• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Asambleja Kombëtare e PS-së, përplasje të hapura brenda shumicës: Rama largon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, kërkon përjashtimin e Spiropalit

    Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare, Rama përcakton prioritetet politike për vitin 2027

    Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, detyrime të reja për institucionet e gjoba deri në 10 milionë lekë

    Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

    Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet me Francën pas sulmeve kibernetike iraniane

    Rama në Paris: Europa duhet të përballet me “djallin” e medieve sociale

    Kryeministri Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

    Presidenti Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

    SPAK nis hetimet për “The Albanian Files”, në kallëzim përfshihet kryeministri Edi Rama

  • SOCIALE / KULTURË

    PORTRET I PAAUTORIZUAR

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Nga Jalta në Shenzhen: SHBA, Kina dhe Rusia përballë riformësimit të rendit botëror

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    27 December 2024, Berlin: German President Frank-Walter Steinmeier speaks during a press conference. Steinmeier has announced the dissolution of the German Bundestag. as well as set the date for early elections on February 23. Photo: Soeren Stache/dpa

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

    Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI KOSOVA

SHBA apel edhe Kosovës, edhe Serbisë: Ndalni provokimet!

1 Mars, 2019
in KOSOVA, NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dy zyrtarët e lartë amerikanë, zëvendësdrejtori për Evropë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) John Erath, dhe Drejtori i NSC-së për Çështje Evropiane, Brad Berkley, kërkuan nga Prishtina dhe Beogradi që të “përmbahen nga veprimet provokuese që do ta bënin të vështirë arritjen e një marrëveshje”, Kosovë-Serbi. Pas vizitës në Beograd dhe takimeve që patën për dy ditë radhazi në Prishtinë me të gjithë udhëheqësit politik nga pozita dhe opozita, John Erath dhe Brad Berkley, thanë se “dialogu Kosovë-Serbi duhet të kthehet në binarë”, thuhet në një komunikatë të ambasadës amerikane në Prishtinë.

Deklarata e ambasadës amerikane

“Mysafirët erdhën për të përforcuar porosinë e presidentit Trump “për të zënë këtë moment unik … dhe për t’u përmbajtur nga veprimet që do ta bënin arritjen e një marrëveshjeje më të vështirë”. Në të dyja kryeqytetet ata theksuan shqetësimin e Shtëpisë së Bardhë se dialogu duhet kthyer në binarë, dhe se të dyja palët duhet të ndërprejnë veprimet provokuese dhe të ndërmarrin hapa konstruktivë për t’u kthyer në tryezën negociuese”, thuhet në deklaratë. Dy zyrtarët e lartë të administratës së Presidentit Donald Trump, i kërkuan Prishtinës zyrtare që ta heqë taksën ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, dhe Kosova të rreshtohet përkrah SHBA-së.

“Mysafirët përsëritën mesazhin e tyre nga letra ndër-institucionale e 11 shkurtit (lexo: letër që Donald Trump e ka dërguar në Prishtinë) se taksat në prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës janë pengesë në rrugën drejt progresit, e minojnë partneritetin tonë, dhe duhet të pezullohen në mënyrë që dialogu me Serbinë të lëvizë përpara. Ata theksuan urgjencën që Kosova të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, dhe rreshtimin SHBA-Kosovë për këtë interes të përbashkët strategjik”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

Haradinaj mbetet këmbengulës

Duket se as kjo vizitë e dy zyrtarëve të lartë amerikanë, dhe këshillat e tyre nuk e bindën kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj që ta heqë taksën ndaj Serbisë. Ai thotë se “një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, do ta rregullojë edhe tregtinë e lirë Kosovë-Serbi”, duke treguar se cilat argumente u ka sqaruar zyrtarëve amerikanë. “Dialogu duhet të vazhdojë dhe duhet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative ligjore në kufijtë ekzistues. Heqja e taksës në kuadër të një kontrate, pra të një marrëveshjeje kontratë për njohje reciproke Kosovë- Serbi, ku aty i dimë të gjitha temat përfshirë edhe tregtinë e lirë. Në gjendjen çfarë është sot, është e pamundur të merret një veprim për pezullim të taksës “, ritheksoi Haradinaj.

I pyetur nga gazetarët se kur kryeministrit do t’i mbushet mendja që ta pezullojë taksën, Haradinaj përgjigjet. “Normalisht, se na e mbush mendjen edhe ekzistojnë dy pamje për ta parë tarifën. Një është kur e shohim si pengesë për t’u kthyer në dialog. Tjetra është si ndihmesë për t’u arritur marrëveshja më shpejt, për shkak se koha tash nuk i kushton më vetëm Kosovës, por edhe Serbisë besoj. Problemi i taksës nuk ndërlidhet me faktorin ndërkombëtar, por me qëndrimet e Serbisë karshi shtetit të Kosovës”, tha Ramush Haradinaj.

Politika kosovare e ndarë

Nga ana tjetër, pos kryeministrit Ramush Haradinaj, është presidenti Hashim Thaçi, por edhe disa përfaqësues të tjerë politikë, përfshirë këtu edhe njërin nga liderët e opozitës, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK) Isa Mustafa, që kanë bërë thirrje të respektohet këshilla amerikane, sepse, Kosova nuk guxon të prishë marrëdhëniet me SHBA-së. Presidenti Thaçi, takoi të enjten ekipin shtetëror për dialog me Serbinë, së bashku me zyrtarët amerikanë, ndërsa, një takim të veçantë të mërkurën në mbrëmje Thaçi zhvilloi me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

”Me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë, Republika e Kosovës nuk do t’i rrezikojë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe miqësinë speciale me SHBA-në. Të gjithë anëtarët e Ekipit Negociator kanë shprehur shqetësimin për veprimet agresive të Beogradit, por në të njëjtën kohë kanë shprehur edhe gatishmërinë e tyre për respektimin e këshillës së SHBA-së për suspendimin e taksës dhe rifillimin e dialogut në Bruksel”, thotë Presidenti në një deklaratë për medie.

LDK: Të hiqet dorë nga ndërrimi i kufijve

E kryetari i partisë më të madhe opozitare LDK, Isa Mustafa, në një postim në rrjetin social tregoi se çfarë ka biseduar me Presidentin Thaçi. ”Kërkova nga Presidenti që të heqë dorë nga orientimi i tij dhe diskursi politik për korrigjim të kufijve, në mënyrë që të krijohet një ambient normal për dialog dhe të evitohet frika nga dialogu. Se LDK nuk do të pajtohet ne asnjë mënyrë që të dialogohet për territorin, sepse kjo ç në rihapje të shtetësisë. Po ashtu, theksova se është përgjegjësi e koalicionit qeverisës që të gjejë zgjidhje, në mënyrë që të ruhet partneriteti me SHBA-të, si aleatin tonë strategjik. Ia shpreha qëndrimet e LDK-së për dialogun dhe nevojën që para dialogut të shkohet në zgjedhje, për të siguruar legjitimitetin”, shkroi Isa Mustafa.

Skena politike kosovare nuk duket se do të flas me një zë sa i përket taksës ndaj Serbisë dhe qasjes së dialogut. E nga ana tjetër, Serbia thotë se nuk rifillon dialog me Kosovën, pa heqjen e taksës. Sipas një komunikate të ditës së mërkurë nga zyra e Presidentit Vuçiq, thuhet se ky i fundit “pret nga bashkësia ndërkombëtare që të mos heshtë ndaj faktit se përfaqësuesit e Kosovës nuk e kanë zbatuar Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 dhe se kanë vendosur taksa anticivilizuese ndaj mallrave nga Serbia. Vetëm kur të përmbushet kjo kërkesë, atëherë krijohen kushtet për vazhdimin e dialogut me Kosovën”, citohet të ketë thënë Aleksandër Vuçiq. Me 21 nëntor të vitit të shkuar qeveria e Kosovës vendosi tarifë shtesë 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, për shkak të siç thotë kryeministri Ramush Haradinaj, ”agresionin politik dhe diplomatik të Serbisë ndaj Kosovës”. Përfaqësues të institucioneve në Bruksel të BE-së dhe SHBA-së vazhdojnë të kërkojnë nga qeveria e Kosovës që ta heq taksën ndaj mallrave serbe dhe t’i hapet rruga dialogut Kosovë-serbi për një marrëveshje finale ligjërisht obliguese për të dyja vendet.

Related- Posts

NGJARJE

Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, detyrime të reja për institucionet e gjoba deri në 10 milionë lekë

13 Nëntor, 2026
27 December 2024, Berlin: German President Frank-Walter Steinmeier speaks during a press conference. Steinmeier has announced the dissolution of the German Bundestag. as well as set the date for early elections on February 23. Photo: Soeren Stache/dpa
KOSOVA

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

9 Nëntor, 2026
KOSOVA

Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

8 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

SHBA–Kinë–Rusi: Samit historik trepalësh në Shenzhen – A po hapet një kapitull i ri në diplomacinë e fuqive të mëdha?

14 Nëntor, 2026

Evropa përballë negociatave për Ukrainën: A rrezikon kontinenti të mbetet jashtë vendimmarrjes për sigurinë e vet?

14 Nëntor, 2026

Merz paralajmëron Trump për takimin me Putinin në Kinë: Mos përsëritni skenarin e Alaskës

14 Nëntor, 2026

Asambleja Kombëtare e PS-së, përplasje të hapura brenda shumicës: Rama largon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, kërkon përjashtimin e Spiropalit

14 Nëntor, 2026

Kryediplomati kinez bën thirrje për dialog të vazhdueshëm mes Kinës dhe ShBA-së

14 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.