• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
30 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home ME TE LEXUARAT

Pse dhe si dështoi Samiti në Hanoi?

4 Mars, 2019
in ME TE LEXUARAT, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ndryshe nga pritshmëritë edhe më modeste, Samiti i II ndërmjet presidentëve Donald Trump dhe Kim Jong-un u mbyll pa asnjë rezultat konkret. Madje, bisedimet u ndërprenë para kohës së caktuar, duke anuluar drekën dhe konferencën e përbashkët të shtypit të të dy presidentëve. Mbetën vetëm eufemizmat diplomatikë justifikues të rastit “më mirë pa marrëveshje se me marrëveshje të keqe”, “bisedime konstruktive, që do vijojnë” dhe asgjë më shumë. Kancelaritë kryesore të botës, Gjermania, Japonia, Kina, Koreja e Jugut etj., shprehën zhgënjimin e tyre, por gjithsesi përshëndetën vazhdimin e këtij dialogu të domosdoshëm për paqen në Gadishullin Korean dhe në botë. Ogur i keq për Presidentin Trump që e kishte “as” të fortë nën mëngë marrëveshjen mbi çarmatimin bërthamor me Korenë e Veriut, sidomos tani kur në Uashington ai po “kryqëzohet” nga të gjitha anët, pas humbjes së shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve dhe kur në qiellin e zymtë të politikës amerikane po grumbullohen re të dendura, që paralajmërojnë stuhi të ardhshme  zgjedhore.

Përballë një dështimi të tillë, në veçanti ata që janë marrë me diplomaci nuk ka se si të mos shprehin habinë e madhe për këtë dështim spektakolar të politikës së jashtme dhe diplomacisë emblematike amerikane. A nuk e kishin pikasur ata se Kim Jong-un nuk do të “lëshonte pe” në Hanoi? Pastaj, dihet se takimet e këtij niveli janë në fakt ‘show’ politik/mediatik, sepse “menuja” e problemeve dhe hapave “kopsitet” më parë nga ekspertët dhe diplomatët. Aq më shumë kur bëhet fjalë për një samit të tillë, i cili në vend të bëhej historik, mbeti problematik dhe me më shumë pikëpyetje që kërkojnë përgjigje se Samiti i Singaporit i datës 12 qershor që të paktën doli me një deklaratë, ashtu e vakët siç ishte.

Nga reagimet dhe analizat e shumta të këtyre ditëve rezulton se ky dështim është pasojë e mosvlerësimit  sa e si duhet të fjalës dhe veprimit diplomatik, largimi nga realpolitika dhe hyjnizimi i “twiterizimit presidencial” të diplomacisë. Pa nënvlerësuar rolin e rrjeteve sociale, sidomos në drejtim të imazhit dhe dimensionit publik, diplomacia reale kërkon impenjim, vizion, parapërgatitje me kohë dhe pa ngut e eufori. Veç kësaj, “skenografia” e këtij samiti anoi dhe tentoi të ishte më tepër një “One Man Show” e presidentit amerikan, mbështetur në aftësitë e tij të njohura për ujdi biznesi. Por që nuk “pinë shumë ujë” në diplomaci, aq më tepër përballë Kim Jong-un, që ashtu si babai dhe gjyshi i tij xhonglon shumë mirë, duke shfrytëzuar edhe  fërkimet mes fuqive të mëdha, në rastin më konkret të Kinës e Koresë së Jugut me SHBA-të.

Veç kësaj, në vijim të deklarimeve superlative jo diplomatike të Trump që nga armik, tani e quan “mik”, “lider të madh” se i ka shkruar “një letër të bukur”, se “kanë rënë në dashuri”, Kim Jong-un tentoi të siguronte maksimumin gjatë këtij samiti, sidomos për lehtësimin dhe heqjen e sanksioneve, të cilat e kanë rënduar së tepërmi ekonominë dhe mirëqenien e popullsisë së atij vendi.

Kësisoj, të dy presidentët nuk e lanë diplomacinë të bënte punën e saj, sepse deshën të ishin vetë protagonistë të suksesit të pritshëm. Kjo, pasi nuk kuptuan atë çka thotë Rory Stewart, politikan, diplomat dhe shkrimtar i shquar britanik se në diplomaci “Çështja nuk është se çfarë duhet, por çfarë mund të bëhet”, sidomos duke pasur parasysh historikun e errët të marrëdhënieve mes tyre gjatë gati 7 dekadave të fundit. Rëndësi ka që e kuotuan këtë realitet, disi vonë, por prapë mirë është.

Dështimi është aq i madh sa nuk u arrit të paktën të bëhej një deklaratë e përbashkët shtypi ose një protokoll i thjeshtë me tri pika, si bie fjala mbi  hapjen e zyrave ndërlidhëse, që më vonë do t’i çelte rrugën vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, përfundimit të gjendjes së luftës të vitit 1953 dhe vijimit të demarsheve për trajtimin dhe zgjidhjen e aspekteve të shulta e të ndërlikuara të çarmatimit bërthamor të Koresë së Veriut.

Është e pakuptueshme se si diplomacia amerikane nuk e ka paraqitur këtë si variantin minimal, krahas atij maksimal, siç shkohet në këto lloj samitesh, pavarësisht nga trysnia politike? Të më falin miqtë tanë, por këto gjëra na i kanë mësuar lektorë dhe diplomatë të shquar amerikanë dhe evropianë.

Kjo tregon se politika amerikane nuk e ka kuptuar dallimin që diplomati i shquar britanik Lord Gore – Booth bën kur thotë se, “politika e jashtme është ajo çfarë bëhet, kurse diplomacia tregon se si bëhet”. Për pasojë, politika e jashtme dhe diplomacia amerikane ranë në pozitat dilenteske të “wishful thinking”, pra “dëshirës së mirë”, por vetëm aq. Shfaqja më tipike e kësaj dukurie nga pala amerikane është besimi i saj i tepruar se Koreja e Veriut mund të kryejë shpejt çarmatimin tërësor dhe të verifikueshëm bërthamor. E para, kjo kërkon kohë dhe nëse do të bëhej një ditë. Koreja e Veriut vërtet ka hequr dorë përkohësisht nga testet bërthamore dhe lëshimi i raketave balistike, por jo nga armatimi bërthamor. Ky i fundit përbën të vetmen garanci të sigurt për diktatorin Kim Jong-un. Atij nuk mund t’ia heqë këtë frikë jetike asnjë lloj premtimi, aq më tepër tani që ka parë fatin tragjik të Hussein dhe Gadafi-it.

Por, le të hyjmë pak më thellë në substancë e të tregojmë se si dhe pse të dyja palët shkuan drejt këtij dështimi?

Siç pohojnë njëzëri ekspertët dhe analistët, shkaku themelor qëndron në mos përkufizimin e pranueshëm për të dyja palët të termit dhe praktikës “çarmatimit bërthamor”. Për palën amerikane bëhet fjalë për  “çarmatim të plotë, përfundimtar dhe të verifikueshëm”. Por, pala koreane ka një përkufizim tjetër më të gjerë. Për të, çarmatimi i saj bërthamor ndërthuret njëkohësisht dhe shkallë-shkallë edhe me lehtësimin dhe heqjen e sanksioneve ekonomike të OKB-së të vitit 2016 bashkë me tërheqjen e forcave ushtarake dhe heqjen e mbulesës bërthamore amerikane nga Gadishulli Korean.

Në përputhje me këtë vizion, Kim Jong un ofroi në Hanoi çmontimin e kompleksit më të madh bërthamor të Yongbyon, në këmbim siç pohon pala koreano-veriore të heqjes së pjesshme të sanksioneve ekonomike. Por, pala amerikane pretendon se asaj iu kërkua heqja e të gjitha sanksioneve dhe pjesërisht çmontimin e kompleksit në Youngbyon dhe jo një kompleks tjetër. Kjo u bë “molla e sherrit”, që çoi në ndërprerjen e negociatave pa kaluar në aspektet e tjera. Sepse pala amerikane iu përmbajt konceptit “të gjitha, ose asgjë”, që shumë analistë e konsiderojnë si jashtë realitetit. Debatet dhe kundërshtitë që po shfaqen lidhur me këtë pretendim nga të dyja palët, edhe pse natyrisht ne i besojmë palës amerikane, gjithsesi dëshmojnë për mungesë koherence lidhur me çështjen kryesore të këtyre negociatave.

Është e vërtetë se pala amerikane kishte menduar dhe për “karotën”, ose “kulaçin” e rastit. Në këmbim të çarmatimit bërthamor, SHBA-të do mbështesin Phenianin që të zbatojë rrugën vietnameze të ekonomisë së tregut.

Ndaj, pala amerikane e zgjodhi si vend të samitit Hanoin, kryeqytetin legjendar të ish-Vietnamit të Veriut dhe tani i bashkuar. Për disa dekada, edhe Vietnami ishte pothuajse i izoluar, duke mbijetuar kryesisht falë mbështetjes kineze dhe koreano-veriore. Në këto 25 vitet e fundit pas ribashkimit dhe pasi la pas krizën kamboxhiane, Vietnami me 100 milionë banorë ka përqafuar kapitalizmin në ekonomi, nën drejtimin e Partisë Komuniste.

Sipas sondazhit të institutit të famshëm të opinionit publik, “Pew”, mbi 90 për qind e vietnamezëve janë pro ekonomisë së tregut, shifra më e lartë se në çdo vend tjetër të botës. Vietnami ka një rritje të qëndrueshme ekonomike vjetore prej 6 për qind, të ardhurat për frymë gjatë të njëjtës periudhë janë dhjetëfishuar nga 200 në 2500 euro, etj.

Pikërisht mbi këtë bazë, Presidenti Trump deklaroi se po të ndjekë rrugën vietnameze dhe të heqë dorë nga programet bërthamore, ekonomia e Koresë së Veriut  mund të rritet me shpejtësi rakete. Kësisoj, mesazhi madhor amerikan ishte se dividenti i paqes dhe bashkëpunimit është shumë më i madh dhe i leverdisshëm për këdo se kostot e paparashikueshme të konfliktit dhe konfrontimit politik, ekonomik dhe sidomos atij bërthamor.

Në fakt, ky model ka ngjallur interes te Kim Jon-un. Ndaj, pas samitit, ai vijon vizitën dypalëshe në Hanoi, e para pas 55 viteve të fundit.

Por, problemi qëndron në faktin se sado joshës ky “kulaç”, në gjendjen ku ndodhet vendi i tij, Kim Jong un ka nevojë më shumë, siç i thonë fjalës “për një vezë sot, se një pulë mot”. Sepse modeli vietnamez do kohë dhe shumë burime financiare që të realizohet, kurse nevojat ulëritëse humanitare të Koresë së Veriut nuk mundet të presin aq gjatë. 

Veç sa sipër, negocimi dhe zgjidhja e problemeve të tilla serioze kërkon paraprakisht krijimin e masave të besimit dhe sigurisë dhe për këtë nuk mjaftojnë as samitet dhe as takimet e zyrtarëve më të lartë. Duhet shumë më tepër se aq, e pse jo një “Ostpolitikë” e re koreane.

Në këtë kuptim është sinjal pozitiv që të dyja palët kanë pohuar vazhdimin e dialogut. Veçse këtë radhë, duke futur në fushën e lojës e duke u lënë kohën dhe hapësirën e duhur diplomatëve dhe ekspertëve të tyre të shquar; çarmatimi, sidomos ai bërthamor është temë shumë e ndërlikuar për t’u trajtuar vetëm nga presidentët, sado çudibërëse të jenë aftësitë e tyre, të cilat siç u pa në Hanoi, janë gjithsesi të pamjaftueshme.

Së fundi dhe që lidhet me rajonin tonë, nga ky samit dhe gjithë procesi i deritanishëm SHBA-Koreja e Veriut + ka shumë vend për të mësuar dhe reflektuar sidomos nga liderët e Kosovës në demarshet e tyre lidhur me hartimin dhe miratimin e Marrëveshjes me Serbinë dhe tezën mbi korrigjimin e kufirit. Kjo kryesisht mbasi, siç është përmendur në shkrime të tjera dhe vetë “garantët” e mëdhenj të kësaj marrëveshjeje, SHBA-të, Rusia dhe BE-ja nuk janë më ata të 20 viteve më parë; për rrjedhojë, kjo përmban në vetvete rrjedhoja pozitive, por edhe pasoja të mundshme negative dhe pasiguri serioze. Të mos harrojnë paralajmërimin e Kenedit se, “nëse në politikën e brendshme mund të humbasësh, politika e jashtme mund të të vrasë”.- gsh

Related- Posts

enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026
OP/ED

A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

7 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rusia zgjeron mobilizimin ushtarak, Zelenskyy: 10 mijë trupa koreano-veriore pritet të dislokohen

29 Shtator, 2026

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

29 Shtator, 2026
Pre-summit press conference by NATO Secretary General Mark Rutte ahead of the 2026 NATO Summit in Ankara

Rutte: Sulmet hibride të Rusisë nuk do të dobësojnë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën

29 Shtator, 2026

Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

29 Shtator, 2026

EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

29 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.