• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Asambleja Kombëtare e PS-së, përplasje të hapura brenda shumicës: Rama largon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, kërkon përjashtimin e Spiropalit

    Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare, Rama përcakton prioritetet politike për vitin 2027

    Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, detyrime të reja për institucionet e gjoba deri në 10 milionë lekë

    Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

    Ministri Hoxha: Shqipëria në solidaritet me Francën pas sulmeve kibernetike iraniane

    Rama në Paris: Europa duhet të përballet me “djallin” e medieve sociale

    Kryeministri Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

    Presidenti Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

    SPAK nis hetimet për “The Albanian Files”, në kallëzim përfshihet kryeministri Edi Rama

  • SOCIALE / KULTURË

    PORTRET I PAAUTORIZUAR

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Nga Jalta në Shenzhen: SHBA, Kina dhe Rusia përballë riformësimit të rendit botëror

    MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    27 December 2024, Berlin: German President Frank-Walter Steinmeier speaks during a press conference. Steinmeier has announced the dissolution of the German Bundestag. as well as set the date for early elections on February 23. Photo: Soeren Stache/dpa

    Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

    Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home ME TE LEXUARAT

Z.Kryeministër, çdo bisedim me Greqinë për kufirin është antikushtetues

18 Shkurt, 2019
in ME TE LEXUARAT, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Qysh kur ka nisur zyrtarisht në nëntor 2017 seriali i dytë brenda dekadës i bisedimeve midis MPJ të Shqipërisë dhe MPJ të Greqisë për të ashtuquajturën çështje të detit, asnjëherë nuk i është thënë opinionit publik shqiptar se cili është objekti i bisedimeve dhe as se kush i kërkoi bisedimet.

Fshehtësia ka lidhje me diçka, që nuk është në përputhje me legjislacionin tonë, me Kushtetutën dhe me vendimin historik të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë të vitit 2010, që rrëzoi marrëveshjen e parë të detit midis dy shteteve, e firmosur nga qeveria e vitit 2009. Por në datën 14 shkurt 2019 kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e zbuloi publikisht në një ekran televiziv: “Për çfarë po bisedojmë ne me Greqinë? Për kufirin”.

Unë kam një dyshim të bazuar nëse ministria e Jashtme ia ka dhënë të plotë kryeministrit të Shqipërisë dosjen diplomatike të të ashtuquajturës çështje e detit 2008-2018, por fakti që ai del në publik dhe deklaron se Shqipëria po bisedon me Greqinë për kufirin, shkon përtej shqetësimit juridik, diplomatik, historik, shtetëror dhe kombëtar.

Krijon një shqetësim të këtyre përmasave për faktin tronditës dhe të pakapërdishëm, që çdo bisedim me Greqinë për kufirin tonë përbën një akt, që bie në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë.

Së pari, këtë kundërvënie me Kushtetutën të çdo bisedimi me Greqinë për kufirin detar e ka përcaktuar në mënyrë përfundimtare Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë me vendimin e saj historik të 15 prillit 2010, kur rrëzoi si antikushtetuese dhe e bëri të pavlefshme dhe të vdekur marrëveshjen e dëmshme të detit, të nënshkruar me Greqinë nga qeveria e vitit 2009.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë përcakton juridikisht se MPJ e Shqipërisë dhe qeveria e Shqipërisë nuk kishin asnjë të drejtë dhe as tagër ligjor të bënin objekt të bisedimeve me Athinën kufirin detar të Shqipërisë me Greqinë, sepse ai kufi kanë qenë i përcaktuar me kohë dhe i njohur e i pranuar ndërkombëtarisht nga traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të fuqive të mëdha.

“Kufijtë shtetërorë, përfshirë natyrshëm edhe kufirin e Detit Territorial ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, kanë ekzistuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.( Fletorja zyrtare e Republikës së Shqipërisë, nr.52, 4 maj 2010, fq.1879). Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë përcakton në vendimin e saj se MPJ dhe qeveria nuk kanë asnjë të drejtë të bëjnë objekt bisedimesh kufijtë detarë apo ujrat territoriale shqiptare.

Së dyti, të hysh në bisedime për kufirin detar apo tokësor me Greqinë të ndalojnë aktet e mëdha juridiko-ndërkombëtare të fuqive të mëdha, si Konferenca e Londrës e vitit 1913, Protokolli i Firences i 27 janarit 1925, dhe sidomos“Akti final i delimitimit të kufijve të Shqipërisë”i Parisit i 30 korrikut 1926. Fuqitë e mëdha kanë përcaktuar dhe mbyllur përfundimisht kufijtë e Shqipërisë, si me Greqinë, ashtu dhe me Jugosllavinë, në Paris në korrik 1926, dhe këtë marrëveshje të fuqive të mëdha dhe pranimin e kufijve përfundimtarë me Shqipërinë e kanë nënshkruar edhe qeveria e Greqisë, edhe qeveria e Jugosllavisë.

Qeveritë shqiptare të të gjitha kohërave i kanë respektuar vendimet e akteve juridike ndërkombëtare dhe siç kam shkruar në librin tim “Çështja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare?”: “Sjellja ndërkombëtare e Shqipërisë në çështjen e kufijve ka qenë në respektim të vendimeve të fuqive të mëdha dhe një qëndrim parimor për mos ndryshimin e kufijve të shteteve në Ballkan dhe në Europë, gjë që duhet konsideruar një kontribut historik i Shqipërisë në stabilitetin rajonal dhe kontinental”. (Tiranë, Botimet Alsar, 2018,fq.99)

Unë nuk mund të kuptoj se cila mendje shërbyese në MPJ të Shqipërisë ka guxuar që të sfidojë në vitin 2017 qoftë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, qoftë traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare për kufijtë e Shqipërisë. Kaq të përcaktuar dhe të paluajtshëm janë kufijtë e Shqipërisë me Greqinë në bazë të “Aktit përfundimtar të delimitimit të kufijve të Shqipërisë” të Parisit të 30 korrikut 1926, sa që edhe vetë ministri i jashtëm grek, Nikos Kocias, në 3 korrik të vitit 2018 detyrohet që,  gjatë polemikave me opozitën e vendit të tij, të pranojë në faqen zyrtare të MPJ greke, për herë e parë publikisht në 92 vjet nga një udhëheqës grek, se ekziston marrëveshja ndërkombëtare e Parisit e vitit 1926, të cilën Greqia nuk mund ta shkelë.

Por e shkeli me këmbët e veta Ministria e Jashtme  e vitit 2009 dhe e përsëriti këtë shkelje pa iu dridhur syri Ministria e Jashtme e vitit 2017. Burime të besuara të MPJ të Shqipërisë venë në dukje se MPJ nuk i ka raportuar kryeministrit Edi Rama se ajo po rinegocionte marrëveshjen e vdekur të vitit 2009, duke plotësuar kështu një interes të vjetër të qeverisë greke, për të përfshirë përsëri kufirin detar si objekt tratativash, dhe duke shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Në një komunikim të brendshëm, me një letër zyrtare dërguar presidentit të Republikës, Ilir Meta, në datën 18.2.2018, MPJ i kërkon atij plotfuqishmërinë e hapjes se bisedimeve dhe e vë para faktit të kryer se objekt bisedimesh është kufiri detar midis dy shteteve. Sipas një burimi nga MPJ kërkesa drejtuar presidentit ishte sa për sy e faqe, sepse praktikisht marrëveshja e re humbëse me Greqinë ishte sigluar dhe marrëveshjes i ishte prerë edhe dita e dasmës ose e festimeve në pashkët ortodokse në fillim të prillit 2018 në Korçë.

Së treti, bisedimet për kufirin i ndalon fakti historik dhe juridik se çështja e detit është inekzistente ose e paqenë. Nuk ka ekzistuar kurrë në marrëdhëniet shqiptaro-greke një çështje deti. Nëse do të kishte pasur ndonjë çështje deti, ajo do të ishte trajtuar gjatë afro 100 viteve, qysh nga 1914, kur u vendosën për herë të parë marrëdhëniet diplomatike midis dy shteteve.

Ajo nuk ka ekzistuar as në kohën e Zogut e as në kohën e Enverit, as në kohën e kulmit të konflikteve midis Shqipërisë dhe Greqisë, as në 1949 që u shkua deri në konflikt të armatosur, as në kohën e regjimit të kolonelëve dhe as pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1971 midis dy vendeve. Pra, është një çështje, që nuk ka ekzistuar.

Kjo çështje u ngrit befas nga Athina në vitin 2007, kur doli në dritë informacioni për pasuritë e mëdha të hidrorkarbureve në ujërat shqiptare të detit Jon. Nëse do të kishte ekzistuar një çështje deti, ajo do të ishte ngritur nga pala greke gjatë gjithë dekadave, afro 100 vjet, por befas shfaqet me hidrokarburet në 2007. Në 2007 Athina ka kërkuar zyrtarisht hapjen e bisedimeve për shelfin kontinental, jo për kufirin detar. Për hir të së vërtetës duhet thënë se futja e kufirit detar si objekt bisedimesh ka qenë një intrigë shqiptare e MPJ së vitit 2009. Odisenë diplomatike të të ashtuquajturës çështje e detit në harkun kohor 2008-2018 e trajtoj gjerësisht në librin tim “Çështja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare?”.

Së katërti, Edi Ramën e ndalon Edi Rama të hapë bisedime për kufirin detar me Greqinë. Kryetarit të PS, Edi Rama, i duhet njohur merita historike që dërgoi në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë padinë për marrëveshjen e zezë të detit, të nënshkruar nga qeveria e PD në  2009. Në padinë zyrtare të Partisë Socialiste, me kryetar Edi Ramën, drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në datën 6.12.2009, deklarohet:

“Është thënë vazhdimisht nga anëtarët e delegacionit (shqiptar në bisedimet me Greqinë), por edhe nga politikanë të ndryshëm se nuk ka pasur kufij të përcaktuar midis Shqipërisë dhe Greqisë në zonën detare. Kjo nuk është e vërtetë, përkundrazi është një mashtrim. Kufiri ka ekzistuar. Pra kufiri detar shqiptaro-grek ishte i njohur, i përcaktuar edhe me koordinata, dhe i respektuar nga të dyja palët. Asnjëherë Greqia nuk e ka kundërshtuar këtë vijë të kufirit detar, përkundrazi e ka respektuar”.

Ky qëndrim i drejtë historik dhe juridik ishte harruar nga MPJ e vitit 2009, por tani kryeministrit i takon të japë një shpjegim përse MPJ e tij në vitin 2017 ka devijuar nga qëndrimi dhe nga vlerësimi zyrtar i Partisë Socialiste me kryetar Edi Ramën. Në datën 11 mars 2016 kryeministri Edi Rama, duke folur në parlament për marrëveshjen e detit të vitit 2009, ka deklaruar: “Kufiri detar është faktikisht tradhti, nuk është përgjegjësi e qeverisë greke, që në Tiranë gjetën ca kokrra tradhtarësh, që falën gjithë atë territor ujor të Shqipërisë për ca interesa mizerabël”.

Pra kryeministrin Edi Rama e ndalon kryeministri Edi Rama të hapë çfarëdo lloj bisedimi për kufirin detar me Greqinë. As qeveria, as MPJ dhe as kryeministri nuk kanë tagër kushtetues të vënë në diskutim kufijtë shtetërorë sovranë të vendit. Ka një mendim në disa qarqe brenda MPJ të Shqipërisë që kryeministri nuk është informuar në masën e duhur për të ashtuquajturën paketë të bisedimeve shqiptaro-greke në vitet 2017-2018.

Paketë, e cila ishte një truk diplomatik grek për të kaluar kontrabandë marrëveshjen e rrëzuar të detit. Por kryeministrit duhet t’i kishte bërë përshtypje ngutja e pazakontë e MPJ së tij për të përfunduar marrëveshjen e re të retushuar të detit me Greqinë me dy raunde bisedimesh, gjë që tejkalonte edhe nxitimin proverbial të MPJ të vitit 2009.

Ka qenë një qëndrim për t’u përshëndetur dhe në mbrojtje të Kushtetutës ai i presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta,i cili bllokoi nga pikëpamja ligjore dhe kushtetuese theqafjen e sovranitetit tonë kufitar detar, që kurthonte edhe marrëveshja e re e fshehtë me Greqinë.

Në cilësinë e ekspertit të çështjes dhe të fushës, unë i drejtohem presidentit të Republikës që, në respekt dhe në detyrim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe të Kushtetutës së Shqipërisë, të mos akordojë autorizimin e tij për asnjë lloj marrëveshje me Greqinë, e cila përmban cënimin e kufijve të përcaktuar ekzistues detarë dhe të sovranitetit e të integritetit territorial detar, shtetëror e kombëtar të Shqipërisë.

Botuar sot nga Dita

Related- Posts

OP/ED

Nga Jalta në Shenzhen: SHBA, Kina dhe Rusia përballë riformësimit të rendit botëror

13 Nëntor, 2026
OP/ED

MBRETI ËSHTË LAKURIQ!

7 Nëntor, 2026
OP/ED

“Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

1 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

SHBA–Kinë–Rusi: Samit historik trepalësh në Shenzhen – A po hapet një kapitull i ri në diplomacinë e fuqive të mëdha?

14 Nëntor, 2026

Evropa përballë negociatave për Ukrainën: A rrezikon kontinenti të mbetet jashtë vendimmarrjes për sigurinë e vet?

14 Nëntor, 2026

Merz paralajmëron Trump për takimin me Putinin në Kinë: Mos përsëritni skenarin e Alaskës

14 Nëntor, 2026

Asambleja Kombëtare e PS-së, përplasje të hapura brenda shumicës: Rama largon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, kërkon përjashtimin e Spiropalit

14 Nëntor, 2026

Kryediplomati kinez bën thirrje për dialog të vazhdueshëm mes Kinës dhe ShBA-së

14 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.