• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
29 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Zgjedhje të lira + Nëntë

27 Shkurt, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kambanat po ushtojnë përditë e më fort për reformën  e shumëpritur zgjedhore, domosdoshmëri urgjente për përparimin e demokracisë dhe çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE; sidomos tani që zgjedhjet lokale po na trokasin te porta, të paraprira nga kriza më e re politike.

Sepse asnjë reformë tjetër, madje as ajo e drejtësisë dhe vetingu nuk mund të ketë besueshmëri dhe sukses afatgjatë pa zgjedhje vërtet të lira dhe të ndershme, prej të cilave dalin qeveria dhe organet e tjera të pavarura legjitime, që garantojnë funksionimin normal të jetës  demokratike.

Por, kohët e fundit, në shumë takime dhe forume evropiane, prej rajonit dhe veçanërisht vendit tonë po kërkohet vëmendje e veçantë në dy aspekte jetike:

Së pari, është momenti që më në fund të kemi zgjedhje të lira dhe të drejta sipas standardeve të njohura ndërkombëtare, që të mos vazhdojmë të kënaqemi refrenin se ishin “më mirë se zgjedhjet e kaluara”.

Mirëpo, për të qenë të sinqertë dhe realistë, kjo është vështirësuar së tepërmi për shkak të përvojës negative zgjedhore të 25 viteve të fundit, sidomos të mungesës së transparencës mbi financimin e fushatave zgjedhore nga partitë politike, korrupsionit galopant, krimit të organizuar dhe politizimit të administratës publike etj., për pasojë, te ne janë shfaqur dukuri dhe fenomene të panjohura për komunitetin ndërkombëtar, madje edhe fqinjët tanë, si vjedhja/shitblerja e votës; tani dhe të huajt janë mësuar me këto terma, por në fillim ata ngrinin supet të habitur kur dëgjonin premtimin tonë se “do ta mbrojmë votën edhe me gjak”. Dukuritë e lartpërmendura i kanë kompromentuar rëndë zgjedhjet te ne, duke i zhveshur në një masë të madhe nga elementi “të lira dhe të ndershme”, duke i katandisur pothuajse në “votime” pluraliste me pasoja tashmë të njohura, me riciklime krizash dhe konfliktesh të ashpra që kanë penguar seriozisht përparimin, integrimin dhe imazhin e vendit.

Ndaj, reforma e tanishme zgjedhore nuk mund të mjaftohet me rregullime teknike e ca më pak kozmetike, apo vetëm në “germa”.

Në radhë të parë kërkohet që të jetë reformë për “frymën” e zgjedhjeve, të çliruara nga të këqijat e lartpërmendura, duke atakuar edhe vetë thelbin e saj, sistemin zgjedhor të vendosur në vitin 2009. Përvoja e 10 viteve të fundit, vërejtjet dhe rekomandimet e vazhdueshme të OSBE-së imponojnë drejtpërsëdrejti shqyrtimin kritik dhe ndryshimin e saj, nëse duam vërtet zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ndërkohë, sidomos kjo reformë kërkon konsensus gjithëpartiak dhe publik. Mirëpo në kushtet e tanishme të tensionimit të paparë politik mes opozitës dhe shumicës qeverisëse, kjo duket mision pothuajse i pamundur; ose në rastin më të butë kjo reformë mund të bëhet shkel e shko, sa për të kaluar radhën.

Shqetësimi i dytë madhor është se dhe (si)kur këto zgjedhje të zhvillohen vërtet të lira dhe të ndershme, edhe pse jo perfekte, sërish kjo nuk mjafton dhe nuk e imunizon demokracinë nga dukuritë negative. Përvoja evropiane e shekullit të kaluar  ka plot shembuj që tregojnë se si nga zgjedhje formalisht të lira pluraliste kanë dalë liderë dhe forca antidemokratike dhe ekstremiste, të cilët kanë shkaktuar tragjedi botërore.

Por, edhe në ditët tona nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Itali, Austri dhe gjetkë kanë ardhur në pushtet forca dhe liderë populistë, ekstremistë dhe nacionalistë, të cilët më e pakta po kërkojnë të çmontojnë ose “ribëjnë” BE-në, të zëvendësojnë shtetin e të drejtës me “demokracinë joliberale”, etj. Këtu përfshihen edhe vende ish-lindore që kanë qenë në ballë të shembjes së mureve të komunizmit, hapjes së kufijve, ndërtimit të urave, aderimit në BE, NATO dhe në organizmat e tjera ndërkombëtare.

Kësisoj, vijmë në përfundimin tjetër as aderimi në BE dhe NATO nuk përbën më garanci për demokracinë, pavarësisht nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Sepse këto të fundit, edhe kur zhvillohen në perfeksion, nuk janë më “kura apo çelësi magjik” për zgjidhjen e problemeve të shumta që ka sot demokracia kudo dhe në vende më të zhvilluara e përparuara se vendi ynë, madje edhe themelues të BE e NATO-s.

Në këto kushte, garancia më e mirë është që duke vlerësuar drejt rëndësinë e tyre, këto zgjedhje të mos shihen dhe zhvillohen si qëllim në vetvete, e ca më pak të glorifikohen apo “shenjtërohen”.

Përkundrazi, ato duhet detyrimisht të paraprihen, shoqërohen dhe bashkëjetojnë në bllok me nëntë komponentët e tjerë të mishëruar dhe në Dekalogun e famshëm të Aktit Final të Helsinkit të vitit 1976 dhe në dokumente të tjera ndërkombëtare. Jo rastësisht  zyra prestigjioze vëzhguese e OSBE-së për zgjedhje të lira ka një emërtim shumë më të gjerë “ODIHR” – Organizata e Institucioneve Demokratike dhe të Drejtave të Njeriut.

Hapi i parë i madh, sidomos nga çdo shumicë parlamentare është të mos e fetishizojnë votën, të mos e përdorë atë si “gjethe fiku” dhe “plumb” për kundërshtarin, si aureolë dhe plotfuqishmëri për të vepruar sipas qejfit/tekave dhe jo parimeve, me argumentin se “ne na ka besuar elektorati”. Dakord, por ama ai të ka besuar si alternativa më e mirë për zgjidhjen e halleve dhe problemeve, e jo duke anashkaluar e shkelur nëntë elementët e tjerë që sapo filluam t’i përmendim.

Gjithashtu, shumica parlamentare duhet të respektojë me të gjitha format opozitën, ashtu siç ajo është, shqiptare, duke e dëgjuar, duke i dhënë hapësirë dhe mundësi brenda dhe jashtë vendit, duke dialoguar me kulturë demokratike për të gjitha çështjet e sidomos për ato të anëtarësimit në BE, sigurisë së vendit e diplomacinë. Veçse me një gjuhë politike korrekte, pa etiketime dhe batuta ofenduese, insinuata, meme, barsoleta.

Natyrisht, edhe opozita duhet të shfrytëzojë këto mundësi duke konkurruar me programe dhe alternativa e jo duke u konfliktuar apo konfrontuar me vend e pa vend me shumicën parlamentare dhe për vetë emrin dhe rolin e kësaj të fundit.

E tepërt të zgjatemi në deficitet dhe shqetësimet tejet serioze në këtë fushë nga të dyja palët. Madje, hera-herës, siç po ndodh edhe tani, në vend të bëhet përpara ecet mbrapsht, edhe pse të dyja palët kanë përvojë të madhe si në pushtet dhe në opozitë. Sepse edhe opozita ka deficite të mëdha në këtë fushë që janë trajtuar gjerësisht në shtyp, duke filluar nga besueshmëria, forca e alternativave, metodat e punës dhe kohezionit brenda saj.

Gjithashtu, të dyja palët e sidomos shumica duhet të kufizojnë në minimum tendencat për penalizimin e njëri-tjetrit, duke “përmbytur” gjykatat me lumenj padish e duke zëvendësuar atë me debatin politik dhe publik e në bashkëbisedim me qytetarët.

Shtypi dhe media e lirë dhe e pavarur kanë luajtur një rol parësor në formësimin e opinionit publik. Dihen përparimet e shumta teknologjike në median tonë, por jo të shoqëruar sa duhet me përmbajtjen, pavarësinë dhe konstruktivitetin, duke bërë hapa mbrapa. Gjithsesi, krahas kujdesit dhe profesionalizmit të medias, luftës ndaj “fake news” etj., nuk ndihmon përgjithësimi me etiketime të papëlqyeshme dhe të papranueshme me frymën evropiane, sidomos kur kjo vjen nga agjenci dhe eksponentë qeveritarë.

Shoqëria civile dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut përbën komponentin tjetër shtyllë të demokracisë. Veç Kartës të të Drejtave dhe Konventës dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, këto të fundit zënë një kapitull të veçantë në Kriteret e Kopenhagenit të BE-së. Katalogu i tyre është shumë i larmishëm, duke filluar nga e drejta e punës, pronës, jetës, sigurisë, arsimit, liria e grumbullimit dhe manifestimit paqësor, liria e shprehjes dhe mendimit dhe plot të tjera. Komponent themelor këtu është mosdiskriminimi për shkak të bindjeve të ndryshme politike, fesë, ngjyrës, racës, gjinisë etj.. Me gjithë arritjet e njohura, pengesat dhe problemet në këtë fushë janë një sfidë e madhe për përparimin e mëtejshëm të reformave demokratike. Protestat e fuqishme të studentëve gjatë këtij muaji dëshmuan se e drejta për arsim të lartë publik ka mbetur në letër.

Mbrojtja, respektimi dhe zhvillimi i të drejtave të pakicave etnike, gjuhësore etj., është treguesi tjetër jetik i demokracisë. Vendi ynë në këtë drejtim ka krijuar një përvojë pozitive, “në frymë dhe në germa” që krahasohet, madje në shumë raste ua kalon dhe disa vendeve anëtare të BE-së, ndërsa lidhur me bashkëjetesën fetare është model i njohur ndërkombëtarisht. Dihen tashmë përpjekjet për t’i kthyer pakicat në ura lidhjeje, bashkëpunimi dhe miqësie. Nuk ia ka arritur gjithnjë për shkak të  disa qarqeve të caktuara ekstremiste të huaja që vazhdojnë t’i përdorin pakicat dhe fenë si blloqe penguese, si vatra për kriza dhe konflikte sa herë ua kërkojnë interesat e brendshme apo të segmenteve ekstremiste  që  bien ndesh me frymën evropiane.

Ndarja e pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe atij gjyqësor ka qenë dhe mbetet ndër sfidatkryesore të dekadave të fundit. Sidomos pavarësia e pushtetit gjyqësor dhe drejtësisë në përgjithësi dhe transparenca e kësaj të fundit. Sepse populli kërkon jo vetëm të bëhet drejtësia, por edhe të shihet që ajo po bëhet. Procesi i vetingut dëshmon për problematikën ulëritëse në këtë fushë deri tani dhe nevojën që krahas përshpejtimit të kësaj reforme dhe ngritjes sa më parë të organeve mbikëqyrëse përkatëse të ketë dhe besueshmërinë e duhur mbipartiake.

Vërtet siç pohojnë dhe të huajt ka rritje të numrit të arrestimeve, por puna matet me dënimet konkrete dhe mbi të gjitha me dhënien e drejtësisë. Madje, në vend të shprehjes së rëndomtë “arrestime dhe burgime” është më e drejtë të përdoret termi “t’i jepet drejtësisë, të bëhet drejtësia”.

Kjo e fundit është vendimtare për lirinë dhe demokracinë e vërtetë dhe funksionale.

Kësisoj, shteti i të drejtës do të zbatohet drejt në praktikë, jo thjesht si shtet ligjesh, por sipas parimit se “ligji sundon mbi të gjithë njëlloj”.

Si përfundim, në kushtet e tanishme, kur opozita ka shkuar në ekstrem duke “djegur” kolektivisht  mandatin e deputetit, zgjedhjet e ardhshme vendore dhe të përgjithshme, të pashoqëruara e të pagarantuara me nëntë komponentët thelbësorë të lartpërmendura mund të kthehen, siç ka ndodhur edhe më parë, në kriza, farsa dhe zgjedha të vërteta, me pasoja të pariparueshme për shtetin, shoqërinë dhe të ardhmen tonë Euro-Atlantike./gsh

Related- Posts

enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026
OP/ED

A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

7 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rusia zgjeron mobilizimin ushtarak, Zelenskyy: 10 mijë trupa koreano-veriore pritet të dislokohen

29 Shtator, 2026

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

29 Shtator, 2026
Pre-summit press conference by NATO Secretary General Mark Rutte ahead of the 2026 NATO Summit in Ankara

Rutte: Sulmet hibride të Rusisë nuk do të dobësojnë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën

29 Shtator, 2026

Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

29 Shtator, 2026

EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

29 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.