• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
23 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Trampi dhe gjeneralët

14 Tetor, 2025
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Boshko Jakshiç-Vreme[i]

Presidenti i Amerikës urdhëron ushtrinë që qytetet amerikane të shfrytëzohen si poligone trajnimi për luftën kundër “terrorizmit vendor dhe dhunës politike të organizuar”.

Pamje nga Çikago: dronët dhe helikopterët në qiell ndërsa nëpër rrugë automjete ushtarake, pjestarët e Gardës Kombëtare  me uniforma maskimi dhe afro 300 agjentë federalë nga agjensi të ndryshme. Gjatë natës bastisje dhe arrestime masive. Garda Kombëtare është nëpër rrugët e Uashingtonit, Los Anxhelosit, Portlandit dhe Oregonit, qytete që po bëhen fronte të luftës urbane të cilën e ka nisur Donald Trampi kundër kriminalitetit dhe emigracionit ilegal.

“Gjatë vitit 2016 kam deklaruar se jam zëri juaj”, tha Trampi në një miting parazgjedhor në Teksas. “Sot shtoj: unë jam luftëtari juaj. Unë jam drejtësia juaj. Për ata të cilëve u është bërë padrejtësi dhe tradhëti, unë jam hakmarrja juaj”. Duke mos fshehur ambicjet absolutiste, presidenti, i cili shpresoi çmimin Nobel për paqen, e ka ndryshuar emrin e Ministrisë së mbrojtjes në Ministri të luftës, ndërsa tani përpiqet në mënyrë agresive të politizojë ushtrinë. Ushtria sipas vizionit të tij ka rolin i cili duhet të dalë nga kuadri kushtetues. Militantizmi që shpalosi Trampi gjatë demonstratave pas vrajes së afroamerikanit Xhorxh Fllojd në vitin 2020, tregon se sa shumë dëshirë ka ai të mbështetet të forca. Qëkur e pati humbur pushtetin, përsëriti se i vjen keq që nuk e kishte shpërndarë ushtrinë nëpër tërë vendin dhe se nuk do të frenohet t’a bëjë këtë nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë. Tani i ka ardhur rasti. Gardës Kombëtare i dërgon adresa simptomatike: në “qytete të rrezikshme” dhe shtete federale – të cilët kontrollohen nga demokratët. Përpiqet t’a kthejë në gjë normale praninë e ushtrisë në Nju Jork, Los Anxhelos, San Françisko apo Çikago duke i përhkruar këto qytete si “vende shumë të pasigurtë” dhe paralajmëron se do të vazhdojë me përdormin e ushtrisë.

Trampi para pak koësh nënshkroi urdhërin ekzekutiv sipas të cilit forcat kombëtare të rendit dhe potencialet ushtarake mund të përdoren në luftën kundër “terrorizmit vendor dhe dhunës politike të organzuar”, gjë që administratës i mundëson hetime dhe përndjekje të kundërshtarëve politikë. Kritikët vlerësojnë se është e kundërligjshme të përdoret ushtria për të shuar rezistencën ndaj administratës së tij gjithnjë e më pak popullore.

PËRBINDËSHI I LUFTËS CIVILE

Skena politike amerikane vitet e fundit është e mbushur nga shpërthime të papara dhune. Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë civile. Megjithëse ka edhe të tillë që mendojnë se është në atë rrugë, e kësisoj shtrohet gjithnjë e më fort pyetja: cili është pozicioni i ushtrisë në një ambjent të mbushur me shkëndija? Si do të sillet estabilishmenti ushtarak në kohët e dhunës politike?  Ushtria është e disiplinuar dhe, sipas Kushtetutës është nën kontrollit e presidentit, komandant i përgjithshëm, dhe nën kontrollin civil të Kongresit. Ushtria duhet të jetë e gatshme për të ndërhyrë në politikë nëse Unioni është në rrezik. Puna është se cili është ai që e përcakton rrezikun. Trampi ka një përgjigje: Unë, Mbreti Diell. Ai në mandatin e tij të parë ishte i bindur se ushtria po e groposte agjendën e tij politike dhe po përpiqej të pengonte realizimin e saj në praktikë. Tani dëshiron t’a vërë plotësisht ushtrinë.nën kontroll

Në fjalimin e pazakontë drejtuar rreth 800 gjeneralëve dhe admiralëve të cilët ishin  thirur nga të katër anët e botës, nën masa të rrepta sigurie, në bazën e marinsave “Kuantiko” në Virgjinia, ministri i luftës Pit Hagset dhe Trampi mbajtën fjalime me ngjyrime të hapura republikane, në të cilët i bënë thirrje ushtrisë të kthente “etosin e luftëtarit”. Komandantëve ushtarakë u përcaktohen prioritete të reja: qytetet amerikane duhet të jenë “qendra trajnimi” për trajnimin e luftarëve të ardhshme, ushtria duhet të mundë “vok Kulturën”, pas së cilës qëndrojnë “armiqtë nga brenda”. “Situata nuk do të vihet nën kontroll nëse nuk përziheni ju”, urdhëroi Trampi, duke u përpjekur që fokusin e ushtrisë nga armiku i jashtëm t’a kalojë te ai i brendshëm, megjithëse kjo është në kundërshtim me pozitën kushtetuese të ushtrisë.

Presidenti i cili ka kontribuar në mënyrë kolosale që Amerika të jetë e ndarë në mënyrën më të rrezikshme, ndoshta që nga koha e luftës civile, i cili refuzon të promovojë dekorimin e ushtarakëve që kanë shërbyer nën komandantët që nuk i duron, tani kërkon që “fryma e luftëtarit” të rikthehet në radhët e ushtrisë. Rreth 1,3 milionë aktivë dhe 76.500 pjestarë të sistemit rezervë të ushtrsë amerikane i përgjigjet lidertit civil gjë cila është tradita prej dy shekujsh e gjysëm, por Trampi përpiqet të shkatërrojë traditën dhe synon që ushtrinë t’a përdorë kundër “marksistëve dhe majtistëve radikalë lunatikë” nga partia Demokrate.

Në një kohë që vazhdon lufta në Ukrainë dhe në Lindjen e Afërt, ndërsa rusët vazhdojnë të kërcënojnë hapësirat ajrore të shteteve antare të NATO-s si puna e Polonisë, Rumanisë dhe Estonisë, ndërsa dronë të paidentifikuar mbifluturojnë në aerodromet e Kopenhagës dhe Oslos, Trampi deklaron se do të deshte që ushtria t’i bashkohej luftës kudër kriminalitett dhe emigracionit dhe – nuk është e vështirë të merret me mend – edhe “armiqve të brendshëm”.

“Përdormi i ushtrisë në çështjet e brendshme politike e kthen atë nga fokusi i domosdoshëm ndaj sfidave ushtarake të shekullit 21-të”, thotë për “Njujork Tajmsin” gjenerali në pension Çarls Danlap Junior. “Kina, Rusia, Irani, Koreja e Veriut dhe të tjerë nuk do të përballen me batalionë gjykatësish për emigracionin ose trupa që kanë marrë detyra në lidhje me emigrantët nëpër rrugë në vend që në Qendrën kombëtare për trajnimin të përgatiten për luftë në konfliktet me intensitet të lartë”.

Trampi nuk mendon kështu. Pret që strategjia e tij e re e mbrojtjes kombëtare të orientohet nga përgatitja për konflikt me Kinën në mbrojtëse dhe përdorimin e ushtrisë brenda vendit. Kjo strategji, pohojnë kritikët, është vetëm një dokument më shumë që promovon doktrinën e Trampit “Amerika në vend të parë” dhe agjendën “paqe nëpërmjet fuqisë”

KRITIKA NGA VATIKANI

Ndër autorët janë edhe zyrtarë që më përpara e kanë kritikuar përkushtimin amerikan në Europë dhe në Lindjen e Mesme, e kësisoj tashmë ka sinjale se ShBA-të do të tërheqin një pjesë të forcave ushtarake nga Europa. Strategjia se mbrojtja kombëtare më e mirë arrihet nëpërmjet aleancave të fuqishme ushtarake jashë vendit tashmë ka rënë në ujë. Trampin më shumë e interesojnë misionet afër Amerikës, si puna e luftës me narkokartelet e Amerikës Latine.

Synimi i qartë i politizimit të ushtrisë për stabilizimin e pushtetit aktual ka shkaktuar reaksione të fuqishme sepse është në kundërshtim direkt me parimin e ushtrisë që të jetë në shërbim të kombit si një i tërë dhe jo në shërbim të partisë politike apo liderit. Rregulli është: ndërsa jeni në ushtri nuk jeni të angazhuar nga ana partiake. I shërbeni vetëm ligjit dhe atdheut. Një pjesë e estabilishmentit ushtarak, përfshirë edhe shefin e Shtabit të bashkuar të përgjithshëm Den Kejn, janë të shqetësuar për shkak të strategjisë së re të mbrojtjes dhe ndryshimit të prioriteteve që shpien në ndasi brenda krahut politik dhe ushtarak të Pentagonit. Komandantët janë para sfidave për të gjetur një përgjigje ndaj qëndrimit të pazakontë të administratës së Trampit në lidhje me forcat e armatosura.

Është deklaruar edhe Papa Leoni i katërmbëdhjetë, i lindur amerikan. Qëkur është bërë kreu i Kishës katolike, Papa ka evituar të komentojë ngjarjet e ditës. Por, i pyetur se çfarë mendon për grumbullimin e jashtëzakonshëm të gjeneralëve dhe admiralëve, kreu i Kishës deklaroi: “Kjo mënyrë të foluri është shqetësuese sepse tregon, si edhe çdo herë, rritje të tensioneve…. keni stil qeverisje që tregon forcë, në mënyrë që të forcojë presionin. Shresojmë se këto janë vetëm figura retorike”, konstatoi Papa në një kohë që komentin e tij e vlerësojnë si kritikën më të ashpër ndaj ideologjisë së Trampit deri tani.

Nuk është hera e parë që Trampi synon të sendërtojë planet e tij militariste. Në mandatin e parë sekretarët për mbrojtjes Xhim Matis dhe Mark Esper, sie dhe shefat e shtabit të bashkuar, Mark Milli dhe Xhozef Danford, u përpoqën t’a pengojnë presidentin të përdorë ushtrinë për të forcuar pozicionin e tij politik. Njerëz të tillë tashmë nuk ka, ndërsa ata që ka vënë Trampi në mandatin e dytë janë të dëgjueshëm dhe bsnikë ndaj tij. Nuk ka më as opozitë në Kongres, i cili mund të bllokojë Trampin. Republikanët kanë shumicën në të dyja Dhomat e Kongresit dhe i kanë siguruar presidentit të emerojë zyrtarë që mbështesin ambicjet e tij ndaj ushtrisë, megjithëse shpërndarja e trupave ushtarake brenda vendit, është e ndaluar sipas një ligji të vitit 1878.

Kjo nuk është ajo që dëshëronin Etërit themelues, thonë historianët ushtarakë. Ekziston frika se administrata mund t’a përdorë ushtrinë që është në kazerma për pengimin e  revoltave dhe vendosjen e diktaturës.

Ka patur raste kur presidentët kanë shfrytëzuar ushtrinë në skenën ushtarake. Duajt Ajznehaueri në vitin 1957 dërgoi divizionin Litll Rok në Arkansas, për të ruajtur nëntë studentë zezakë të rregjistruar në “shkollën e bardhë”, gjë që shkaktoi trazira me bazë racore. Lindon Xhonsoni në vitin 1965 dërgoi Gardën Kombëtare në Alabama në mënyrë  që marrshin aktivistëve për të drejtat qytetare t’a mbronte nga supremacionistët e bardhë. Këto ndërhyrje ishin në shërbim të ligjit.

Megjithatë, Trampi pohon se forcat federale janë të domosdoshme për t’iu kundërvënë dhunës. Në muajin qershor ai dërgoi në Los Anxhelos 2.000 pjestarë të Gardës Kombëtare dhe 700 marinsa për të thyer protestën e emigrantëve – gjë që është vendim të cilin më vonë gjykatësi federal e shpalli të jashtëligjshëm. Kundër dërgimit të marinsave në Los Anxhelos ishin edhe kryetari i bashkisë së qytetit si edhe guvernatori i Kalifornisë. Në muajin gusht dërgoi Gardën në Uashington DC për të luftuar kundër kriminalitetit.

DEMONSTRIM FORCE

Askund nëpër qytetet në të cilët është dërguar Garda Kombëtare nuk kishte trazira të mëdha qytetare, të dhënat tregojnë se dhuna në Çikago ishte më e vogël se në Memfis dhe në Detroit. Kriminaliteti është në rënie. Më katër vitet  e fundit numuri i vrasjeve është ulur me 50 përqind, pohon policia.

Guvernatori i Ilinoisit dhe kryetari i bashkisë së Çikagos nuk janë të vetmit kur pohojnë se administrata e Trampit po militarizon qytetin, i cili, me këtë, nuk është bërë aspak më i sigurtë. “Largohuni nga Çikagoja! Nuk ka ndihmoni për asgjë”, deklaroi guvernatori Xh.B. Pricker, i cili “tiranin e vogël” Tramp e akuzon për “invazion dhe asgjësim” të qyteteve amerikane. Liderët e zgjedhur në Uashington DC më kot kanë protestuar kundër dërgimit të Gardës Kombëtare.

Trampi nuk heq dorë. Pentagoni duhet spastruar nga “vok kultura”, premton sekretari Hegset, ish bashkëpuntor i Trampit i kanalit teleiviziv besnik Foks, i cili paralajmëron se numuri i madh gjeneralëve dhe admiralëve do të zvoglohet me një të pestën, ndërkohë që ka pushuar shefin e shtabit të bashkuar Çarls Braun Juniorin dhe ka nxjerrë në pension gruan e parë komandante të operacioneve detare admiralen Liza Franketi. Ushtria amerikane ka 838 gjeneralë dhe admiralë, nga të cilët 446 kanë gradat me dy deri në katër yje. Pason riorganizimi drastik i strukturës komanduese dhe hierarkisë ushtarake. Dihet se disa gjeneralë me daljen e parakohëshme në pension do të paguajnë çmimin e të mos qënit dakord me komandantin e përgjithshëm.

Kështu janë punët në botën e re të Amerikës së Trampit. Në Serbi ku ushtria gjithashtu duhet të jetë e depolitizuar, më së shumti e pësojnë gjeneralët e policisë, për shkak të angazhimit të pamjaftueshëm në luftën kundër “terrorizmit vendas dhe dhunës politike të organizuar”. Gjeneralët e ushtrisë presidenti tashmë i ka disiplinuar.

[i] https://vreme.com/svet/tramp-i-generali/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

FOKUS

“Marshi i Fitores” në Beograd, studentët e kthejnë protestën në sfidë politike ndaj Vuçiçit

22 Tetor, 2026
FOKUS

Europa dhe Kina: partneritet i cili është ngritur në problem strategjik

22 Tetor, 2026
FOKUS

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

“Marshi i Fitores” në Beograd, studentët e kthejnë protestën në sfidë politike ndaj Vuçiçit

22 Tetor, 2026

Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

22 Tetor, 2026

Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

22 Tetor, 2026

Europa dhe Kina: partneritet i cili është ngritur në problem strategjik

22 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

22 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.