• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
30 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

50 vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit/ Presidenti Begaj: “Shqipja që Fishta e quante gjuhë hyjnore, gjuhë të perëndisë, është shpirti dhe identiteti ynë kombëtar, është amaneti i të parëve”

10 Nëntor, 2022
in Kryesore, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter
Nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, po mbahet sot nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës Konferenca jubilare në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit.
Më poshtë fjala e plotë e adresuar nga Presidentit Begaj në këtë kongres:

50 vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit

10 nëntor 2022

Ndër shekuj gjuha jonë, shqipja që Fishta e quante gjuhë hyjnore, gjuhë të perëndisë, është shpirti dhe identiteti ynë kombëtar, është amaneti i të parëve.

50-vjet më parë, Kongresi i Drejtshkrimit (1972), një ngjarje kulmore kjo në historinë tonë kombëtare, vendosi për platformën e gjuhës së njësuar shqipe. Ky kongres ishte pjesë e një rrugëtimi plot sfida të kombit tonë prej Kongresit të Manastirit (1908), i cili hodhi themelet për unifikimin e alfabetit, duke mënjanuar alfabetet e tjera, Kongresit të Elbasanit (1909), që shtroi rrugën e zbatimit të vendimeve të Kongresit të Manastirit me hapjen e Shkollës Normale të Elbasanit (1909) për arsimim të gjerë publik, si dhe vendimeve historike të Komisisë Letrare të Shkodrës, e cila për herë të parë hodhi hapa të rëndësishëm drejt një politike gjuhësore unifikuese në shërbim të gjuhës së njësuar, si kërkesë që përligjte dhe e bënte funksional unitetin politik të kombit.

Pas pak ditësh, ne do të kujtojmë 114-vjetorin e Kongresit të Manastirit dhe Ditën e Alfabetit Shqip. Një ngjarje madhore kjo për historinë e gjuhës dhe kombit tonë. Atdhetarë e dijetarë të ndritur, nga gjithë Shqipëria e diaspora, u ngritën mbi qasjet personale dhe punuan për atë që ata e quajtën “qëllim të shenjtë”: Alfabetin e Përbashkët.

Nevoja për të realizuar një gjuhë standarde ka qenë po aq organike sa edhe nevoja për ngritjen e shtetit dhe të arsimimit kombëtar.

Parimi i trysnisë për kompromis të natyrshëm të vetë folësve të gjuhës amtare për një funksionim ndërdialektor të njësuar, prej Rilindjes Kombëtare e këtej, ka ndikuar pozitivisht në njësimin e gjuhës shqipe, duke qenë një faktor nxitës për standardizimin e saj.

Problemi i një shqipje të njësuar letrare u zgjidh praktikisht qysh me vendimet që u morën në Prishtinë në vitin 1968. Për atë periudhë është ndoshta rasti i vetëm që një propozim me ftesë për debat nga gjuhëtarët e Tiranës të kthehet menjëherë në rregull për zbatim nga gjuhëtarët në Prishtinë.

Kongresi i Drejtshkrimit mbetet një prej atyre zhvillimeve në të cilën aspekti kombëtar fitoi mbi atë ideologjik, një zhvillim i rëndësishëm për rrugëtimin e gjuhës shqipe moderne dhe unifikimin e saj në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi e diasporë. Prandaj firmëtarëve të këtij kongresi u takon mirënjohje historike.

Brenda kësaj arritjeje historike jo vetëm gjuhësore, por dhe kulturore e atdhetare, është mundi intelektual dhe projekti atdhetar i Naim Frashërit e Gjergj Fishtës, i shoqërive patriotike, klubeve, kongreseve e kuvendeve të Rilindjes Kombëtare, që ndërtuan shtet pa pasur ende shtet.

Gjuha e njësuar shqipe është testamenti i pesë shekujve histori shkrimi të shqipes, i zhvillimit intelektual mbarëshqiptar, i pjekurisë shkencore e atdhetare të botës sonë. Kujdesi për zhvillimin, përparimin, mbrojtjen e fisnikërimin e gjuhës letrare të njësuar është një detyrim kushtetues për ne, për studiuesit e institucioneve shkencore; është një çështje dinjiteti e përgjegjësie kombëtare për të gjithë folësit e saj, kudo që jetojnë.

Të nderuar pjesëmarrës,

Është e vërtetë se standardizimi i një gjuhës shqipe përkon gjithmonë me një histori komplekse social-politike, që nënkupton një akt autoritar në vendosjen e një varianti mbi të tjerët.

E megjithatë, standardizimi ndihmon në forcimin e identitetit të përbashkët gjuhësor e kombëtar, në një hapësirë gjithnjë e më të madhe folësish.

Është e udhës të jemi realistë dhe të pranojmë se ky përvjetor vjen me sfida për shqipen dhe për bashkësinë e akademikëve dhe gjuhëtarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi e diasporë.

Nga pikëpamja demografike, ne shqiptarët nuk e kemi luksin të tregohemi të pavëmendshëm në nxitjen e varianteve, që zhvillohen në mënyrë të pavarur, a me numër më të tkurrur folësish.

Por nuk kemi arsye përse të pranojmë ngurtësimin e shqipes. Ngurtësimi nuk e ndihmon zhvillimin dhe jetëgjatësinë e saj.

Zhvillimi teknologjik, globalizimi dhe hapja ndaj kulturave dhe gjuhëve të tjera, komunikimi dhe ndërveprimi njerëzor, kanë marrë zhvillim si asnjëherë më parë, si në botën fizike dhe atë virtuale.

Konteksti historik, politiko-social, gjuhësor e letrar, në 50 vitet e fundit, ka përjetuar ndryshime të qenësishme në mbarë hapësirën shqiptare.

Gjuha si organizëm i gjallë, nuk ka si të mos reflektojë zhvillimet e kohës. Ndaj, diskutimet janë shumë të mira. Ato tregojnë se kemi nevojë të kuvendojmë dhe se kjo është një punë që e kemi për zemër.

Por diskutimet për rishikim e pasurim kanë nevojë për transparencë dhe frymë. Transparencë, – sepse për nga vetë natyra, gjuha është gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese. Frymë, – sepse çdo debat gjuhësor që krijon përçarje është më i dëmshëm kombëtarisht, sesa i dobishëm shkencërisht.

Pa transparencën dhe frymën e duhur, ato kthehen në pengesa, që vështirësojnë përparimin drejt destinacionit të përbashkët: një shqipe që e ndajmë, që e ndjejmë dhe e kultivojmë bashkë, sot dhe për brezat që vijnë.

Në një botë, ku kulturat e mëdha po ngushtojnë gjithnjë e më shumë hapësirat për kombe e kultura të vogla, nevoja për pasurimin e gjuhës dhe mbrojtjen e saj nga huazimet e panevojshme është e madhe.

Lëndës së gjuhës dhe letërsisë shqipe duhet t’i jepet përparësi në shkolla, në mënyrë që brezi i ri, jo vetëm të marrë njohuri të thella të gjuhës amtare, por të edukohet me krenari për gjuhën dhe kulturën, së cilës i përket.

Veçanërisht diaspora duhet mbështetur me politika e programe të posaçme. Edhe pse larg atdheut të të parëve, brezat e rinj duhet të rriten me vetëdijen se i përkasin të njëjtës botë shqiptare.

Puna për pasurimin e fjalorit të shqipes dhe përpilimin e fjalorëve, që pasqyrojnë ndërveprimin e saj me gjuhë të tjera, duhet të jetë parësore për akademikët dhe gjuhëtarët.

Ngjyrimet dialektore janë pasuri dhe pjesë e trungut origjinal të shqipes, të cilat i bëjnë nder gjuhës dhe e mbrojnë nga huazimet e panevojshme.

Jo më pak e rëndësishme është nevoja për mbrojtjen e shqipes nga padija gjuhësore dhe mosrespektimi i rregullave të saj. Gjuhëtarët dhe shkrimtarët duhet të kthehen në pedagogë të zëshëm publikë.

Të nderuar pjesëmarrës,

Sa më të gjerë kufijtë e gjuhës, aq më të gjerë dimensionet e mendimit dhe shprehjes së një njeriu dhe të kombit.

Shqipja është bota jonë – një botë që pret ta eksplorojmë dhe pasurojmë bashkërisht, deri në kufijtë e skajshëm të saj.

“Një komb një gjuhë”

Ju uroj punë të mbarë dhe suksese!

Faleminderit!

Related- Posts

POLITIKË

Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

29 Shtator, 2026
Kryesore

Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

28 Shtator, 2026
NGJARJE

Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

27 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rusia zgjeron mobilizimin ushtarak, Zelenskyy: 10 mijë trupa koreano-veriore pritet të dislokohen

29 Shtator, 2026

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

29 Shtator, 2026
Pre-summit press conference by NATO Secretary General Mark Rutte ahead of the 2026 NATO Summit in Ankara

Rutte: Sulmet hibride të Rusisë nuk do të dobësojnë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën

29 Shtator, 2026

Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

29 Shtator, 2026

EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

29 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.