• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
10 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

  • POLITIKË

    Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së

    Lirohet nga burgu ish-deputeti Ervin Salianji: Do të vijoj betejën në Strasburg

    Korçë, inaugurohet godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë

    Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

    Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

    Rama urdhër pushtetit vendor: Nuk ka ‘tokë e xanun’, hiqini trarët e parkimeve dhe çadrat…

    Presidenti Begaj uron 4 korrikun: Mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të

    Rama në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! 

  • SOCIALE / KULTURË

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë/ Ministri Hasani: “Shërbime më pranë qytetarëve dhe një hap përpara në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut”

    Sveçla: Numri nga i cili erdhi kërcënimi me bombë në Kuvend lidhet me Ratko Mlladiçin

    RMV/ Mickoski: Mendojmë për vendosjen e taksave shtesë për personat e pamartuar

    Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Sulmet kibernetike ndaj Kinës pjesë e skenarit amerikan të ringjalljes së ‘Luftës se Ftohtë’

2 Gusht, 2023
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Genc Mlloja

Megjithë përpjekjet e vazhdueshme dhe konkrete për ruajtjen e sigurisë kibernetike në botë duke e konsideruar këtë sfidë si përgjegjësi të përbashkët të komunitetit ndërkombëtar, Republika Popullore e Kinës vazhdon të jetë në fokus të një fushate masive shpifjesh e trillimesh propagandistike nga disa vende perëndimore të orkestruara nga SHBA për gjoja sulme kibernetike kineze kundër tyre. Mirëpo paradoksalisht këto ‘akuzues tradicionalë’ anti-kinez të rrjeshtuar në një front lufte kibernetik filo- amerikan nuk reshtin në të njëjtën kohë sulmet intensive kibernetike kundër Kinës, institucioneve të saj më sensitive, duke kërcënuar seriozisht sigurinë kombëtare të fuqisë së dytë më të madhe në botë, dhe natyrisht sigurinë globale në botë, qe aktualisht është mjaft e ngarkuar me tensione politike, ekonomike e sociale çka shkallëzimi i luftës në Ukrainë me sulmet me dronë të kësaj të fundit mbi Moskë këto ditë e bën gjendjen më shpërthyese.

Në fakt, Kina ka qenë prej kohësh objekt i sulmeve kibernetike të SHBA e disa vendeve perëndimore dhe ata kanë ardhur duke u shtuar përkundrejt hapave gjigande të saj drejt rritjes, duke u kthyer në fuqinë e dytë më të madhe në rruzullin tokësor. Shumica e sulmeve të internetit, që synonin rrjetet kineze më 2021 dhe më pas, e kishin origjinën nga Shtetet e Bashkuara. Kështu, Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA kreu mbi 10.000 sulme kibernetike kundër Kinës në vitet e fundit dhe dyshohet se ka vjedhur 140 gigabajt të dhëna të vlefshme, sipas një raporti të përbashkët hetimor të Qendrës Kombëtare të Reagimit ndaj Viruseve Kompjuterike të Kinës (CVERC) dhe kompanisë Qihoo 360 Technology Co. Ltd, sipas cgtn.com.

më 5 shtator 2022. Qihoo 360 ka zbuluar gjithashtu më 2021 se hakerët e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës janë përfshirë në një program 11-vjeçar të infiltrimit dhe sulmit kibernetik kundër sektorit të aviacionit të Kinës, organizatave kërkimore shkencore, kompanive të internetit dhe agjencive qeveritare.

Për të qënë sa më aktual në fakte ditët e fundit një qendër e monitorimit të tërmeteve në qytetin Wuhan, provinca Hubei në Kinën qendrore, u godit nga një sulm i jashtëm kibernetik. Kjo u njoftua në një deklaratë të bërë publike nga policia në Wuhan më 26 korrik 2023. Sipas policisë, gjetjet paraprake tregojnë se pas sulmit qëndrojnë organizata hakerash dhe kriminelë me prejardhje nga qeveritë e huaja dhe ka nisur një hetim për rastin. Në të njëjtën kohë, CVERC dhe ‘360’ zbuluan se qendra në Wuhan u sulmua nga organizata të huaja. Qendra e monitorimit të tërmeteve bllokoi në kohë pajisjet përkatëse të rrjetit dhe raportoi situatën pranë organit të sigurisë publike për hetime të mëtejshme, thuhet në një deklaratë, duke shtuar se byroja rezervon të drejtën për të ndjekur çështjen, e aktualisht është në vijim e sipër një hetim i plotë. Duke ndjekur ecurinë e procesit provat paraprake dëshmojnë se sulmi kibernetik në Wuhan e ka origjinën nga SHBA, kurse vitin e kaluar një universitet u bë objektivi i sulmeve të “inteligjencës” amerikane.

Duke iu referuar ngjarjes së Wuhanit Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning tha në një konferencë të rregullt për shtyp më 26 korrik 2023 se një organizatë piratësh interneti e mbështetur nga ndonjë ‘qeveri e huaj’ ka zhvilluar një sulm kibernetik mbi Qendrën e Monitorimit të Tërmeteve të qytetit Wuhan, duke kërcënuar seriozisht sigurinë kombëtare të Kinës. Kina dënon këta veprime të papërgjegjshme dhe do të marrë masat e nevojshme për të ruajtur sigurinë kibernetike kombëtare, tha ajo.  Në përgjigje të një pyetje nga gazetarët, Mao Ning tha se siguria kibernetike është një sfidë e përbashkët me të cilën përballen të gjitha vendet.

Ndërkohë zëdhënësja tërhoqi vëmendjen se qeveria amerikane, nga njëra anë, angazhohet në aktivitete keqdashëse kibernetike kundër vendeve të botës, përfshirë Kinën, ndërsa nga ana tjetër, trumpeton vazhdimisht ‘teorinë e sulmit të piratëve kinezë të internetit’, çka është një standard tipik i dyfishtë dhe manipulim politik. “Politizimi dhe ‘armëzimi’ i çështjeve të sigurisë kibernetike nga ana e palës amerikane kanë penguar seriozisht përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të trajtuar së bashku sfidat nëpërmjet dialogut e bashkëpunimit dhe kanë dëmtuar rëndë besimin e ndërsjellë ndërmjet vendeve. SHBA-ja duhet të ndalojë menjëherë keqbërje të tilla, të punojë me bashkësinë ndërkombëtare për të formuluar dhe respektuar rregullat e përbashkëta nëpërmjet dialogut e bashkëpunimit dhe të ruajë paqen, sigurinë dhe qëndrueshmërinë në hapësirën kibernetike me një qëndrim konstruktiv dhe pragmatik”, tha zëdhënësja Mao Ning.

CFP

Në këtë fushatë të shfrenuar propagandistike mbi të ashtuquajturin “sulm kibernetik prej Kinës kundër SHBA-së” janë përfshirë edhe zyrtarë të lartë të administratës Biden si ndihmësi i presidentit amerikan për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, sekretari amerikan i Shtetit, sekretarja e Thesarit dhe zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. Zyrtarët e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare madje deklaruan se “spiunazhi është diçka që bëjnë shtetet kombe”.

Prej vitesh Kina ka bërë përpjekje konkrete për të bashkëpunuar në kuadrin e komunitetit ndërkombëtar për të mbajtur të paprekur sigurinë e të dhënave të çdo vendi në një kohë kur asnjë fuqi perëndimore, përfshirë edhe SHBA, nuk kanë ndërmarrë ndonjë iniciativë bashkëpunuese në këtë drejtim veç megallomanisë së akuzave, duke drejtuar gishtin tek fuqitë e tjera ‘armike’, përfshi edhe Kinën.

Që të shmanget më e keqja Uashingtoni dhe aleatët e tij më të ngushtë duhet të heqin dorë nga mentaliteti i Luftës së Ftohtë dhe të mbajnë një qëndrim konstruktiv, të përgjegjshëm dhe bashkëpunues ndaj sigurisë kibernetike. Dhe kjo duhet të fillojë me ndalimin e sulmeve të pabaza kundër Kinës sepse duket që këto vende nuk e kuptojnë ose nuk duan ta kuptojnë se shpifjet politike nuk bëjnë gjë tjetër veçse pengojnë përpjekjen e komunitetit ndërkombëtar për të forcuar sigurinë kibernetike dhe për pasojë sigurinë globale në botë.

Kina, si një mbrojtëse e vendosur e sigurisë kibernetike, ka kundërshtuar të gjitha format e aktiviteteve të hakerimit në hapësirën kibernetike dhe ka qenë e gatshme të punojë me pjesën tjetër të botës për të promovuar sigurinë kibernetike globale sepse beson fort se kjo është një sfidë globale, që duhet trajtuar kolektivisht.

Në këtë frymë Kina propozoi Iniciativën Globale për Sigurinë e të Dhënave (GDSI) në vitin 2020. Këshilltari kinez i shtetit dhe ministri i jashtëm Wang Yi në një simpozium ndërkombëtar të quajtur “Të kapësh Mundësitë Digjitale për Bashkëpunim dhe Zhvillim” (“Seizing Digital Opportunities for Cooperation and Development”) mbajtur në Pekin më 8 shtator 2020 propozoi këtë nismë globale, që kundërshton minimin e infrastrukturës kryesore ose vjedhjen e të dhënave, duke përdorur teknologjinë e informacionit dhe detyrimin e firmave të ruajnë të dhënat e krijuara jashtë shtetit në vendin e tyre. Sipas Wang, iniciativa u bënte thirrje edhe firmave të teknologjisë që të mos krijonin dyer të pasme në shërbimet ose produktet e tyre për të marrë të dhëna në mënyrë të paligjshme.

Në fakt nisma u ndërmor një muaj pasi SHBA deklaruan publikisht se po ‘pastronin’ aplikacionet “e pabesuara” kineze sipas një programi të quajtur “Rrjeti i pastër”. SHBA  bllokuan eksportet e tyre nga Huawei Technologies Co. Ltd., dhe gjithashtu detyruan vende të treta të ndalonin shitjen e çipave për Huawei, që kishin përdorur teknologjitë amerikane.

“Rregullat globale të sigurisë së të dhënave që pasqyrojnë dëshirat e të gjitha vendeve dhe respektojnë interesat e të gjitha palëve duhet të arrihen në bazë të pjesëmarrjes universale nga të gjitha palët”, tha Wang në simpoziumin e mësipërm, duke argumentuar propozimin e Kinës. “Disa vende individuale po ndjekin në mënyrë agresive unilateralizmin, duke hedhur baltë mbi vendet e tjera me pretekstin e “pastërtisë” dhe po bëjnë gjueti globale ndaj kompanive kryesore të vendeve të tjera nën pretekstin e sigurisë. Ky është thjeshtë bullizëm dhe duhet të kundërshtohet dhe refuzohet”.

Në lidhje me sigurinë kibernetike në Kinë, Wang theksoi se “qeveria kineze ka vepruar në përputhje të rreptë me parimet e sigurisë së të dhënave. Ne nuk kemi kërkuar dhe nuk do t’u kërkojmë kompanive kineze të transferojnë të dhëna të huaja tek qeveria në kundërshtim me ligjet e vendeve të tjera”. Ai shtoi se ka mbi 900 milionë përdorues të internetit në Kinë dhe vendi ka dispozita të qarta ligjore për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e ligjshme të qytetarëve dhe organizatave, duke përfshirë sigurinë e të dhënave dhe informacionin personal. Kina, sipas Wang, beson se për të adresuar në mënyrë efektive rreziqet dhe sfidat ndaj sigurisë së të dhënave, vendet duhet t’u përmbahen disa parimeve, duke përfshirë multilateralizmin, ndershmërinë dhe drejtësinë.

Dhe Kina nuk u mjaftua vetëm me shpalljen e Iniciativës Globale për Sigurinë e të Dhënave në 2020, e cila i është paraqitur gjithashtu Asamblesë së Përgjithshmë të OKB-së. Në fakt shpallja e saj ishte fillimi i një përpjekje për të bashkëpunuar me vendet e tjera dhe konkretisht pasuan takime multilaterale, i pari me shtetet arabe i pasuar nga një veprimtari e tillë me vende të Azisë Qëndrore. Kështu në takimin e ministrave të jashtëm “Kinë + Azi Qendrore” (C+C5), u nënshkrua Iniciativa e Bashkëpunimit për Sigurinë e të Dhënave nga Kina, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani. Ky është pakti i dytë i sigurisë së të dhënave që Kina ka nënshkruar në botë pasi nisi Iniciativën Globale të Sigurisë së të Dhënave (GDSI) në 2020; e para ishte ajo midis Kinës dhe Ligës së Shteteve Arabe e nënshkruar më 29 mars 2021.

Sikurse e dëshmojnë të gjitha iniciativat në këtë fushë, si edhe në të tjera, Kina i përmbahet fort parimit të multilateralizmit, duke theksuar rolin dominues të OKB-së në qeverisjen kibernetike. Për më tepër, nismat shprehin mbështetjen për krijimin e një komiteti ad hoc ndërqeveritar të hapur për të bërë një konventë ndërkombëtare gjithëpërfshirëse, e cila u vendos në Rezolutën nr. 74/247 të OKB-së.  Konkretisht Kina është tashmë e angazhuar në diskutime multilaterale mbi sigurinë e të dhënave, që përfshijnë OKB, G20, BRICS, Forumin Rajonal të ASEAN etj.

Por Pekini shpreson për një pjesëmarrje aktive të të gjitha vendeve, në lindje e perëndim, të zhvilluara dhe në zhvillim, të pasura dhe të varfra, në këtë iniciativë se në fund të fundit asnjë vend nuk ndihet i sigurte, madje edhe anëtarët e të ashtuquajturave ‘grupe të mbyllura’ sepse nuk ka qenë vetëm Kina objekt i sulmeve amerikane; prej kohësh Uashingtoni ka kryer një gamë të gjerë të aktiviteteve të vjedhjes kibernetike, spiunazhit dhe survejimit në shkallë të gjerë, të organizuar dhe pa dallim të qeverive, ndërmarrjeve dhe individëve të huaj. Këto akte, shumica e të cilave organizohen nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA (NSA) dhe Agjencia Qendrore e Inteligjencës, janë shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe normave themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare. Përballë programeve të tilla mbikëqyrjeje si Projekti Prism, Equation Group dhe ECHELON, që janë demaskuar publikisht nga vetë media perëndimore njëri pas tjetrit përgjatë viteve të fundit, ka pak dyshime në mbarë botën se Shtetet e Bashkuara e kanë kthyer veten në një ‘perandori hakerash’.

CFP

 Edward Snowden/CFP

Se sa i vërtetë është një konstatim i tillë e ka treguar edhe një skandal spiunazhi i bërë publik në maj të vitit 2021, që krijoi habi por edhe zemërim në të gjithë Evropën përpara vizitës së parë të presidentit amerikan Joe Biden në kontinent që kur ai kishte marrë postin në Shtëpinë e Bardhë. Shërbimi Danez i Inteligjencës së Mbrojtjes, sipas transmetuesit shtetëror danez DR i cituar nga Reuters më 31 maj 2021, i kishte dhënë Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të SHBA akses të hapur në internet për të spiunuar politikanë të lartë të vendeve fqinje, përfshirë ish-kancelaren gjermane Angela Merkel. Gjetjet ishin rezultat i një hetimi të brendshëm të vitit 2015 në Shërbimin e Inteligjencës Daneze të Mbrojtjes për rolin e NSA në partneritet, tha DR, duke cituar nëntë burime të paidentifikuara me akses në hetim. Sipas hetimit, i cili mbuloi periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2014, NSA përdori kabllot e informacionit danez për të spiunuar zyrtarë të lartë në Suedi, Norvegji, Francë dhe Gjermani, duke përfshirë ish-ministrin e jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe ish-liderin e opozitës gjermane Peer Steinbrück.

Por ky skandal i paprecedentë në ‘gjirin e aleatëve’ u bë më skandaloz dhe i turpshëm sepse të gjithë zyrtarët përkatës, që u pyetën nga gazetarë të ndryshëm lidhur me të, pra si spiunët ashtu edhe viktimat, e mbyllën gojën. Komuniteti ndërkombëtar u bë dëshmitar i funksionimit të famëkeqit ‘Kodi i heshtjes’, kur viktimat e spiunuara në pushtet ua fshehën popujve të tyre informacione jetike lidhur me sigurinë e tyre kombëtare të vjedhura nga zbulimi amerikan.

Kështu kur iu kërkua një koment nga gazetarët lidhur me këtë skandal të paprecedent spiunazhi, një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se ishin ne dijeni, por nuk pranoi të komentonte më tej. Në Uashington, NSA dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (DNI) nuk pranuan të komentonin. Një zëdhënës i Shërbimit Danez të Inteligjencës së Mbrojtjes gjithashtu nuk pranoi të komentonte. Kurse Ministrja daneze e Mbrojtjes Trine Bramsen u mjaftua ta quante “spekulim” çdo gjë rreth skandalit. “Mund të them në përgjithësi se kjo qeveri ka të njëjtin qëndrim si ish-kryeministri i shprehur në 2013 dhe 2014 – përgjimet sistematike të aleatëve të ngushtë janë të papranueshme”, tha Bramsen për Reuters në një deklaratë!!!

CFP

Edward Snowden/CFP

Sulmet e fundit kibernetike kundër Kinës si dhe vendeve te tjera të orkestruara nga SHBA, por edhe episode të ngjashme në gjirin e aleancës perëndimore, bëjnë akoma më urgjente domosdoshmërinë e përpjekjeve të përbashkëta të komunitetit ndërkombëtar për të mbrojtur sovranitetin kibernetik në një front të përbashkët ndërkombëtar. I gjithë komuniteti ndërkombëtar është i rrezikuar, edhe njerëzit e thjeshtë, dhe në të tilla rrethana u duhet ndalur dora çdo ‘perandorie hakerash’ dhe alternative më efikase është duke bashkuar forcat rreth Iniciativës Globale për Sigurinë e të Dhënave.

Related- Posts

Bota

Papa takohet me Presidentin Zelensky: Vatikani i gatshëm për të mirëpritur negociatat Ukrainë-Rusi

9 Korrik, 2025
Bota

Trumpi i premton Ukrainës më shumë armë

9 Korrik, 2025
Bota

Presidenti i Azerbajxhanit dhe kryeministri armen do të zhvillojnë bisedime në Abu Dhabi

9 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Papa takohet me Presidentin Zelensky: Vatikani i gatshëm për të mirëpritur negociatat Ukrainë-Rusi

9 Korrik, 2025

Indeksi i çmimeve të konsumit në Kinë u rrit me 0.1% në qershor, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit ra me 3.6%  

9 Korrik, 2025

Ministria e Jashtme: Kina do të punojë me të gjitha palët për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut 

9 Korrik, 2025

Trumpi i premton Ukrainës më shumë armë

9 Korrik, 2025

Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së

9 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.