
Marrëdhëniet amerikano-ruse në kontekstin e luftës ukrainase që nga java e kaluar janë në qendër të politikës botëore dhe vëmendjes mediatike pasiqë nga ky pozicion i pati larguar disi Marrëveshja paqesore e Trumpit për Gazën. Ajo marrëveshje tani përballet me probleme serioze edhe përkundër ceremonive pompoze dhe pretencioze të mbajtura për nder të saj dhe Donald Trumpit në Knesset-in izraelit dhe në Sharm el-Sheiukun egjyptian.
Sepse. Tani për tani duket se e vetmja gjë që arriti Trumpi (dhe nuk e përjashtoj mundësinë që ky ka qënë edhe qëllimi i tij primar) ishte të shpëtonte Benjamin Netanjahun nëpërmjet dy momenteve të rëndësishme: e para marrëveshja e Hamasin e zbuti tehun e sulmeve ndërkombëtare kundër kreut izraelit (si puna e atyre nga ana e vendeve europiane që u rreshtuan në njohje të Palestinës) për shkak të mënyrës plotësisht të papranueshme të veprimeve luftarake kundër palestinezëve në Rripin e Gazës me të cilat nuk kishte më asnjë mënyrë sesi të justifikohej para opinionit publik amerikan: dhe e dyta, marrëveshja solli edhe lirimin e pengjeve izraelite nga ana e Hamasit – gjë e cila që në fillim ishte motivator i fortë i Netanjahut për luftën me të cilin manipuloi sa mundi opinionin publik izraelit dhe botëror. Tani Netanjahu i ka forcuar përsëri pozitat e tij si jashtë vendit ashtu edhe brenda shtëpisë ku paqëtoi opozitën. E mbajti fjalën – i ktheu pengjet e mbetura pranë familjeve të tyre, ndërsa Hamasit i dha, një goditje të fuqishme, megjithëse jo atë përfundimtaren.
Më tej se kaq plani i Trumpit vështirë të shkojë gjë për të cilën dëshmojnë edhe sulmet e para jo shumë kohë pas nënshkrimit të marrëveshjes. Hamasi fillimisht likujdoi dy ushtarë izraelitë, pas së cilës Izraeli përsëri e mbyti Gazën me bomba – duke mos përzgjedhur shumë se ku do të binin bombat. Njëkohësisht Hamasi lajmëron se nuk do të çarmatoset. Për më shumë se plani i Trumpi nuk e përmend vendosjen e shtetit të pavarur palestinez në kuadër të zgjidhjes me dy shtetet të bazuar në modelin e OKB-së të ndarjes së Palestinës dhe vendosjen e shtetit modern të Izraelit.
Por, sikurse hamë në hyrje – temë e kësaj analize do të jenë gjithsesi marërdhëniet amerikano-ruse. Dhe kjo jo pa arësye. Sepse me atë që ShBA-të dhe Rusia (nuk)po merren vesh mbi Ukrainën dhe luftën e atjeshme do të varet jo vetëm e ardhmja e këtyre vendeve, por edhe e Europës dhe përfundimisht do të pasqyrohet në tërë botën.
Loja e Trumpit “ngrohtë, “ftohtë”
Tani është më se e qartë se Donald Trumpi ka luajtur qysh në fillim të mandatit të tij të dytë me presidentin rus Vladimir Putin lojën ngrohtë-ftohë. Në fillim i’a nisi me presion ndaj kreut ukrainas Volodimir Zelenski, dhe paralelisht edhe ndaj udhëheqësve kryesorë dhe antarëve të aleancës së NATO-s si dhe atyre që ndoqën në mënyrë jo kritike politikën e paraardhësit të tij Joe Biden, e cila, Shtetet e Bashkuara, i shpuri buzë luftës së tretë botërore ose konfliktit direkt me Rusinë – sikurse deklaronte shpesh Trumpi para dhe pas fushtës për zgjedhjet presidenciale. Shumë shpejt nëpërmjet bisedave telefonike me Putinin u muar vesh për takimin e parë mes delegacioneve amerikane dhe ruse në Riad dhe me këtë shkaktoi panik si në Kiev, por ashtu edhe në Bruksel dhe në metropolet krysore europiane të cilët u ndejnë të tradhëtuar nga aleati pa të cilin nuk janë në gjendje të konkurojnë në mënyrë të pavarur me makinerinë ushtarake ruse as do të jenë në gjendje t’a bëjnë një gjë të tillë edhe për një kohë të gjatë. Kur, pas panikut të shkaktuar dhe histerisë së shkaktuar paraprakisht brenda vendeve të tyre për shkak të “agresionit të paevitueshëm rus” kundër vendeve të NATO-s mbasi të robërojë Ukrainën, elitat europianë i’u nënshtruan Trumpit plotësisht në kuptimin politik, tregtar dhe atij të mbrojtjes, Trumpi e kaloi politikën e tij ndaj Putinit në fazën “ftohtë”, i kënaqur tashmë me aleatët e nënshtruar.
Kjo fazë, e shenjuar si kërcënim me afate për vendosjen e sanksioneve të reja antiruse, tarifat doganore sekondare, dërgimin e armëve të reja etj – si zakonisht zgjat deri te biseda e re telefonike me Putinin (deri janë mbajtur tetë të këtilla që nga fillimi i mandatit të dytë të Trumpit) në mënyrë që Trumpi përsëri të kalonte në fazën “ngrohtë”, sepse ishte “i kënaqur nga biseda me Putinin”. Ajo zakonisht zgjat deri në një qark të ri bisedimesh me krerët europianë të cilat janë përpjekur përherë që me biseda të tilla të mos prisnin gjatë e kështu me radhë. Deri në samitin shokues Trump-Putin në Alaskë.
Trumpi i ndryshon qëndrimet si çorapet
Në lidhje me takimin e lartpërmendur, të mbajtur me 15 gusht, është me rëndësi të konstatohet se Trumpi atbotë për herë të parë pranoi se para arritjes së paqes duhen eleminuar shkaqet që sollën luftën (këtë e tha para kamerave me 18 gusht) por edhe të arrihet paqe e qëndrushme dhe jo konflikt i ngrirë – gjë që ishin parakushtet ruse. Por, shumë shpejt pas bisedimeve me zyrtarët europianë, të cilët fluturuan me urgjencë në Uashington, u tërhoq dhe i’u kthye planit të tij të deriatëhershëm të paqes mbi ndalimin e luftës në vijat e luftimeve gjë që për Moskën është plotësisht e papranueshme.
Shumë shpejt më pas, nisën sulme të fuqishme ajrore ruse në tërë infrastrukturën ukrainase të energjtikës dhe atë ushtarake si në portet detare, të cilët u ndoqën nga sulmet, më të fuqishme se më parë, ukrainase me dronë në thellësi të Rusisë kundër infrastruktrës së saj energjetike – para së gjithash kundër rafinerive, ndërsa Trumpi nisi me kërcënimet për dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi Tomahawk në Kiev – po ashtu në kuptimin “po ose jo”. Gjë që është shenjë e qartë se Trumpi në të vërtetë nuk ka kurrfarë strategjie të qartë dhe konsistente, por vetëm peshon argumentet kundër apo pro asaj apo kësaj lëvizje, pas së cilës e merr vendimin në vartësi nga ajo se cila palë mund t’a bindë më shumë në (pa)drejtësinë e saj. Ai nuk ka mundësi për një këndvështrim në thellësi të problemit ukrainas, thjesht sepse për një gjë të tillë nuk ka kohë. Për atë ka rëndësi vetëm “të përfundojë luftën dhe të ndalojë vrasjet e njerëzve”, dhe, nëse kjo është e mundur, edhe të marrë çmimin Nobel për paqe – akoma më mirë!
Dallime thelbësore
Përsa u përket sulmeve ukrainase kundër objekteve energjetike ruse, është e qartë se Kievi për këtë ka marrë lejen dhe instrukisonet përkatëse nga bashkëautorët perëndimorë sepse në qarqet e atjeshme politike në përgjithësi mendohet se ato mund të shkaktojnë pasoja të rënda për buxhetin rus (por edhe një pakënaqësi të mundshme të publikut për shkak të mungesave të shpeshta të lëndëve djegëse për nevojat shtëpijake). Këto dy elementë, sipas mendimit të tyre në fund të fundit, do të sjellin tolerancën e Putinit dhe pranimin e planit të Trumpit. Se sa do t’a pësojë për këtë Ukraina pakkush shqetësohet. Kujtojmë se plani i lartpërmenndur për ngrirjen e luftës në pikat e kontaktit të dy ushtrive ndërluftuese në një linjë prej 1.200 kilometra pa kurrfarë zgjidhjeje paraprake për sigurinë strategjike të Rusisë në raport me NATO-n si dhe pozitën e ardhshme të Ukrainës – de facto do të ishte dështim dhe kapitullim i plotë i Putinit nga i cili nuk do të mund të mbijetojë politikisht. Rusia do të turpërohej para botës dhe ka mundësi që për një kohë të gjatë ndoshta edhe përgjithmonë, t’a harrojë statusin e saj si një prej fuqive udhëheqëse gjeopolitike krahas ShBA-ve dhe Kinës. Vendet e tjera, të të ashtuquajturit Jugu Global të cilët i varin momentalisht shpresat te Rusia dhe Kina në kuadër të riformatimit të botës së tanishme unipolare në botë multipolare –shumë shpejt do t’i kthejnë shpinën Rusisë, (me të mundurin dhe të dobëtin akush nuk dëshiron të ketë punë që të mos i’a prishë qjefin fitimtarit), gjë që definitivisht do të çonte në izolimin e plotë ndërkombëtar të Rusisë me pasojat e dorëzimit të sovranitetit të saj sunduesve të rinj (dhe të vjetër) të botës, por është akoma më e mundshme që të ndodhë edhe shpërbërja e Rusisë në baza etniko-religjoze gjë që do të thoshte edhe fundi i saj përfundimtar. Sepse në këtë rast do të ishte e justifikueshme të supozohej se pas gjysëm-suksesit të eksperimentit me shpërbërjen e ish BRSS-së, Perëndimi nuk do të lëkundej me përpjekjen për asgjësimin përfundimtar të rivalit të tij në disa shekujt e kaluar – dhe ky jo vetëm në truallin europian.
Pra, pranimi nga ana e Putinit e marrëveshjes paqesore të ofruar nga Trumpi do të ishte fatale për Rusinë dhe këtë gjë në Moskë e dinë fort mirë – edhe në Uashington e dinë mirë se në Moskë e dinë dhe se për këtë është i papranueshëm, prandaj kjo loja “ngrohtë-ftohtë” me Putinin nga ana e Trumpit do të vazhdojë derisa Trumpi të shohë vendosmërinë e vërtetë dhe jo të rreme të rusëve që çështjen e Ukrainës t’a mbrojnë me të gjithë mjetet në dispozicion dhe me çdo çmim. Tani për tani në Uashington mendojnë se nuk është ende rasti domethënë se pranimin e Putinit për bisedime dhe kompromise të mundshme ende i konsiderojnë si dobësi ose pavenbdsomëri të tij dhe sjellje të përgjegjshme të një shtetari i cili dëshiron të parandalojë një katastrofë globale. Për mendimin tim Putini pikërisht këtë dëshiron. Dhe derisa të jetë kështu, përsëri për mendimin tim, për shkak të dritëshkurtësisë së strategëve (para të gjithëve atyre europianë të tanishëm)- “loja pa kufi” me Putinin, domethënë vazhdimi i ndihmës për Ukrianën deri në detyrimin e Rusisë për pranimin e planit të Trumpit, do të vazhdojë.
Samiti i ri dështoi para se të fillonte
Në këto dhe në kësi kushtesh – bisedime dhe ndërprerje e bisedimeve, kërcënime me dërgim të Tomahawkëve si dhe vazhdimin e përparimit rus në fushëbeteja, megjithëse të shumë ngadalshëm, ndodhi thirrja telefonike e Putinit drejtuar Trumpit – dy muaj pas takimit në Alaskë (me 16 tetor). Trumpi përsëri ishte “i kënaqur me bisedën” dhe tha se ata të dy janë marrë vesh për një samit- kësaj here në Budapest, ndoshta pas dy javësh. Paraprakisht- tha ai – do të mbahen takime të dy delegacioneve në nivel të ulët, ndërsa fillimisht biseda telefonike i sekretarit amerikan të Shtetit Marko Rubio dhe e ministrit rus të punëve të jashtme Sergej Lavrov. Megjithatë, një javë më vonë Trumpi bëri me dije se ka ndërprerë takimin e planifikuar në kryqytetin hungarez sepse për atë nuk ka as kohë as kuptim meqënëse nuk ekzistojnë kurrfarë lëvizjesh nga pala ruse që mund të shpinin në vendosjen e paqes. Në konferencën mediatike në Shtëpinë e Bardhë sëbashku me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me 22 tetor, tha se mendon gjithmonë se Putini dëshiron të marrë tërë Ukraianën, por Shtetet e Bashkuara nuk duan që ai “të marrë gjithçka”. Menjëherë më pas shtoi se beson se Putini do të jetë i gatshëm për bisedime dhe njëkohësisht njoftoi për vendosjen e sanksioneve amerikane ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës – Rosnjeft dhe Lukoil. Pastaj disi me ironi shtoi se “shpreson që këto sanksione nuk do të zgjasin shumë”. Pyetjes së gazetarëve nëse Shtëpia e Bardhe mendon se këto sanksione do të ndihmojnë që Putini të pranojë planin e tij ai tha: “Nuk e di”.
Ligji i enëve komunikuese
Këtu dua të shtoj se Trumpi me siguri ka të drejtë kur thotë se takimi me Putinin në Budapest tani nuk ka më asnjë kuptim. Por jo nga pozitat për të cilën ai aludon, por për pozitën se ky samit njëkohësisht duhet të zgjdhë edhe një sërë problemesh të ndjeshme që mbingarkojnë marrëdhëniet amerikano-ruse në mënyrë që marrëveshja mbi Ukrainë jo vetëm të mund të arrihet por edhe të realizohet në praktikë nëse arrihet një marrëveshje. Sepse lufta ukrianase që në fillim nisi si një luftë “proxy” amerikano-ruse. Për këtë, nëse marrëdhnëiet mes tyre vazhdojnë të jenë armiqësore atëherë kjo luftë nuk ka kuptim të ndalohet. Rusia pohon që në fillim se për të nisur këtë luftë ka qënë e detyruar në mënyrë që të largonte rrezikun strategjik të sigurisë nga kufinjtë e saj. Pra kjo luftë zhvillohet ose deri në fitoren e plotë të njërit (gjë që ka pak mundësi) ose deri në arritjen e një zgjidhje kompromisi që do të sjellë një shkallë të caktuar stabilizimi (kurrsesi jo armiqësi, e as më pak aleancë) në raportet mes Moskës dhe Uashingtonit. Pra, të zgjidhësh luftën ukrianase pa zgjidhjen e raporteve themelore amerikano-ruse është e pamundur dhe anasjelltas. Këtu është fjala për njëfarë ngjashmërie me ligjin mbi “enët komunikuese”.
Zyrtarët europanë ndjekin me përulësi Trumpin sepse nuk mund të bëjnë asgjë tjetër
Sidoqë të jetë – paralelisht me daklaratën e Trumpit mbi sanksionet e reja të pakëndshme kundër Rusisë, vetëm një ditë më pas, Bashkimi Europian, pas mujash të tërë hezitimish, më në fund mori guximin dhe i vendosi përfundimisht Rusisë edhe paketën e saj të 19-të të sanksioneve. Në këtë paketë, sipas mendimit tim, më e rëndësishmja është pika që ka të bëjë me ndalimin e eksportimit të gazit të lëngshëm rus (LNG) që nga viti 2027 (Hungaria dhe Sllovenia nuk vendosën veton sepse edhe kësaj here arritën të sigurojnë që nga sanksionet përjashtohej furnizimi i tyre me gazin rus nga gazsjellësi – që në fakt është fjala për një degëzim të gazsjellësit europian “Rryma turke”. Vlen të theksohet edhe vënia nën sanksione e qindra tankerëve rusë të së ashtuqujturës “flota në hije”. Gjithashtu janë sanksionuar edhe katër kompani kineze që importojnë naftë ruse. Njëkohësisht në Bruksel në samitin e BE-së me 23 tetor vazhduan diskutimet mbi marrjen e vendimit përfundimtar, shumë të rrezikshëm, mbi përdorimin e aktivëve shtetërorë rusë në Europë (në pjesën më të madhe ne depozitarin belg Euroclear) për nevojat e kreditimit të Ukrianës dhe rinovimit të saj gjë së cilës momentalsiht i kundërvihet me vendosmëri Belgjika duke u frikësuar se ajo do të mbartëte pasojat më të mëdha.
Analistët rusë të afërt me Kremlinin po të njëjtën ditë u shprehën se, përsa u përket sanksioneve të Trumpit kundër Rosnjeftit dhe Lukoilit, në të vërtetë, ato nuk kanë kurrfarë lidhjeje me Urkainën por bëhet fjalë për përpjekjen e amerikanëve për të shtruar rrugën e tyre drejt ndikimit global të tregut energjetik për kompanitë e tyre duke eleminuar ato konkuruese – para së gjithash ato ruse. Kjo, sipas mendimit të tyre – zhvillohet paralelisht me presione politike dhe tregtare ndaj vendeve kryesore që importojnë naftë ruse – Kinë, Indi dhe Turqi, dhe në kontekstin e negociatave aktuale tregtare që po zhvillojnë aktualisht ShBA-të me ata.
Përsa u përket sanksioneve europiane të lartpërmendura kundër gazit të lëngshëm rus këtu është fjala ekekluzivisht për gazin që prodhohet nga kompania private ruse Novatek në gadishullin Jamal, në Arktikun rus. Meqënëse është fjala për një komapni private e cila vitet e shkuara merrte subvencione shtetërore duke patur parasysh projektin strategjikisht të rëndësishëm me LNG-në dhje për disa vite me radhë ishte e çliruar nga taksat e shtetit – analistët rusë mendojnë se humbja nga ana e kësaj kompanie e tregut europian në vitin 2027 do të ketë efekte minimale në buxhetin shtetëror rus. Përveç kësaj ajo kompani vetëm do t’a riorientojë të njëjtin gaz në drejtimin e Lindjes së Largët – para së gjithash drejt Kinës, gjë për të cilën ajo ka qënë e interesuar që më përpara. Kjo gjë gjithashtu do të jetë në përputhje me marërveshjen mbi rritjen e bashkëpunimin energjetik (në fushën e gazit) mes Kinës dhe Rusisë të arritur në fillim të muajit shtator në samitin e Organizatës së Shangait (SCO) të zhvilluar në Kinë.
Megjithatë, në të njëjtën kohë ata pohojnë se edhe kjo lëvizje europiane nuk është e lidhur me Ukrainën, por i nënshtrohet kërkesave të mëparshme të Uashingtonit mbi eleminimin e plotë të gazit rus nga tregu europain dhe kalimin në përdorimin e gazit të lëngshëm amerikan. Gazi i lëngshëm rus momentalisht është i dyti për nga sasia në tregun e BE-së, pas atij amerikan. Paradoksi është akoma më i madh sepse në projektin e Novotekut Yamal LNG marrin pjesë edhe kompani europiane – para së gjithash ato franceze, të cilat kanë lobuar për një kohë të gjatë në Bruksel që të mes vendosen sanksione kundër LNG ruse. Por lobimi, dhe kjo është më se e qartë, ishte i pasukksesshëm dhe u gjunjëzua në presionin e interesave gjeopolitike (para së gjithash ShBA-ve). Sepse Bashkimi Europian që në vitin 2027 do të jetë i detyruar të importojë pothuajse plotësisht gazin e lëngshëm amerikan i cili është më i shtrenjtë se ai i gazsjellësit rus nga i cili Europa ka hequr dorë që më përpara (me përjashtim të Hungarisë dhe Sllovakisë) gjë e cila nuk ka dyshim se do të shtrenjtësojë energjinë edhe kështu të shtrenjtë gjë e cila e hedh në gjunjë industrinë europiane kur vjen puna te konkurenca.
Përgigja e Putinit dhe momenti i së vërtetës
Përsa i përket Kinës, Ministria e saj e punëve të jashtme po atë ditë pasi u shpallën sanksionet e reja amerikane kundër kompanive ruse energjtike, deklaroi se Pekini vazhdon të kundërshtojë ashpër sanksionet e njëanshme amerikane (ato pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së), domethënë se do të vazhdojë bashkëpunimin me Rusinë. Në të vërtetë, as sanskionet e përmendura të BE-së kundër katër kompanive kineze, nëse vazhdojnë edhe më tej të eksportojnë naftë nga Rusia, nuk do të kenë kurrfarë ndikimi negativ mbi to sepse bëhet fjalë për kompani që bëjnë biznes ekskluzivisht në tregun kinez e kësisoj nuk janë të shqetësuar nga pasojat.
Sanksionet e reja amerikane Putini i quajti akt armiqësor i cili nuk i forcon marrëdhëniet amerikano-ruse dhe shprehu besimin se ato nuk do të ndikojnë në mënyrë thelbësore në situatën ekonomike: vërtetë do të ketë disa humbje, por sektori energjetik rus është i fortë – mendon udhëheqësi rus. Me këtë rast shtoi edhe:
“Sanksionet e reja amerikane janë përpjekje për presion ndaj Rusisë. Asnjë vend i cili respekton vetveten nuk bën asgjë nën presion. Rusia është nga ata vende të cilët e respektojnë vetveten”. Sipas Putinit edhe takimin e lartpërmendur dhe vendin e mbajtjes së tij (Budapestin) e ka propozuar Uashingtoni dhe jo Moska.
Udhëheqësi rus komentoi gjithashtu edhe lajmet mbi sulme të mundshme me raketa me rreze të gjatë veprimi thellë në territorin rus duke përdorur raketa Tomahawk. Kjo është përpjekje përshkallëzimi, por nëse kjo armë do të përdoret në sulme kundër territorit rus, përgjigja do të jetë shumë serioze, në mos shkatërruese. Le të mendojnë për këtë!”.
Pra – përfundimisht kemi ardhur te momenti i së vërtetës. E para. A është i gatshëm Trumpi që luftën ukrianase nga luftë e Bidenit t’a shndërrojë në të tijën dhe të përpiqet t’a fitojë me çdo çmim, madje dhe nëpërmjet luftës direkte të ShBA-ve me Rusinë (gjë që do të ishte treguesi më i mirë se gjatë gjithë kohës ai ka luajtur lojë por në të vërtetë që në fillim të mandatit të dytë ai ka qënë pion në duart e “shteit të thëllë” amerikan, sepse një mundësie të tillë ai i’u pat kundërvënë ashpër)? Dhe e dyta, a është i gatshëm Putini deri në fund dhe me të gjitha mjetet të mbrojë interesat ruse në Ukrainë të bëra me dije që në fillim të invazionit mbi këtë vend, në muajin shkurt 2022 dhe për të cilat që në fillim pohonte se ajo (Ukraina) përbën interes ekzistencial për Rusinë?
Kush do të mbytet më parë: Rusia apo BE?
Elitat europiane që në fillim të luftës ukrainase bënë gabimin strategjik më të shtrenjtë dhe më budalla – duke e lënë konfliktin ukrainas nën frerët amerikanë. Përveç që pas kësaj nuk vendosin për agjë kyçe kur vjen puna për mënyrën e zgjidhjes së tij, por duhet të bëjnë çfarë i urdhëron Uashingtoni, janë fshirë edhe nga çdo lloj autonomie gjeopolitike (të cilën, qoftë edhe pa sukses për shkak të luftës së brendshme në udhëheqjen e Unionit e kanë synuar për dekada të tëra), sepse ata ShBA-të i mbajnë fort për fyti me kërcënimin e Rusisë së Putinit nëpërmjet konfliktit ukrianas. Dhe as synon që t’i çlirojë nga këto kërcënime. Përse? Vetëm nga nënshkrimi i marrëveshjes mbi mbrojtjen, tejet të pakëndshme për Europën në muajin korrik të këtij viti, antarët europianë të NATO-s (pikërisht i’u mburrën për një gjë të tillë Trumpit) kanë blerë 2 miliardë dollarë armë amerikane dhe i’a kanë dërguar Ukrainës. Natyrisht që nuk kanë ndërmend të mbeten me kaq. Me siguri Trumpi fërkon duart, por kështu edhe kompleksi ushtarako-industrial amerikan dhe tërë aparati politik i cili është i përfshirë në sigurimin e biznesit të tij.
Qytetarët europianë me forca të zbehta opozitare, gjenden gjithnjë e më dobët në konfuzionin e shkaktuar, ku mediatikisht bombardohen nga lajmet mbi luftën në Ukrainë e cila çdo moment mund të kalojë edhe në vendet dhe shtëpitë e tyre për shkak të politikës së Putinit. Për këtë edhe nuk shohin sesi shtetarët e saj – si puna e Emanuel Makronit ose qoftë edhe Freidrich Merzit, të cilët brenda vendit nuk kanë pothuajse kurrfarë rejtingu popullariteti por bëhet fjalë pikërisht për “antirejting” – duke i frikësuar popujt e tyre me luftë thjesht për të shpëtuar politikat e tyre plotësisht të gabuara ekonomike, sociale dhe emigratore, për të cilat nga qytetarët tejet të pakënaqur me siguri do të duhej të shfronëzoheshin edhe para mbarimit të mandatit të tyre aktual. Njerëzit i paralizon frika nga lufta, ndërsa elitat bëjnë çfarë duan.
Politika e elitave europiane dhe rrjeta e rrezikshme në të cilën kanë rënë me paaaftësinë e tyre (e atëherë edhe ne sëbashku me ata) tani është reduktuar në pothuajse shpalljen e luftës kundër Rusisë në të gjithë segmentet e mundshme (përveç ende përfshirjes direkte në Ukrainë): ato politike, mediatike dhe kulturologjike. Pikërisht tani gjërat janë reduktuar në pyetjes së cili do të zhytet më parë – Rusia apo BE-ja?
Konkluzion: Këtë nuk e meritonim as u kemi dhënë mandat politikanëve për një gjë të tillë
Sipas mendimit tim, kjo është një pozitë katastrofale në të cilën na futën elitat tona: që praktikisht për shkak të luftës në Ukrainë ( të cilën Rusia e nisi kundër një vendi që nuk është antar i NATO-s dhe as i BE-së që të ekzistonin detyrume për mbrojtjen e tij me synim detyrimin për pranimin e sigurisë së ardhshme (theksoj SIGURISË, para të të gjithëve!) – tani shqetësohemi nëse do të shkojmë të gjithë në luftë në Frontin Lindor, apo ajo do të na vijë para dere. Kujtoj sesi bisedën mbi këtë temë, si dhe mbi fatin e Ukrainës atëbotë para lufte, domethënë në statusin e saj jashtë blloqeve, Rusia nuk arriti t’a impononte me metoda diplomatike në fundin e vitit 2021 dhe as në fillim të shkurtit të vitit 2022.
Elitat europiane atëbotë mendonin se Putini bën bllof dhe se kurrë nuk do të guxonte të sulmonte Ukrainën për shkak të vartësisë së madhe nga tregëtia me Europën. Ndërsa po lë mënjanë mundësinë që elitat amerikane dëshironin që Putini të bënte pikërisht këtë dhe rreth kësaj teze nuk jam fort i sigurtë pa marrë parasysh planet dhe operacionet e ndryshme që janë hartuar rreth Ukrianës në ShBA dhe të cilat herë pas here kanë depërtuar në hapësirën mediatike, sidomos pas revolucionit në Ukrainë të vitit 2014.
Për këtë Moska që në fillim të luftës, më saktë në fund të muajit prill 2022 në bisedimet e Stambollit me delegacionin ukrainas de facto arriti një marrëveshje joformale mbi përfundimin e luftës dhe kjo tejet e përshtatshme për Ukrainën parë nga perpsektiva e sotme (kur “më e keqja” për Kievin do të ishte heqja dorë nga kërkesa për antarsim në NATO) por ky plan shumë shpejt u hodh poshtë nga ana e Zelenskit pas “konsultimeve” me kryeministrin e atëhershëm britanik Boris Xhonson i cili me siguri ka patur miratimin e presidentit amerikan Joe Biden.
Tani jemi këtu ku jemi: Elitat europiane po na vënë në pozitat e fiseve primitive kundërshtare afrikane të cilat nuk dinë asgjë për diplomacinë, por të gjithë burimet që kanë në dispozicion i hedhin për larjen e hesapeve me fisin fqinjë të urryer në luftë deri në njeriun e fundit (nëse mbetet i gjallë ndonjë). Këtë nuk e meritonin qytetarët dhe popujt europianë as u kanë dhënë elitave të tyre mandate në zgjedhje për një gjë të tillë.
Sa larg kanë shkuar punët në këtë drejtim dëshmon edhe 23 tetori, në ditën kur u vendosën paketa e 19-të e sanksioneve të BE-së, në Budapest u zhvillua një miting i madh proteste me slloganin “Nuk duam të vdesim për Ukrianën”, ku foli personalisht edhe kryeministri i këtij vendi Viktor Orban. Atë ka kohë që e demonizojnë në Bashkimin Europian dhe këtë e bëjnë elitat udhëheqëse (mbi bazat ideologjike por edhe në ato ruso-ukrainase) dhe para pak kohësh edhe te ne në Kroaci, ndërsa – dhe kjo është interesante – njëkohësisht glorifikohet po ai Donald Trumpi të cilit elitat e lartpërmendura europiane i përulen me të bindur dhe bëjën gjithçka që ai u kërkon.
Që në shkimin të parë, edhe sikur të mos dimë asgjë tjetër – mund të shihet se në gjithë këto ka diçka që nuk shkon dhe se disa forca të panjohura dhe të forta drejtojnë proceset dhe lëvizjet e politikanëve të dalë mendsh – tërësisht të përhumbur “në qorrsokakët e ndodhive historike” – sikurse është edhe titulli i librit të presidentit të parë të ndjerë kroat Franjo Tugjman i cili i kuptonte shumë mirë raportet gjeopolitike dhe interesat e kundërvëna mes fuqive të mëdha, si dhe ndikimin e tyre në vendet dhe popujt e vegjël.
Por tani kush po e çan kokën për një gjë të tillë? Kapaciteti i sotëm i politikanëve varion mes gatishëmrisë vizionare për t’a kapur më rrënjë e me degë pas problemeve komunale qytetëse dhe atyre të nevojshme për mbrojtjen e mjedisit – madje edhe atëherë kur janë ata vetë që po e shkatërrojnë po këtë mjedis, ndërsa energjinë e fituar e bëjnë të pamjaftueshme, të pasigurtë dhe të shtrenjtë për konsumatorin fundor në krahasim me burimet tradicionale.
[i] https://www.geopolitika.news/analize/tjedna-analiza-zorana-metera-trenutak-istine-tko-ce-prije-potonuti-rusija-ili-eu/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA





























































