• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

31 Dhjetor, 2022
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të ndërrimit të viteve, presidenti kinez Xi Jinping, nëpërmjet Grupit Mediatik të Kinës (CMG) dhe internetit, ka dërguar një mesazh urimi për Vitin e Ri 2023. Në vijim është i plotë ky mesazh.

Shokë, miq, zonja dhe zotërinj,

Përshëndetje! Në prag të vitit 2023, ju përcjell nga Pekini urimet e mia më të mira për Vitin e Ri.

Në vitin 2022 kemi organizuar me sukses Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së, duke hartuar planin për ndërtimin e gjithanshëm të një vendi socialist modern, duke nxitur rilindjen e kombit kinez nëpërmjet modelit kinez të modernizimit dhe duke u rënë borive të marshimit në një udhëtim të ri.

Kemi ruajtur pozicionin tonë si ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe zhvillimin e shëndetshëm ekonomik, me një PBB që pritet t’i kalojë 120 trilionët juanë. Para krizës ushqimore globale, Kina siguroi korrje të bollshme të drithërave për 19 vjet me radhë, duke garantuar më tej furnizimin ushqimor të popullit kinez. Kemi konsoliduar më tej rezultatet e zhdukjes së varfërisë, kemi nxitur rigjallërimin e gjithanshëm rural, kemi mbështetur ndërmarrjet nëpërmjet uljes së taksave e të tarifave dhe u kemi kushtuar forca zgjidhjes së më shumë problemeve që kanë shqetësuar masat popullore në jetën e përditshme.

Pas rënies së epidemisë së COVID-19, kemi ndjekur gjithmonë parimin e vënies së popullit e të jetës në plan të parë dhe kemi këmbëngulur në parandalimin dhe kontrollin shkencor, duke i përshtatur masat antiepidemike sipas ndryshimit të situatës dhe duke mbrojtur jetën dhe shëndetin e popullit me të gjitha forcat. Zyrtarët dhe punonjësit e qarqeve të ndryshme, sidomos ata të mjekësisë dhe punonjësit në bazë, kanë luftuar me guxim e sakrifica të panumërta në rrethana të vështira. Pas përpjekjeve të jashtëzakonshme, kemi mposhtur vështirësitë dhe sfidat e jashtëzakonshme me kontributin e çdo individi. Tani puna e kontrollit epidemik ka hyrë në një fazë të re. Është një kohë që kërkon edhe më shumë punë, kur të gjithë janë duke bërë përpjekjet e veta. Le të shtojmë edhe më shumë forcat në këtë betejë. Këmbëngulja dhe bashkimi do të sjellin fitore.

Në vitin 2022, shoku Jiang Zemin u largua prej nesh. Ne i kujtojmë dhe i mbajmë ndër mend të gjitha arritjet madhështore dhe sjelljen fisnike të tij, si edhe çmojmë trashëgiminë e vlefshme shpirtërore që na ka lënë. Duhet ta çojmë pandërprerë përpara kauzën e socializmit me karakteristika kineze në epokën e re në vijim të realizimit të dëshirës së tij.

Historia është gjithmonë me dallgë të mëdha dhe përpjekjet e luftërat brez pas brezi kanë formuar Kinën e sotme.

Kina e sotme është një vend ku ëndrrat realizohen njëra pas tjetrës. Sportistët e vendit arritën rezultate për t’u krenuar në Lojërat Olimpike Dimërore dhe Lojërat Paralimpike Dimërore. Misionet e suksesshme “Shenzhou-13”, “Shenzhou-14” dhe “Shenzhou-15” dëshmuan procesin e ndërtimit të stacionit hapësinor të Kinës, “shtëpia” jonë në kozmos. Ushtria Çlirimtare Popullore kremtoi 95-vjetorin e saj dhe oficerët e ushtarët tanë po punojnë për shtimin e forcës mbrojtëse të vendit. Aeroplanmbajtësja e tretë e vendit, “Fujian”, u vu në përdorim; aeroplani i parë i madh i udhëtarëve i prodhuar nga Kina, “C919”, iu dorëzua klientit; hidrocentrali “Baihetan” hyri në funksionim të plotë… Të gjitha këto kanë kërkuar djersën dhe punën e pjesëmarrësve të panumërt. Forca e çdo individi është si flakët që përbëjnë zjarrin ndriçues dhe kjo është forca e Kinës.

Kina e sotme është një tokë plot gjallëri. Këtu, zonat pilot të tregtisë së lirë dhe Porti i Tregtisë së Lirë i Hainan-it janë në lulëzim, krahinat bregdetare po shquhen për krijimin e risive, krahinat qendrore e perëndimore po zhvillohen shpejt, krahinat verilindore po përqafojnë rigjallërimin, ndërsa banorët në krahinat kufitare po gëzojnë një jetë më të begatë. Ekonomia kineze ka elasticitet të fortë, mundësi të mëdha e gjallëri të plotë dhe prirja e përgjithshme e saj drejt zhvillimit afatgjatë mbetet e pandryshuar. Nëse ruajmë besimin, duke kërkuar përparim në realizimin e qëndrueshmërisë, mund të arrijmë pa dyshim objektivat tanë. Sivjet, vajta në Hong-Kong dhe pashë me kënaqësi që atje ishte kthyer zhvillimi. Po të zbatohet e palëkundur politika “Një vend, dy sisteme”, patjetër kjo do të sjellë lulëzimin dhe stabilitetin afatgjatë të Hong-Kongut dhe Makaos.

Kina e sotme është një vend ku trashëgohet fryma kombëtare. Tragjeditë e shkaktuara sivjet nga fatkeqësitë natyrore, si tërmetet, përmbytjet, thatësira e zjarret malore, si edhe aksidentet, janë të dhimbshme dhe pikëlluese. Por veprimet e guximshme dhe fryma e ndihmës pa ngurrim që u shfaqën, ishin gjithashtu mjaft prekëse dhe historitë e heronjve do të jenë të gdhendura gjithmonë në zemrat tona. Sa herë i japim lamtumirën një viti të vjetër, kujtojmë gjithmonë këtë frymë të kombit kinez që trashëgohet prej mijëra vjetësh, gjë që na shton besimin.

Kina e sotme është e lidhur më ngushtë me botën. Në këtë vit mirëprita shumë miq të rinj e të vjetër në Pekin, si edhe shkova jashtë vendit për të paraqitur propozimet e Kinës. Ndryshimet e papara në 100 vjet janë shpejtuar dhe bota nuk është e qëndrueshme dhe e sigurt. Ne i kemi kushtuar vëmendje të madhe si gjithmonë paqes e zhvillimit, kemi çmuar si gjithmonë miqtë e partnerët dhe kemi qëndruar me vendosmëri në anën e drejtë të historisë e të përparimit të qytetërimit njerëzor, duke dhënë kontribut për çështjen e paqes e të zhvillimit të njerëzimit me urtësinë dhe projektin kinez.

Pas Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës, shkuam së bashku me kolegët në Yan’an, për të kujtuar përsëri kohën e shkëlqyer të kapërcimit prej qendrës së Partisë Komuniste të vështirësive të rralla në botë gjatë periudhës së Yan’an-it, për të mësuar nga forca shpirtërore e anëtarëve të brezit të vjetër të Partisë Komuniste. E kam thënë shpesh se vështirësitë e mëdha nxitin përmirësimin dhe rritjen. Partia Komuniste e Kinës ka përballuar erërat dhe stuhitë, ka kapërcyer vështirësi e vuajtje të panumërta, ka përjetuar hidhërime të shumta,  duke u bërë një parti e madhe. Ne do të vazhdojmë të ecim përpara e të luftojmë me vullnet, për ta bërë Kinën e nesërme më të mirë.

Në Kinën e nesërme, përpjekjet do të krijojnë mrekulli më të mëdha. Poeti i madh kinez Su Shi ka thënë: ”Që të arrijmë objektivat më të lartë, duhet të kapërcejmë vështirësitë më të mëdha”. Një rrugë e gjatë nis nga hapi i parë; suksesi në një punë të vështirë arrihet shkallë-shkallë. Nëse kemi vullnetin e lëvizjes së malit si njeriu i thjeshtë, durimin e shpimit të gurit nëpërmjet rënies së pandërprerë të pikës së ujit, nëse punojmë me përpjekje konkrete, nëse përshkojmë më këmbë rrugën prej mijëra kilometrash, do t’i shndërrojmë objektivat madhorë në një realitet të bukur.

Në Kinën e nesërme, forca do të burojë nga bashkimi. Kina është një vend shumë i madh, ku njerëz të ndryshëm kanë kërkesa të ndryshme dhe kanë opinione të ndryshme për gjëra të ndryshme. Kjo është një dukuri normale. Duhet të arrijmë mendime unanime nëpërmjet konsultimeve. Nëse ne, mbi 1.4 miliardë kinezë, e përqendrojmë forcën e mendimit në të njëjtën pikë, nëse bëjmë përpjekje me forcë në të njëjtin drejtim, nëse e kalojmë lumin me të njëjtën barkë dhe e ndihmojmë njëri-tjetrin, nëse e grumbullojnë vullnetin tonë si Muri i Madh, nuk ka asgjë që nuk mund të arrijmë dhe nuk ka asnjë pengesë të pakalueshme. Banorët në të dy brigjet e ngushticës së Tajvanit i përkasin së njëjtës familje. Shpresoj që bashkatdhetarët në të dy brigjet të afrohen me njëri-tjetrin dhe të ecin përpara të kapur dorë për dorë, duke dhënë kontribut për lumturinë afatgjatë të kombit kinez.

Në Kinën e nesërme, shpresa është te të rinjtë. Kur të rinjtë zhvillohen, edhe vendi lulëzon, zhvillimi i Kinës varet nga kontributi i të rinjve të panumërt. Të rinjtë kanë shpirtin e forcës së mëngjesit, të rinjtë ruajnë shpresën. Rinia kineze duhet të kultivojë thellësisht ndjenjat e dashurisë për familjen dhe atdheun, duhet të formojë një karakter përparimtar, duhet të shfaqë jetën e re me frymën e përpjekjeve. Mos e shpërdoroni këtë kohë, mos e çoni dëm moshën tuaj.

Në këtë moment janë të shumtë ata që po vazhdojnë të punojnë me zell. Faleminderit për punën tuaj të palodhur! Tingujt e kambanave të Vitit të Ri do të dëgjohen, le të mbajmë optimizmin për të ardhmen e bukur dhe të mirëpresim së bashku rrezet e para të diellit të vitit 2023.

I uroj atdheut begati e zhvillim dhe popullit harmoni! I uroj botës paqe dhe mirësi, lumturi dhe qëndrueshmëri!

Ju uroj të gjithëve Gëzuar Vitin e Ri dhe plotësim të dëshirave tuaja!/CRI

Related- Posts

Bota

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026
Bota

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026
Bota

SHBA largohet nga Iraku pas 23 vitesh, Trump: “Fitore për Amerikën dhe Irakun” – Irani feston tërheqjen

30 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026

Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

1 Tetor, 2026

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.