• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Asambleja Kombëtare e PS-së, përplasje të hapura brenda shumicës: Rama largon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, kërkon përjashtimin e Spiropalit

    Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare, Rama përcakton prioritetet politike për vitin 2027

    Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, detyrime të reja për institucionet e gjoba deri në 10 milionë lekë

    Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

    Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet me Francën pas sulmeve kibernetike iraniane

    Rama në Paris: Europa duhet të përballet me “djallin” e medieve sociale

    Kryeministri Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

    Presidenti Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

    SPAK nis hetimet për “The Albanian Files”, në kallëzim përfshihet kryeministri Edi Rama

  • SOCIALE / KULTURË

    PORTRET I PAAUTORIZUAR

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Nga Jalta në Shenzhen: SHBA, Kina dhe Rusia përballë riformësimit të rendit botëror

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    27 December 2024, Berlin: German President Frank-Walter Steinmeier speaks during a press conference. Steinmeier has announced the dissolution of the German Bundestag. as well as set the date for early elections on February 23. Photo: Soeren Stache/dpa

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

    Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Sa mund ta pengojë Beogradi regjistrimin e Trepçës si ndërmarrje publike?

7 Mars, 2019
in I pakategorizuar
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Punonjësit serbë të Trepçës në veri, nuk pranojnë të regjistrohen si aksionar në këtë ndërmarrje. Qeveria në Prishtinë për këtë veprim po e akuzon Beogradin zyrtar.

Ndërmarrja industriale metalurgjike Trepça, nuk po mund të regjistrohet si ndërmarrje publike me aksione edhe të punëtorëve, për faktin që punëtorët serb të kësaj ndërmarrje nuk po pajtohen të kryejnë procedurat e regjistrimit, ku të gjithë punëtorët e Trepçës me 20% janë aksionerë. Ata po i përgjigjen thirrjes së Beogradit zyrtar që mos ta kryejnë këtë procedurë, bënë të ditur kryeministri Ramush Haradinaj. Një muaj më parë, Kuvendi i Kosovës, miratoi statutin e Trepçës duke e shndërruar këtë organizatë nga ndërmarrje publike me 80% aksione në pronësi të shtetit të Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u bënë thirrje minatorëve të Trepçës nga komuniteti serb që “të mos bien pre e Beogradit zyrtar”.

“Statuti është i aprovuar, tash është pjesa administrative, është në proces. Pra, ajo që është risi, diçka e re dhe që është diçka e merituar, minatorët më nuk janë veç punëtorë, por janë edhe pronarë të Trepçës. 20 përqind të aksioneve të përgjithshme të Trepçës janë të minatorëve, të shqiptarëve por edhe të serbëve në veri. I bëj thirrje minatorëve të përkatësisë etnike serbe të Kosovës, ta fitojnë të drejtën ligjore dhe të mos bien në ndikimin e Beogradit lidhur me statusin e tyre si aksionar”, thotë Ramush Haradinaj.

Dimkiq: Statuti i ri i Trepçës nuk sjell asgjë

Përfaqësuesit e serbëve kanë tri vende të rezervuara në BORD-in e Trepcës, po ata nuk marrin pjesë në këtë BORD.

“Është një vendim që parlamenti i Kosovës e ka marrë edhe me ligj, edhe me statut dhe tani edhe regjistrimi i aseteve që do të bëhet, parasheh inkuadrimin e minoritetit serb në bordin e Trepçës, ku tre vende nga nëntë janë paraparë për serbët për shkak të rëndësisë që ka pjesa biznesore në veri”, ka thënë ministri i zhvillimit ekonomik Valdrin Lluka.

E menaxhmenti i shkritores së Trepçës që gjendet në pjesën veriore të Kosovës, refuzon të përfshihen në BORD dhe t’i japin përgjegjësi, BORD-it të Trepçës. Jovan Dimkiq, që vetën e quan drejtor gjeneral të “Trepçës” në veri të Mitrovicës. Sipas Prishtinës zyrtare ai është me mandate të skaduar, u ka thënë medieve lokale serbe që statuti i Trepçës i miratuar nga institucionet në Prishtinë nuk do të prodhojë asgjë që do t’i bënte punëtorët të kenë perspektivë më të mirë.”Deklaratat nga Prishtina se me miratimin e statutit të Trepçës është shënuar një ditë historike për Kosovën i kuptoj vetëm si tendencë të tyre për ndonjë qëllim politik. Nga aspekti ekonomik, shumë më mirë do të ishte sikur të gjendej një plan ose program për zhvillimin dhe për avancimin e prodhimit për “Trepçën” në jug, sepse “Trepça” në veri shënon rezultate të mira prodhuese dhe financiare. Statuti nuk do të ndikojë në prodhim, në të ardhurat e punëtorëve, në ardhjen e investitorëve potencialë dhe në asgjë që do të bënte punëtorët të kenë perspektivë më të mirë”, citohet të ketë thënë Jovan Dimkiq. Edhe Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të “Trepçës” në veri, ka dalë me një komunikatë, ku ka njoftuar se “nuk do të zbatojnë asnjë nga ligjet dhe as vendimet e “Trepçës” në jug e as kërkesën e tyre për të aplikuar për regjistrimin e ndërmarrjes si shoqëri aksionare”.

Brüssel EU | Gespräche Verhältnis EU - Kosovo (European Union/C. Dogas)

Kritika Prishtinës zyrtare ju ka drejtuar edhe shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke thënë se “autoritetet në Kosovë nuk janë në gjendje të menaxhojnë me sukses kombinatin Trepça që është nën kontrollin e tyre dhe që është jo dobiprurës, ndërsa që duan ta vënë në kontroll edhe kombinatin Trepça-veri, i cili ekonomikisht është i suksesshëm dhe dobiprurës”.

Lluka: Ka interesim të investitorëve të huaj për Trepçën

Ministri i Zhvillimit Ekonomik në qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka, thotë se ka interesim prej investitorëve të huaj për Trepçën. “Ka një imazh të mirë për Trepçën, sepse dihet për vlerën e resurseve që gjenden në Trepçë. Kështu që interesim ka, i kemi pasur deri më tani katër kompani që kanë ardhur për vizitë kryesisht nga Kanadaja, të cilët kanë shprehur interesim. Ka edhe kompani të tjera nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kështu që ka interesim. Prandaj, tërheqja e investitorëve nëse bëhet me një proces të mirë dhe transparent dhe të besueshëm nuk do të jetë problem për Trepçën”, thotë ministri Lluka.

Autoritetet e Beogradit vazhdimisht kërkojnë që cështja e kombinatit metalurgjik Trepca të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi ndërsa, Prishtina zyrtare e refuzon këtë në mënyrë kategorike. Mediet në Serbi një muaj më parë duke ju referuar Trepcës, publikuan një deklaratë të zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijancic, e cila deklaroi se, “të gjitha çështjet e pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të zgjidhen vetëm nëpërmjet dialogut”. E kjo deklaratë e irritoi kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, që e cilësoi si reagim të BE-së kundër miratimit në kuvend të statusit të Trepçës. “Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës”, pati reaguar Kryeministri Ramush Haradinaj.

Gjuriq: Kosova nuk e menaxhon dot me sukses kombinatin

Për Serbinë ndërkaq, çështja e Trepçës nuk është e zgjidhur akoma, ndërsa, për Prishtinën zyrtare kjo çështje ka marrë fund në vitin 2016 ku Kuvendi i Kosovës pati miratuar ligjin për Trepçën që e shndërron atë në një ndërmarrje me shumicën e aksioneve shtetërore. Menjëherë pas këtij vendimi qeveria në Beograd pati anuluar siç thotë “vendimin e Prishtinës dhe të gjitha veprimet juridike që pasojnë atë”.

Marko Djuric (picture-alliance/AP Photo/D. Vojinovic)

Beogradi zyrtar pretendon se në strukturën e pronësisë të Trepçës, aksionari më i madh është Fondi për Zhvillimin e Republikës së Serbisë me rreth 57 për qind, ndërsa aksionerët e tjerë më të vegjël, kryesisht janë kompanitë dhe bankat serbe, si dhe disa aksionerë të huaj. E zyrtarë të qeverisë së Kosovës thonë se “fondi i investimeve serbe” për të cilin po flet qeveria në Beograd, “është një fond i krijuar në kohën e Milloshevicit dhe për këtë arsye për qeverinë e Kosovës ai fond është i dyshimtë”.

“Çdo pronë në Republikën e Kosovës është pronë e Kosovës dhe kjo është përcaktuar qartë edhe me pakon e Ahtisarit dhe më vonë edhe me Kushtetutën e Kosovës”, i tha DW një zyrtar i qeverisë.

Gjiganti industrial Trepça, pas Luftës së Dytë Botërore u shtetëzua dhe shndërrua në industri të mineraleve metalurgjike-kimike të plumbit dhe zinkut, e cila në atë kohë punësoi rreth 20.000 punëtorë dhe prodhonte rreth 70% të burimeve minerale të ish-Jugosllavisë. Në shkurt të vitit 1989, kur Sllobodan Milloshevici hoqi autonominë e Kosovës, rreth 1300 minatorë të Stan Tërgut një nga minierat e Trepçës, hynë në grevë urie në shenjë mbështetje të ruajtjes së autonomisë së Kosovës. Pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe vendosjen e administratës së OKB-së, UNMIK, në vitin 2000 ky mision mori përsipër menaxhimin e procesit të riaktivizimit të Trepçës. Kjo ndërmarrje që ishte nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, (AKP) për gjithë këto vite funksionoi me kapacitete të limituara. Aktualisht Trepça, përbëhet prej 41 njësive të ndryshme, që radhiten kryesisht në tri komplekse të mëdha, në miniera me flotacione, në parkun industrial në Mitrovicë dhe në kompleksin e shkritoreve që gjenden në pjesën veriore të Mitrovicës./dw

Related- Posts

Bota

SHBA–Kinë–Rusi: Samit historik trepalësh në Shenzhen – A po hapet një kapitull i ri në diplomacinë e fuqive të mëdha?

14 Nëntor, 2026
FOKUS

Evropa përballë negociatave për Ukrainën: A rrezikon kontinenti të mbetet jashtë vendimmarrjes për sigurinë e vet?

14 Nëntor, 2026
Bota

Merz paralajmëron Trump për takimin me Putinin në Kinë: Mos përsëritni skenarin e Alaskës

14 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

SHBA–Kinë–Rusi: Samit historik trepalësh në Shenzhen – A po hapet një kapitull i ri në diplomacinë e fuqive të mëdha?

14 Nëntor, 2026

Evropa përballë negociatave për Ukrainën: A rrezikon kontinenti të mbetet jashtë vendimmarrjes për sigurinë e vet?

14 Nëntor, 2026

Merz paralajmëron Trump për takimin me Putinin në Kinë: Mos përsëritni skenarin e Alaskës

14 Nëntor, 2026

Asambleja Kombëtare e PS-së, përplasje të hapura brenda shumicës: Rama largon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, kërkon përjashtimin e Spiropalit

14 Nëntor, 2026

Kryediplomati kinez bën thirrje për dialog të vazhdueshëm mes Kinës dhe ShBA-së

14 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.