• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
29 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home EKONOMI

Pse po përplasen SHBA dhe Kina në tregti?

17 Shkurt, 2019
in EKONOMI, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Lufta tregtare me Kinën është frut i një kapriçoje të një Presidenti të çakërdisur?

Aspak: Jemi përpara një kthese vendimtare të historisë dhe të raporteve me Pekinin, që kishte bërë me dije: ”20 vite zhvillim paqësor dhe pa nevojë për luftë”, që skadojnë vitin e ardhshëm. Australia, Zelanda e Re, Kanadaja, por edhe Japonia, Koreja e Jugut dhe India po rreshtohen me Trump që të mos përpihe

Nga 13 deri më 14 nëntor 2006, për çdo ditë më mbrëmje, televizioni shtetëror kinez transmetoi një dokumentar me 12 episode, i titulluar “Da Guo Jue Qi”, domethënë “Ngritja e fuqive të mëdha”. Kështu, qindra milion spektatorëve ju treguan lindja e perandorive koloniale portugeze dhe hollandeze, revolucioni industrial i Britanisë së Madhe, mospërmbajtjet e fuqisë teutone, ndodhitë e ndryshueshme e Rusisë cariste e më pas sovjetike, themelimi dhe më pas Kriza e Madhe e Shteteve të Bashkuara. Sipas ish Sekretarit amerikan të Shtetit Henry Kissinger, ky dokumentar i paprecedent qe tentative për të popullarizuar një reflektim të nisur zyrtarisht disa kohë më parë lidhur me “periudhën e mundësisë strategjike” të vendit, siç ishte pagëzuar në disa analiza të kryera nga Partia Komuniste Kineze.

Një periudhë që po t’u përmbahesh autoriteteve të Pekinit do të përkonte me 20 vitet e para të shekullit të XXI-të. Mbi bazën e këtij parashikimi, midis viteve 2000 e 2020, Kina bashkëkohore do të mund të zhvillohej ekonomikisht e ushtarakisht pa mbetur ndërkohë e përfshirë në asnjë konflikt të rëndësishëm të armatosur. Ama me kush që të shmangte gabimet e fuqive të mëdha që e kishin paraprirë. Sipas kësaj analize të Partisë Komuniste, në vitin 2019 ngjitja 20 vjeçare e “qetë” e ish Perandorisë Qiellore tashmë thuajse do të kish përfunduar. Nj lexim josipërfaqësor i marrëdhënieve aktuale kino – amerikane dhe, për pasojë, kino – perëndimore, ndoshta mund të niset nga këtu: çfarë ndodh kur “periudha e mundësisë strategjike” e Kinës është në përfundim?

Për të dhënë një shembull të nxjerrë nga kronika e këtyre orëve, ndodh që George Soros, financier dhe filantrop amerikan me origjinë hungareze, të ndërhyjë në Ëorld Economic Forum e Davosit për të folur për impaktin e inteligjencës artificiale ndaj demokracisë dhe ta cilësojë kështu Presidentin kinez: “Xi Jinping është armiku më i rrezikshëm i shoqërive të hapura”. Deklarata agresive e Soros, armik i njohur i Donald Trump në shërbim përgjithmonë efektiv, duhet të bindë më së fundi disa komentatorë dhe analistë europianë që t’i lexojnë cum grano salis raportet aktuale midis Uashingtonit dhe Pekinit, pa harruar dy vite fërkime midis administratës aktuale amerikane dhe homologes së saj kineze sikur të ishin frut i një kapriçoje të një Presidenti jokonvencional.

Nga ana tjetër, një perspektivë jo ekskulzivisht Uashington – centrike mbi marrëdhëniet kino – amerikane do ta zhbënte tashmë një paragjykim kaq sipërfaqësor. Le të shikohet ajo që ka ndodhur në këtë fillimviti në Australi, demokracia e ndodhur në periferinë më ekstreme gjeografike të anglosferës dhe komshie me Kinën.

Nga njëra anë Kryeministri australian, liberalo – konservatori Scott Morrison, sapo ka përfunduar një mission të pazakontë diplomatik në disa ishuj të Paqësorit, duke shpalosur, për sa e mundur, soft poëer e Canberra: në Vanuatu, ku një kryeministër australian në vizitë zyrtare nuk shikohej nga viti 1990, duke premtuar infrastruktura dhe hapje tregtare; në Ishujt Fiji, vend që vitin e kaluar pas ndërhyrjeve të shumta australiane e braktisi idenë për të mirëpritur një bazë ushtarake kineze, duke synuar mbi infrastrukturat dhe emigrimin e rregullt. Në të njëjtën kohë, një tjetër mision qeveritar në Kinë, ai i Ministrit australian të Mbrojtjes Christopher Pyne, është varrosur nga një krizë diplomatike e shpërthyer papritmas

Yang Hengjun, ish burokrat i Partisë Komuniste Kineze me një jetë të dytë si shkrimtar librash thriller i natyralizuar australian, është arrestuar në fakt nga autoritetet e Pekinit – me akuzën e vënies në rrezik të sigurisë kombëtare – pavarësisht vizitës së eksponentit të ekzekutivit të Canberra.

Një gjë e paparashikuar që është verifikuar menjëherë pas protestive zyrtare të Australisë për ndalimin në Kinë të dy qytetarëve kanadezë, biznesmenit Michael Spavor dhe ish diplomatit Michael Kovrig, edhe ata të akuzuar se po konspironin kundër sigurisë shtetërore dhe ndalimi i të cilëve është interpretuar nga shumë anë si një hakmarrje për arrestimin në Kanada të drejtueses së Huaëei, Meng Ëanzhou. Tri episode në harkun e nja 10 ditëve që konfirmojnë sesi kapaciteti amerikan për të ndërvepruar me Kinën dhe ndoshta t’i influencojë zgjedhjet e saj nuk mund të kuptohet plotësisht pa mbajtur parasysh efektin “shumëfishues” të luajtur në këtë aspekt nga aleatët e Uashingtonit.

E vërtetë, administrata Trump nuk duket se i mban kushedi se çfarë parasysh organizatat klasike multilaterale: për shembull, në frontin aziatik Uashingtoni ka braktisur marrëveshjen e tregëtisë së lirë TPP që “rrethonte” Kinën dhe ka kontribuar deri më tani të humbasë fuqi Organizata Botërore e Tregtisë (ËTO), që sipas disa përbënte instrumentin kryesor për të mbajtur nën fre parregullsitë tregtare të kryera nga Kina.

Megjithatë, deri edhe analistë shumë kritikë ndaj asministratës aktuale – si ata të Brookings Institution – e pranojnë se, në rast të konfrontimit në largësi me Pekinin, një formë e çfarëdoshme bashkëpunimi multilateral Trump herëpasëhere e ka arritur. Rasti më evident ka ndodhur në fundin e vitit 2018, kur vendet e grupit Five Eyes – Australi, Kanada, Zelandë e Re dhe Mbretëri e Bashkuar që bashkëpunojnë me “syrin” amerikan – formalisht i janë bashkuar dënimit publik të Shteteve të Bashkuara kundër kibernospiunazhit të zbatuar nga Kina. Aktivizmi i ri australian në zonën e Paqësorit, për të cilin folëm më sipër, është një tjetër shembull i kësaj loje në ekip.

Për të përballuar Pekinin, administrata Trump nuk ja përton që të përdorë atë që mund ta quajmë një multilateralizëm empirik dhe selektiv. Përtej përkufizimit të një qasjeje të tillë, është e rëndësishme të nënvizohet se pse krijimi i një fronti të ngjashëm që ka si objektiv frenimin kinez mund të realizohet pikërisht në këtë moment historic dhe falë bashkëpunimit të vendeve demokratike më të afërta gjeografikisht dhe ekonomikisht me Kinën – domethënë Australia, Zelanda e Re, Kanadaja, por edhe Japonia, Koreja e Jugut dhe India. Në fakt, me afrimin e 2020 që konvencionalisht përkon me fundin e ngritjes paqësore kineze, janë këto vende që i frikësohen të parët asaj që do të ndodhë pas së ashtuquajturës “periudhë mundësie strategjike”.

Një vend si Australia, “kanarinë” demokratike ne “minierën” e kapitalizmit autoritar kinez, qysh sot pëson në mënyrë massive ndërhyrjet e Pekinit në jetën e saj demokratike. Gjithmonë Australia është vendi i parë që shikon t’i shfaqet përpara kufijve të vet një forcë ushtarake, që siç lexohet në një raport të fundit të Defence Intelligence Agency për ushtrinë e Pekinit, është tashmë në gjendje të menaxhojë një konflikt rajonal dhe njëkohësisht të arrijë objektiva ushtarake armike në të gjithë botën (megjithëse pa mundur akoma të dislokojë kudo forcat konvencionale). Duke pasur parasysh këtë perspektivë më pak Uashington – centrike, “tweet”-imet bombastike të Trump për Kinën marrin një domethënie dhe peshë të ndryshme.

Jo rastësishst, një qëndrim retorik dhe diplomatik më i zhdërvjelltë ndaj lidershipit kinez nga ana e administratës amerikane has një vlerësim të përhapur në aparatet diplomatike dhe të sigurisë të vendeve – si Australia e Japonia – legjitimisht më në ankth që të kuptojnë evoluimin e parabolës kineze. “Pikëpyetja e madhe ështe nëse përballë një forme rezistence të koncertuar në nivel ndërkombëtar, jo vetëm nga ana e Shteteve të Bashkuara, por edhe të aleatëve të tyre të shumtë, Presidenti Xi do t’i modifikojë bindjet apo pozicionet e tij lidhur me ndonjë temë”, ka shkruar Richard McGregor i think tank australian Loëy Institute, duke individualizuar kështu arsyen e “multilateralizmit empirik” të ri me shtytje amerikane.

Basti që autorë të caktuar në zonën aziatike duket se duan të vënë tani ndaj Kinës ngjan me atë të një prindi ndaj fëmijës adoleshent shumë të papërmbajtur. Babai dhe nëna fillojnë e ashpërsojnë tonet me shpresën që të ndryshojnë qëndrimet më të rrezikshme të adoleshentit, përpara se fëmija të rritet dhe të jetë tepër vonë ta kandisësh të ndryshojë.

Nëqoftëse “periudha e mundësisë strategjike” të Pekinit që po shkon tashmë drejt fundit ngjan me adoleshencën e fuqisë bashkëkohore kineze, atëhere për Canberra, Tokyo apo Ottaëa nuk duket aspak e ngutur që të bëhen bashkë me Shtetet e Bashkuara lidhur me këtë çështje. Asnjë diplomat apo ushtarak – australian, kanadez apo japonez – natyrisht që nuk do ta përdorë kurrë një metaforë të tillë pedagogjike në publik, por delimitimi sot i perimetrit të sjelljeve kineze të konsideruara të pranueshme në skakierën ndërkombëtare mund të jetë rruga e vetme për të shmangur probleme më të mëdha nesër.- Geopoliticus

Related- Posts

EKONOMI

Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

22 Shtator, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
EKONOMI

Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

10 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rusia zgjeron mobilizimin ushtarak, Zelenskyy: 10 mijë trupa koreano-veriore pritet të dislokohen

29 Shtator, 2026

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

29 Shtator, 2026
Pre-summit press conference by NATO Secretary General Mark Rutte ahead of the 2026 NATO Summit in Ankara

Rutte: Sulmet hibride të Rusisë nuk do të dobësojnë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën

29 Shtator, 2026

Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

29 Shtator, 2026

EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

29 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.